Tag: natyrës

  • 5 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, thirrje për veprim në mbrojtje të natyrës

    5 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, thirrje për veprim në mbrojtje të natyrës

    Sot, më 5 qershor, bota shënon Ditën Botërore të Mjedisit, një ditë e rëndësishme ndërkombëtare e shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1972 dhe e festuar çdo vit që nga 1973. Kjo ditë ka për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin global për mbrojtjen e natyrës dhe planetit tonë.

    Tema e këtij viti është “#BeatPlasticPollution” (Lufto ndotjen nga plastika), duke vënë në qendër të debatit një nga kërcënimet më të mëdha për mjedisin, biodiversitetin dhe shëndetin e njeriut. Miliona ton plastikë përfundojnë çdo vit në oqeane, lumenj dhe natyrë, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.
    Republika e Koresë është vendi mikpritës i fushatës globale për vitin 2025, duke shfaqur angazhimin e saj në politikat për një zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacione miqësore ndaj mjedisit.

    Në kuadër të kësaj dite, në mbi 150 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, organizohen aktivitete si pastrime masive të zonave publike, mbjellje pemësh, panaire informuese dhe fushata sensibilizuese në shkolla, komunitete dhe rrjete sociale.
    Organizatat mjedisore dhe autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë individualisht në mbrojtjen e mjedisit duke reduktuar përdorimin e plastikës njëpërdorimshe, duke ricikluar, dhe duke ndërmarrë veprime të përditshme që ndihmojnë në ndërtimin e një bote më të pastër.
    “Toka është shtëpia jonë e përbashkët — dhe sot është dita për ta mbrojtur me veprime konkrete,” thuhet në mesazhin e Kombeve të Bashkuara.

  • “Shqipëria po bëhet destinacion i natyrës”, Rama: 867 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në 4 muajt e parë të vitit

    “Shqipëria po bëhet destinacion i natyrës”, Rama: 867 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në 4 muajt e parë të vitit

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një bilanc pozitiv për turizmin natyror në vend, duke theksuar rritjen e ndjeshme të vizitorëve në zonat e mbrojtura të Shqipërisë.
    Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë natyrore të vendit, shifër kjo 60 mijë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    “Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë më shumë se një vit më parë,” shkroi kryeministri në rrjetet sociale.
    Ai theksoi gjithashtu larmishmërinë dhe pasurinë natyrore që ofron Shqipëria, duke përmendur destinacione si liqenet alpine, lagunat, pyjet shekullorë, si dhe lumin Vjosa, të cilin e cilësoi si “lumi i fundit i egër në Europë”.
    “Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës,” u shpreh Rama.

  • Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto

    Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto

    Thesaret e natyrës shqiptare, kanë ardhur në parkun “Rinia” në Tiranë në formën e një ekspozite nga profesorë dhe ekspertë të mjedisit, të cilët përmes 100 fotografive paqyrojnë bukurinë dhe larminë e natyrës shqiptare.
    Ekspozita përmban imazhe të ekosistemeve, bimëve dhe faunës endemike, të rralla si zambaku shqiptar, por edhe thellësia e Shpellës së Kabashit.
    Sipas ekspertëve, qëllimi i kësaj ekspozite është ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës shqiptare.
    Lulëzim Shuka, pedagog e botanist: Është koha që njerëzit duhet të kthejnë kokën, qeveritë duhet të kthejnë politikat drejt mbrojtjes së mjedisit. Në 100 foto, janë gati 30 bimë endemike, disa gjini shumë specifike, si ajo e shafranëve. Në mbyllje, kemi vendosur katër foto që vijnë nga shpella e Kabashit.
    Abdulla Diku, ekspert mjedisi: Janë peisazhe të rralla të Shqipërisë që janë në proces intensiv zhvillimi dhe ndoshta është hera e fundit që i shohim të tilla, para se të tjetërsohen.
    Veç dorës së njeriut ekspertët thonë se edhe ngrohja globale është një tjetër kërcënim për këto thesare të natyrës tonë.
    Abdulla Diku, ekspert mjedisi: Shumë nga këto bimë apo peisazhe, ngrohja globale ka dhënë ato shenjat e parë, masivi i boronicave në Tropojë ka filluar të popullohet me specie pyjore, është  një zhvendosje vertikale e bimësisë, që nuk ka qenë më parë.
    Lulëzim Shuka, pedagog e botanist: Na rezulton se 14 liqene akullnajore që nuk ekzistojnë më, janë tharë, për shkak të mungesës së borës, por edhe avullimit të madh.
    Këto bukuri natyror duhet të përdoren edhe për një turizëm të qëndrueshëm.
    Abdulla Diku, ekspert mjedisi: Duke zbatuar parimin universal tashmë, që përdor gjithë bota, zhvillimit të qëndrueshëm, pra ta njohësh si aset natyror dhe pastaj të mundohesh ta gëzosh në gjenerata, pa e tjetërsuar.
    Lulëzim Shuka, pedagog e botanist: Duhen marrë në mbrojtje një sërë shpellash në Shqipëri, janë thesare të paçmueshme të cilat kanë filluar po shkatërrohen nga njerëzit. Janë pasuri që duhen shfrytëzuar edhe për të nxjerrë ndonjë të ardhur.
    Interesi i qytetarëve për të parë këtë ekspozitë ishte i madh jo vetëm nga qytetarët e Tiranës, por edhe të turistë të huaj.
    Klan News

  • Gonxhja: Kalorësi i Babunjës zhvendoset në Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë

    Gonxhja: Kalorësi i Babunjës zhvendoset në Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë

    “Kalorësi i Babunjës”, statuja prej bronzi e zbuluar në Babunjë të Lushnjës, vjen nga lashtësia në skenat ndërkombëtare.
    Pas restaurimit në Institutin Getty dhe ekspozimit në Los Angeles, ky dëshmitar i epokës arkaike ndodhet tani në Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë, një ambasador 14 cm i trashëgimisë sonë mijëravjeçare.”
    Kështu shkruan Gonxhe në rrjetet sociale.
    Kujtojmë se Kalorësi u zbulua vetëm pak kohë më parë dhe thuhet të jetë 2600 vjeçar.

  • Kandidat për kryetar bashkie për Tiranën? Ja si përgjigjet Blendi Gonxhja

    Kandidat për kryetar bashkie për Tiranën? Ja si përgjigjet Blendi Gonxhja

    I pyetur nëse do të propozohej si kandidatë për kryetar për bashkinë Tiranë, do të ishte i gatshëm që të pranonte, Gonxhja tha se nuk është pjesë e natyrës së tij që të bëjë plane personale.
    ‘Unë dua të jem shumë i kujdesshëm për këtë sfidë që kemi para që është 11 maji, unë dua të jem i matur dhe përfaqësoj një person më një bagazh të vetën që lidhet me qytetin dhe me të shkuarën time dhe dua të tregojë një pjekuri të lartë në këtë mision.
    Unë se gjej me vend këtë temë tani, jemi këtu për zgjedhjet e 11 majit. Jam thirrur për të kontribuar në fusha të caktuara kam hapur edhe krahun kur ka qenë e rëndësishme për kauzën dhe koston që mund të kishte politikisht institucioni dhe grupimi që unë përfaqësoja, nuk ë është pjesë e natyrës sime që të kem plane personale në avancë për veten time’, tha ai.