Tag: ndajnë

  • “Vrimë miu nuk do gjejnë”/ Berisha u drejtohet socialistëve në Durrës: S’ka vend në Parlament për kandidatët e Sakos e Gjushit që komandohen nga bandat dhe krimi

    “Vrimë miu nuk do gjejnë”/ Berisha u drejtohet socialistëve në Durrës: S’ka vend në Parlament për kandidatët e Sakos e Gjushit që komandohen nga bandat dhe krimi

    Në takimin përmbyllës të fushatës në Durrës, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kandidatët socialistë si të lidhur me krimin.

    Sali Berisha: Të dashur miq, ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja se para së gjithash dhe mbi të gjitha këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja.
    Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 12 maj.
    Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre.
    Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë.Kudo që të jenë do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre.Për ta nuk ka vend në parlament.Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë.
    E dashur Ermira, krenaria e Durrësit, krenaria e Shqipërisë dhe krenaria e kombit.Historia që tregove këtu, arritjet tuaja janë një frymëzim për çdo shqiptar, janë frymëzim për çdo të ri dhe të re, dëshmi e asaj se çfarë mund të bëjnë me vullnetin e tyre, me karakterin e hekurt, me guximin e tyre, të rinjtë dhe të rejat mund të kapin Everestet e të gjitha fushave, në sport, në shkencë dhe kudo tjetër.
    Miq, 11 Maji është një ditë e madhe në betejën e shqiptarëve për dinjitet njerëzor.Në betejën e shqiptarëve për mirëqenie, begati dhe punësim.Është një ditë e madhe në besimin e tyre tek Durrësi dhe Shqipëria.Shpresat dhe besimin tek e ardhmja.
    Durrësi i shekujve dhe mijëvjeçarëve, Durrësi i qytetarëve të mrekullueshëm, kryeurë e kombit me Perëndimin, kam bindjen më të thellë se me 12 Maj gdhin i tëri siç është në shpirt, fitimtar, virtuoz, i pamposhtur.Me 11 Maj, ne ndahemi nga një lëngatë. Nga një e keqe që kaploi Durrësin dhe Shqipërinë, që i varfëroi nga viti në vit shqiptarët dhe që i largoi ata nga Shqipëria.

    Top Channel

  • Berisha: Vetëm 9 ditë na ndajnë nga fitorja! Të gjithë në këmbë!

    Berisha: Vetëm 9 ditë na ndajnë nga fitorja! Të gjithë në këmbë!

    Berisha: Vetëm 9 ditë na ndajnë nga fitorja! Të gjithë në këmbë!

    Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë takimit në Fushë Krujë se, 9 ditë na ndajnë nga fitorja, të sqarojmë çdo qytetar që ky është program për Shqipërinë.

    Berisha: Miq pra, 9 ditë na ndajnë nga fitorja.

    Në 12 vite kurrë nuk e kemi pasur kaq afër.

    Është pothuasje në duart tona, por kjo kërkon nga ne që këto 9 ditë të rendim mbas saj, të vrapojmë mbas saj, të takojmë çdo qytetar, çdo banor kudo që ndodhet të ja paraqesim këtë program.

    Ti sqarojmë që nuk është program për pushtetin e Sali Berishës, jo dhe jo. Është program për çdo qytetar, është program për dinjitetin e nënave, motrave, baballarëve dhe gjyshërve tanë.

    Është program për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë.

    Është program që këtë komb ta sjellim përsëri në moshën e rinisë së tij.

    Është program për të sjellë në Shqipëri përsëri, qindra, mijëra djem e vajza që morën rrugët e dheut, pothuajse të përzënë nga skamja, varfëria, papunësia, pasiguria.

    Miq!

    9 ditë shqiptarët në diasporë janë sot në këmbë si kurrë.

    Kudo takoj burra, gra të rinj, erdhëm thonë, erdhëm për fitoren.

    Të gjithë në këmbë, Zoti ju bekoftë ju.

    Fitore!

    Më 11 maj, votoni ndryshimin, votoni Krujën Madhështore, Fushë Krujën Madhështore, Shqipërinë Madhështore.

    Të gjithë jeni 1-sha.

    1-sh ishte Skëndërbeu, 1-shi është numri i Zotit.

    Zoti ju bekoftë, fitore!

  • Berisha: Shqipëria pakësohet çdo muaj, ndërsa buxheti përqëndrohet në duart e një grupi njerëzish që e ndajnë me familjarët

    Berisha: Shqipëria pakësohet çdo muaj, ndërsa buxheti përqëndrohet në duart e një grupi njerëzish që e ndajnë me familjarët

    Berisha: Shqipëria pakësohet çdo muaj, ndërsa buxheti përqëndrohet në duart e një grupi njerëzish që e ndajnë me familjarët

    Në prezantimin e kandidatëve për deputet në Vorë, kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar për gjendjen e mjerë nëpër gjithë Shqipërinë, ku nuk ka mjek dhe nuk ka ilaçe.

    Berisha u shpreh në fjalën e tij se, Shqipëria pakësohet, pakësohet çdo muaj e më shumë. Mbi 45% e shqiptarëve janë larguar. Ndërkohë, pasuritë, buxheti përqendrohen në duart e një grupi njerëzish që e ndajnë me familjarët e vet, e ndajnë njëri me tjetrin, e ndajnë me mafien, shpërblen organizatat kriminale. Kurse qytetarëve u lënë rrugë të vetme, largimin nga Shqipëria.

    “Të dashur miq, sistemi i shëndetësisë sot ka degraduar në shkallë ekstreme. Isha në Kukës dje. Spitali i ri, 3 milionë euro. Asnjë kirurg. Dhe të sëmurët, nga Kalaja e Dodës, në Surroj, të gjitha zonat, po të kishte ndonjëri emergjencë, telefonoje në Prizren një mjek që qëndronte i gatshëm kundrejt pagesës, dhe vinte operonte.

    Kukësi është qendër qarku. Imagjinoni pra.

    Në Peshkopi, akoma më keq. Kudo, një rrënim. Kudo, farmaci të mbushura me ilaçe pa efekt, të markës Nushi-Doshi.

    Akti i parë, do të ndalohet çdo import i ilaçeve që nuk shiten në vendet anëtare të BE-së. Ilaçe cilësore.

    Akti i dytë. Shqipëria do miratojë listën që Republika Italiane rimburson për qytetarët e vet. Dhe unë, ju jap ju fjalën se, qytetarët shqiptarët do të kenë të njëjtat ilaçe që kanë vendet e zhvilluara.

    Ne, nuk i kapim dot ato në pasuri, por për sa i përket shëndetit, ne do bëjmë atë që ato bëjnë për qytetarët e tyre.

    A mund të imagjinoni ju një vend që le pa ilaçe të sëmurët me sëmundje të rënda? Një vend në të cilin, mjekët i telefonojnë të sëmurëve se, këtë muaj nuk ka ilaç për ty?

    A mund të imagjinoni, një vend ku, aparaturat për diagnozën jetike të sëmundjeve të tilla nuk funksionojnë apo nuk ekzistojnë në Shqipëri.

    Deklaroi 3 muaj më parë se, këto janë krime kundër njerëzimit që po kryhen në spitalin Onkologjik. Sepse ai, me qeveritarët e tij, vjedh paratë e ilaçeve, paratë që ju jepni për mjekimet e tyre.

    Të dashur miq, në gjithë këtë situatë, e cila, në shumë aspekte është e pashembullt. Ai që paguan çdo faturë, ai që paguan çmimin e kësaj të keqeje, jeni ju, fëmijët tuaj, janë vajzat, djemtë tuaj janë të detyruar të marrin rrugët e dheut.

    Shqipëria pakësohet, pakësohet çdo muaj e më shumë. Mbi 45% e shqiptarëve janë larguar. Ndërkohë, pasuritë, buxheti përqendrohen në duart e një grupi njerëzish që e ndajnë me familjarët e vet, e ndajnë njëri me tjetrin, e ndajnë me mafien, shpërblen organizatat kriminale. Kurse qytetarëve u lënë rrugë të vetme, largimin nga Shqipëria.

    Ndaj dhe, 11 maji është një ditë shumë e rëndësishme. Është një ditë në të cilën, me votën tonë, ne firmosim ndryshimin. Një ndryshim i një rëndësie vendimtare, për të rinjtë tanë, për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë”, tha Berisha.