Tag: ndalet

  • Flamurtari ndalet sërish, fundi bëhët serioz

    Flamurtari ndalet sërish, fundi bëhët serioz

    Flamurtari në ndeshjen e tretë radhazi në shtëpi nuk shkon më shumë se barazimi 1-1. Pasi kaloi Bylisin erdhi barazimi me Tiranën ndërsa sot u ndal nga Vora duke sfumuar për të dytën herë mundësinë për t’u bashkuar me skuadrat e mesit të tabelës.

    Në përballjen e javës së 13-të ishte skuadra e Morieros e cila kalo përpara me Todorovskin në të 34-ët. Mbrojtësi ndoqi një aksion nga e majta dhe shfrytëzoi në makimum rastin e paarqitur për të shënuar. Megjithatë Vora barazoi pa u mbyllur pjesa e parë.

    Një top i humbur nga Trashi, rivenja anësore e më pas gabimi i Kantakis që dhuron një top Barjamajt. Mesfushori hedh një top drejt portës teksa devijimi i topi kthehet në asist për Kasallën i cili përshëndet rrjetën për 1-1 (40′).

    Në pjesën e dytë edhe pse inisiativa mbeti te kahu i kuqezinjëve, raste pati edhe Vora por deri në fund shifrat nuk ndryshuan.

    Vazhdo leximin

  • Elbasani ndalet por mer kreun e kampionatit, Partizani duket i rilindur nga Oltijon Kërnaja! (RENDITJA)

    Elbasani ndalet por mer kreun e kampionatit, Partizani duket i rilindur nga Oltijon Kërnaja! (RENDITJA)

    28 Nëntor 2025

    22:04

    Telesport

    Elbasani ndalet sërish por këtë herë barazimi ka hidhërim më të ëmbël pasi do të thotë se skuadra e Ivan Gvozdenovic, edhe pse mori një pikë sonte ndaj Partizanit, tashmë kryeson i vetëm renditjen e Superligës, pasi Vllaznia u mund në Shkodër nga Teuta. Nuk ka fitues dhe as gola në Elbasan Arena, aty ku vendasit tetuan ta fitonin por të kuqtë u mbrojtën mirë dhe sa patën mundësi edhe sulmuan.
    Trajneri Kërnaja është duke bërë një punë fantastike teksa që pasi ka marrë drejtimin e Partizanit ka vetëm një humbje, atë ndaj Vorës, ndërsa ka rezultate të rëndësishme duke llogaritur dy fitoret ndaj Flamurtarit dhe Teutës në transfertë, por edhe barazimet ndaj Egnatias, Vllaznisë dhe Elbasanit.
    Elbasani, sakaq, zgjeron ecurinë pozitive duke shkuar 7 ndeshje radhazi pa humbje me 5 fitore dhe dy barazime. Skuadra verdheblu sivjet është duke u paraqitur me stabilitet dhe soliditet, sidomos me një mbrojtje që ka pësuar vetëm 7 gola në 13 javë. Partizani, sakaq, edhe pse ende larg zonës së final four, beson se gjithçka është e arritshme tashmë pas kësaj kthese në paraqitjet e fundit pas zgjedhejs së trajnerit të ri.

  • Laçi ndalet në shtëpi, Skënderbeu e Pogradeci fitojnë në udhëtim

    Laçi ndalet në shtëpi, Skënderbeu e Pogradeci fitojnë në udhëtim

    U zhvilluan 5 ndeshjet e javës së 12 në Kategori të Parë. Epërsia e madhe e Laçit përballë Ilirisë nuk u shrytëzua nga bardhezinjtë të cilët e mbyllën 1-1 takimin e tyre. Fiton Skënderbeu në Burrel e pogradeci në Lushnjë.

    Rezultatet e javës së 12:

    Laçi- Iliria 1-1

    Burreli-Skënderbeu 1-2

    Kastrioti- Besa (të hënën)

    Apolonia- Kukësi 2-0

    Korabi- AF Luftëtari 1-1

    Lushnja- Pogradeci 1-2/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Hidhen në “erë” vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do të ndalet deri kur…

    VIDEO/ Hidhen në “erë” vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do të ndalet deri kur…

    pamje nga shperthimi

    TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar tre vila që po ndërtoheshin pa leje në Sauk të Tiranës. Ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet e momentit hidhen në “erë” tre vilat, ndërsa aralajmëron se operacioni nuk do të ndalet. Krahas  videos, Rama thekson se nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitime në dëm të ligjit.
    “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komuniteti. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, njoftoi Rama.

     

    5 inspektorë të IMT janë vënë në pranga, dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, për ndërtimin e 3 vilave pa leje, në Rezidencën “Olive Park”, në zonën e Saukut në Tiranë. Inspektorët e arrestuar janë: Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj e Endri Dervishi. Ndërkohë që policia ka arrestuar po ashtu dhe drejtuesen teknike Bianka Xhumari dhe inxhinierin, Ritvan Gjikolaj. Po ashtu janë shpallur në këkim dy bashkëadministratorët e subjektit, si dhe arkitektja e projektit.

    Nga ana tjetër, kompania “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA”, që ka zhvilluar projektit, bëri me dije në një reagim se ndërtimet kanë qenë me leje, madje dhe 2 të tjera do të duhet të ndërtohen në vijim sipas planit fillestar./ZËRI

  • Hidhen në “erë” vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do të ndalet deri kur…

    Hidhen në “erë” vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do të ndalet deri kur…

    pamje nga shperthimi

    TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar tre vila që po ndërtoheshin pa leje në Sauk të Tiranës. Ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet e momentit hidhen në “erë” tre vilat, ndërsa aralajmëron se operacioni nuk do të ndalet. Krahas  videos, Rama thekson se nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitime në dëm të ligjit.
    “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komuniteti. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, njoftoi Rama.

    5 inspektorë të IMT janë vënë në pranga, dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, për ndërtimin e 3 vilave pa leje, në Rezidencën “Olive Park”, në zonën e Saukut në Tiranë. Inspektorët e arrestuar janë: Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj e Endri Dervishi. Ndërkohë që policia ka arrestuar po ashtu dhe drejtuesen teknike Bianka Xhumari dhe inxhinierin, Ritvan Gjikolaj. Po ashtu janë shpallur në këkim dy bashkëadministratorët e subjektit, si dhe arkitektja e projektit.

    Nga ana tjetër, kompania “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA”, që ka zhvilluar projektit, bëri me dije në një reagim se ndërtimet kanë qenë me leje, madje dhe 2 të tjera do të duhet të ndërtohen në vijim sipas planit fillestar./ZËRI

  • VIDEO / Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do ndalet!

    VIDEO / Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do ndalet!

    Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot me aksionin kundër paligjshmërisë, duke shembur me shpërthim të kontrolluar tre vila luksoze të ndërtuara pa leje në zonën e Saukut, në Tiranë.
    Lidhur me këtë aksion, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dërguar një mesazh të qartë për të gjithë shkelësit e ligjit.
    Kreu i qeverisë thekson se: “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit.”
    Më tej, Rama garantoi se operacioni kundër ndërtimeve të paligjshme do të jetë i pandalshëm:
    “Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje,” përfundon postimin Kryeministri.

  • Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

    Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

    Funerali i 56-vjeçares Evangelia Fragkiadaki, e cila u vra në përleshjen e përgjakshme në Vorizia, u mbajt me masa sigurie të papara që përfshinin edhe një detektor metalesh, me qëllim që të përjashtohej çdo mundësi hyrjeje të personave të armatosur. Një kontroll me një qen zbulues eksplozivësh u krye gjithashtu si në oborrin ashtu edhe në brendësi të Kishës së Shenjtë të Kryqit të Shenjtë, me qëllim që ceremonia të zhvillohej pa ngjarje të paparashikuara, siç edhe ndodhi.
    Lamtumira e 56-vjeçares u mbajt mes zie të heshtur, me të afërmit e saj që kërkuan që të ndalet cikli i gjakderdhjes dhe t’i jepet fund një hakmarrjeje që po trondit të gjithë ishullin e Kretës.
    “Le ta kuptojmë të gjithë, për sa kohë që e lëmë gjakun të rrjedhë, toka jonë nxihet.”
    Mesazhi i priftit në shërbesën mortore ishte veçanërisht i fuqishëm. Prifti u bëri thirrje besimtarëve të ndalonin episodet e dhunës, ndërsa deklaroi, ndër të tjera, se “ky cikël dhe sakrificë e pakuptimtë duhet të ndalet. Zoti na dhëntë një zemër të qetë, plot dashuri për të gjithë, le të ndalet cikli i gjakut, le të ndalojmë së vajtuari viktimat. Le ta kuptojmë të gjithë, për sa kohë që e lëmë gjakun të rrjedhë, toka jonë nxihet. Vetëm kur ta lejojmë Krishtin të hyjë në zemrat tona, toka jonë do të ndalojë së vajtuari të vdekurit.”
    Varrimi i 56-vjeçares u bë në varrezat e Alikianos, pranë bashkëshortit të saj, i cili kishte ndërruar jetë dy vjet më parë. Duhet theksuar se fshati Alikianos ishte një fortesë, për shkak të masave të shtuara të sigurisë, dhe oficerët e policisë ishin në të gjitha rrugët përreth kishës për të shmangur episode të reja dhune.
    Dokumenti i mjekut ligjor mbi shkakun e vdekjes
    Siç shkroi protothema.gr, vdekja e 56-vjeçares Evangelia Fountelaki karakterizohet qartë si “vrasje”. Dokumenti, i nënshkruar nga zëvendëskryetarja e Shërbimit Mjekësor Ligjor të Kretës, Eleni Krasanaki, thotë shprehimisht se shkaku i vdekjes është “lëndime në gjoks nga një plagë me armë zjarri”, ndërsa lloji i vdekjes përcaktohet të jetë “vrasje”.
    Ky raport vjen për të konfirmuar plotësisht raportin zbulues, i cili kishte nxjerrë në dritë dëshminë e të afërmve të cilët që në fillim pohuan se gruaja nuk vdiq nga një atak në zemër, siç ishte zbuluar fillimisht, por u qëllua gjatë përplasjes vdekjeprurëse në Vorizia.

  • Napoli ndalet në shtëpi nga Komo, Morata shpërdoron penalltinë

    Napoli ndalet në shtëpi nga Komo, Morata shpërdoron penalltinë

    Komo vijon të ëndërrojë në Serie A, ndërsa ka ndalur në një barazim pa gola Naponin në stadiumin “Armando Maradona”. Ku mund të kishte marrë edhe 3 pikë nëse Morata do të ishte treguar më i saktë nga pika e bardhë e 11-metërrshit.
    Në minutën e 26-të të pjesës së parë Alvaro Morata humbi mundësinë e artë të kalonte Komon në avatazh, pasi gjuajtja e tij u ndal nga portieri serb Vanja Milinkoviç-Saviç.
    Ndeshja më pas vijoi pa shumë raste për shënim, me dy skuadra që në fund ndanë pikët në barazimin pa gola. Kësisoj, Napoli nuk shfrytëzoi mundësinë për t’u arratisur në kreun e renditjes së Serisë A, ku mbetet përsëri kandidat kryesor për titullin.

  • Nuk ndalet Muriqi! Shënon golin e barazimit në fitoren 3-1 të Mallorca në La Liga!

    Nuk ndalet Muriqi! Shënon golin e barazimit në fitoren 3-1 të Mallorca në La Liga!

    18 Tetor 2025

    16:09

    Telesport

    Mallorca fitoi 3-1 në transfertë ndaj Sevillës në javën e nëntë të kampionatit spanjoll. Pas humbjes me Bilbaon 2-1, skuadra e Vedat Muriqit rikthehet te fitorja.
    Sulmuesi shqiptar i Kosovës po kalon në një formë spektakolare dhe sot gjeti golin e barazimit në minutën e 67-të (1-1).
    Ky gol i lojtarit të përfaqësueses dardane motivoi ekipin e Mallorcës për të realizuar përmbysjen.
    Deri tani, në 8 ndeshjet e para të La Ligës, Muriqi ka shënuar 5 gola.