Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. “Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së shpejti do ta kërkoj në Dhomën e Ulët”, tha Tusku në një fjalim televiziv.
Ai dëshiron të vazhdojë punën e qeverisë dhe shpreson të jetë në gjendje të bashkëpunojë me presidentin e ardhshëm, shtoi Tusk.
“Në përputhje me Kushtetutën dhe ndërgjegjen tonë, ne do të bashkëpunojmë me presidentin e ri sa herë që është e nevojshme dhe e mundur”, tha Tusk.
Megjithatë, theksoi ai: “Të gjithë do ta shohin se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap prapa.”
A po lëkundet aleanca trepartiake?
Fitorja e ngushtë e konservatorit Karol Nawrocki e ka dobësuar politikisht aleancën qeverisëse të Tuskut dhe lind pyetja nëse koalicioni i tij do të jetë në gjendje të mbijetojë deri në fund të mandatit në fund të vitit 2027.
Që nga fundi i vitit 2023, Tusk drejton një koalicion të qendrës së majtë prej tre partish. Projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij është të riparojë dëmin e shkaktuar në sundimin e ligjit nga reforma gjyqësore e zbatuar nga qeveria e partisë PiS, në pushtet nga viti 2015 deri në vitin2023.
Presidenti aktual Andrzej Duda, i cili vjen nga radhët e PiS, deri tani i ka bllokuar projektligjet përkatëse. Nawrocki pritet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, nëse jo më ashpër. Kjo mund ta përçajë koalicionin dhe të çlirojë forcat centrifugale.
Gjatë fushatës zgjedhore, Nawrocki foli vazhdimisht në mënyrë kritike për BE. Vendi i tij nuk do të lejojë që sjellja e tij të diktohet nga Brukseli, deklaroi ai.
Ai e paraqiti veten si mbrojtës të vlerave tradicionale polake dhe kërkoi të krijonte lidhje më të ngushta me konservatorët amerikanë, veçanërisht Presidentin Donald Trump. Si president, Nawrocki mund të parandalojë miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria pro Bashkimit Evropian e Tuskit.
Një President me fuqi vetoje
Në Poloni, kreu i shtetit nuk përfaqëson vetëm shtetin jashtë vendit. Presidenti ndikon gjithashtu në politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe, në rast lufte, është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura polake.
Mbi të gjitha, ai mund ta ndërlikojë jetën e qeverisë falë fuqisë së tij të vetos. Për të anashkaluar veton e presidentit, kërkohet një shumicë prej 60% e deputetëve, diçka që koalicionit të qendrës së majtë të Tusk-ut i mungon.
Lideri i PiS, Jaroslaw Kaczynski, e shpalli rezultatin e zgjedhjeve presidenciale “karton të kuq” për qeverinë e Tuskut. Sipas tij, qeveria duhet të japë dorëheqjen./DW
Tag: nawrocki
-

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
-

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
Pas fitores së konservatorit të djathtë Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin në parlament. A po lëkundet aleanca e tij trepartiake?
Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake,kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. “Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së shpejti do ta kërkoj në Dhomën e Ulët”, tha Tusku në një fjalim televiziv. Ai dëshiron të vazhdojë punën e qeverisë dhe shpreson të jetë në gjendje të bashkëpunojë me presidentin e ardhshëm, shtoi Tusk.“Në përputhje me Kushtetutën dhe ndërgjegjen tonë, ne do të bashkëpunojmë me presidentin e ri sa herë që është e nevojshme dhe e mundur”, tha Tusk. Megjithatë, theksoi ai: “Të gjithë do ta shohin se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap prapa.”
A po lëkundet aleanca trepartiake?
Fitorja e ngushtë e konservatorit Karol Nawrocki e ka dobësuar politikisht aleancën qeverisëse të Tuskut dhe lind pyetja nëse koalicioni i tij do të jetë në gjendje të mbijetojë deri në fund të mandatit në fund të vitit 2027.
Që nga fundi i vitit 2023, Tusk drejton një koalicion të qendrës së majtë prej tre partish. Projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij është të riparojë dëmin e shkaktuar në sundimin e ligjit nga reforma gjyqësore e zbatuar nga qeveria e partisë PiS, në pushtet nga viti 2015 deri në vitin 2023. Presidenti aktual Andrzej Duda, i cili vjen nga radhët e PiS, deri tani i ka bllokuar projektligjet përkatëse. Nawrocki pritet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, nëse jo më ashpër. Kjo mund ta përçajë koalicionin dhe të çlirojë forcat centrifugale.
Gjatë fushatës zgjedhore, Nawrocki foli vazhdimisht në mënyrë kritike për BE. Vendi i tij nuk do të lejojë që sjellja e tij të diktohet nga Brukseli, deklaroi ai. Ai e paraqiti veten si mbrojtës të vlerave tradicionale polake dhe kërkoi të krijonte lidhje më të ngushta me konservatorët amerikanë, veçanërisht Presidentin Donald Trump. Si president, Nawrocki mund të parandalojë miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria pro Bashkimit Evropian e Tuskit.
Një President me fuqi vetoje
Në Poloni, kreu i shtetit nuk përfaqëson vetëm shtetin jashtë vendit. Presidenti ndikon gjithashtu në politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe, në rast lufte, është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura polake.
Mbi të gjitha, ai mund ta ndërlikojë jetën e qeverisë falë fuqisë së tij të vetos. Për të anashkaluar veton e presidentit, kërkohet një shumicë prej 60% e deputetëve, diçka që koalicionit të qendrës së majtë të Tusk-ut i mungon.
Lideri i PiS, Jaroslaw Kaczynski, e shpalli rezultatin e zgjedhjeve presidenciale “karton të kuq” për qeverinë e Tuskut. Sipas tij, qeveria duhet të japë dorëheqjen./DW -

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk/ Analiza e DW: A po lëkundet aleanca e tij trepartiake?
Pas fitores së konservatorit të djathtë Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin në parlament. A po lëkundet aleanca e tij trepartiake?
Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake,kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. “Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së shpejti do ta kërkoj në Dhomën e Ulët”, tha Tusku në një fjalim televiziv. Ai dëshiron të vazhdojë punën e qeverisë dhe shpreson të jetë në gjendje të bashkëpunojë me presidentin e ardhshëm, shtoi Tusk.
“Në përputhje me Kushtetutën dhe ndërgjegjen tonë, ne do të bashkëpunojmë me presidentin e ri sa herë që është e nevojshme dhe e mundur”, tha Tusk. Megjithatë, theksoi ai: “Të gjithë do ta shohin se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap prapa.”
A po lëkundet aleanca trepartiake?
Fitorja e ngushtë e konservatorit Karol Nawrocki e ka dobësuar politikisht aleancën qeverisëse të Tuskut dhe lind pyetja nëse koalicioni i tij do të jetë në gjendje të mbijetojë deri në fund të mandatit në fund të vitit 2027.
Që nga fundi i vitit 2023, Tusk drejton një koalicion të qendrës së majtë prej tre partish. Projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij është të riparojë dëmin e shkaktuar në sundimin e ligjit nga reforma gjyqësore e zbatuar nga qeveria e partisë PiS, në pushtet nga viti 2015 deri në vitin 2023. Presidenti aktual Andrzej Duda, i cili vjen nga radhët e PiS, deri tani i ka bllokuar projektligjet përkatëse. Nawrocki pritet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, nëse jo më ashpër. Kjo mund ta përçajë koalicionin dhe të çlirojë forcat centrifugale.
Gjatë fushatës zgjedhore, Nawrocki foli vazhdimisht në mënyrë kritike për BE. Vendi i tij nuk do të lejojë që sjellja e tij të diktohet nga Brukseli, deklaroi ai. Ai e paraqiti veten si mbrojtës të vlerave tradicionale polake dhe kërkoi të krijonte lidhje më të ngushta me konservatorët amerikanë, veçanërisht Presidentin Donald Trump. Si president, Nawrocki mund të parandalojë miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria pro Bashkimit Evropian e Tuskit.
Një President me fuqi vetoje
Në Poloni, kreu i shtetit nuk përfaqëson vetëm shtetin jashtë vendit. Presidenti ndikon gjithashtu në politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe, në rast lufte, është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura polake.
Mbi të gjitha, ai mund ta ndërlikojë jetën e qeverisë falë fuqisë së tij të vetos. Për të anashkaluar veton e presidentit, kërkohet një shumicë prej 60% e deputetëve, diçka që koalicionit të qendrës së majtë të Tusk-ut i mungon.
Lideri i PiS, Jaroslaw Kaczynski, e shpalli rezultatin e zgjedhjeve presidenciale “karton të kuq” për qeverinë e Tuskut. Sipas tij, qeveria duhet të japë dorëheqjen./DWTop Channel
-

Ditë të vështira për Donald Tusk
Donald Tusk
VARSHAVË- Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake,kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin.
“Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së shpejti do ta kërkoj në Dhomën e Ulët”, tha Tusku në një fjalim televiziv. Ai dëshiron të vazhdojë punën e qeverisë dhe shpreson të jetë në gjendje të bashkëpunojë me presidentin e ardhshëm, shtoi Tusk.
“Në përputhje me Kushtetutën dhe ndërgjegjen tonë, ne do të bashkëpunojmë me presidentin e ri sa herë që është e nevojshme dhe e mundur”, tha Tusk. Megjithatë, theksoi ai: Të gjithë do ta shohin se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap prapa.
A po lëkundet aleanca trepartiake?
Fitorja e ngushtë e konservatorit Karol Nawrocki e ka dobësuar politikisht aleancën qeverisëse të Tuskut dhe lind pyetja nëse koalicioni i tij do të jetë në gjendje të mbijetojë deri në fund të mandatit në fund të vitit 2027. Që nga fundi i vitit 2023, Tusk drejton një koalicion të qendrës së majtë prej tre partish. Projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij është të riparojë dëmin e shkaktuar në sundimin e ligjit nga reforma gjyqësore e zbatuar nga qeveria e partisë PiS, në pushtet nga viti 2015 deri në vitin 2023. Presidenti aktual Andrzej Duda, i cili vjen nga radhët e PiS, deri tani i ka bllokuar projektligjet përkatëse. Nawrocki pritet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, nëse jo më ashpër. Kjo mund ta përçajë koalicionin dhe të çlirojë forcat centrifugale.
Gjatë fushatës zgjedhore, Nawrocki foli vazhdimisht në mënyrë kritike për BE. Vendi i tij nuk do të lejojë që sjellja e tij të diktohet nga Brukseli, deklaroi ai. Ai e paraqiti veten si mbrojtës të vlerave tradicionale polake dhe kërkoi të krijonte lidhje më të ngushta me konservatorët amerikanë, veçanërisht Presidentin Donald Trump. Si president, Nawrocki mund të parandalojë miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria pro Bashkimit Evropian e Tuskit.
Një President me fuqi vetoje
Në Poloni, kreu i shtetit nuk përfaqëson vetëm shtetin jashtë vendit. Presidenti ndikon gjithashtu në politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe, në rast lufte, është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura polake.
Mbi të gjitha, ai mund ta ndërlikojë jetën e qeverisë falë fuqisë së tij të vetos. Për të anashkaluar veton e presidentit, kërkohet një shumicë prej 60% e deputetëve, diçka që koalicionit të qendrës së majtë të Tusk-ut i mungon. Lideri i PiS, Jaroslaw Kaczynski, e shpalli rezultatin e zgjedhjeve presidenciale “karton të kuq” për qeverinë e Tuskut. Sipas tij, qeveria duhet të japë dorëheqjen./DW -

‘Ditë të vështira për kryeministrin polak’/ DW: Pas fitores se Karol Nawrocki, Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin në Parlament
Pas fitores së konservatorit të djathtë Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin në parlament. A po lëkundet aleanca e tij trepartiake?
Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake,kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. “Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së shpejti do ta kërkoj në Dhomën e Ulët”, tha Tusku në një fjalim televiziv. Ai dëshiron të vazhdojë punën e qeverisë dhe shpreson të jetë në gjendje të bashkëpunojë me presidentin e ardhshëm, shtoi Tusk.
“Në përputhje me Kushtetutën dhe ndërgjegjen tonë, ne do të bashkëpunojmë me presidentin e ri sa herë që është e nevojshme dhe e mundur”, tha Tusk. Megjithatë, theksoi ai: “Të gjithë do ta shohin se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap prapa.”
A po lëkundet aleanca trepartiake?
Fitorja e ngushtë e konservatorit Karol Nawrocki e ka dobësuar politikisht aleancën qeverisëse të Tuskut dhe lind pyetja nëse koalicioni i tij do të jetë në gjendje të mbijetojë deri në fund të mandatit në fund të vitit 2027.
Që nga fundi i vitit 2023, Tusk drejton një koalicion të qendrës së majtë prej tre partish. Projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij është të riparojë dëmin e shkaktuar në sundimin e ligjit nga reforma gjyqësore e zbatuar nga qeveria e partisë PiS, në pushtet nga viti 2015 deri në vitin 2023. Presidenti aktual Andrzej Duda, i cili vjen nga radhët e PiS, deri tani i ka bllokuar projektligjet përkatëse. Nawrocki pritet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, nëse jo më ashpër. Kjo mund ta përçajë koalicionin dhe të çlirojë forcat centrifugale.
Gjatë fushatës zgjedhore, Nawrocki foli vazhdimisht në mënyrë kritike për BE. Vendi i tij nuk do të lejojë që sjellja e tij të diktohet nga Brukseli, deklaroi ai. Ai e paraqiti veten si mbrojtës të vlerave tradicionale polake dhe kërkoi të krijonte lidhje më të ngushta me konservatorët amerikanë, veçanërisht Presidentin Donald Trump. Si president, Nawrocki mund të parandalojë miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria pro Bashkimit Evropian e Tuskit.
Një President me fuqi vetoje
Në Poloni, kreu i shtetit nuk përfaqëson vetëm shtetin jashtë vendit. Presidenti ndikon gjithashtu në politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe, në rast lufte, është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura polake.
Mbi të gjitha, ai mund ta ndërlikojë jetën e qeverisë falë fuqisë së tij të vetos. Për të anashkaluar veton e presidentit, kërkohet një shumicë prej 60% e deputetëve, diçka që koalicionit të qendrës së majtë të Tusk-ut i mungon.
Lideri i PiS, Jaroslaw Kaczynski, e shpalli rezultatin e zgjedhjeve presidenciale “karton të kuq” për qeverinë e Tuskut. Sipas tij, qeveria duhet të japë dorëheqjen./DW/
-

Fans i Trumpit, ish-huligan dhe historian/ Kush është euroskeptiku Karol Nawrocki që do drejtojë Poloninë
Nacionalkonservatori 42 vjeçar Karol Nawrocki fitoi me 50,89% të votave kundrejt pro evropianit Rafal Trzakowski, i cili arriti 49,11% të votave. Vëzhguesit presin që ai të bllokojë qeverinë e Donald Tusk.
Nawrocki ishte i panjohur në politikë: historiani me doktoraturë është drejtor i Institutit të Kujtesës Kombëtare, një autoritet i rëndësishëm në Poloni për hetimin e krimeve komuniste dhe atyre naziste kundër popullit polak.
Në vitin 2017, qeveria e PiS-it e emëroi atë drejtor të Muzeut të Luftës së Dytë Botërore në Gdansk.
Nawrocki njihet si kritik i ashpër i BE-së. Gjatë fushatës zgjedhore ai u shpreh, se e sheh projektin evropian si një Evropë të shteteve kombëtare dhe jo si një konstruksion federal.
“Ne nuk duam të jemi një shtet federal i Bashkimit Evropian, por një Poloni krenare, mbi 1,000-vjeçare, me trashëgiminë dhe zërin e saj”, tha ai në një aktivitet zgjedhor në Koszalin.
Edhe biografia e tij në fushatë la vend për pikëpyetje. Në një intervistë, Nawrocki pranoi se kur ishte më i ri, si tifoz i klubit të futbollit Lechia Gdansk, kishte marrë pjesë në përleshje huliganësh në fushë të hapur.
“Kur bëhet fjalë për format e luftimit fisnik, të luftimit burrëror, ka pasur shumë të tilla në jetën time”, tha ish-boksieri. Ai është përfolur në media edhe për lidhje me rrjete kriminale./dw -

Jo si Berisha duke gënjyer veten e të tijtë: një fitore në Europë me mbështetje tipike nga Trump
Historiani nacionalist Karol Naërocki, i cili fitoi ngushtë zgjedhjet presidenciale polake të dielën, është një ish-boksier amator me një interes të veçantë në botën kriminale, shkruan agjencia AFP.
Kandidati 42-vjeçar dhe udhëheqësi i sapozgjedhur u mbështet nga partia e krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila qeverisi Poloninë nga viti 2015 deri në vitin 2023. Partia është e lidhur ngushtë me Presidentin në largim Andrzej Duda – i cili mbështeti publikisht Nawrocki-n – dhe është një rival i gjatë i Koalicionit Qytetar në pushtet.
Rezultatet zyrtare përfundimtare, të publikuara të hënën herët, treguan se Nawrocki fitoi zgjedhjet presidenciale me 50.89 përqind të votave, krahasuar me 49.11 përqind për rivalin e tij, kryetarin liberal të Varshavës Rafal Trzaskowski, sipas Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve.
Nawrocki bëri fushatë nën sloganin “Polonia e para, polakët të parët”.
Ndërsa u zotua të vazhdonte mbështetjen e Polonisë për Ukrainën fqinje kundër pushtimit rus, ai dënoi përfitimet e dhëna refugjatëve të luftës. Në një video fushate në prill, ai tha se “përfitimet sociale do të vijnë të parat për polakët” dhe se “në radhët për mjekët dhe klinikat, qytetarët polakë duhet të kenë përparësi”.
Në maj, ai pretendoi se Ukraina “nuk ka treguar mirënjohje për atë që polakët kanë bërë” dhe akuzoi Presidentin Volodymyr Zelensky për “arrogancë”.
Ai kundërshton përpjekjen e Ukrainës për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Foto me Trump
Nawrocki është mbështetës i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe ka thënë se Polonia duhet të përqendrohet në formësimin dhe menaxhimin e marrëdhënies së Evropës me presidentin e SHBA-së. Nawrocki u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë në maj dhe pretendoi se Trump i tha: “Do të fitosh”, dhe fotot e publikuara nga Shtëpia e Bardhë tregojnë se mbështetjen ndaj tij nga Uashingtoni. Ndaj, disa ligjvënës nga koalicioni qeverisës e kanë akuzuar Trump-in për ndërhyrje në zgjedhje.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, gjithashtu mbështeti Nawrocki-n kur mori pjesë në një konferencë konservatore në Poloni, duke thënë: “Ai duhet të jetë presidenti i ardhshëm”.
Nawrocki ka bërë thirrje për kontrolle kufitare me Gjermaninë për të parandaluar hyrjen e migrantëve dhe dëshiron që Berlini t’i paguajë dëmshpërblimet e luftës Polonisë.
Ndërsa bënte fushatë, Naërocki nënshkroi një premtim me tetë pika të përgatitur nga udhëheqësi i ekstremit të djathtë Slaëomir Mentzen.
Seri skandaloze
Nawrocki është përfshirë gjithashtu në një sërë skandalesh gjatë fushatës zgjedhore. Ndërsa luftonte taksat e pronës, ai pretendoi se zotëronte vetëm një apartament, por për t’u zbuluar më vonë se e kishte fituar tjetrin përmes një marrëveshjeje të ndërlikuar me një burrë të moshuar, sipas AFP-së.
Gjithashtu u pretendua se ai organizoi prostituta për mysafirët ndërsa punonte si roje sigurie në hotel. Por Nawrocki i quajti akuzat “një grumbull gënjeshtrash” dhe tha se do të padiste gazetën që i botoi ato.
I lindur në qytetin portual baltik të Gdańsk-ut, Naërocki ishte boksier dhe luante futboll në rininë e tij përpara se të diplomohej me një diplomë në histori dhe të merrte një diplomë master në administrim biznesi (MBA).
Nga viti 2017 deri në vitin 2021, ai ishte drejtor i Muzeut të Luftës së Dytë Botërore në Gdańsk dhe që atëherë ka drejtuar Institutin e Kujtimit Kombëtar, i cili heton krimet nga epoka naziste dhe komuniste. Hulumtimi i tij përqendrohet në opozitën polake antikomuniste, krimin e organizuar gjatë epokës komuniste dhe historinë e sportit.
Vitin e kaluar, Rusia e shtoi Naërocki-n në listën e saj të të padëshiruarve për përpjekjet e tij të dyshuara për të hequr monumentet e epokës sovjetike në Poloni. Nawrocki tha se mori një leje për armë zjarri pasi u shënjestrua nga Rusia.
Identitet i dyfishtë
Nawrocki ka shkruar disa libra, përfshirë një nën një pseudonim që e ka futur në një polemikë të pazakontë. Në vitin 2018, ai botoi fshehurazi një libër për gangsterin e epokës komuniste Nikodem Skotarczak duke përdorur pseudonimin Tadeusz Batyr.
Po atë vit, një “Batyr” i paqartë dhe i ndryshuar u shfaq në televizionin shtetëror, duke pretenduar se Nawrocki ishte frymëzimi për librin. Nawrocki më vonë shkroi në mediat sociale se Batyr kishte kërkuar këshillën e tij dhe “më falënderoi me një libër interesant që e rekomandoj”.
Por mediat lokale zbuluan së fundmi se Batyr dhe Naërocki janë i njëjti person, dhe kundërshtarët politikë e kanë shfrytëzuar këtë zbulim.
Nawrocki është përballur gjithashtu me akuza për lidhje me gangsterë dhe neonazistë, të cilat ai i ka hedhur poshtë si “manipulim të thellë”, duke pretenduar se kontaktet e tij ishin për qëllime profesionale.
“Askush nuk ka dëgjuar kurrë një fjalë të mirë nga unë për nazizmin”, tha ai.
Nawrocki flet anglisht dhe ende bën skena në kohën e tij të lirë. Ai thotë se Polonia ka nevojë për një “president të fortë për kohë të vështira”. Ai jeton me gruan e tij, Martën, dhe ka dy fëmijë. /tesheshi.com/ -

Zgjedhjet presidenciale, goditje për qeverinë polake
Komisioni Shtetëror Zgjedhori Polonisë njoftoi të hënën në mëngjes se historiani konservator i krahut të djathtë dhe euroskeptik Karol Nawrocki kishte marrë 50.89% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, duke e vendosur atë pak përpara rivalit të tij liberal-konservator dhe proevropian, Rafal Trzaskowski, me 49.11%.
Nawrocki do të bëjë betimin në gusht, duke pasuar Presidentin Andrzej Duda, i cili, pas dy mandateve, nuk mund të kandidonte më në zgjedhjet presidenciale.
Nawrocki, historian 42-vjeçar nga Gdańsku, u emërua nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS). PiS e paraqiti Nawrockin si “kandidat qytetar” të pavarur dhe jopartiak, megjithëse fushata e tij u financua dhe u organizua nga partia dhe platforma e tij ishte në përputhje me atë të PiS. “Ne kemi arritur të bashkojmë të gjithë kampin patriotik”, deklaroi Nawrocki, i cili shtoi se qëllimi i tij politik ishte “një Poloni pa emigrantë”.
“Ne fituam, sepse kishim të drejtë”, shtoi kreu i PiS, Jaroslaw Kaczynski.
Edhe mbështetësit e partisë Konfederata e Lirisë dhe Pavarësisë, e cila ka një krah ultranacionalist dhe një krah ekonomikisht liberal, votuan për Nawrockin. Shumica e mbështetësve të Grzegorz Braun, një politikan i ekstremit të djathtë dhe antisemit, gjithashtu mbështetën Nawrockin në votime.
Goditje e rëndë për qeverinë
Trzaskowski ishte kandidati i Platformës Qytetare (PO), partisë liberal-konservatore të Kryeministrit Donald Tusk. Kryebashkiaku 53-vjeçar i Varshavës kishte gjithashtu mbështetjen e partive të tjera në koalicionin qeverisës, Rrugës së Tretë (TD) dhe të së Majtës së Re.
Disfata e tij e papritur është një goditje e rëndë për qeverinë e Tusk. Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Nawrocki nuk e mbajti të fshehur qëllimin e tij për të vazhduar politikën e Presidentit Duda për pengimin e qeverisë. Në 18 muajt që kur Tusk u kthye në pushtet, Duda ka përdorur shpesh të drejtën e vetos për të bllokuar reformat qeveritare, veçanërisht ato që lidhen me rivendosjen e sundimit të ligjit.
“Nawrocki do t’i ndalë politikat e brendshme në një ndalesë të tmerrshme dhe do t’ia vështirësojë jetën qeverisë”, tha politologia Barbara Brodzinska-Mirowska për TVN të dielën në mbrëmje.
Cili është qëndrimi i Nawrocki-t për çështjet kryesore të politikës së jashtme?
Nawrocki ka të ngjarë të zvogëlojë gjithashtu hapësirën e manovrimit të qeverisë në çështjet e politikës së jashtme.
Sipas Kushtetutës, Presidenti polak nuk është vetëm komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ka rol edhe në politikën e jashtme.
Qëndrimi i Nawrockit për çështjet kryesore të politikës së jashtme bie ndesh me atë të qeverisë. Gjatë fushatës zgjedhore, ai foli kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe në favor të vendosjes së kushteve për pranimin e vendit në BE.
Për çështjet e sigurisë, presidenti i zgjedhur favorizon besimin te SHBA, është euroskeptik dhe nuk i beson Berlinit. Ai gjithashtu dëshiron të vazhdojë përpjekjet për ta detyruar Gjermaninë të paguajë dëmshpërblime lufte ndaj Polonisë.
“Polonia po përballet me skenarin hungarez”, tha sociologu Robert Sobiech, i cili paralajmëroi se me Nawrockin, Polonia do të distancohet nga Evropa, ashtu siç ka bërë Hungaria me kryeministrin Viktor Orbán, dhe se PiS, së bashku me partinë e ekstremit të djathtë Konfederata e Lirisë dhe Pavarësisë, mund të kthehen në pushtet në vitin 2027.
Karusel emocional
Të dy kandidatët përjetuan një karusel emocional që nga momenti kur qendrat e votimit u mbyllën në orën 9:00 të mbrëmjes sipas orës të Evropës Qendrore. Sondazhet e hershme treguan se Trzaskowski (50.3%) kishte një epërsi minimale ndaj Nawrockit (49.7%).
“Ne fituam!” deklaroi Trzaskowski, i cili premtoi të fillonte zbatimin e programit të tij “si silurues” dhe u zotua të shtrihej tek të gjithë ata që votuan për kundërshtarin e tij.
Por euforia në ekipin e tij nuk zgjati shumë. Një tjetër sondazh i publikuar dy orë më vonë, i cili përfshinte rezultatet nga disa qendra votimi, e përmbysi rezultatin e pritur.
Një analizë fillestare tregon se ishin kryesisht meshkuj dhe persona të moshës 29 vjeç e poshtë që votuan për Nawrocki-n, ndërsa femrat dhe të moshuarit mbështetën Trzaskowski-n.
Skandale të shumta nuk e dekurajuan Nawrocki-n
Muajt e fundit, media ka ngritur një sërë akuzash të rënda kundër Nawrocki-t, i cili ka shërbyer si drejtor i Institutit të Kujtimit Kombëtar (IPN) të Polonisë që nga viti 2021.
Atë e akuzojnë për lidhje me individë të përfshirë në huliganizëm dhe krim të organizuar, dhe se kishte blerë me mjete të pandershme një apartament të subvencionuar nga shteti, prej një burri të pastrehë dhe alkoolik.
Nawrocki pranoi se kishte marrë pjesë në një përleshje masive të parapërgatitur midis mbështetësve të dy klubeve rivale të futbollit.
Platforma online ONET raportoi se, kur punonte për një kompani sigurie si student, Nawrocki organizonte prostituta për mysafirët në një hotel luksoz në Sopot, në bregdetin Baltik.
Por asnjë nga këto informacione nuk e pengoi kandidaturën presidenciale të Nawrockit.
Shkrimtari Slawomir Sierakowski foli për një “efekt bumerang”, duke shpjeguar se “theksimi ndërhyrës” i këtyre historive nga media, në fakt forcoi ndjenjën e solidaritetit me kandidatin.
Jacek Nizinkiewicz i gazetës Rzeczpospolita e quajti të hënën rezultatin “tërmet politik”. “Gjërat nuk do të qetësohen pas zgjedhjeve. “Polonia ka qenë aq thellësisht e ndarë për dy dekada sa presidenti i ri nuk do të jetë në gjendje t’i kapërcejë këto boshllëqe”, shkroi Nizinkiewicz. “Është për të pasur frikë se do të ndodhë e kundërta.”/dw -

Zgjedhjet presidenciale polake: Një pikë kthese në skenën politike Evropiane
Nga Eljanos Kasaj*
Varshavë(Warszawa), Poloni-Kandidati i partisë opozitare së krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi ( Prawo i Sprawiedliwość ) Karol Nawrocki ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale polake, duke fituar 50.89% të votave pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përpunoi të gjitha fletëvotimet, raportoi kanali televiziv polak Telewizja Polska World(TVP World) .
Rafal Trzaskowski, kandidat i Koalicionit Qytetar në pushtet dhe kryebashkiak i Varshavës, mori 49.11%.
Gjatë raundit të parë të votimeve, Trzaskowski doli i pari me 31.4% të votave, ndërsa Nawrocki u rendit i dyti me 29.5%, duke kaluar në raundin e dytë.Interesant qe dhe rezultatet e partive të vogla, ku kandidatët e krahut të djathtë, Sławomir Mentzen (Shpresa e Re/Nowa Nadzieja ) dhe Grzegorz Braun i Konfederatës monarkiste të Polonisë(Konfederacja Korony Polskiej) surprizuan sondazhet, duke fituar respektivisht 14.8% dhe 6.3%, duke u renditur në vendin e tretë dhe të katërt. Kandidati i qendrës Szymon Hołownia (Polska 2050 Szymona Hołowni-PL2050) dhe kandidatët e krahut të majtë të Magdalena Biejat (E majta/Lewica) dhe Adrian Zandberg (Partia së Bashku/Partia Razem) patën një performancë të dobët elektorale.
Karol Nawrocki kandidoi në një platformë ktistian-nacionaliste dhe kulturalo-konservatore dhe kundër koalicionit qeverisës së kryeministrit Donald Tusk.Platforma e Nawrocki-t bëri thirrje për ndërhyrje të rëndësishme të qeverisë në ekonomi, mbajtjen e lidhjeve të ngushta midis Kishës Katolike në Poloni dhe qeverisë polake, kriminalizimin e gjerë të abortit dhe kundërshtimin ndaj legalizimit të martesave të të njëjtit seks ose bashkimeve civile, duke përmendur etikën seksuale të Kishës Katolike dhe mbrojtjen e familjes tradicionale.
Oponenti i tij, Rafał Trzaskowski kandidoi me një platformë neo-liberale e cila synonte reforma për liberalizimin ekonomik, integrimin evropian, legalizimin e gjerë të abortit,futjen e bashkimeve civile të të njëjtit seks, dhe një autonomi më të madh për qeveritë lokale në vojvoda(województwa/provinca).
Mardhëniet me Bashkimin Evropian dhe antarësimi i Ukrainës në NATO qenë dy çështjet që bënë diferenën më të madhe midis dy kndidatëve,ku Tzraskowski mbështeste forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, mbeshteste, ndërsa Nawrocki kundërshtonte anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe zgjerimin e mardhënieve me Bashkimin Evropian.Por të dyja platformat qenë pro-perëndimore dhe pro-NATO.
Përveç diferencave ideologjike të kandidatëve,në vëmendje ka qenë edhe polarizimi politik midis qyteteve dhe fashatit, Lindjes(Polonisë B) dhe Perëndimit(Polonisë A), gjeneratës së re dhe brezit të vjetër-të cilat sot, rreth 35 vite që prej tranzicionit demokratik të viteve 1988-1989, formëzojnë puzzel-in socialo-kultural të Polonisë.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt në Poloni më 1 qershor dhe rezultati i tyre ishte më i afërti në historinë polake që nga rënia e Republikës Popullore Polake.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha në faqen e tij të internetit se pjesëmarrja prej 71.63% ishte një rekord për zgjedhjet presidenciale në Poloni. Rekordi i mëparshëm i pjesëmarrjes në votime ishte 68.23% dhe u regjistrua në vitin 1995.
Duket se me ardhjen e qeshorit,nuk është vetëm stina e verës duke filluar,por dhe një kapitull i ri në skenën politike polake.
*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni
-

Fitoi zgjedhjet në Poloni/ Presidenti Begaj uron Karol Nawrocki: Presim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki, përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale.
“Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së“, shkroi Begaj.
Top Channel