Një protestë për ndalimin e monopatinave është zhvilluar sot para godinës së Policisë së Shtetit. Qytetarët që protestuan janë shprehur kundër urdhrit të ministres së Brendshme, Albana Koçiut, për ndalimin e lëvizjes me monopatina.
“Si mundet ministrja me një deklaratë në ‘Facebook’ të ndërpresë punën e disa bizneseve që merren me shitjen apo riparimin e skuterave. Praktikisht këto biznese kanë falimentuar. Kemi përballë disa gjëra që nuk kanë lidhje apo argument logjik dhe asnjë bazë ligjore. Problemi i përdorimit të skuterave nga të rinjtë apo personat e papërgjegjshëm është problematik, por shteti duhet të veprojë me bazë ligjore dhe rregulla”, tha një nga qytetaret për mediat.
Kujtojmë se qindra monopatina elektrike janë sekuestruar që nga e hëna, dita në të cilën ka hyrë në fuqi urdhri i ministres së Brendshme, Albana Koçiu.
Tag: ndalimin
-

“Vendim pa bazë ligjore”/ Protestë para Policisë së Shtetit për ndalimin e monopatinave, flet qytetarja: Si mundet..
-

Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e patinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë
Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e monopatinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë
Ka hyrë në fuqi sot vendimi për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elektrike, pas urdhrit të nënshkruar një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Aksioni po zbatohet në të gjitha qytetet, me synim kufizimin e përdorimit të këtyre mjeteve deri në përcaktimin e rregullave të reja të sigurisë.
Vendimi është marrë pas evidentimit të një numri të lartë aksidentesh në rrugë, ku sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 raste incidentesh të lidhura me monopatinat. Në disa prej tyre janë regjistruar edhe pasoja të rënda për shëndetin, përfshirë lëndime të rënda dhe humbje jete.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, deklaroi se analizat e kryera kanë treguar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme.
“Përdorimi i këtyre mjeteve po krijon një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike. Vetëm gjatë vitit 2024 janë 991 raste të raportuara nga Urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis tyre ka pasur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda,” u shpreh Proda, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave.
Policia ka bërë të ditur se, gjatë aksionit, monopatinat që konstatohet se qarkullojnë do të ndalohen deri në daljen e udhëzimeve të reja. Institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar se një rishikim i plotë i kuadrit ligjor do të pasojë këtë periudhë ndalimi, përfshirë rregulla si pajisja me elementë sigurie, kufizimi i shpejtësisë dhe përcaktimi i grupeve të autorizuara për përdorim.
Vendimi ka ngjallur diskutime të ndryshme në opinionin publik, pasi monopatinat janë përdorur gjerësisht si mjet alternativ transporti, veçanërisht në zonat urbane. Autoritetet, ndërkohë, theksojnë se masa ka karakter të përkohshëm dhe lidhet vetëm me sigurinë rrugore.
Institucionet përgjegjëse pritet të ofrojnë më shumë informacion në ditët në vijim mbi afatet dhe rregullat që do të shoqërojnë rikthimin e mundshëm të këtyre mjeteve në qarkullim.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Ndalimi i monopatinave në Tiranë, ironizon Binaj: Le të marshojnë betonieret
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës që mbështetet nga opozita, Florjan Binaj, ka ironizuar urdhrin e Ministrisë së Brendshme për ndalimin e monopatinave.
Në postimin e tij në “Facebook”, Binaj shkruan se me ndalimin e monopatinave i hapet rrugë lëvizjes së betoniereve.
“Ndalohen monopatinat! Le të marshojnë betonieret!”, thuhet në postimin e Binajt. -

Urdhri i Koçiut për ndalimin e monopative, nisin kontrollet edhe në Elbasan
Policia Rrugore e Elbasanit ka nisur të zbatojë urdhrin për ndalimin e monopatinave në rrugët e qytetit.
Drejtuesit e Rrugores së Elbasanit, kanë zbritur në terren për të vëzhguar planin e masave.
Efektivët e policisë kanë paralajmëruar drejtuesit që lëviznin me monopatina.
Vendimi për ndalimin e tyre u mor një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. -

Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e monopatinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë
Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e monopatinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë
Ka hyrë në fuqi sot vendimi për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elektrike, pas urdhrit të nënshkruar një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Aksioni po zbatohet në të gjitha qytetet, me synim kufizimin e përdorimit të këtyre mjeteve deri në përcaktimin e rregullave të reja të sigurisë.
Vendimi është marrë pas evidentimit të një numri të lartë aksidentesh në rrugë, ku sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 raste incidentesh të lidhura me monopatinat. Në disa prej tyre janë regjistruar edhe pasoja të rënda për shëndetin, përfshirë lëndime të rënda dhe humbje jete.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, deklaroi se analizat e kryera kanë treguar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme.
“Përdorimi i këtyre mjeteve po krijon një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike. Vetëm gjatë vitit 2024 janë 991 raste të raportuara nga Urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis tyre ka pasur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda,” u shpreh Proda, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave.
Policia ka bërë të ditur se, gjatë aksionit, monopatinat që konstatohet se qarkullojnë do të ndalohen deri në daljen e udhëzimeve të reja. Institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar se një rishikim i plotë i kuadrit ligjor do të pasojë këtë periudhë ndalimi, përfshirë rregulla si pajisja me elementë sigurie, kufizimi i shpejtësisë dhe përcaktimi i grupeve të autorizuara për përdorim.
Vendimi ka ngjallur diskutime të ndryshme në opinionin publik, pasi monopatinat janë përdorur gjerësisht si mjet alternativ transporti, veçanërisht në zonat urbane. Autoritetet, ndërkohë, theksojnë se masa ka karakter të përkohshëm dhe lidhet vetëm me sigurinë rrugore.
Institucionet përgjegjëse pritet të ofrojnë më shumë informacion në ditët në vijim mbi afatet dhe rregullat që do të shoqërojnë rikthimin e mundshëm të këtyre mjeteve në qarkullim.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave: Nuk jemi informuar
Policia e Shtetit ka nisur një aksion në terren për bllokimin dhe sekuestrimin e monopatinave elektrike dhe mjeteve të tjera elektrike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin.
Por pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në rrugët e qytetit, një pjesë e qytetarëve vijojnë të mos e respektojnë këtë rregull.
Shumë prej tyre janë të pakënaqur me vendimin që u bë i ditur një ditë më parë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.
Ata thonë së ndalimi i monopatinave i penalizon ata në kryerjen e punëve të përditshme,duke patur prasysh edhe trafikun e rënduar sidomos në Tiranë.
Disa prej tyre shprehen se nuk janë të informuar për ndalimin dhe pasojat që mund të vijnë nga shkelja e tij, megjithëse autoritetet janë të vendosura të zbatojnë masat e marra -

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Sërish rrugëve të qytetit skuterët elektrikë, policia aksion për bllokimin
Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në rrugët e qytetit, një pjesë e të rinjve vijojnë të mos e respektojnë këtë rregullore.
Raporton se disa prej tyre shprehen se nuk janë të informuar për ndalimin dhe pasojat që mund të vijnë nga shkelja e tij. Megjithatë, autoritetet janë të vendosura të zbatojnë masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore.
Policia e Shtetit ka nisur sot një aksion në terren për bllokimin dhe sekuestrimin e monopatinave elektrike (scooterave) dhe mjeteve të tjera elektrike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin. Aksioni po zhvillohet në disa pika të Tiranës, përfshirë edhe kryqëzimin pranë Universitetit “UFO”, ku janë kapur pamje të ndërhyrjes së forcave policore.
Zyrtarët e policisë bëjnë thirrje për respektim të plotë të rregullave dhe paralajmërojnë masa ndëshkuese për këdo që i shkel ato. -

Policia aksion për bllokimin e skuterave elektrikë/ Edhe pas paralajmërimit, shprehen se: Nuk e dinim që nuk lejohet
Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në rrugët e qytetit, një pjesë e të rinjve vijojnë të mos e respektojnë këtë rregullore.
Raportohet se disa prej tyre shprehen se nuk janë të informuar për ndalimin dhe pasojat që mund të vijnë nga shkelja e tij. Megjithatë, autoritetet janë të vendosura të zbatojnë masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore.
Policia e Shtetit ka nisur sot një aksion në terren për bllokimin dhe sekuestrimin e monopatinave elektrike (scooterave) dhe mjeteve të tjera elektrike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin. Aksioni po zhvillohet në disa pika të Tiranës, përfshirë edhe kryqëzimin pranë
Universitetit “UFO”, ku janë kapur pamje të ndërhyrjes së forcave policore. Zyrtarët e policisë bëjnë thirrje për respektim të plotë të rregullave dhe paralajmërojnë masa ndëshkuese për këdo që i shkel ato. -

Suedia merr vendimin historik: Hiqen telefonat në shkolla
foto ilustruese
SUEDI- Suedia do të zbatojë ndalimin e telefonave celularë në shkolla në të gjithë vendinNga vjeshta e vitit 2026, të gjitha shkollat dhe klubet pas shkolle duhet të mbledhin dhe të mbajnë telefonat e nxënësve deri në fund të ditës, raporton The Guardian.
Suedia do të zbatojë një ndalim mbarëkombëtar të telefonave celularë në të gjitha shkollat, në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë dhe kushtet e studimit për nxënësit.
Nga viti i ardhshëm shkollor, duke filluar nga vjeshta e vitit 2026, do të jetë e detyrueshme për të gjitha shkollat dhe klubet pas shkolle që të mbledhin telefonat e nxënësve dhe t’i mbajnë ato deri në fund të ditës.
Rregulli i ri, i cili do të prekë fëmijët midis moshës shtatë dhe 16 vjeç, është pjesë e një pakete masash të propozuara të shpallura nga qeveria të martën.
Përveç ndalimit të telefonave, ndryshimet e propozuara do të mbulojnë kurrikulën, sistemin e notimit dhe trajnimin e mësuesve.
“Ajo që po paraqesim sot është një investim historik buxhetor në shkolla dhe axhenda më e madhe e reformave në më shumë se 30 vjet”, tha ministrja e re e arsimit dhe shkollave të Suedisë, Simona Mohamsson.
Projektligji i buxhetit, të cilin qeveria do ta paraqesë javën e ardhshme, ndan 95 milionë korona (7.52 milionë £) për vitin 2026 dhe 100 milionë korona vitin pasardhës për të zbatuar ndalimin e telefonave.
Shumica e shkollave në Suedi i konfiskojnë tashmë telefonat celularë në fillim të ditës shkollore, por nxënësit kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar ndalimin, siç është dorëzimi i një telefoni të rremë ose deklarimi se e kanë harruar telefonin e tyre ose se është i prishur.
“Kjo duhet të zbatohet për të gjithë në të gjitha klasat e Suedisë. Vlen për çdo të ri në Suedi dhe nuk është opsionale”, ka thënë më parë Mohamsson, i cili është kreu i partisë Liberale, për ndalimin.
Më herët këtë vit, Danimarka tha se do të ndalonte telefonat celularë në shkolla dhe klube pas shkolle me rekomandimin e një komisioni qeveritar që gjithashtu vendosi se fëmijët nën 13 vjeç nuk duhet të kenë telefonin e tyre inteligjent ose tablet.
Norvegjia vitin e kaluar njoftoi një moshë minimale prej 15 vjeç për përdorimin e mediave sociale, pasi qeveria akuzoi kompanitë e teknologjisë se po “përballeshin me trurin e fëmijëve të vegjël”.
Një studim i kohëve të fundit në Holandë, e cila në janar 2014 nxori udhëzime kombëtare që rekomandonin ndalimin e telefonave inteligjentë në klasa, me të cilat pothuajse të gjitha shkollat holandeze janë pajtuar, ka gjetur përmirësime në mjedisin e të nxënit . Shumica dërrmuese (75%) e shkollave të mesme të anketuara thanë se fëmijët e kishin më të lehtë të përqendroheshin dhe 28% thanë se rezultatet ishin përmirësuar.
Ndërkohë, Franca e shtrëngoi ndalimin e telefonave celularë në shkollat e mesme në shtator./ZËRI