Tag: natyrës

  • Burrnija

    Burrnija

    Poezi nga Gjergj Fishta

    Qitë dhambët përjashta, por si lata t’prehtaZgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem,Kosën pështetun përmbi kocka t’ngrehtaT’cepit t’shpulpuem,Atje n’moje t’mjerueme t’rruzullit,Zymtë e me i hije t’trishtueme, t’përmnershmeLshue krahëve’ i havër t’zezë, si re thellimit,Rrin Deka e tmerrshme.Prej avisit t’humnerëve t’zgavruemeKthellët në rrashtë të thatë, plot mizori,Të hapët tërthoren e natyrës s’krijuemeKundron në mni,E idhtë asa’ i kërcënohet. Nji t’përqethëtAcar, at botë, natyrës i shkon, n’për tejza,Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethëtE jetës ndër fejza.Me u zbe nisë rrezja shi n’krue t’vet shkëlqyeshëmBres dryshku njeshet, n’atë shauret mbi rrotaSë moknes s’rrokullis e boshtit rryeshëmI vjen rreth bota.Felgruemun njerzit nën tjara struken;Për nën kunora pshtimin ato lypin!Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken;N’andrra t’dheut zdrypin.Por kot. Mizore ajo kosë t’vet ka sjellë,Shungllon thellimi për nën kupë t’Empirit;Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiellE nën kambë të nierit.Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurueGugson vullkani zhari, flakë e shkndija;Tallaz m’tallaz nis deti me gjimue,Ulëron stuhia.E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta;Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;Shuhen krenija, po, dhe shkimet jetaKa’ ajo sjell kosën.T’poshtrat me t’eprat vise pshtiellen n’vaj,E mnert kah kosa cepit t’dekës të shkulet;Kah m’kërdhokla londit kërçiku i sajShekulli përlulet.Vetëm s’përkulet para Dekës njai trimi,N’zemër t’cilit nuk randojnë punë t’liga,E që s’e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra)As paja as friga.Për nën mburojë t’ndërgjegjes s’vet t’kullueme;Atje n’kufi t’Atdheut ase n’truellT’elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s’shëmtuemeI rrin kundruell.Përpara tijë shkon moti t’uj u endun:Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;Tash mreten n’burg, tash shkartha n’fron t’përmendunKanë për t’u pa.Por, ngulë ai synin n’ideal t’naltueshëm,Si’ i kep, qi vala smundet n’det m’e e lkundun,Sido qit t’dajë ndeshtrasha e dheut t’mjerueshëm,Ngelë n’vend pa u tundun.Jo po: as n’flakë t’armëve nuk veton ai sye,As buzës humnerës nuk i dridhet themra:Sheklli, po, mbarë me pasë për t’u shpërthyeS’i ban lak zemra.Rekton mbarë jeta për nën fyell t’kërçik’eTë dekës s’shëmtueme, s’përmnerëshme mizore:Vetëm BURRNIJA – një BURRNI çelikeAsaj i rrshet dore./KultPlus.com

  • Të pikturosh me gjilpërën e artistit, Jani Barxo sjell copëza të natyrës me qëndisje

    Të pikturosh me gjilpërën e artistit, Jani Barxo sjell copëza të natyrës me qëndisje

    Prej më shumë se 40 vitesh, artisti Jani Barxo realizon punime në qëndisjen e aplikuar duke sjellë copëza të natyrës dhe peizazheve të qytetit të Gjirokastrës.

    Tashmë në moshën 73-vjeçare, ndërsa kujton fillesat artistike shprehet se me këtë lloj arti ka lidhur jetën e tij.

    “Një portret i Princ Vidit që e kishim në muzeun e Kulturës Popullore, e cila qe qëndisur në mënyrë të përkryer dhe ajo më bëri që ti hyj këtij zanati por si qëndisje ka humbur pothuajse”, tha Jani Barxo, artist.

    Punimet artistike të Janit i gjen ngado në muzeumet e qytetit, galerinë e arteve ndërsa në vite ka çelur disa ekspozita.

    “Ka të veçantë sepse ështe pak e vështirë sepse tonet nuk i gjen dot, e punoj një herë në tempera pastaj aplikacioni e bëj në qëndisje në beze, dhe tonet janë pak të vështira për tu gjetur, atë ton që do ti, një gri vetëm kur ta vendosësh në beze atëherë e shikon se çfarë toni është, e thjeshtë është, metodën e kemi nga e kaluara, nga gratë sesi qëndisej quhet qëndisje me mbushje jo me gjilpërë”, shtoi artisti.

    Teksa është rikthyer në Gjirokastër, në këto ditë vere, punimet i prezanton për turistët duke marrë vlerësimet e tyre

    “Tani unë dal vetëm pak ditë këtu që vij të pushoj në Gjirokastër, dhe marr mundimin të nxjerr dhe këto, fjalën “beatiful” e dëgjoj pothuajse shpesh nga të gjithë edhe shqiptarë që thonë: të lumshin duart, shumë të bukura por edhe nga të huajt, këtë “beatiful” e kam dëgjuar shumë herë”, thekson Jani Barxo.

    Gjirokastra në vite ka krijuar një traditë të veçantë përsa i përket arteve të amplikuar me emra artistësh që spikasin brenda dhe jashtë vendit./euronews/ KultPlus.com

  • Dy miliardë euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

    Dy miliardë euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

    Berlini zyrtar nuk e pranon buxhetin e BE e priten negociata të vështira në këshillimet midis shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian në të ardhmen. Qeveria gjermane i ka kritikuar propozimet kryesore të Komisionit Evropian për planet e ardhshme të buxhetit. Qeveria gjermane nuk e ka të mundur ta pranojë propozimin e Komisionit, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.
    “Një rritje e përgjithshme në buxhetin e BE është e panegociueshme në një kohë kur të gjitha shtetet anëtare po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të konsoliduar buxhetet e tyre kombëtare,” tha Kornelius.
    Gjermania kontribuon me pothuajse një të katërtën
    Në të ashtuquajturin Kornizë Financiare Shumëvjeçare (KFSH), Komisioni Evropian propozon një buxhet prej dy bilionë eurosh për periudhën 2028-2034. Kjo është e barabartë me rreth 700 miliardë euro më shumë sesa për periudhën aktuale buxhetore shtatëvjeçare. Ndër të tjera, janë planifikuar më shumë para për mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë. Si shteti anëtar me peshën më të madhe ekonomike, Gjermania në përgjithësi kontribuon me pothuajse një të katërtën e fondeve.
    KFSH është krijuar për një periudhë shtatëvjeçare dhe fillimisht propozohet nga Komisioni Evropian përpara se të debatohet nga shtetet anëtare të BE dhe Parlamenti Evropian. Buxheti afatgjatë përcakton kufijtë maksimalë për shpenzimet vjetore të BE dhe mënyrën se si përdoren ato.
    Kritika ndaj taksimit shtesë të korporatave
    Si një nga burimet e reja të të ardhurave për buxhetin e BE, Komisioni propozon një taksë mbi kompanitë e mëdha me një qarkullim vjetor prej më shumë se 100 milionë eurosh. Edhe kjo taksë shtesë mbi kompanitë e mëdha, e cila synon të lehtësojë buxhetet e shteteve anëtare, nuk e ka mbështetjen e qeverisë federale gjermane.
    Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil deklaroi në kuadër të një takimi të ministrave të Financave të G-20-ës në Afrikën e Jugut se qeveria gjermane dëshiron të forcojë ekonominë gjermane, të garantojë punësimin dhe të tërheqë investime në vend. “Dhe në këtë kontekst, taksa e korporatave e propozuar tani nga Komisioni Evropian, në formën aktuale, dërgon sinjal të gabuar.”
    Klingbeili kritikoi gjithashtu nivelin e planifikuar të shpenzimeve të Komisionit: “Ne duhet të ruajmë një proporcion absolut në aspektin e financave. Nuk mendoj se po përmbushet”, tha politikani i SPD-së.
    Megjithatë, qeveria gjermane mirëpret qasjen reformuese të Komisionit Evropian, veçanërisht zhvendosjen në buxhet drejt prioriteteve të reja si konkurrueshmëria dhe aftësia mbrojtëse. Brukseli deklaroi në projektbuxhet, ndër të tjera, se do të zvogëlojë numrin e programeve të ndihmës në mënyrë që të shpërndajë më shumë fonde në mënyrë më të zhdërvjellët.
    Kritika nga biznesi, cënohet rritja ekonomike
    Shoqatat e biznesit janë veçanërisht të kujdesshme ndaj rregullave të mundshme tatimore për kompanitë: shoqata e industrisë automobilistike VDA kishte deklaruar më parë se kompanitë në Gjermani dhe Evropë janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë ekonomike. “Prandaj, çdo rritje e taksave ose futja e taksave shtesë është e pabëshme, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian”, deklaroi Presidentja e VDA Hildegard Müller. Një taksë e veçantë mbi fitimet duhet të konsiderohet veçanërisht e dëmshme për rritjen, pasi do të dobësonte konkurrueshmërinë e kompanive të BE.
    Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) kishte deklaruar që para prezantimit të propozimit të Komisionit se një masë e tillë do të dërgonte “sinjal krejtësisht të gabuar”. Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme Helena Melnikov, kompanitë kanë nevojë për një nxitje, jo për taksa shtesë.
    “Një zero për mbrojtjen e natyrës”
    Grupet mjedisore besojnë se interesat e tyre nuk merren mjaftueshëm parasysh në projektbuxhet: Federata Gjermane për Mjedisin dhe Mbrojtjen e Natyrës (BUND) e quan propozimin e Komisionit “një zero për mbrojtjen e natyrës”. Sipas presidentit të saj, Olaf Bandt, mungojnë angazhime konkrete financimi, për shembull, për zbatimin e Aktit të BE-së për Rivendosjen e Natyrës për restaurimin e natyrës. WWF kritikoi shkurtimet e propozuara për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës pavarësisht krizave në përkeqësim, “dhe kjo në një verë tjetër me valë të nxehti, zjarre pyjore dhe përmbytje”./DW

  • DW: Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

    DW: Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

    Friedrich Merz

    Berlini zyrtar nuk e pranon buxhetin e BE e priten negociata të vështira në këshillimet midis shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian në të ardhmen. Qeveria gjermane i ka kritikuar propozimet kryesore të Komisionit Evropian për planet e ardhshme të buxhetit. Qeveria gjermane nuk e ka të mundur ta pranojë propozimin e Komisionit, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.
    “Një rritje e përgjithshme në buxhetin e BE është e panegociueshme në një kohë kur të gjitha shtetet anëtare po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të konsoliduar buxhetet e tyre kombëtare,” tha Kornelius.
    Gjermania kontribuon me pothuajse një të katërtën
    Në të ashtuquajturin Kornizë Financiare Shumëvjeçare (KFSH), Komisioni Evropian propozon një buxhet prej dy bilionë eurosh për periudhën 2028-2034. Kjo është e barabartë me rreth 700 miliardë euro më shumë sesa për periudhën aktuale buxhetore shtatëvjeçare. Ndër të tjera, janë planifikuar më shumë para për mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë. Si shteti anëtar me peshën më të madhe ekonomike, Gjermania në përgjithësi kontribuon me pothuajse një të katërtën e fondeve.
    KFSH është krijuar për një periudhë shtatëvjeçare dhe fillimisht propozohet nga Komisioni Evropian përpara se të debatohet nga shtetet anëtare të BE dhe Parlamenti Evropian. Buxheti afatgjatë përcakton kufijtë maksimalë për shpenzimet vjetore të BE dhe mënyrën se si përdoren ato.
    Kritika ndaj taksimit shtesë të korporatave
    Si një nga burimet e reja të të ardhurave për buxhetin e BE, Komisioni propozon një taksë mbi kompanitë e mëdha me një qarkullim vjetor prej më shumë se 100 milionë eurosh. Edhe kjo taksë shtesë mbi kompanitë e mëdha, e cila synon të lehtësojë buxhetet e shteteve anëtare, nuk e ka mbështetjen e qeverisë federale gjermane.
    Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil deklaroi në kuadër të një takimi të ministrave të Financave të G-20-ës në Afrikën e Jugut se qeveria gjermane dëshiron të forcojë ekonominë gjermane, të garantojë punësimin dhe të tërheqë investime në vend. “Dhe në këtë kontekst, taksa e korporatave e propozuar tani nga Komisioni Evropian, në formën aktuale, dërgon sinjal të gabuar.”
    Klingbeili kritikoi gjithashtu nivelin e planifikuar të shpenzimeve të Komisionit: “Ne duhet të ruajmë një proporcion absolut në aspektin e financave. Nuk mendoj se po përmbushet”, tha politikani i SPD-së.
    Megjithatë, qeveria gjermane mirëpret qasjen reformuese të Komisionit Evropian, veçanërisht zhvendosjen në buxhet drejt prioriteteve të reja si konkurrueshmëria dhe aftësia mbrojtëse. Brukseli deklaroi në projektbuxhet, ndër të tjera, se do të zvogëlojë numrin e programeve të ndihmës në mënyrë që të shpërndajë më shumë fonde në mënyrë më të zhdërvjellët.
    Kritika nga biznesi, cënohet rritja ekonomike
    Shoqatat e biznesit janë veçanërisht të kujdesshme ndaj rregullave të mundshme tatimore për kompanitë: shoqata e industrisë automobilistike VDA kishte deklaruar më parë se kompanitë në Gjermani dhe Evropë janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë ekonomike.
    “Prandaj, çdo rritje e taksave ose futja e taksave shtesë është e pabëshme, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian”, deklaroi Presidentja e VDA Hildegard Müller. Një taksë e veçantë mbi fitimet duhet të konsiderohet veçanërisht e dëmshme për rritjen, pasi do të dobësonte konkurrueshmërinë e kompanive të BE.
    Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) kishte deklaruar që para prezantimit të propozimit të Komisionit se një masë e tillë do të dërgonte “sinjal krejtësisht të gabuar”. Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme Helena Melnikov, kompanitë kanë nevojë për një nxitje, jo për taksa shtesë.
    “Një zero për mbrojtjen e natyrës”
    Grupet mjedisore besojnë se interesat e tyre nuk merren mjaftueshëm parasysh në projektbuxhet: Federata Gjermane për Mjedisin dhe Mbrojtjen e Natyrës (BUND) e quan propozimin e Komisionit “një zero për mbrojtjen e natyrës”. Sipas presidentit të saj, Olaf Bandt, mungojnë angazhime konkrete financimi, për shembull, për zbatimin e Aktit të BE-së për Rivendosjen e Natyrës për restaurimin e natyrës. WWF kritikoi shkurtimet e propozuara për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës pavarësisht krizave në përkeqësim, “dhe kjo në një verë tjetër me valë të nxehti, zjarre pyjore dhe përmbytje”./DW

  • Liqeni i Seferanit, pasqyrë e natyrës dhe kujtesës në zemër të Belshit, ku na çon adhurimi ynë i të bukurës

    Liqeni i Seferanit, pasqyrë e natyrës dhe kujtesës në zemër të Belshit, ku na çon adhurimi ynë i të bukurës

    Në një gropë të qetë karstike, të rrethuar nga kodra të buta e gjelbërim i dendur, ndodhet Liqeni i Seferanit, një nga margaritarët më të çmuar të natyrës shqiptare dhe një nga destinacionet më të vizituara të Belshit, në qarkun e Elbasanit. Ky liqen, me një sipërfaqe prej rreth 87.5 hektarësh, është më shumë se një ujëmbledhës – është një frymëmarrje e gjerë e peizazhit, një pasqyrë e natyrës që mbart në sipërfaqe qetësinë dhe në thellësi kujtesën.
    I vendosur në fshatin me të njëjtin emër, Liqeni i Seferanit është pjesë e mozaikut të 84 liqeneve që përbëjnë një nga mrekullitë më pak të njohura, por gjithnjë e më të çmuara të Shqipërisë së Mesme. Të formuar kryesisht nga procese karstike, këto ujëra të qetë, herë të shtrirë në forma ovale e herë si rrathë të braktisur prej malit, ofrojnë një biodiversitet të jashtëzakonshëm, sidomos në stinët e pranverës dhe vjeshtës, kur ngjyrat e florës shpërthejnë në një koreografi të mahnitshme të natyrës.

    Në brigjet e Seferanit, vizitorët gjejnë një vend për qetësi dhe rigjenerim. Rrugicat për ecje përgjatë liqenit janë të mbushura me aromën e bimësisë vendase dhe tingujt e zogjve u japin ngjyrë përjetimeve. Zambakët e bardhë e të verdhë zbukurojnë sipërfaqen e ujit dhe krijojnë një atmosferë poetike që të bën të ndalosh, të soditësh, të mendosh. Zambaku i verdhë, një specie karakteristike për këto liqene, është bërë tashmë një emblemë e kësaj zone – një shenjë e veçantë që natyra e ka zgjedhur për ta veçuar këtë vend.
    Por Liqeni i Seferanit nuk është vetëm natyrë – është dhe histori, besim dhe rrëfim mitik. Në lashtësi, në perëndim të qytezës, mbi ujërat e këtij liqeni ndodhej një faltore kushtuar perëndeshës Afërditë, ku banorët e zonës, të frymëzuar nga kulti i bukurisë dhe dashurisë, hedhnin enë terrakote dhe objekte votive në ujë si një akt devotshmërie hyjnore. Ky ritual pagano-ritualistik dëshmon për një ndërthurje të rrallë midis natyrës dhe shpirtit njerëzor, që e ka ruajtur këtë vend si një hapësirë sakrale.
    Në dekadat e fundit, falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore, promovimit të turizmit të qëndrueshëm dhe vëmendjes ndaj zonave të mbrojtura, Belshi po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara për turizmin natyror dhe rural në Shqipëri. Liqenet e tij – mes tyre ai i Merhojës, Cestijes, Degës dhe, mbi të gjithë, Seferani – tërheqin jo vetëm dashamirës të natyrës, por edhe studiues, biologë, arkeologë e fotografë, të cilët gjejnë këtu një laborator të gjallë të biodiversitetit dhe një muze të hapur të jetës së hershme njerëzore.
    Belshi i rilindur, i rigjeneruar në frymë e pamje, është sot një model i harmonisë mes natyrës dhe njeriut. Qyteti dhe rrethinat e tij nuk ofrojnë vetëm peizazhe për syun dhe pushime për trupin, por edhe përjetime për shpirtin. Në çdo stinë, por veçanërisht në pranverë dhe në vjeshtë, kur ngjyrat krijojnë emocione që nuk kapen dot nga aparati por vetëm nga ndjeshmëria, kjo zonë bëhet një fletë e hapur e bukurisë që të bën për vete, pa zhurmë, pa nxitim, por me thellësi.
    AV

  • Benet Beci: Ura e Mesit dhe Lumi Kir, një tjetër atraksion turistik në këto ditë të nxehta në Shkodër!

    Benet Beci: Ura e Mesit dhe Lumi Kir, një tjetër atraksion turistik në këto ditë të nxehta në Shkodër!

    Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë së fundmi një galeri fotosh që përshkojnë një atmosferë verore plot jetë, ku të rinj e të reja zhytën në freskinë e lumit Kir, pikërisht te këmbët e urës legjendare të Mesit. Këto imazhe i ka shoqëruar me diçiturën domethënëse:“Ura e Mesit dhe Lumi Kir, një tjetër atraksion turistik në këto ditë të nxehta në Shkodër!”

    Kjo urë, e ndërtuar në shekullin XVIII dhe e njohur për arkitekturën e saj elegante osmane me harqe guri që ndërthuren me peizazhin alpin, nuk është vetëm një pasuri kulturore e rrallë, por edhe një destinacion i dashur për shkodranët dhe vizitorët që kërkojnë pak freski dhe paqe gjatë ditëve të nxehta të verës.
    Ura e Mesit nuk është vetëm urë në kuptimin fizik të fjalës — ajo është një lidhje mes historisë dhe natyrës, mes kujtesës së qytetarisë së lashtë dhe pulsit të gjallë të jetës që rrjedh në lumin Kir. Ujërat e kristalta që zbresin nga bjeshkët përreth, në këtë pikë të qetë dhe të pastër, krijojnë një grykë të natyrshme për banjë dhe relaksim, ku shumë familje dhe të rinj gjejnë çlodhje larg zhurmës së qytetit.
    Ky vend është një nga ato pika ku Shkodra i flet vetes dhe botës me zë të ulët, por thellësisht tërheqës — një ftesë për të përjetuar thjeshtësinë, autenticitetin dhe begatinë që vjen nga bashkimi i natyrës me kujdesin e komunitetit.
    Krahas promovimit të këtyre perlave të natyrës, mesazhi i Kryebashkiakut Beci është gjithashtu një kujtesë për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe inkurajimit të turizmit të qëndrueshëm. Ura e Mesit dhe lumi Kir janë më shumë sesa atraksione — janë pjesë e shpirtit të Shkodrës, të jetës së saj, të një identiteti që nuk ka reshtur së ofruari bukuri, freski dhe trashëgimi brez pas brezi.
    Nëse ka një vend ku historia lahet në ujëra të kristalta, ku guri i shekujve flet me gjuhën e valëve, ai vend është te këmbët e Urës së Mesit. Dhe në ditë të tilla të nxehta, është pikërisht aty ku Shkodra shpalos një nga anët më të bukura të saj: mikpritëse, natyrore dhe frymëzuese.
    Albert Vataj

  • “The Telegraph” rendit Shqipërinë në ‘Top 10’: Ofron bukuri përrallore dhe çmime të përballueshme

    “The Telegraph” rendit Shqipërinë në ‘Top 10’: Ofron bukuri përrallore dhe çmime të përballueshme

    Prestigjiozja britanike “The Telegraph” ka renditur Shqipërinë në krye të listës së saj me 10 destinacionet më të mira evropiane për pushime në plazh, duke e krahasuar denjësisht me emra të mëdhenj si Algarve apo Majorka. Sipas artikullit, Shqipëria ofron bukuri natyrore mbresëlënëse, qetësi dhe çmime të përballueshme – një alternativë ideale ndaj vendeve të mbipopulluara turistike.

    Ishujt Ksamil – Perla Joniane

    Në jug të Shqipërisë, përballë Korfuzit, ndodhen ishujt e Ksamilit – një grup plazhesh me rërë të bardhë dhe ujëra të kristalta, të arritshëm me varkë ose edhe me not për më aventurierët. Këtu mund të qëndroni në fshatin turistik të Ksamilit dhe të vizitoni Butrintin, një nga thesaret arkeologjike të UNESCO-s.

    Dhërmi – Riviera Shqiptare në formën më të bukur

    Plazhi i Dhërmiut ofron një miks të rrallë mes natyrës, historisë dhe luksit të qetë. Me ujëra të kaltër dhe peizazhe mahnitëse nën malin Ceraunian, Dhërmiu është vendi ku shijohen shezlongët buzë detit dhe ku kuzhina shqiptare shkëlqen me prodhimet e freskëta të detit. Për më shumë natyrë të egër, eksploroni plazhin Gjipe, vetëm pak kilometra më në jug.

    Liqeni i Shkodrës – Midis natyrës dhe historisë

    Në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi shtrihet Liqeni i Shkodrës – liqeni më i madh në Evropën Jugore. Me ujëra të kthjellëta, peizazhe të gjelbëruara dhe qetësi absolute, ky vend ofron mundësi për pushime ndryshe: nga kajaku dhe eksplorimi i natyrës, deri tek shijimi i peshkut të freskët në një kafene buzë liqenit.

    Liqeni i Ohrit – Magjia midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    Liqeni i Ohrit, një tjetër pasuri natyrore e përbashkët mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është një destinacion që ofron plazhe të qeta, ujë të ëmbël dhe një atmosferë historike. Një vend perfekt për ata që kërkojnë kombinimin mes kulturës, relaksit dhe natyrës së paprekur.

  • Fenomenet e veçanta të natyrës shqiptare/ Ekploruesi tregon zonat që nuk duhen humbur

    Fenomenet e veçanta të natyrës shqiptare/ Ekploruesi tregon zonat që nuk duhen humbur

    Përkthyesi dhe eksploruesi Anri Pashaj ju ka bërë thirrje të gjithë turisvëve vendas dhe të huaj që gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri të viztiojnë vendet që ofrojnë fenomene të veçanta të natyrës shqiptare.

    I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, eksploruesi zbuloi vendet ne Shqipëri që ofrojnë pamje të fenomeneve të veçanta natyrore.
    Pjesë nga biseda:

    Anri Pashaj: Ne duhet të dalim të shijojmë vendin tonë. Përveç natyrës shumë të bukur, në mrekullitë tona të shtresëzuara në gjithëfarë shtresezimesh historike, ne kemi dhe fenomene të ndryshme. Paraidolia është një fenomen interesant, kur shikojmë lart retë, pra kur syri shikon diçka. Sa prej nesh e kanë përjetuar paraidolinë te “Guri i Capit”.
    Borakaj: Ku ndodhet?
    Anri Pashaj: Në Moravë, sipër në Korçë. Pasi ti e shikon dhe tjetër gjë percepton truri. Tjetër është Brerorja e akullit, e cila është kur perceptohet hija jote sikur po ecën në re. Është e rrallë dhe e papërsëristëshme.
    Borakaj: Një bloger do pyeste i bëhet foto?
    Anri Pashaj: Po foto dhe video. Është diçka për ta kërkuar. Këndi i diellit që është kur je në kreshtë, sidomos kur je në dimër, dhe nga krahu ku ke re, hija jote mund të projektohet në një lloj ylberi, dhe duket sikur je duke ecur në re.

  • Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit

    Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit

    Qyteti i vogël i Përmetit i ka të gjitha, përveç detit, siç thotë edhe kjo shprehje që të mikpret në hyrje të tij. Kur themi Përmet, në mendje vijnë trëndafilat, glikoja, llixhat, Vjosa e bukur dhe një natyrë e mrekullueshme.
    Por Përmeti dhe veçanërisht rrethinat e tij janë një nga thesaret më të pasura natyrore dhe gjeografike të Shqipërisë.
    Kësaj radhe do të shohim një pjesë jo aq të njohur të qytetit juglindor dhe pak të vështirë për t’u aksesuar.
    Majat e larta, ujëvarat dhe kanionet e tij me legjenda…
    Për 1 orë e 30 min, në verilindje të Përmetit, shtrihet një prej parqeve më të bukura natyrore të Shqipërisë.
    Ky është Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, me një sipërfaqe prej 1200 ha dhe masive pyjore që në çdo stinë dhurojnë shfaqje natyrore spektakolare.
    “Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, është një prej parqeve natyrore që duhet të vizitoni patjetër, teksa ndodheni në Përmet. Është vetëm 35 KM larg qytetit. Konsiderohet si një prej parqeve më të mëdha të Ballkanit dhe si mushkëria natyrore e Shqipërisë së Jugut”, thotë gazetarja e Tv Klan, Anisa Krraba.
    Nga banorët e zonës dëgjon se në këtë park mund të shërohen të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet respiratore nëse qëndrojnë për dy javë.
    Këto pamje e tregojnë qartë pasurinë e faunës së parkut.
    Ky park është vendi ideal për ata që pëlqejnë ecjet e gjata, por edhe për ata që duan të kalojnë një ditë të qetë në natyrë.
    Është i përshtatur me sheshpushime të shpeshta gjatë gjithë perimetrit të tij.
    Udhërrëfyesi Kliton Nurka tregon se aventurierët e natyrës do të duhet të rezervojnë të paktën 5 deri në 6 orë nga koha e tyre për të zbuluar Parkun Kombëtar.
    Por përveç energjisë, eksploruesit e natyrës duhet të kenë edhe një “zemër të fortë”, sepse ky park është shtëpia e dhjetëra kafshëve të egra, arinjve, ujqërve më të rrezikshëm dhe nuk është e pamundur t’i ndeshesh.
    Pjesë e këtij parku janë edhe kanionet.
    Kanioni i Kamenckës, një atraksion natyror mbresëlënës, por pak i njohur, rrjedh nga një majë e lartë, jo aq e rehatshme për të parë poshtë tij.
    Ai gjendet në jug të Parkut Kombëtar. Deri në pikën pranë Shkëmbit të Nuses shkohet me makinë. Më pas duhet të ecësh rreth 200 metra për të arritur shkëmbin mbi kanion, i cili dhuron një pamje spektakolare.
    Edhe natyra rreth tij është po aq e harlisur, shumë më e egër dhe është vetë kanioni që, me faqet e mprehta, prezantohet i tillë: i egër dhe sfidues.
    Pikërisht këtu, në këtë shkëmb bashkëjeton edhe legjenda e vetëflijimit, nga e cila ky shkëmb ka marrë emrin “Shkëmbi i Nuses”.
    Pamjet nga lartësia e “Shkëmbit të Nuses” janë të mahnitshme.
    Ky destinacion është për ata që shpirtin e aventurës e kanë të pashuar. Nevojitet një litar dhe pajisjet e duhura mbajtëse rreth shkëmbinjve për të shijuar çdo bukuri që natyra i ka dhënë këtij harku prej guri natyral që qëndron mbi ujërat e thella.
    Parkun Kombëtar duhet ta eksplorosh duke respektuar rregullat, pa dëmtuar asnjë milimetër të tij.
    Mendohet se ka qenë i banuar shekuj më parë, por ky park tani u takon vetëm bredhave, panjave, frashërit, arinjve, derrit të egër, kaprollit – duke ia shtuar hijeshinë kësaj shtëpie të natyrës së egër.
    Këta turistë çekë, që qëndrojnë në këtë furgon të cilin e kanë përshtatur si shtëpi udhëtimi, kanë gjetur këtu natyrën e paprekur që ëndërronin.
    Mbi ne ngrihet madhështore maja e Papingut, 2482 m mbi nivelin e detit, pjesë e vargmalit të Nëmërçkës. Ajo ka një pamje dominuese 360 gradë, nga Vjosa që kalon përmes Përmetit dhe rrethinat e Frashërit, deri në grykën e Këlcyrës në perëndim.
    Në vargmalin e Nëmërçkës ndodhet një tjetër xhevahir natyror.
    Ngjitja për në Ujëvarën e Sopotit ofron një natyrë fantastike, me plepa të lartë deri 100-vjeçarë, me burime uji të freskët që shërbejnë si oaze përballë diellit rrezatues, që në ato hapësira ku hija mungon, nuk të kursen.
    Zhurma e ujëvarës nis të dëgjohet përpara se ajo të shfaqet në krye të kësaj rruge të vështirë për t’u ngjitur.
    Pas këtij masivi shkëmbor, ajo na zbulohet me shtratin e saj të gjatë dhe elegant.
    Duket si një vend zanash, që për mburojë ka lartësitë e Nëmërçkës.
    Kjo ujëvarë nuk ofron vetëm bukurinë magjepsëse. Ajo u jep jetë zonave përreth, pasi me ujin e saj banorët e fshatit Stërmbec vadisin tokat e tyre.
    “Nëse ngjitja kërkon mushkëri,” thotë guida jonë, “zbritja kërkon muskuj.” Ndërsa kthehemi në fshatin Stërmbec, ndeshemi me këtë çift francez që i është drejtuar ujëvarës, ndonëse është piku i vapës.
    Dhe pas një udhëtimi që zgjati më shumë se dy orë, s’mund të ëndërrosh më shumë se mikpritja e banorëve të Stërmbecit, që na ftojnë me zemërgjerësi në shtëpitë e tyre për t’u shplodhur dhe freskuar.
    Me këtë kopsht plot lule, tavolinën plot dhe derën që zonja e shtëpisë thotë se e lë hapur për çdo udhëtar, udhëtimi në Ujëvarën e Sopotit përmbyllet në mënyrën më të bukur.
    Këto janë dy destinacione akoma jo shumë popullore për vizitorët, por turistë vendas e të huaj, të apasionuar pas natyrës, po i zbulojnë pak nga pak.Vetë përmetarët janë të vetëdijshëm për natyrën që kanë dhe për faktin se pasuria e tyre nuk qëndron vetëm te shtëpitë dhe mikpritja, por në natyrën e bukur të qytetit të vogël me rreth 13,000 banorë.
    Kartolinës përmetare nuk mund t’i mungojnë Llixhat e Bënjës, një imazh që ka bërë xhiron e botës dhe është pjesë e albumeve fotografike të çdo vizitori të tyre.
    Ndodhen 14 kilometra larg qytetit.
    Këtu janë gjashtë burime termale. Ujërat, katër prej tyre, trajtojnë problemet e reumatizmës. Një tjetër burim është për problemet e lëkurës dhe një për shëndetin e stomakut.
    Llixhat e Bënjës janë një prej destinacioneve kryesore që sjellin vizitorët dhe turistët e huaj në Përmet. Nuk janë kurrë bosh, as dimër e as verë, kur temperaturat jashtë janë po aq të larta sa brenda vaskave termale.
    Bashkë me këtë mrekulli të natyrës, ndërthuret historia që mbart ura e Katiut, që llixhat i ka nën këmbët e saj. E ndërtuar më 1700, ajo ka një lartësi prej 7 metrash.
    Matanë saj gjendet Kanioni i Langaricës.
    Ky vend nuk është kurrë në qetësi. Vizitorë vendas dhe të huaj nuk mungojnë asnjëherë.
    Por thesaret e Përmetit nuk janë të fshehura vetëm në natyrën e egër që ofrojnë rrethinat e tij.
    Në zemër të qytetit, shtëpitë e vjetra përmetare begenisin me gjithë lezet vizitorët e tyre.
    Shtëpia më e vjetër e banuar në Përmet është “Shtëpia Mozaik”. Ajo e ka marrë emrin nga mozaiku që ka të shtruar në oborr.
    Mikpritja nis gjithnjë me raki dhe gliko.
    Turizmi e ka shndërruar atë në një “Guest House” që mikpret kryesisht të huaj, ashtu siç ndodhi edhe gjatë këtyre xhirimeve.
    Shtëpitë përmetare nuk mund të kuptohen pa kopshtet plot ngjyra dhe trëndafilat.
    Glikoja është patenta e Përmetit, ëmbëlsira që mbush çdo tavolinë. Krenar Nurçe, traditën e prodhimit të glikosë e ka kthyer në një sipërmarrje fitimprurëse.
    Kushdo mund të bëjë degustimin e 7 llojeve të glikosë: të arrës, limonit, portokallit… madje edhe të domates.
    Ka shumë të huaj që vijnë në grupe të mëdha për të degustuar glikonë. Shtimi i numrit të turistëve e shtyu atë në këtë sipërmarrje dhe në promovimin e produkteve përmetare.
    Përmeti njihet jo vetëm për natyrën dhe mikpritjen, por edhe për kulturën. Këngët, sazet dhe kabaja e klasifikojnë atë ndër qytetet më të rëndësishme përsa i përket formimit të muzikës popullore qytetare me saze.
    Rreth viteve 1910 dhe 1930 u krijua tradita e parë e sazeve, me usta Medi Përmetin dhe më vonë me Vangjel Leskovikun e Gaqo Lenën. Siç thotë specialisti i muzikologjisë, Ylli Muço, këngët e Përmetit janë lirike.
    Ndërsa gjatë shekullit XX, një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën jo materiale përmetare patën edhe sazet e Laver Bariut, nga vitet ’50.
    Drejtoria e Turizmit, përmes strategjisë turistike, synon të promovojë dhe të nxisë zhvillimin turistik edhe në fshatrat rreth qytetit.
    Numri i turistëve sa vjen e rritet. Ky sezon ka regjistruar më shumë vizitorë se më parë.
    Ky është Përmeti, qyteti i mikpritjes së ngrohtë, natyrës së bukur dhe të egër, Përmeti i historisë dhe penës, i glikos dhe dollive, i sazeve dhe kabasë, që mbetet kurdoherë mikpritës dhe shembull i qytetarisë së mirë.
    Nuk është vetëm një qytet i vogël malor buzë Vjosës magjike, por një botë më vete, ku natyra, historia dhe kultura bashkëjetojnë në harmoni dhe i ofrojnë çdo vizitori një përvojë autentike që mbetet gjatë në kujtesë.
    Në Përmet kalon lumi i fundit i egër i Europës, Vjosa. Shtrati i tij që përdridhet plot hijeshi, mund të shihet nga maja e tretë më e lartë në Shqipëri, maja e Papingut, 2482 m mbi nivelin e detit, pjesë e vargmalit të Nëmërçkës.
    Kjo pikë ka një pamje dominuese 360 gradë: nga Vjosa që kalon përmes Përmetit dhe rrethinave të Frashërit deri në grykën e Këlcyrës në perëndim./ Tv Klan

  • Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

    Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

    Përmeti është shndërruar në një destinacion turistik që çdo vit e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve të shumtë, vendas e të huaj.
    Parqet natyrore, Lumi Vjosa, llixhat kurative të Bënjës, kishat e vjetra, krijojnë një peizazh unik.
    Një prej destinacioneve më të veçanta është Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli.
    Klan Explorer ka udhëtuar në thellësi të këtij parku, duke sjellë pamje të mrekullueshme të natyrës së tij të egër dhe jo vetëm./Klan News