Tag: ndalim

  • Adriatik Lapaj protestë poshtë zyrës së Ramës: Ditë-natë pa ndalim, para Kryeministrisë

    Adriatik Lapaj protestë poshtë zyrës së Ramës: Ditë-natë pa ndalim, para Kryeministrisë

    Pasi dështoi të futej në Parlament përmes një koalicioni me Endrit Shabanin në zgjedhjet e 11 majit dhe përplasjeve me këtë të fundit, ku u përfshinë edhe tezet dhe dajat, Adriatik Lapaj i është rikthyer protestave.
    Ditën e djeshme, dy orë pasi në bulevard përballë zyrës së kryeministrit Rama ishin larguar demokratët me foltoren e tyre, Lapaj mori një karrige dhe u ul afër shkallëve të godinës, ku njoftoi një protestë të pandërprerë dhe ku shpresonte që çdo ditë do ti bashkoheshin qytetarët.
    “Do thoni çfarë bën në këtë orë te kryeministria? Sot nis një protestë, do të jem këtu ditë natë pa ndalim, jo duke ikur në shtëpi, jo duke ngrënë dreka e duke dale në televizion”, premtoi Lapaj.
    “Në orën 5 pasdite sot do të mblidhemi këtu çdo ditë. Ishte pak ftohtë sot, por jo e papërballueshme. Duhet një shkëndijë për ta ndezur reagimin popullor”, deklaroi Lapaj që nisi prej ditës së djeshme protestën pa ndërprerje.
     

  • Adoleshentët kundër ndalimit të rrjeteve sociale në Australi

    Adoleshentët kundër ndalimit të rrjeteve sociale në Australi

    Ndalimi i përdorimit të mediave sociale nga adoleshentët dhe fëmijët në Australi po kundërshtohet në gjykatën më të lartë të vendit.

    Adoleshentët pretendojnë se ligji është jokushtetues, pasi u privon atyre të drejtën për komunikim të lirë. Ndërsa disa prej tyre shprehen se po privohen nga mundësia për të siguruar të ardhura financiare.

    Një 15-vjeçar i cili së bashku me babanë e tij zotërojnë një lokal të vogël, Dimi Heryxlim, shprehet se ndalimi i përdorimit të mjeteve sociale i dëmton biznesin. 15-vjeçari ka grumbulluar dhjetëra mijëra shikime në Instagram dhe TikTok duke postuar vloge të rutinës së tij duke drejtuar kuzhinën pas shkolle.

    “Vërtet has klientë që vijnë dhe thonë ‘Oh, të kam parë’, ndërsa babai më ndihmon të përgatis pastat, disa njerëz madje bëjnë edhe foto me mua.”

    Heryxlim shpreson të zgjerojë markën e tij personale dhe të ndërtojë një “komunitet” një ditë, por me një ndalim të mediave sociale për fëmijët australianë nën 16 vjeç, i cili është i pari në botë dhe që do të hyjë në fuqi më 10 dhjetor, planet e tij do të duhet të presin.

    Ai mbetet optimist për të ardhmen e tij, duke pranuar se së shpejti do të mbushë 16 vjeç dhe se ky ndalim është vetëm një pengesë e përkohshme. Por ai është i shqetësuar për frymëzimin e krijuesve të përmbajtjes dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për ta.

    “Më vjen keq për brezat e rinj, ata që me të vërtetë duan të bëjnë diçka të madhe në mediat sociale, do të frenohen.”

    Shqetësimet në lidhje me bllokimin e shpirtit krijues dhe sipërmarrës pasqyrohen nga muzikantët e fëmijëve Tina dhe Mark Harris, kanali i të cilëve në YouTube ka 1.4 milion abonentë.

    Ato thanë se vajzat e tyre kishin një kanal në YouTube kur ishin më të vogla dhe aty mësuan aftësi të rëndësishme si prodhimi, shkrimi i skenarëve dhe montazhi. Vajzat e tyre tani janë të rritura, njëra prej të cilave punon në industrinë e filmit. Familja Harris është gjithashtu e shqetësuar nga dëmtimi afatgjatë i reputacionit nga përfshirja e YouTube në ndalim nga qeveria dhe nga nocioni i nënkuptuar se YouTube është i dëmshëm për fëmijët.

  • Kryeministri Rama: Hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim

    Kryeministri Rama: Hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale të tjera pamje nga aksioni për heqjen e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private.
    “Hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan Rama, krahas pamjeve që sjell në Facebook.

  • Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, bëhet vendi i vetëm në botë me një rregull të tillë

    Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, bëhet vendi i vetëm në botë me një rregull të tillë

    Maldivet kanë ndaluar pirjen e duhanit për çdo person të lindur pas janarit 2007, duke u bërë vendi i vetëm në botë me një ndalim “gjeneracional” të duhanit.

    Iniciativa, e nisur nga Presidenti Mohamed Muizzu në fillim të këtij viti dhe që hyri në fuqi më 1 nëntor, synon “të mbrojë shëndetin publik dhe të promovojë një brez pa duhan”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.
    “Sipas dispozitës së re, personat e lindur më 1 janar 2007 ose edhe më pas ndalohen të blejnë, përdorin ose shesin produkte duhani brenda territorit të Maldiveve,” thuhet në deklaratë. Ndalimi përfshin të gjitha format e duhanit, ndërsa shitësit me pakicë janë të detyruar të verifikojnë moshën përpara çdo shitjeje.
    Masa zbatohet edhe për vizitorët në arkipelagun me 1,191 ishuj koralorë të shpërndarë në rreth 800 kilometra, i njohur për turizmin e tij luksoz. Përveç kësaj, Maldivet kanë vendosur një ndalim të plotë për importin, shitjen, shpërndarjen, posedimin dhe përdorimin e cigareve elektronike dhe produkteve të avullimit, i cili vlen për të gjithë, pavarësisht nga mosha.
    Shitja e produkteve të duhanit një të mituri dënohet me një gjobë prej (rreth 3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve të avullimit ndëshkohet me një gjobë prej rreth 320 dollarë).
    Një ndalim i ngjashëm gjeneracional për duhanin është propozuar aktualisht në Britani, ndërsa Zelanda e Re — vendi i parë që miratoi një ndalim të tillë — e shfuqizoi atë në nëntor 2023, më pak se një vit pas zbatimit.

    Top Channel

  • “Fast and Furious” në rrugët e Greqisë/ Vjedh makinën dhe i bën “zbor” policisë, shqiptari arrestohet pasi…

    “Fast and Furious” në rrugët e Greqisë/ Vjedh makinën dhe i bën “zbor” policisë, shqiptari arrestohet pasi…

    Një ndjekje policore ndodhi në zonën e Amarousit në Athinë, pasi oficerët e ekipit DIAS vunë re një automjet të dyshimtë pranë qendrës tregtare “The Mall”, në rrugën “Neratziotissis”. Shoferi nuk iu bind sinjalit për ndalim dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke u futur në rrugë të ngushta pranë stacionit “Irini” dhe më tej në rrugën “Marinov Antypa”. Në kryqëzimin e rrugëve “Folegandros” dhe “Smyrnis”, ai braktisi automjetin dhe u arratis në këmbë.
    Pas një ndjekjeje, u arrestua në rrugën “Marinov Antypa 56”, me ndihmën e një oficeri policie jashtë detyrës. I arrestuari u shoqërua në komisariatin e Amarousit. Ndërkohë, një person tjetër ka zhvendosur automjetin e braktisur, i cili më pas është gjetur nga policia në rrugën “Iras 60”, në Heraklion. I arrestuari është identifikuar si Marsel Ndreca, me origjinë nga Miloti i Shqipërisë. Sipas autoriteteve greke, ai është 32 vjeç, ndërsa të dhënat nga Shqipëria tregojnë se është 26 vjeç.
    Ndreca ka qenë i arrestuar më shumë se 10 herë për vepra të ndryshme penale dhe ndaj tij është vendosur ndalim hyrjeje në Greqi. Ai akuzohet për tentativë vjedhjeje, ndërsa pritet të kontrollohet automjeti për materiale të dyshimta. Policia po vijon hetimet dhe është në kërkim të një bashkëpunëtori tjetër të dyshuar.

  • Mori para për fushatë nga qeveria e Gaddafit, gjykata dënon me 5 vite burg Nicolas Sarcozy

    Mori para për fushatë nga qeveria e Gaddafit, gjykata dënon me 5 vite burg Nicolas Sarcozy

    Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me pesë vjet burg, pasi u gjet fajtor për konspiracion kriminal për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 me para nga qeveria e ish-udhëheqësit Muammar Gaddafi, raportuan mediat franceze.

    Sipas Le Monde, dënimi me kusht prej pesë vitesh për Sarkozyn, plus një ekzekutim i përkohshëm, do të thotë se ai do të thirret brenda një muaji nga zyra e prokurorit, e cila do ta njoftojë atë për dënimin e tij me burg. Një ankesë e mundshme nuk do ta pezullojë këtë masë sigurie. Prandaj, ai përkohësisht, do të shkojë në burg.
    Gjykata përmendi “ngjarje me seriozitet ekstrem që dëmtojnë besimin e qytetarëve tek ata që i përfaqësojnë”.
    Gjykata e gjobiti gjithashtu ish-presidentin me 100,000 euro dhe vendosi një ndalim 5-vjeçar për të drejtat politike, civile dhe familjare, si dhe një ndalim 5-vjeçar për të kandiduar në zgjedhje.

    Top Channel

  • “Ecim pa ndalim”/ ‘Fshesa’ Rama nuk ndal aksionin, publikohen pamje nga zaptimi i hapësirave publike

    “Ecim pa ndalim”/ ‘Fshesa’ Rama nuk ndal aksionin, publikohen pamje nga zaptimi i hapësirave publike

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, është shtrirë edhe në zonën turistike të Shëngjinit në Lezhë.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale nga ky aksion, ku shfaqen dhjetëra biznese që po heqin vullnetarisht objektet e ndërtuara në hapësira publike.
    “Ecim, pa ndalim! Shëngjin”, shkruan Rama në Facebook.
    Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin. Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve, që kishin zaptuar territor publik, janë çmontuar për të bërë të mundur krijimin e hapësirës publike për qytetarët.

  • “Ecim pa ndalim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet nga zaptimi i hapësirave publike

    “Ecim pa ndalim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet nga zaptimi i hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
    Si në çdo ditë, kryeministri dhe njëherë bën me dije se ky aksion nuk do të ndalet deri në përmbushje të qëllimeve për rikthimin e hapësirave të uzurpuara padrejtësisht nga bizneset tek qytetarët.
    “Ecim, pa ndalim”, shkruan Rama krahas videos ku shihen punonjësit e IKMT-së duke çmontuar strukturat e bizneseve private.

  • I riu nga Tepelena nuk i bindet policisë për ndalim, më vonë i gjejnë armë në makinë

    I riu nga Tepelena nuk i bindet policisë për ndalim, më vonë i gjejnë armë në makinë

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.
    Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë si ato të Policisë dhe 2 armë të ftohta.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.