Tag: natyrale

  • Pastroni organizmin nga toksinat dhe parandaloni ndryshimet hormonale me këto përbërës natyralë në shtëpi

    Pastroni organizmin nga toksinat dhe parandaloni ndryshimet hormonale me këto përbërës natyralë në shtëpi

    Pastrimi i organizmit nga toksinat është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Ndotja, ushqimet e përpunuara, stresi dhe zakonet e dëmshme si pirja e duhanit ose konsumimi i alkoolit mund të ndikojnë negativisht në trup, duke e mbushur atë me substanca të dëmshme. Fatmirësisht, ekzistojnë mënyra natyrale dhe të thjeshta për të ndihmuar trupin të pastrohet dhe të rifitojë energjinë e humbur.

    Një nga metodat më të efektshme është përdorimi i ujit me limon në mëngjes. Ky kombinim stimulon tretjen, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në largimin e toksinave nga mëlçia. Gjithashtu, konsumimi i çajrave bimorë si ai i dëllinjës, xhenxhefilit apo hithrës është i njohur për efektin detoksifikues dhe përmirësimin e funksionit të veshkave.

    Përfshirja në dietë e ushqimeve të pasura me fibra si frutat, perimet dhe drithërat e plota është një tjetër mënyrë natyrale për të pastruar sistemin tretës. Hudhra, qepa dhe lakra kanë veti të fuqishme antioksiduese dhe ndihmojnë në eliminimin e metaleve të rënda nga trupi. Aktiviteti fizik i rregullt dhe djersitja ndihmojnë gjithashtu në nxjerrjen e toksinave përmes lëkurës.

    Ndryshimet e vogla në stilin e jetesës mund të kenë ndikim të madh në shëndetin afatgjatë. Përdorimi i përbërësve natyralë dhe kujdesi i përditshëm ndaj trupit janë çelësi për një organizëm më të pastër dhe më energjik.

  • Disa shkaqe dhe trajtime natyrale kur ushqimi ‘ju bie rënd’

    Disa shkaqe dhe trajtime natyrale kur ushqimi ‘ju bie rënd’

    Dhimbja e stomakut pas ngrënies është një shqetësim i zakonshëm që mund të shfaqet për arsye të ndryshme, nga problemet e tretjes deri te sëmundje më të rënda si gastriti, ulçera apo ishemia intestinale. Këto dhimbje shpesh vijnë së bashku me simptoma si fryrje, ndjesi djegieje, shije acidike në gojë dhe vështirësi në përtypje.

    Një nga arsyet më të zakonshme është tretja e dobët, veçanërisht pas konsumimit të ushqimeve të yndyrshme. Në këtë rast, rekomandohet përtypja e ngadaltë dhe pirja e lëngjeve pas vakteve. Çaji i xhenxhefilit është një nga kurat natyrale më të mira për qetësimin e sistemit tretës.

    Fryrjet janë gjithashtu shkak i zakonshëm për dhimbje, sidomos në zonën abdominale, dhe mund të zbuten me çaj nenexhiku. Kur dhimbja ndodh në pjesën e sipërme të barkut dhe shoqërohet me ndjesi djegieje, mund të jetë simptomë e gastritit. Lëngu i patates është një kurë natyrale që ndihmon në uljen e aciditetit.

    Ulçera është një tjetër shkak i zakonshëm i dhimbjes së stomakut pas ushqyerjes. Në këtë rast, lëngu i lakrës dhe probiotikët ndihmojnë në qetësimin e simptomave dhe rikthimin e balancës bakteriale. Ndërsa urthi dhe refluksi kërkojnë shmangien e ushqimeve të yndyrshme, pikante dhe të aciduara. Në raste të lehta, soda e bukës dhe uthulla e mollës të tretura në ujë japin efekt qetësues.

    Në raste më serioze, siç është ishemia intestinale, dhimbja shfaqet papritur dhe shoqërohet me simptoma alarmante si ethe dhe të përziera. Në këtë rast, kërkohet ndërhyrje mjekësore urgjente.

    Për dhimbjet e zakonshme, masazhet abdominale dhe kompresat e ngrohta mund të jenë efektive. Por nëse dhimbja përsëritet ose përkeqësohet, rekomandohet të kërkoni ndihmën e një mjeku specialist.

  • Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

    Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

    Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm.
    Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit.
    Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrnat dhe çliron energji.
    Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj.
    Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë.
    Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrnave.
    Mëlçia duhet detoksifikuar rregullisht në mënyrë që funksionet e saj të jenë optimal.
    Referuar disa studimeve të rëndësishme, AgroWeb.org ju rekomandon një nga mënyrat më efikase për detoksifikimin e mëlçisë.
    Kura natyrale që do të lexoni më poshtë do të rikthejë të gjitha fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve.
    Përbërësit që ju nevojiten për këtë recetëNjë filxhan me majdanoz të grirë5 kërcenj selinoje6 gota ujë3 limonëPërgatitjaNë fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të lani të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm.
    Përdorni sodë buke për larjen e limonëve nëse do t’i përdorni me gjithë lëkurë.
    Më pas futini të gjithë përbërësit përveç ujit në një mikser.
    Përziejini mirë dhe më pas shtoni ujin.
    Përziejini bashkë me ujin deri sa masa e përfituar të jetë kompakte.
    Për rezultate optimale duhet të pini dy gota nga kjo kurë përpara çdo vakti.
    Kura duhet pirë për tre ditë me rradhë.
    Më pas duhet të bëni 7 ditë pushim dhe pastaj përsëriteni sërish.
    Përpiquni të qëndroni larg metaleve të rënda dhe pini mjaftueshëm ujë që të shumëfishoni ndikimin e kurës pastruese dhe të përmirësoni përpjekjet për të rënë në peshë.
    Ushqimet Më Të mira Për Shëndetin e MëlçisëRrushiRrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut.
    Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.
    Lëngu i panxharitSipas të dhënave të AgroWeb.org. lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që munden të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.
    PerimetSipas të dhënave të AgroWeb.org perime si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike.
    Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme.
    Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.
    ArrorëtArrorët janë të pasur me yndyrna, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm.
    Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.
    PeshkuPeshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë.
    Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrnave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.
    Vaji i UlliritVaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit.

  • Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

    Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

    iveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës.
    Ai përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.Kur ushqimet që konsumojnë përmbajnë më shumë kalori se sasia që digjet nga organizmi, atëherë ky i fundit i ruan yndyrnat për përdorim të mëvonshëm.
    Ato depozitohen në inde por edhe qarkullojnë në gjak.
    Shkaktarët Kryesorë të Yndyrnave Të Larta Në GjakUshqyerja me produkte me shumë yndyrë dhe mbipesha, sipas informacioneve të AgroWeb.org, janë shkaktarët kryesorë të nivelit të lartë të yndyrnave.
    Përveç tyre, niveli i yndyrnave në gjak mund të rritet edhe si pasojë e:
    Sëmundjeve të mëlçisë, tiroides dhe veshkave,Diabetit të tipit 2,Duhanpirjes,AlkoliMedikamentet me bazë kortizoliCilat Janë Nivelet Normale Të Yndyrnave Në GjakTrigliceridet në gjak duhet të jenë nën 150 mg/dl.
    Treguesit mbi këtë nivel konsiderohen të larta.
    Vlerësimi i këtij niveli bëhet nëpërmjet analizave të gjakut dhe kryesisht kolesterolit.
    Nëse niveli i yndyrnave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë.
    Si Të Ulni Nivelin E Yndyrnave Në Gjak Në Mënyrë NatyraleNivelin e yndyrnave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë mënyrat e mëposhtme natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak.
    Kufizimi I SheqeritKufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrnave.
    Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.
    Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.
    Eliminoni Bukën Dhe MakaronatBuka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrnave në gjak.
    Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.
    Aktiviteti FizikDuke qenë se mbipesha dhe obeziteti kanë lidhje të drejtpërdrejtë me yndyrnat në gjak, këshillohet që të kryeni aktivitet fizik për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë duke rritur intensitetin e stërvitjes.
    Një studim ka zbuluar se vetëm një orë pas aktivietit fizik, niveli i yndyrnave ulet.
    Shmangni Yndyrnat E NgopuraPër të ulur yndyrnat në gjak, shmangni yndyrnat me bazë shtazore.
    Këto yndyrna gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.
    Vajrat vegjetalë janë kryesisht të shëndetshëm përveç atyre që përpunohen.
    Për shembull, shumica e ushqimeve të skuqura apo industriale përmbajnë yndyrna të dëmshme.
    Kufizimi I AlkolitKaloritë e tepërta të marra nga alkoli konvertohen shumë shpejt në yndyrna dhe magazinohen në trup.
    Nëse nuk hiqni dorë totalisht nga alkoli mundohuni të paktën të përgjysmoni sasinë e konsumuar rregullisht.
    Rënia Në PeshëStudimet konfirmojnë se rënia në peshë ul më tej nivelin e triglicerideve.
    Diabetikët që humbasin 5 deri në 10 përqind të peshës trupore në një vit pësojnë një rënie të triglicerideve prej 40 mg/dl.
    Njerëzit që duan të bien në peshë duhet të mbajnë një regjim ushqimor me pak karbohidrate .
    Ushqimet më të mira kundër yndyrnave në gjak janë: tërshëra, fasulet, avokadot dhe peshku.

  • Mënyrat e Lyerjes me Bojë për Një Kuzhinë pa Shumë Dritë

    Mënyrat e Lyerjes me Bojë për Një Kuzhinë pa Shumë Dritë

    Të zgjedhësh ngjyrën e duhur të bojës është një nga zgjedhet më të vështira që mund t’iu duhet të bëni kur vjen fjala për rinovimin e kuzhinës.

    Prandaj AgroWeb.org në këtë artikull iu njeh me disa truke të habitshme, për një kuzhinë plot stil.

    Sfida nuk është që ta bëni kuzhinën domosdoshmërisht më të ndritshme.

    Dhomat pa dritë të japin ndjesinë e një ambienti më të vogël. Dhe asnjë bojë në botë nuk mund të bëjë që një dhomë të ketë një dritë më natyrale.

    Prandaj të zgjedhësh një ngjyrë të butë për kuzhinën ,kur nuk ka mjaftueshëm dritë natyrale, mund të japë ndjesinë e një hapësire më të madhe.

    Ekperimentoni me borjat e errëta

    Ju gjithashtu mund të shkoni në drejtimin e kundërt, me një ngjyrë më të ërrët, që krijon një ndjesi që ju mbështjell me ngrohtësi.

    Lagrohuni nga tonet e ftohta

    Nëse nuk jeni gati për të eksperimentuar me ngjyrat e errëta dhe doni të zgjidhni mure të bardha, largohuni nga hijet e ftohta.

    Edhe pse mund të jeni duke krijuar një hapësirë ​​më të madhe, nuk po krijoni domosdoshmërisht një hapësirë ​​të ngrohtë dhe tërheqëse. Një hapësirë e ftohtë mund të japë ndjesinë e një klinike.

    Lyejeni tavanin me të njëjtën ngjyrë si pjesa tjetër e dhomës

    Një truk me të vërtetë i lehtë për krijimin e një sensi më të lartë lartësise, është të lyeni tavanin me të njëjtën ngjyrë si muret.

    Kjo ndodh sepse vija e mprehtë që ndan murin dhe tavanin do të jetë më e butë dhe do të lexohet si një hapësirë ​​shumë më e madhe.

    Ndriçimi ka rëndësi po aq sa edhe boja

    Sidomos në hapësirat me dritë natyrale ndriçimi që zgjidhni do të ndryshojë gjithçka.

    Përpiquni që të keni ndriçim të mirë sidomos në zonën e gatimit dhe pse jo edhe nëpër dollapë.

    Ndriçimi që zgjidhni nuk ka pse të dretohet gjithmonë tek drita natyrale./AgroWeb.org