Tag: ndajnë

  • Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët, barazim pa gola

    Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët, barazim pa gola

    Sot në kuadër të xhiros së 12-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll janë zhvilluar dy ndeshje. Në mesditë, Ballkani ka barazuar para tifozëve të vet ndaj Ferizajt 1:1. Walid Hamidi shënoi për 1:0 në minutën e 16-të për Ballkanin, derisa shifrat i barazoi Betim Haxhimusa në minutën e 48-të.
    Ndërkohë, në orët e mbrëmjes Prishtina barazoi pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri” në duel me Gjilanin. Të dyja skuadrat qëlluan nga një herë shtyllat e portave respektive në fund të pjesës së parë, por nuk arritën të gjejnë golin.

  • Roma e nis me tri pikë, Betis e Forest ndajnë pikët

    Roma e nis me tri pikë, Betis e Forest ndajnë pikët

    UEFA Europa League në formatin ‘ligë’ me 36 skuadra luajti ndeshjet e para. Për të dytin edicion radhazi, tetë të parat kalojnë menjëherë në turin tjetër, 16-të të tjerat (9-24) play off për tetë skuadra të tjera kualifikuese dhe pjesa që mbetet (25-36) eleminohen direkt.

    Shifrat e raundit të parë për 18 skuadat e angazhuara:

    18:45

    Midjyland-Sturm Grac 2-0

    PAOK-Makabi Tel Aviv 0-0

    21:00

    Betis- Notingham Forest 2-2

    Braga- Fejnord 1-0

    Crvena Zvezda- Selltik 1-1

    Dinamo Zagreb- Fenerbahçe 3-1

    Frajburg- Bazel 2-1

    Malmo-Ludogorets 1-2

    Nicë- Roma 1-2

    Vazhdo leximin

  • Fëmijët nuk kanë nevojë të ndajnë lodrat, dhe ka një arsye pse

    Fëmijët nuk kanë nevojë të ndajnë lodrat, dhe ka një arsye pse

    Shumë prindër u thonë fëmijëve të tyre “Ndaje me vëllain/motrën” apo “Duhet të ndash”, por a është kjo qasje e duhura? Sipas ish-mësueses dhe ekspertes së prindërimit, Lane Dayling Cherland, detyrimi i fëmijëve të vegjël për të ndarë gjërat në fakt i mëson ata të bëhen persona që nuk dinë të thonë jo.

    Në një video virale të titulluar “Ndarja nuk është kujdes”, Lane shpjegon se lavdërimi i fëmijëve për ndarjen krijon sjellje që lidhen me kënaqjen e të tjerëve, jo me zhvillimin e aftësive jetësore. Ajo sugjeron që fëmijët të mësohen me konceptin e kufijve, pritjes dhe vetëdijes, duke i inkurajuar të thonë “Unë ende po e përdor këtë” dhe të ndajnë vetëm kur të jenë gati.

    Ekspertja shton se fëmijët e moshës një deri në tre vjeç janë natyrshëm të përqendruar te vetja, pasi ende po formojnë personalitetin e tyre dhe truri i tyre nuk është zhvilluar plotësisht për të kuptuar nevojat e të tjerëve. Sipas saj, prindërit duhet t’i ndihmojnë duke i mësuar durimin dhe respektimin e kufijve të shëndetshëm, në vend që t’i detyrojnë gjithmonë të ndajnë sendet e tyre.

  • Superiore/ Dinamo-Bylis ndajnë pikët, Vora “zhyt” më keq Flamurtarin

    Superiore/ Dinamo-Bylis ndajnë pikët, Vora “zhyt” më keq Flamurtarin

    Kategoria Superiore zbriti në fushë edhe këtë të dielë, për të zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së katërt.
    Sfida mes Dinamos dhe Bylisit, që u luajt në “Selman Stërmasi”, mbaroi me barazim pa gola.
    Në minutat e fundit të pjesës së parë, te dinamovitët provoi Dejvi Bregu, por pa rezultat.
    Në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë, pavarësisht rasteve.
    Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Vora mundi 1-0 Flamurtarin, duke e thelluar më tej krizën e vlonjatëve që vuajnë në vend të parafundit.

  • Grimes “shpërthen” ndaj X-it të Elon Musk: “Helm për trurin!”

    Grimes “shpërthen” ndaj X-it të Elon Musk: “Helm për trurin!”

    Dikur një nga çiftet më të përfolur të teknologjisë dhe artit, sot Grimes dhe Elon Musk ndajnë më shumë se një të kaluar, ndajnë edhe kritika publike. Këtë herë, këngëtarja kanadeze ka “goditur” drejtpërdrejt platformën X (ish-Twitter), pronë e ish-partnerit të saj.
    Pasi qëndroi larg rrjeteve sociale për një kohë të gjatë, Grimes u rikthye për të promovuar një bashkëpunim muzikor me producentin Sub Focus. Por ajo që mori vëmendjen e internetit nuk ishte muzika… por një tjetër status i saj:
    “Kam ndalur plotësisht përdorimin e rrjeteve sociale dhe tani që u ktheva, më duket krejtësisht e qartë se kjo platformë, si shumica prej tyre, është helm, një burg i mbushur me marrëzira që nuk kanë të bëjnë me askënd,” shkroi ajo.
    Postimi i saj u bë viral brenda orësh, duke mbledhur mbi 1 milion shikime dhe mijëra komente, nga ata që e duartrokasin për sinqeritetin, te ata që e kujtojnë… se është fjala për platformën e Musk.

  • Dy javë para finales, AGAI merr vendimin e papritur në Ferma VIP

    Dy javë para finales, AGAI merr vendimin e papritur në Ferma VIP

    Dy javë na ndajnë nga finalja e madhe e Ferma VIP 2 dhe AGAI ka marrë një vendim të papritur.

    Moderatorja Luana Vjollca njoftoi se nuk do të ketë më kryefermer, por të gjithë personazhet do të punojnë së bashku dhe do t’i ndajnë punët vetë, pa pasur dikë në krye.
    “Lajmërimi tjetër i rëndësishëm është që nga sonte përfundon edhe një tjetër epokë, ajo e kryefermerit”, tha moderatorja Luana Vjollca.
    “Tani do plasi lufta”, u shpreh me batutë Andrea.
    “Të shohim njëherë se si do organizoheni ju të gjithë bashkë, pa një kryefermer”, shtoi Luana Vjollca.
    /vizionplus.tv

  • Hasani në Athinë: Vendet tona ndajnë histori të pasur me lidhje të thella kulturore

    Hasani në Athinë: Vendet tona ndajnë histori të pasur me lidhje të thella kulturore

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në një pritje të organizuar në ambasadën shqiptare në Athinë me përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve greke, medias dhe anëtarëve të komunitetit shqiptar në Greqi.
    Hasani u shpreh se, Shqipëria dhe Greqia ndajnë një histori të pasur me lidhje të thella kulturore, ekonomike, sociale e njerëzore që shtrihen ndër shekuj.

    “Dy vendet tona ndajnë një histori të pasur me lidhje të thella kulturore, ekonomike, sociale e njerëzore që shtrihen ndër shekuj. Ndërsa partneriteti ynë është një shembull i mirë se si bashkëpunimi mund të kontribuojë në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit e më gjerë”, shkroi Hasani në një postim në rrjetet sociale.
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, dhe nga Presidenti i Republikës Helenike, Constantinos Tassoulas.
    Vizita shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke riafirmuar angazhimin për një partneritet të qëndrueshëm, të bazuar në respekt të ndërsjellë, afërsi strategjike dhe vizion të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe funksionale.

  • Berisha paralajmëron krmnelët elektoralë në Durrës: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kudo që jeni, do ju kapim!

    Berisha paralajmëron krmnelët elektoralë në Durrës: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kudo që jeni, do ju kapim!

    Berisha paralajmëron krmnelët elektoralë në Durrës: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kudo që jeni, do ju kapim!Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kriminelët elektorale që po blejnë vota në Durrës, se pas 11 majit nuk do të kenë vend ku të fshihen.

    Berisha tha se, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre.

    “Të dashur qytetare dhe qytetarë të Durrësit, Shijakut, Sukthit, mirënjohjen time më të pakufishme, respektin tim më të madh për këtë miting madhështor, të zjarrtë, por mbi të gjitha për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme që i keni bërë në dekada demokracisë, PD-së. Qëndrimin tuaj ndaj lirisë, dinjitetit njerëzor, vlerave të saj, dashurisë tuaj për Durrësin dhe Shqipërinë.

    I dashur zoti Oerd Bylykbashi, udhëheqës politik i Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Durrës.

    I dashur zoti Agron Duka, kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare, aleat i çmuar në aleancën fitimtare për Shqipërinë madhështore.

    I dashur miku unë i shquar, Filip Grifin, mik i kryestrategut të rikthimit më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, Kris LaCivita, rikthimit të presidentit Donald Trump.

    Të dashur kryetarë të PD të degës Durrës, Sukth, Shijak.

    Të nderuar kandidatë dhe kandidate për deputetë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, të qarkut të Durrësit, krenari e vërtetë e PD, krenari e vërtetë e qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë.

    Të dashur miq, ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja se para së gjithash dhe mbi të gjitha këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja.

    Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 12 maj.

    Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre.

    Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë.

    Kudo që të jenë do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre.

    Për ta nuk ka vend në parlament.

    Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë.

    E dashur Ermira, krenaria e Durrësit, krenaria e Shqipërisë dhe krenaria e kombit.

    Historia që tregove këtu, arritjet tuaja janë një frymëzim për çdo shqiptar, janë frymëzim për çdo të ri dhe të re, dëshmi e asaj se çfarë mund të bëjnë me vullnetin e tyre, me karakterin e hekurt, me guximin e tyre, të rinjtë dhe të rejat mund të kapin Everestet e të gjitha fushave, në sport, në shkencë dhe kudo tjetër.

    Miq, 11 Maji është një ditë e madhe në betejën e shqiptarëve për dinjitet njerëzor.

    Në betejën e shqiptarëve për mirëqenie, begati dhe punësim.

    Është një ditë e madhe në besimin e tyre tek Durrësi dhe Shqipëria.

    Shpresat dhe besimin tek e ardhmja.

    Durrësi i shekujve dhe mijëvjeçarëve, Durrësi i qytetarëve të mrekullueshëm, kryeurë e kombit me Perëndimin, kam bindjen më të thellë se me 12 Maj gdhin i tëri siç është në shpirt, fitimtar, virtuoz, i pamposhtur.

    Me 11 Maj, ne ndahemi nga një lëngatë. Nga një e keqe që kaploi Durrësin dhe Shqipërinë, që i varfëroi nga viti në vit shqiptarët dhe që i largoi ata nga Shqipëria”, u shpreh Berisha.

  • Berisha mbyll fushatën në Durrës: Nuk luftoj për pushtetin tim, krimi të mos prekë votën sepse…

    Berisha mbyll fushatën në Durrës: Nuk luftoj për pushtetin tim, krimi të mos prekë votën sepse…

    Nga Durrësi, Sali Berisha tha se nuk po lufton asnjë ditë për pushtetin e tij dhe këtë e quan edhe si misionin më të rëndësishëm të jetës. Ndër të tjera kreu i PD-së edhe ka paralajmëruar kriminelët elektorale që po blejnë vota në Durrës, se pas 11 majit nuk do të kenë vend ku të fshihen. ”Këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre”.
    Pjesë nga fjalimi

    Unë nuk luftoj për pushtetin tim, por punoj nga mëngjesi herët gjer në mesnatë në një mision që e konsideroj sot misionin më të rëndësishëm të jetës time. Që i falem Zotit dhe e falënderoj çdo ditë që më dha mundësi që energjitë e mia, forcën time, t’ia përkushtoj këtij misioni, Në të cilin, së bashku me ju do të hapim një kapitull të ri për Durrësin, për Shqipërinë, për kombin, për shqiptarët. Në këtë mision të shenjtë për shpëtimin e Durrësit dhe Shqipërisë, ne së bashku do transformojmë Durrësin dhe Shqipërinë në 100 ditët e para.
    Nga çdo skaj i vendit ne do përzëmë me dorë të hekurt mjerimin, varfërinë e skajshme nga vatrat e shqiptarëve. Çdo qytetar shqiptar do ketë të rimbursuara 100 përqind nga shteti atë listë ilaçesh që kanë qytetarët e vendit mik, Italisë. Energjia do zbresë në 7 lekë për qytetarët. Nafta nuk do shitet kurrë më më shtrenjtë se në Maqedoni dhe Kosovë, ku është të paktën 40 përqind më lirë se në Shqipëri. Ndaj dhe jam këtu për të kërkuar 100 ditë në mënyrë që çdo biznesi t’ia ulim energjinë nga 18 në 6 lekë.
    Në mënyrë që çdo biznesi t’i ulim tatim fitimin nga 23 në 10 përqind. Të ulim TVSH-në në 15 përqind. Jam këtu për të kërkuar 100 ditë që të gjitha taksat e ndërtimit të pjesëtohen me 10 herë. Nuk do ketë më kurrë taksë për çmimin e shitjes, por do jetë 1 e 10 vetëm për preventivin. Nuk do ketë taksë sociale. Kjo do i bëjë çmimet të përballueshme.
    Miqtë e mi, prapë tek të rinjtë, një çati do garantojmë për çdo çift të ri. Çdo çift i ri do ketë grantin 30 mijë euro për të blerë apartamentin me kredi dhe paguar interesat e kredisë. Çdo i ri do subvencionohet për qiranë që paguhet. Pra, në 100 ditë ne krijojmë një mundësi të re për shqiptarët. Çdo fermer do subvencionohet pesë herë më shumë se sot, aq sa subvencionohen fermerët në Kosovë dhe Maqedoni.
    Fermerët do kenë kredi të buta. Do kenë grante fermerët e rinj. Pra, çfarë do bëjmë ne? Do ua kthejmë paratë që gjer sot, 12 vite me radhë, i kanë vjedhur si dardha të prishura dhe molla, Edi Rama me ministrat, zyrtarët, kryebashkiakët dhe bashkiakët e tij, me drejtorët dhe stërdrejtorët e tij

  • “Vrimë miu nuk do të gjejnë”, Berisha paralajmëron ‘kriminelët elektoralë’ nga takimi përmbyllës në Durrës

    “Vrimë miu nuk do të gjejnë”, Berisha paralajmëron ‘kriminelët elektoralë’ nga takimi përmbyllës në Durrës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin përmbyllës elektoral në Durrës, nga ku u ndal tek ata që ai i quan si terroristë elektoral.
    Berisha gjatë fjalës së tij deklaroi, para elektoratit në këtë qytet se për këto persona nuk ka vend në Parlament, por për ta ka vend vetëm në koshin e plehrave të historisë.
    “Ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja se para së gjithash dhe mbi të gjitha këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja. Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 12 maj. Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre. Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë. Kudo që të jenë do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre. Për ta nuk ka vend në parlament. Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë”, tha Berisha.