Tag: ndahen

  • Zgjedhjet në Cërrik, si ndahen votat mes kandidatëve

    Zgjedhjet në Cërrik, si ndahen votat mes kandidatëve

    Në bashkinë e Cërrikut janë numëruar 2 kuti nga 57 në total.
    Deri më tani kryeson kandidati i mazhorancës Florenc Doka me 1840 vota.
    Doka ndiqet nga kundershtari i tij, Amarildo Hoxha i PD-së me 316 vota, e më pas Eligert Hima me 258 vota.

    Për Bashkinë Cërrik kanë votuar 25% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 7954 nga 31.817 zgjedhës që ishin në total.
    /vizionplus.tv

  • Axhenda e Superiores, pesë ndeshjet ndahen në tre ditë

    Axhenda e Superiores, pesë ndeshjet ndahen në tre ditë

    Java e 11 e Superiores sheh të 5 ndeshjet e elitës së futbollit në vendin tonë të shpërndahen në tre ditë, teksa do të ketë sfida shumë të rëndësishme mes skuadrave që janë në katërshen e parë aktualisht.
    Ndeshjet fillojnë me duelin mes Bylisit dhe Flamurtarit që zhvillohet të premten në orën 17:00 në Vlorë, pasi ekipet këmbyen stadiumet në fazën e parë të kampionatit meqë impianti i vlonjatëve nuk ishte gati.

    Të shtunën luhet fillimisht ndeshja me Tiranës dhe Vorës në drekë në kryeqytet, ndërsa më pas në darkë Vllaznia pret Dinamon në një duel të ethshëm mes dy rivalësh për titullin.
    Të dy ndeshjet e të dielës luhen në orën 17:00, me Teutën që pret Partizanin, si dhe me sfidën tjetër brenda katërshes mes Elbasanit dhe Egnatias.
    JAVA 11
    E premte, 07.11.2025Bylis-Flamurtari ora 17:00
    E shtunë, 08.11.2025Tirana-Vora ora 14:00Vllaznia-Dinamo ora 17:00
    E diel, 09.11.2025Teuta-Partizani ora 17:00Elbasani-Egnatia ora 17:00

  • Rritet buxheti për përmbytjet, pushtetit vendor do t’u ndahen 1.1 mld lekë! Ja detajet

    Rritet buxheti për përmbytjet, pushtetit vendor do t’u ndahen 1.1 mld lekë! Ja detajet

    Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi, është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me tokë do të gjenden nën ujë çdo fund-vjeshtë e dimër. 

    Paralajmërimeve nga Banka Botërore se këtë vit vendi rrezikon edhe më shumë përmbytje, qeveria iu është përgjigjur duke rritur pak buxhetin në dispozicion të bashkive për ujitjen dhe kullimin. Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.1 miliardë lekë 

    Me paratë në dispozicion, Ministria e Financave llogarit se do të ndërtohen apo rikonstruktohen rreth 80 për qind e hidrovoreve në vend nga 75 për qind këtë vit. 

    Shqipëria rezulton si vendi më i ekspozuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore. Baza e të dhënat e Bankës Botërore përbëjnë 38 për qind të gjithë rasteve të emergjencave civile. 

     

  • Faza Play Off, Italia qan hallin e ‘Gjermanisë’

    Faza Play Off, Italia qan hallin e ‘Gjermanisë’

    E pamundur të kapet Norvegjia, Italia bën llogaritë e saj për njërën nga katër biletat e Botërorit 2026. Në horizont një përballje Gjermani- Itali ekziston…

    Përveç 12 kombëtareve në secilin grup, UEFA ka ende katër vende për Kupën e Botës 2026, të cilat do të ndahen përmes një ndeshjeje eliminatore me 16 skuadra. 12 skuadrave të dyta do t’u bashkohen katër skuadra nga Liga e Kombeve: skuadra që, pavarësisht se nuk përfunduan në dy vendet e para të grupit të tyre, do të kualifikohen falë performancës së tyre në turne.

    Skuadrat do të ndahen në katër vazo: tre të parat bazuar në renditjen e FIFA-s, ndërsa e katërta do të rezervohet për ato që u kualifikuan përmes Ligës së Kombeve. Gjysmëfinalet do të përballin Vazon 1 kundër Vazon 4 dhe Vazon 2 kundër Vazon 3, me fituesit që do të përballen më pas në një finale të vetme.

    Ndërkaq gjysmëfinalet do të luhen në fushën e skuadrës me renditjen më të lartë, ndërsa për finalen, avantazhi i shtëpisë do të vendoset me short.

    Sakaq sipas parashikimeve të deritanishme, kundërshtarët më të mundshëm për Italinë janë Suedia dhe Moldavia (19%), Maqedonia e Veriut (17%), Irlanda e Veriut dhe Rumania (13%), San Marino (8%), Uellsi (7%) dhe Gjermania (3%).

    Vazhdo leximin

  • Artan Fuga: Ore a martohen më shqiptarët a jo?

    Artan Fuga: Ore a martohen më shqiptarët a jo?

    Artan Fuga thotë se sot, shqiptarët më shumë po ndahen, se po martohen.

    “Herë pas here pyes veten me habi: Ore a martohen më shqiptarët?

    Nuk dëgjoj më orkestra dasmash nëpër lokale!

    Dikur i urreja, më dukesh si zhurmë që shoqëria i impononte çifteve për të mos u ndarë më vonë, por tani kam uri për atë daulle e saze dasmash.

    Ore, më duket se nuk martohet më njeri me saze.

    Ose nuk martohet më fare.

    Lëre synet që nuk shoh më të bëhet kush.

    Se habitem! Kur nuk martohen, si ndahen? Se divorce ka pafund”, shkruan ai.

  • Kandidatët fitues/ KQZ certifikon mandatet në Fier, Elbasan dhe Durrës

    Kandidatët fitues/ KQZ certifikon mandatet në Fier, Elbasan dhe Durrës

    Miratohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpërndarja e mandateve dhe listat e kandidatëve fitues në zgjedhjet e 11 majit për Fierin, Elbasanin dhe Durrësin.
    Në Fier mandatet ndahen si më poshtë:
    PS-ja 12 mandate: Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ana Nako, Ceno Kkosi, Klevis Jahaj, Atoneta Dhima, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Ramion Kurti dhe Zegjine Çaushi.
    PD-ja 4 mandate: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Briunilda Haxhiu, Saimir Korreshi
    Në Elbasan mandatet ndahen si më poshtë:
    PS-ja 10 mandate: Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi, sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Agron Gaxho.
    PD-ja 4 mandate: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi Himçi
    Në Durrës mandatet ndahen si më poshtë:
    PS-ja 8 mandate: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj, Aurora Mara, Arkend Balla, Ani Dyrmishi, Etleva Budini
    PD-ja 6 mandate: Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara, Arian Ndoja
    Këto ishin tre qarqet që kishin mbetur pa u certifikuar pasi pak ditë më parë, Celibashi vulosi rezultatin edhe për qarkun më të madh në vend, atë të Tiranës.
    Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, koalicioni i PD-së 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate dhe nga një mandat shkuan për Lëvizjen Bashkë, Nismën Shqipëria Bëhet dhe për Partinë Mundësia.
     

  • Zgjedhja e kreut të BKH, amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit! Nga informacionet për konflikt mes prokurorëve, te pyetjet e kandidatëve

    Zgjedhja e kreut të BKH, amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit! Nga informacionet për konflikt mes prokurorëve, te pyetjet e kandidatëve

    Amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit të procesit prej nga ku do të përzgjidhet drejtori i ri i BKH.

    Siç raport gazetarja e Top Channel Anila Hoxha pranë Akademisë së Sigurisë po mbahet këtë të enjte si dhe të premten testi me makinën e të vërtetës ndaj shtatë pretendentëve. Ajo që u vu re gjatë ditës ishte vëzhgimi i procesit sidomos nga amerikanët, ndërkohë që pyetjet përmes poligrafit u kryen nga ekspertë të AMP që janë trajnuar në ShBA.

    Ndërkombëtarët po tregohen të vëmendshëm ndaj procesit jo vetëm për shkak të rëndësisë që ka përzgjedhja e shefit të ri të BKH, por sidomos pas të dhënave se ka patur konflikte mes tre prokurorëve të posaçëm që do të zgjedhin drejtorin e ardhshëm.

    Debatet kanë ndodhur mes kryeprokurorit të SPAK dhe kryeprokurorit të SPAK, dhe jo zyrtarisht thuhet se pavarësisht formaliteteve dhe kushteve të garës që po i nënshtrohen garuesit, i preferuari pa nisur gara ka qenë vetëm njëri prej tyre.

    Gjatë ditës pyetjet ndaj kandidatëve kanë qenë të shumta mes tyre, ‘a keni përdorur substanca narkotike, a njihni persona problematikë, a e keni shkelur ligjin, a keni marrë ndonjëherë ryshfet?’ /tch/

  • Zgjedhja e drejtorit të ri të BKH, amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit! Nga informacionet për konflikt mes prokurorëve, te pyetjet e kandidatëve

    Zgjedhja e drejtorit të ri të BKH, amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit! Nga informacionet për konflikt mes prokurorëve, te pyetjet e kandidatëve

    Amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit të procesit prej nga ku do të përzgjidhet drejtori i ri i BKH.

    Siç raport gazetarja e Top Channel Anila Hoxha pranë Akademisë së Sigurisë po mbahet këtë të enjte si dhe të premten testi me makinën e të vërtetës ndaj shtatë pretendentëve. Ajo që u vu re gjatë ditës ishte vëzhgimi i procesit sidomos nga amerikanët, ndërkohë që pyetjet përmes poligrafit u kryen nga ekspertë të AMP që janë trajnuar në ShBA.
    Ndërkombëtarët po tregohen të vëmendshëm ndaj procesit jo vetëm për shkak të rëndësisë që ka përzgjedhja e shefit të ri të BKH, por sidomos pas të dhënave se ka patur konflikte mes tre prokurorëve të posaçëm që do të zgjedhin drejtorin e ardhshëm.
    Debatet kanë ndodhur mes kryeprokurorit të SPAK dhe kryeprokurorit të SPAK, dhe jo zyrtarisht thuhet se pavarësisht formaliteteve dhe kushteve të garës që po i nënshtrohen garuesit, i preferuari pa nisur gara ka qenë vetëm njëri prej tyre.
    Gjatë ditës pyetjet ndaj kandidatëve kanë qenë të shumta mes tyre, ‘a keni përdorur substanca narkotike, a njihni persona problematikë, a e keni shkelur ligjin, a keni marrë ndonjëherë ryshfet?’

    Top Channel

  • Pse është kaq i rrallë kanceri i zemrës? Ja shpjegimi i biologes

    Pse është kaq i rrallë kanceri i zemrës? Ja shpjegimi i biologes

    Nga Jo Adetunji – The Conversation

    Me siguri njihni dikë që është prekur nga kanceri. Kjo sëmundje ndodh kur qelizat ndahen në mënyrë të pakontrolluar dhe mund ta sëmurin një person, ndonjëherë shumë rëndë.

    Kanceri mund të ndodhë kudo në trup sepse çdo ind dhe organ përbëhet nga miliarda apo edhe triliona qeliza. Por ka disa pjesë të trupit ku kanceri ndodh shumë më rrallë, si zemra. Studimet tregojnë se vetëm 3 në 10,000 njerëz zhvillojnë kancer të zemrës. Në krahasim, 1 në 20 gra pritet të zhvillojë kancer gjiri. Pse ndodh kjo?

    Unë jam biologe dhe jam e specializuar për enët e gjakut të sistemit kardiovaskular. Një pjesë e madhe e punës sime përqendrohet në mënyrën se si qelizat bashkëveprojnë me mjedisin përreth për të rregulluar funksionimin e indeve dhe organeve. Sëmundja mund të zhvillohet kur diçka nuk shkon mirë.

    Qelizat e zemrës kanë veçori unike që i bëjnë jashtëzakonisht rezistente ndaj kancerit.

    Si fillon kanceri

    Qelizat prodhojnë më shumë qeliza për t’u rritur, për të zëvendësuar ato të vjetra ose të dëmtuara, apo për të riparuar inde të dëmtuara. Ky proces quhet ndarje qelizore. Çdo lloj qelize në trup ndahet me ritme të ndryshme, në varësi të disa faktorëve, përfshirë funksionin e saj dhe moshën e një personi.

    Për shembull, qelizat e një embrioni njerëzor në zhvillim ndahen jashtëzakonisht shpejt, duke kryer katër ndarje brenda tri ditëve. Qelizat që formojnë lëkurën, thonjtë dhe flokët rigjenerohen vazhdimisht gjatë gjithë jetës. Qelizat e kockave ndahen me një ritëm të tillë që ju jep një skelet tërësisht të ri afërsisht çdo 10 vjet.

    Nëse dhe sa shpesh ndahet një qelizë kontrollohet në mënyrë të rreptë nga një seri kontrollesh molekulare. Gjatë ndarjes, gjenet brenda ADN-së dyfishohen dhe ndahen në mënyrë të barabartë në dy qeliza bijë. Dëmtimet në këto gjene, të shkaktuara nga kimikate të dëmshme, drita ultravjollcë ose rrezatim, mund të rezultojnë në mutacione që çojnë në sëmundje. Mutacionet mund të ndodhin edhe rastësisht. Kur ndodhin te gjenet që rregullojnë ndarjen qelizore, mund të zhvillohet kanceri.

    Çfarë i mbron qelizat e zemrës nga kanceri?

    Edhe pse zemra është organi i parë që formohet dhe nis punën gjatë zhvillimit të hershëm, qelizat e saj në moshën e rritur ndahen shumë pak pas lindjes, dhe ndarja bie ndjeshëm pas moshës 20 vjeç. Në fakt, më pak se 50% e qelizave të zemrës zëvendësohen gjatë gjithë jetës mesatare të një njeriu. Kjo do të thotë se gjysma e qelizave të zemrës me të cilat lindni do të vazhdojnë të pompojnë gjak gjatë gjithë jetës suaj.

    Ky ritëm i ulët ndarjeje qelizore në zemrën e rritur ndoshta është mbrojtja kryesore kundër kancerit. Sa më rrallë të ndahet një qelizë, aq më pak mundësi ka për gabime gjatë kopjimit të ADN-së.

    Gjithashtu, zemra është më pak e ekspozuar drejtpërdrejt ndaj faktorëve që shkaktojnë kancer, si drita UV që prek lëkurën ose substanca të thithura në mushkëri, për shkak të pozicionit të saj të mbrojtur në kraharor.

    Fatkeqësisht, ky ritëm i ulët ndarjeje ka edhe disavantazhet e veta, si aftësi e reduktuar për të riparuar apo zëvendësuar qeliza të dëmtuara nga sëmundjet, dëmtimet apo plakja.

    Pse ndodh ende kanceri i zemrës

    Edhe pse zemra është rezistente ndaj kancerit, tumoret mund të formohen përsëri. Kur gjendet kancer në zemër, zakonisht është rezultat i përhapjes së qelizave kancerogjene nga një pjesë tjetër e trupit, një proces që quhet metastazë. Disa lloje kanceri të lëkurës ose në zonën e kraharorit kanë më shumë gjasa të përhapen në zemër, edhe pse kjo është ende e rrallë.

    Kur ndodhin, tumoret e zemrës mund të jenë shumë serioze dhe më agresive se llojet e tjera të kancerit. Një studim që analizoi më shumë se 100,000 raste me kancer në zemër në Shtetet e Bashkuara zbuloi se pacientët që u trajtuan me kirurgji dhe kimioterapi jetuan më gjatë sesa ata që nuk u trajtuan.

    Trajtimi i suksesshëm i kancerit përfshin disa fusha të mjekësisë. Këto përfshijnë kujdesin paliativ, që përqendrohet në lehtësimin e dhimbjes dhe simptomave, si dhe mjekësinë integruese, që merr parasysh lidhjen mendje-trup-shpirt.

    Kanceri i zemrës jep të dhëna për rigjenerimin e zemrës

    Të kuptuarit se si ndahen qelizat e zemrës dhe çfarë e ndryshon këtë proces jep të dhëna për sëmundjet dhe ndihmon në formësimin e trajtimeve të reja.

    Për shembull, kërkimet mbi ndarjen e qelizave të zemrës ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë pse zemra nuk shërohet mirë pas një ataku kardiak. Studiuesit zbuluan se, edhe pse zemrat e dobësuara kanë më shumë qeliza që ndahen sesa zemrat e shëndetshme, ato ende kanë nevojë për ndihmë për të shëruar plotësisht.

    Teknologjitë e reja, si aftësia për të riprogramuar qelizat e gjakut në qeliza të zemrës, u kanë mundësuar studiuesve të krijojnë modele të reja për studimin e sëmundjeve të zemrës, me synimin që një ditë të arrijnë rigjenerimin e saj. Kjo hap dyert për trajtime të reja për sëmundjet e zemrës, përfshirë edhe kancerin.

    Të kuptuarit pse nuk ndodh kanceri është po aq e rëndësishme për zhvillimin e trajtimeve të reja dhe më të mira sa edhe të kuptuarit pse ndodh. Përgjigjet e të dyja pyetjeve ndodhen, fjalë për fjalë, në zemër.

  • Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

    Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

    Përpjekjet e Pedro Sanchez për të rivendosur prestigjin e Partisë Socialiste në pushtet të Spanjës pas akuzave dëmtuese për korrupsion që kërcënuan të rrëzonin qeverinë e tij të koalicionit kanë pësuar një goditje të rëndë pasi një zyrtar i partisë dha dorëheqjen për shkak të akuzave për ngacmim seksual.
    Kryeministri kishte shpresuar që një takim i komitetit federal të Partisë së tij Socialiste të Punëtorëve Spanjollë (PSOE) këtë fundjavë do ta ndihmonte partinë të kapërcente javë skandalesh që kanë dëmtuar etikën dhe premtimet kundër korrupsionit që e sollën në pushtet shtatë vjet më parë.
    Por shpresa të tilla u shuan të premten vonë në mbrëmje pasi gazeta online elDiario publikoi akuza nga punonjës të ndryshëm të PSOE-së të cilët thanë se ishin nënshtruar ngacmimit seksual nga Francisco Salazar, i cili mbikëqyrte koordinimin institucional në pallatin Moncloa, zyrën e kryeministrit dhe rezidencën zyrtare.
    Akuzat e shtynë Salazarin të njoftonte të shtunën se po tërhiqej nga ai pozicion dhe nga roli i tij i ri si zëvendës në sekretariatin organizativ të PSOE-së.
    Ai i tha elDiario-s se nuk mund të kujtonte ndonjë ndërveprim të papërshtatshëm. “Vazhdoj të pyes veten nëse kam bërë një gabim dhe i kam thënë diçka të papërshtatshme një kolegu, dhe e vërteta është se nuk mund të gjej një shembull.”
    Burime në Moncloa, Madrid, thanë se ishte nisur një hetim, por shtuan se deri më tani nuk kishte pasur ankesa zyrtare kundër Salazar.
    Të shtunën, Sánchez kërkoi përsëri falje për atë që ai e quajti besim të gabuar tek ata që akuzohen për shkelje, duke shtuar: “Kisha gabim që u besoja njerëzve që nuk e meritonin, por ne nuk do të dështojmë në një kohë të ripërtëritjes demokratike.”
    Kryeministri, i cili është nën presion në rritje për të thirrur zgjedhje të parakohshme, tha se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen.
    “Një kapiten nuk i shmanget përgjegjësisë së tij kur deti bëhet i trazuar; ai qëndron në vend për t’i bërë ballë stuhisë dhe për ta drejtuar anijen në port,” tha ky mik i Edi Ramës, i cili ngjason shumë me këtë të fundit që qeverisë Shqipërinë prej 12 vitesh, por ku ndahen te Gaza. Nëse rama është një puthador i Izraelit, Sanchës është hasëm me shtetin sionist.
    Sanchez, i cili u bë kryeministër në vitin 2018 pasi përdori një mocion mosbesimi për të rrëzuar Partinë Popullore (PP) konservatore të prekur nga korrupsioni, tashmë përballet me hetime për korrupsion që përfshijnë gruan dhe vëllain e tij, të cilët mohojnë çdo shkelje. /tesheshi.com/