Tag: natyrës

  • “Zonat e mbrojtura ishin nën agresion, moratoriumi për pyjet funksionoi”, Rama: Do ristrukturojmë Agjencinë, pyllëzim me dron

    “Zonat e mbrojtura ishin nën agresion, moratoriumi për pyjet funksionoi”, Rama: Do ristrukturojmë Agjencinë, pyllëzim me dron

    Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot në në aktivitetin “Për ty natyrë”, një takim për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve.

    Kryeministri u shpreh se zonat e mbrojtura dhe territoret e natyrës në Shqipëri ishin nën agresionin e ndërtimeve të paligjshmeve, ndotjeve ndërsa sot, sipas tij bilanci flet për një ulje të krimeve mjedisore dhe vënien në kontroll të agresionit të ndërtimeve dhe ndotjes.
    Rama foli edhe për një strukturim të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të Pyjeve duke i bërë bashkë dhe krijuar një sinergj mes tyre.
    “Duke kthyer kokë pas ka shumë arsye për të qenë krenar për ku jemi sot. Kam parasysh se na u desh një dekadë më parë të bëjmë 2 ndërhyrje radikale për të siguruar marrjen e një kthesë ku prerja e paligjshme e pyjeve dhe gjuetia ishin bërë plagë reale që zgjeroheshin në trupin e natyrës së Shqipërisë. Sot shohim me krenari rezultatet e dy moratoriumeve.
    Nga ana tjetër zonat e mbrojtura dhe territoret e natyrës në Shqipëri ishin nën agresionin e ndërtimeve të paligjshmeve, ndotjeve dhe më vjen shumë mirë që sot bilanci flet për një ulje të krimeve mjedisore për vënien në kontroll të agresionit të ndërtimeve dhe ndotjes. Thënë këto asnjë prej këtyre elementëve nuk është ende i asgjësuar si problematik dhe në tërësinë e këtyre elementëve ajo çka përbën një pik të domosdoshme për një ecuri të suksesshme në këtë sukses.
    Për këtë arsye bashkë me Ministrin e Mjedisit jemi angazhuar në një proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve dhe natyrës. Një reformim që do një strukturim të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të Pyjeve duke i bërë bashkë dhe krijuar një sinergj mes tyre. Sot kemi një menaxhim të fragmentuar, modele që nuk janë koherente me njëra tjetrën. Vendosja e një sistemi kombëtar monitorimi i biodiversitetit. Askush askund nuk i ka gjetur një ilaç zjarreve që kur vijë bëjnë dëme edhe kolosale. Do fusim edhe pyllëzimin me dron që sjellin eficencë dhe janë të buxhetuara për vitin që vjen”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Rama uron mirëmëngjesi dhe të diel të mbarë me tablonë e vjeshtës që pikturon ngjyrshëm Lumin e Shalës

    Rama uron mirëmëngjesi dhe të diel të mbarë me tablonë e vjeshtës që pikturon ngjyrshëm Lumin e Shalës

    Mirëmëngjesi i sotëm i Kryeministrit Rama vjen si një shpalosje e heshtur arti: një galeri fotografike që të zhyt në magjinë e Lumit të Shalës, në atë mrekulli të natyrës shqiptare ku vjeshta shfaqet si piktorja më e rafinuar e këtij vendi. Aty, mes ngjyrave që ndezin kodrat dhe zbukurojnë brigjet, lumi shtrihet e gjarpëron si një arterie jetësore, si një damar i kaltër që ushqen trupin e gjelbër të Alpeve.Këto foto nuk janë vetëm pamje, janë çaste të ngrira, frymëmarrje të kapura mes dritës e hijes, momente kur koha ndalet për t’i dhënë natyrës mundësinë të flasë me gjuhën e bukurisë. Në to, vjeshta shkëlqen si një ceremoni e ngjyrave: e kuqja e thellë që digjet në gjethe, okra që rrotullohet në çdo shkurre, e verdha që përhapet si dritë e brendshme, dhe mavija që lidhet me qiellin e kthjellët derisa krijojnë një simfoni qetësuese.

    Shkëlqimi i diellit prek sipërfaqen e ujit, gjethet e arta varen mbi shkëmbinj, dhe çdo gur merr ngjyrën e stinës, vishet me petkun e një romantike të butë, të thellë, të qetë. Është si një vallëzim i ngadaltë i natyrës që zhvishet nga e gjelbra e verës dhe stoliset me kostumin e ngrohtë të vjeshtës, duke e kthyer lumin dhe malet në një poezi të gjallë.Kjo galeri, ky mirëmëngjes, është më shumë sesa një përshëndetje vizuale, është një ftesë për të parë Shqipërinë siç është, siç rreh, siç merr frymë në ritmin e madhështisë së saj natyrore. Një kujtesë e butë se bukuria e këtij vendi nuk ka nevojë për fjalë; mjafton një dritë, një gjethe, një valë e Lumit të Shalës për të na rikujtuar se ky vend është një kartolinë e përhershme.

    Albert Vataj

  • Rama uron një të diel të bukur, me ngjyrat magjike të kësaj vjeshte në Lepushë

    Rama uron një të diel të bukur, me ngjyrat magjike të kësaj vjeshte në Lepushë

    MIRËMËNGJESI i sotëm i Kryeministrit Edi Rama vjen i mbështjellë me ngjyrat magjike të kësaj vjeshte që ka zbritur si një bekim mbi Lëpushën e Kelmendit, në zemër të Malësisë së Madhe. Si në çdo përshëndetje të tij të përditshme, edhe këtë herë ai zgjedh të flasë përmes gjuhës së imazheve – atyre kartolinave të natyrës shqiptare që, në stinën e vjeshtës, bëhen poezi ngjyrash dhe dritash.

    Në fotot që ai ndan, Lëpusha shfaqet si një pikturë e gjallë, ku çdo pemë, çdo shpat mali e çdo përrua merr ngjyrën e vet të dritës dhe frymës. E verdha e arit, portokallia e thellë, e kuqja që digjet si flakë, përzihen me të gjelbrën që ende ruan kujtimin e verës. Është ai çasti i rrallë i natyrës, kur gjithçka duket se përkulet me hir përpara kohës që ndryshon, përpara ciklit të jetës që e di se do të shuhet për t’u rilindur sërish.

    Kjo përshëndetje mëngjesi, më shumë se një urim për një të diel të bukur, është një ftesë për të ndalur, për të parë, për të ndier. Ajo të kujton se Shqipëria e thellë, ajo e maleve dhe e qetësisë, mbart një pasuri shpirtërore e natyrore që s’ka nevojë për zbukurime artificiale. Mjafton ta shohësh, ta frymosh, ta përjetosh.

    Në këtë komunikim të përditshëm me qytetarët, përmes gjuhës vizuale, Rama nuk shfaqet vetëm si një politikan, por si një njeri që kërkon të ndërtojë një lidhje emocionale me vendin, me rrënjët, me atë Shqipëri që nuk shfaqet në zhurmën e qyteteve, por në heshtjen e natyrës. Dhe sot, në këtë mëngjes vjeshte, ai zgjodhi të na e kujtojë këtë Shqipëri të paqtë, të ngrohtë, të veshur me petkat festive të stinës, që i ngjan një feste pa fjalë, ku çdo gjethe është një bekim dhe çdo frymë ere – një këngë e malësisë.
    Një mëngjes i tillë nuk është vetëm një urim, por edhe një reflektim: që bukuria është gjithmonë aty, për ata që dinë ta shohin.
    Albert Vataj

  • Guri i Cjapit, një perlë e natyrës në zonën e Korçës (Foto)

    Guri i Cjapit, një perlë e natyrës në zonën e Korçës (Foto)

    Guri i Cjapit në Bozdovec është një nga perlat e natyrës në zonën e Korçës.

    Ky thesar i natyrës, me frekuentim të lartë nga ekskursionistët dhe të apasionuarit pas alpinizmit dhe natyrës, zor se mund të përshkruhet me fjalë, por vetëm të përjetohet.

    Guri i Cjapit është kthyer në një destinacion të përkryer dhe një nga sekretet më të bukura të Korçës, për të gjithë ata që kërkojnë aventurë dhe qetësi mes bukurive të maleve.

    Guri i Cjapit ndodhet në brendësi të parkut të Bozdovecit, në komunën Drenovë të rrethit të Korçës. Përfaqëson një bllok shkëmbor konglomeratik dhe ranor me formë të veçantë; ngjan me një deve të ulur në tokë. Emrin e ka marrë nga një cjap, që është rrëzuar në këtë shkëmb. Gjatësia e këtij guri është 20-25 metra, gjerësia është 5-10 metra, dhe gati po kaq është lartësia. Përbëhet nga shkëmbinj konglomerat të modeluar nga erozioni dhe era. Ka vlera shkencore, didaktike, estetike e turistike.

    Vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj sipas itinerarit Korçë-Drenovë-Bozdovec.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    13 FOTOGRAFI HISTORIKE QË PASQYROJNË MOMENTE QË DUHET T’I SHIHNI…

  • Kryeministri Rama ndan një kartolinë nga Shebeniku: “Fauna, një thesar që duhet mbrojtur”

    Kryeministri Rama ndan një kartolinë nga Shebeniku: “Fauna, një thesar që duhet mbrojtur”

    Mirëmëngjesi i sotëm i Kryeministrit Edi Rama ka ardhur përmes një kartoline mbresëlënëse me pamje të veçanta nga Parku Kombëtar i Shebenikut, një nga perlat e natyrës shqiptare. Në këtë postim, Kryeministri përcjell një mesazh ndërgjegjësues për rëndësinë e ruajtjes së faunës dhe biodiversitetit, duke e cilësuar atë si “një thesar të çmuar të zonave tona të mbrojtura”.Në përshkrimin e postimit, Rama thekson se çdo ditë bëhen përpjekje për t’u ofruar habitate sa më të shëndetshme specieve që jetojnë në këto zona, duke uruar një të diel të bukur për të gjithë ndjekësit e tij.
    Ky postim vjen si një apel i qartë për të reflektuar mbi marrëdhënien tonë me natyrën, për të bashkëjetuar në harmoni me botën e gjallë që na rrethon dhe për të mbrojtur trashëgiminë natyrore që u përket brezave të tanishëm dhe atyre që do të vijnë.

    Në thelb, mesazhi i Kryeministrit përçon një filozofi të kujdesit dhe respektit ndaj natyrës, si një kuptim themelor i jetës dhe bashkëekzistencës njerëzore.

    AV/KJ

  • Unionit për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Shqipërisë: Ndërpriteni betonizimin e zonave të mbrojtura

    Unionit për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Shqipërisë: Ndërpriteni betonizimin e zonave të mbrojtura

    Kongresi i Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN votoi në favor të mbrojtjes së natyrës në Shqipëri, duke e quajtur të pajustifikueshme sakrifikimin e zonave të mbrojtura për projekte në shërbim të turizmit masiv.
    Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA njoftoi se Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka votuar në favor të ruajtjes së mjedisit në Shqipëri, ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare që të kufizojë ndërtimet në zonat e mbrojtura.
    “Në Kongresin Botëror të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës u votua në favor të forcimit të kufizimeve kundër infrastrukturës së paqëndrueshme të turizmit,” shkruan njoftimi për shtyp i PPNEA.
    Më shumë se 98% e anëtarëve të IUCN votuan Mocionin 130, një propozim formal nga anëtarët e unionit për të formësuar politikat globale të ruajtjes së natyrës dhe për të ndikuar mbi qeveritë dhe bizneset.
    Qeveria Shqiptare ndryshoi Ligjin për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024 si “në përputhje me kriteret e IUCN”, por në realitet ky ligj është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës. Ligji i ri u hapi rrugë investimeve dhe projekteve kontroverse në dëm të natyrës, të tilla si aeroporte, centrale energjetike dhe komplekseve të mëdha turistike edhe brenda zonave të mbrojtura.
    “Zonat e Mbrojtura ekzistojnë për t’u ruajtur, jo për zhvillim masiv”, vijon më tej njoftimi për shtyp.
    Sipas anëtarëve të Unionit Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës, nuk ka asnjë justifikim për zhvillimin e turizmit të paqëndrueshëm duke sakrifikuar Zonat e Mbrojtura.
    “Ky ndryshim shqetësues ligjor minon mbrojtjen e biodiversitetit, angazhimet për anëtarësimin në BE dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike”, shkruhet në njoftimin e mjedisorëve.
    IUCN i bëri gjithashtu thirrje Shqipërisë të rivendosë mbrojtjen kundër ndërtimit të aeroporteve, resorteve luksoze dhe projekteve të tjera të mëdha infrastrukturore në zonat e Kategorisë I & II të IUCN./BIRN

  • Rama sjell magjepsjen e Liqenit të Vaut të Dejës, këtë magji Shkodre, këtë thesar i natyrës

    Rama sjell magjepsjen e Liqenit të Vaut të Dejës, këtë magji Shkodre, këtë thesar i natyrës

    Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një pamje mahnitëse nga Liqeni i Vaut të Dejës, një nga mrekullitë natyrore të Shqipërisë veriore. Me një gjuhë të thjeshtë por të ndjerë, ai e ka cilësuar këtë peizazh si magji Shkodre dhe thesar i natyrës, duke e kthyer videon në një kartolinë digjitale që fton reflektim, dashuri për vendin dhe ndjeshmëri estetike.

    Pamjet e publikuara shfaqin liqenin në dritën e mëngjesit, ku uji i qetë pasqyron qiellin si një pasqyrë e përkryer, ndërsa kodrat përreth rrethojnë peizazhin si një përqafim i heshtur. Një simfoni ngjyrash, qetësie dhe bukurie që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, vetëm për vështrime të ndjeshme.
    AV/KJ

  • Rama sjell Lumin e Shalës, këtë vërshim të kristaltë që gjarpëron në zemër të peizazhit magjik dhe mistik të maleve

    Rama sjell Lumin e Shalës, këtë vërshim të kristaltë që gjarpëron në zemër të peizazhit magjik dhe mistik të maleve

    Nga Albert Vataj
    Mirëmëngjesi i Kryeministrit Rama, i shoqëruar me urimin për një të diel të mbarë, na vjen sot nga një peizazh që nuk është thjesht pamje, por është frymë, është mall dhe bekim i kësaj toke: Lumi i Shalës.

    Është si të na sillte një faqe të hapur të librit të natyrës, ku fjala është ujë dhe muzika është gjëmimi i rrjedhës mbi gurë.Ky lum nuk është vetëm freski që shuan etjen e shpirtit, por është një kumt i lashtë, një kujtesë e bardhësisë që mbetet e paprekur, pavarësisht kohëve.
    Në kthesat e tij si gërsheta të kaltër, ndihen legjendat e malësorëve, psherëtimat e pyjeve, lutjet e heshtura të gurëve që shekuj i kanë parë valët t’i puthin e t’i gërryejnë. Lumi i Shalës nuk është vetëm një pamje, është një mistikë e gjallë, një tempull i natyrës ku njeriu gjen qetësinë që e harron në përditshmërinë e lodhur.
    Në këtë mëngjes, ai shfaqet si dhuratë, si thirrje për t’u kthyer tek burimi i parë, tek ajo marrëdhënie e shenjtë midis njeriut dhe tokës që e ushqen. Në Shalë, njeriu e kupton se ujërat nuk janë vetëm rrjedha, por janë rrëfime; se peizazhi nuk është vetëm dekor, por është frymë që mbart kujtesën dhe shpresën.

    Kjo perlë e virgjër e natyrës shqiptare, ky gjerdan i bardhë mbi kraharorin e maleve, zbret nga thellësitë e borës e akullit, nga majat e përjetësuara në legjenda, për të marrë formën e një rrjedhe që gjarpëron mes shkëmbinjve si një gërshet i kaltër i vetë perëndeshës së ujit. Kristali i tij është pasqyrë e shpirtit tonë, është qetësia e heshtjes që flet, është freskia që prek pulsin e lodhur të njeriut modern.
    Lumi i Shalës nuk është thjesht ujë që rrjedh. Ai është një marrëdhënie e shenjtë mes natyrës dhe njeriut, një kujtesë e butë se jeta jonë nuk mund të shkëputet kurrë nga kjo simfoni e bukurisë që na rrethon.
    Në çdo valë të tij ka një fjalë të pashkruar, në çdo kthesë të ngushtë një sekret të fshehur, në çdo dritë që thyhet mbi sipërfaqe ka një premtim për paqe dhe qetësi. Është si të dëgjosh zërin e krijuesit që na flet me gjuhën e ujit, të drurit, të ajrit, duke na kujtuar se mirësia nuk gjendet vetëm tek njeriu, por më së pari tek natyra që na është dhënë falas.
    Kjo mrekulli e Shalës është tempulli ku njeriu shkon pa gurë, por me shpirt, për të marrë atë çka i mungon: freskinë e mendimit, pastërtinë e ndjenjës, qartësinë e syrit që sheh përtej përditshmërisë së lodhshme. Dhe aty, në atë qetësi të tejdukshme, ai kupton se bashkëjetesa me natyrën nuk është luks, por nevojë; nuk është zbukurim, por jetë vetë.
    Prandaj ky mëngjes, ky urim, ky imazh, është më shumë se një përshëndetje politike: është një ftesë për t’u ndalur, për të marrë frymë thellë, për të falënderuar për bekimet që ende na rrethojnë, për t’u bërë njësh me atë që është burim i parë e i fundit i çdo gjëje — natyra jonë e shenjtë shqiptare.

  • Mes natyrës dhe kuajve, Rama thotë “mirëmëngjes” me pamjet nga Bjeshkët e Dobërdolit

    Mes natyrës dhe kuajve, Rama thotë “mirëmëngjes” me pamjet nga Bjeshkët e Dobërdolit

    Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë mëngjes të përshëndesë ndjekësit e tij në rrjetet sociale nga një nga zonat më të bukura malore të vendit, Bjeshkët e Dobërdolit.
    Në postimin e tij të përditshëm “Mirëmëngjes, dhe nga Bjeshkët e Dobërdolit, ju uroj një ditë të mbarë.”, Rama ka ndarë një video të shkurtër ku shfaqet një lëndinë e qetë, e rrethuar nga gjelbërimi, ku kuajt enden të lirë në një peizazh mahnitës alpin.

    Pamjet vijnë si një thirrje për t’u ndalur për një moment dhe për të reflektuar mbi bukuritë natyrore të Shqipërisë, duke promovuar turizmin malor dhe destinacionet më pak të eksploruara të veriut të vendit.
    Ky është një nga postimet e shumta ku kryeministri kombinon përshëndetjen e mëngjesit me promovimin e natyrës dhe vendeve të veçanta shqiptare.