Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: ndalet
-

Takimi përmbyllës në Berat, Maliqi paralajmëron: Uragani i fitores nuk ndalet
Kandidati për deputet i PD-ASHM, Lefter Maliqi ka vijuar takimet e tij elektorale në qarkun e Beratit.
Maliqi paralajmëron se sot në orën 17:00, Sali Berishës do t’i bëhet një pritje madhështore në përmbyllje të fushatës elektorale në Berat.
Sipas Maliqit, opozita do të fitojë 4 mandate në Berat, ndërsa thekson se uragani i fitores nuk do të ndalet deri më 11 maj ditën ku qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.
“Ditë e madhe sot në Berat! Në orën 17:00, te sheshi para Turizmit, miting festiv madhështor me Liderin Berisha. Qarku Berat me fitore surprizë 4:3, për herë të parë për PD dhe Opozitën e Bashkuar. Uragani i fitores nuk ndalet. Ju mirëpresim. Fitore!”, shkruan Maliqi, teksa publikon videon më poshtë: -

Berisha: Vrapi ynë që fillon më 11 maj nuk ndalet gjersa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit
Berisha: Vrapi ynë që fillon më 11 maj nuk ndalet gjersa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit
Nga Korça në një takim madhështor ku ka prezantuar kandidatët e PD-ASHM, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se vrapi i demokratëve dhe aleatëve të saj nis më 11 maj, duke u shprehur se nuk do të ndalet pa bërë të mundur që qytetarët shqiptarë të jenë më të paguarit në Ballkan.
Gjatë fjalës së tij, përpara qindra demokratëve në Korçë, Berisha tha se një premtim i tillë është një zotim i PD dhe ‘ASHM’, që do të jetë I realizueshëm falë programit ekonomik dhe social që PD dhe alenaca ofron.
“Miqtë e mi!
Në histori Korça në kulturën e artit e kombit shqiptar, në rilindjen tonë qëndron në krye për kontributin e saj. Por Korça dhe korçarët qëndrojnë në krye të artit botëror. Vëllezërit Belushi, yje në kinematografinë e Hollivudit. Gjergji Leka themeluesi i art-rrokut në SHBA.
Në Shqipëri, artistë të mëdhenj, piktorë të pavdekshëm, skulptorë të shquar, poet, shkrimtarë. Pra, Korça ka të gjithë trashëgiminë mahnitëse për tu ringritur përsëri në zenitin e kohës së vet.
Dhe unë ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që gjenia krijuese e korçarëve, pogradecarëve, devollive, kolonjarëve të shkëlqejë në të gjitha fushat.
Shqipëria Madhështore është Shqipëria e punës, e prodhimit e ‘Made in Albania’. Në ‘Made in Albania’ e para është ‘Made in Korça’.
Askush nuk njeh punën dhe kulturën e saj, askush nuk njeh më mirë se ju, fermerë të mrekullueshëm të këtij qarku, por unë ju jap fjalën ju se ata të cilët rrëzuan fermat tuaja përdhe me Ballkanin e Hapur, ata të cilët shkatërruan mijëra e mijëra ferma në Korçë dhe në Shqipëri, më 11 maj marrin ndëshkimin shembullore.
Kurse ne fermerit korçar, devollit, pogradecar, kolonjar, do bëjmë gjithçka për suksesin e tij.
Do i 5-fishojmë subvencionet për çdo bimë, për çdo njëri prodhimi, për çdo kokë bagëti të rritur.
Do investojmë në vit 70 mln euro në kullime, vaditje dhe mbrojtje të tokës.
Pensionet në fshat, asnjë pension ndën 200 euro.
Linja krediti të buta për çdo fermer që dëshiron të zgjerojë fermën e tij.
Miq, mbrojtja e plotë e prodhimeve tuaja në sezon është zotimi im para jush, fermerë të Korçës, fermerë shqiptar.
Miqtë e mi!
Pastrimi i shtëpisë është kushti i kushteve për Shqipërinë Madhështore.
Tre javë më parë Korça përcolli për në banesën e fundit një bir të shquar të saj, Robert Kotmilen, ish-kryetarin e Bashkisë të viteve ndër më të vështira në historinë e këtij qyteti.
Roberti u nda nga jeta në vetmi, por mori nderimin më të madh nga qytetarët e Korçës, sepse ai jetoi, qëndroi, u shërbeu dhe vdiq si shërbëtor i tyre.
Ndaj dhe unë zotohem para jush se shtëpia do pastrohet nga këta të cilët kanë ndërtuar parajsa, kanë ndërtuar vila, hotele e motele. Nga këta që vodhën, vodhën qindra e qindra milionë euro.
Miq, vetëm me djegësin e Tiranës, Edi Rama 130 mln euro ka zhdukur.
Po ky Nikoja juaj me atë termocentralin e Maliqit. Kur vjen këtu në Korçë, Edi Rama ka turp nga Nikoja dhe nuk e merr afër, e merr vetëm në Kolonjë që të thotë, se Kolonja e bëri Korçën.
Hajdut atje, hajdut këtu, hajdut kudo që të jenë, janë.
Pra, 12 vite çfarë ndodhi me shqiptarët.
Pse shqiptarët u varfëruan? Nuk ishim mëkëmbur, por rroga dhe pensionet i kishin më të lartë se të tjerët, i kishin më të lartë se maqedonasit, serbët, malazezët, Kosova, Bosnja, më të lartë se Rumania dhe Bullgaria.
Po pse? Jemi më të pasur ne, ne kemi pasuri shumë më të mëdha se ata.
Çfarë ndodhi 12 vite? 12 vite u 2-3-fishuan, pensionet mbetën pothuaj ato.
Sot për një qytetar korçar në pension, për të blerë ato që blinte në vitin 2013, duhet të kishte një pension 390 mijë lek.
Sot rroga minimale duhet të ishte të paktën dyfishi i asaj që është sot.
Por qeveritarët, Edi Rama, 3-5-fishoi rrogat e larta dhe të ulëtat i la njerëzit për të numëruar kafshatën.
Merr fund kjo. Ne do u kthejmë paratë ju, dhe u garantoj se vrapi ynë që fillon me 11 maj, nuk ndalet gjersa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit.
Ky është zotimi ynë para jush, ky është vendimi ynë”, u shpreh Berisha.
-

Paralajmërimi i fortë i Zelenskyt: Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore nëse nuk ndalet
Rusia do të përshkallëzojë luftën e saj në Ukrainë dhe do të shkaktojë një konflikt global nëse nuk ndalet së shpejti, ka paralajmëruar Volodymyr Zekenskyy.
Sipas mediave të huaja, Presidenti i Ukrainës po fliste për gazetën amerikane CBS përpara sulmit shkatërrues të Rusisë në Sumy, i cili vrau 34 persona dje.
“Nëse nuk qëndrojmë të vendosur, ai do të përparojë më tej”, tha Zelenskyy.
“Nuk janë thjesht spekulime të kota; kërcënimi është real. Qëllimi përfundimtar i Putinit është të ringjallë perandorinë ruse dhe të rimarrë territoret aktualisht nën mbrojtjen e NATO-s. Duke marrë parasysh të gjitha këto, unë besoj se mund të përshkallëzohet në një luftë botërore”, tha më tej Zelensky.
“Nuk do të ketë një vend të sigurt, nuk do të ketë një vend të sigurt për (askënd)”, tha më tej Zelensky.
Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Donald Trump, ka kërkuar të mbajë kanalet diplomatike të hapura me Rusinë, duke pretenduar muajin e kaluar se Putini “dëshiron paqe”.
Kur u pyet për ambiciet territoriale të presidentit rus përtej Ukrainës, Witkoff u përgjigj: “Unë thjesht nuk shoh se ai dëshiron të marrë të gjithë Evropën”. -

“Tirana simbol i transformimit falë punës së PS”/ Ministrja Manastirliu: Zgjedhjet që Shqipëria të bëhet pjesë e BE
Vazhdon fjalimin ministrja Ogerta Manastirliu, e cila duke kujtuar zgjedhjet më datë 11 maj, sjell në vëmëndje zgjidhjen e vetme që është PS, dhe Edi Rama. Manastirliu u shpreh se Tirana është simbol i transformimit falë punë së kryeministrit Edi Rama dhe motori i zhvillimit të një Shqipërie që nuk ndalet.
“Mirë se erdhët në Tiranë, nga sheshi i besimit i fitoreve të mëdha për tu bërë bashkë me shqiptarët që kanë zgjedhur të ecin para me vizion europian. 30 ditët nuk janë vetëm fushatë, por vendimtare për të vulosur zgjedhjen që Shqipëria të bëhet pjesë e BE dhe puna të mos ndalet. Tirana simbol i transformimit falë punë së Ramës. Tirana motori i zhvillimit të një Shqipërie që nuk ndalet. 30 ditë për një zgjedhje për numrin 5 për PS dhe Edi Ramën”, tha ajo. -

Nuk ndalet Tirana, shënon edhe golin e tretë ndaj Partizanit (video)
7 Prill 2025
21:33
Telesport
Po luhet në “Arenën Kombëtare” derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i fundit për këtë sezon në Abissnet Superiore. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0 për Tiranën.
Bardheblutë shënuan golin e parë në minutën e 19-të me anë të Walid Jarmouni, i cili u tregua i saktë duke e dërguar me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga traversa e goditur nga Ndreca nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN
Në minutën e 40-të ishte sërish Walid Jarmouni që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga vetë francezi, i cili pasi hyri bukur në zonë dhe topi i pasur prej tij ndalet me dorë nga Ismaili. SHIKOGOLIN
Në minutën e 70-të, Tirana shënon edhe golin e tretë me Emmanuel Ernest, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po vetë nga liberiani, pasi u pengua nga portieri Alban Hoxha dhe për arbitrin s’kishte dyshime. SHIKOGOLIN -

Rusia nuk ndalet, vijon bombardimet në Ukrainë, 4 të vdekur dhe 19 të plagosur në Dnipro
Një sulm masiv me dron rus vrau 4 persona dhe plagosi 19 të tjerë në Dnipro të Ukrainës.
Një bllok apartamentesh dhe rreth 10 banesa u përfshinë nga flakët, sipas guvernatorit të rajonit, Serhiy Lysak në një postim në Telegram.
Numri i viktimave ka të ngjarë të rritet, me tre nga të plagosurit në gjendje të rëndë, tha Lysak në një postim të mëparshëm. “Armiku na sulmoi me më shumë se 20 dronë. Shumica e tyre u rrëzuan”, tha guvernatori.
Top Channel
-

Ambasada amerikane: S’ndalet kontrolli pas lëshimit të vizave, atyre që s’i zbatojnë ligjet e rregullat do t’ua revokojmë
Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se kontrolli i vizave nuk ndalet pas lëshimit të tyre.
Ajo tha se SHBA-ja i kontrollon vazhdimisht dhe paralajmëroi për revokim të vizave për ata që s’i zbatojnë ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së.
“Kontrolli i vizave në SHBA nuk ndalet pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së dhe, ne do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, ka shkruar ambasada.FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
