Tag: natyral

  • Rritje e rasteve me grip për shkak të motit të ftohtë – Mjekët këshillojnë kujdes dhe trajtim natyral për kollën

    Rritje e rasteve me grip për shkak të motit të ftohtë – Mjekët këshillojnë kujdes dhe trajtim natyral për kollën

    Temperaturat e ulëta dhe përhapja e virozave kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Moti i ftohtë po ndikon ndjeshëm në shëndetin e qytetarëve, duke shtuar rastet me grip dhe probleme respiratore.
    Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Ata këshillojnë që qytetarët të ushqehen shëndetshëm, të konsumojnë sa më shumë lëngje, çajra të ngrohtë dhe të vishen trashë për të shmangur ekspozimin ndaj të ftohtit.
    Për të lehtësuar kollën – një nga simptomat më të shpeshta dhe më të bezdisshme të virozave – mjekët alternativë dhe specialistët e mjekësisë popullore rekomandojnë edhe trajtimin natyral me një shurup të përgatitur në shtëpi, i cili mund të ndihmojë në qetësimin e kollës brenda 24 orëve.
    Receta e shurupit natyral për kollën:
    Përbërësit:

    2 gota ujë

    1 limon

    1 qepë

    2 lugë mjaltë

    Përgatitja:Zieni ujin së bashku me qepën e ndarë në katër pjesë dhe lëngun e një limoni. Lërini të vlojnë për 10–15 minuta. Pasi përzierja të ftohet pak, kullojeni dhe shtoni dy lugë mjaltë. Ruajeni në një kavanoz qelqi dhe konsumoni disa lugë gjatë ditës, veçanërisht para gjumit.
    Ky shurup ndihmon në zbutjen e fytit, uljen e irritimit dhe lehtësimin e kollës. Megjithatë, mjekët theksojnë se në rast se simptomat përkeqësohen, duhet kërkuar menjëherë ndihmë profesionale.

  • Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

    Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

    Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti.

    I pasur me enzima, vitamina, antioksidantë dhe minerale, është një thesar i vërtetë për ata prej jush që kërkojnë kujdes natyral pa aditivë kimikë.
    Pse duhet të përdorni mjaltë në kujdesin e lëkurës?
    Mjalti vepron si një hidratues natyral, duke ruajtur lagështinë dhe duke e lënë lëkurën tuaj të butë dhe elastike. Në të njëjtën kohë, ai ofron një eksfolim të butë, duke hequr qelizat e vdekura dhe duke ju dhënë një lëkurë më të pastër, më të freskët dhe më të shndritshme. Falë vetive të tij antibakteriale dhe anti- inflamatore, ai mund të ndihmojë në luftimin e akneve, acarimit dhe skuqjes, ndërsa antioksidantët e tij mbrojnë lëkurën nga plakja e parakohshme dhe dëmtimet e përditshme mjedisore.
    Si mund ta përdorni?
    Mjalti është jashtëzakonisht i gjithanshëm dhe përshtatet lehtësisht me rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Ja disa mënyra:
    Si maskë për fytyrën: Aplikoni një shtresë të hollë mjalti të papërpunuar në lëkurë të pastër dhe lëreni për 15-20 minuta.
    Shpëlajeni me ujë të vakët dhe shijoni butësi dhe hidratim të menjëhershëm. Në kombinim me përbërës të tjerë natyralë : Provojeni me bollgur për eksfolim, me kos për qetësim ose me disa pika limoni për shkëlqim. Nëse keni lëkurë të thatë, shtoni pak vaj ulliri ose bajamesh.Për zona të thata ose të çara: Mjalti mund të përdoret në mënyrë topike në buzë, bërryla ose thembra për lehtësim të menjëhershëm.
    Maskë me mjaltë për lëkurë të butë dhe të hidratuar
    Çfarë lloj mjalti duhet të zgjidhni?
    Për përfitim maksimal, zgjidhni mjaltë të papërpunuar dhe të papërpunuar, i cili ruan të gjitha enzimat e tij natyrale. Për diçka edhe më të fuqishme, provoni mjaltin Manuka, i njohur për vetitë e tij të përforcuara antimikrobike dhe shëruese.
    Këshilla para përdorimit
    Është një ide e mirë të bëni një provë të vogël në kyçin e dorës përpara se të aplikoni mjaltin në fytyrë, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme ose alergji. Mjalti është përgjithësisht i sigurt, por çdo lloj lëkure është i ndryshëm. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të thjeshtë, natyrale dhe efektive për t’u kujdesur për lëkurën tuaj, mjalti meriton një vend në banjën tuaj. Me vetëm disa minuta në javë, mund t’i jepni lëkurës suaj hidratim të thellë, eksfolim të butë dhe një shkëlqim natyral – të gjitha nga një përbërës i vetëm që ndoshta e keni tashmë në kuzhinën tuaj.
     

  • Pesë përfitime shëndetësore nga qëndrimi në plazh

    Pesë përfitime shëndetësore nga qëndrimi në plazh

    Pushimet në plazh nuk janë thjesht një mënyrë për të marrë pak rreze dielli dhe për të shijuar detin, ato janë edhe një kurë natyrale për trupin dhe mendjen. Aroma e jodit, tingulli i dallgëve dhe rëra nën këmbë krijojnë një harmoni perfekte që ka ndikim të fuqishëm në mirëqenien tonë.

    Por çfarë e bën plazhin kaq të dobishëm për shëndetin tonë?
    1. Deti është një terapi e vërtetë natyrore

    Që në lashtësi, uji i detit është përdorur për të trajtuar lëkurën, plagët dhe madje edhe probleme të frymëmarrjes. Ai është i pasur me minerale si magnezi, kalciumi dhe kaliumi, të cilët kanë veti anti-inflamatore dhe ndihmojnë në shërimin natyral të trupit.
    Vetë zhytja në det mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të qetësojë muskujt e lodhur dhe të largojë toksinat nga lëkura.
    2. Ecja në rërë është më shumë se thjesht relaks
    Të ecësh zbathur në rërë nuk është vetëm një ndjesi e këndshme, është një formë e lehtë, por shumë efektive e aktivitetit fizik. Ajo aktivizon muskujt e këmbëve dhe stimulon pikë presioni që ndikojnë në gjithë trupin, njësoj si refleksologjia.
    Për më tepër, kontakti i drejtpërdrejtë me tokën, i njohur si “grounding”, ka treguar përfitime në reduktimin e stresit dhe përmirësimin e gjumit.
    3. Drita e diellit: Burimi natyral i vitaminës D
    Vetëm disa minuta në diell ndihmojnë trupin të prodhojë sasinë e nevojshme të vitaminës D, e cila është thelbësore për shëndetin e kockave, sistemin imunitar dhe humorin tonë.
    Gjithsesi, mos harro të përdorësh gjithmonë krem mbrojtës për të shmangur rrezet e dëmshme UV.
    4. Deti qetëson mendjen
    Zhurma ritmike e dallgëve vepron si një formë meditimi natyral. Ajo ndihmon në reduktimin e kortizolit, hormonit të stresit, dhe krijon ndjesinë e qetësisë së brendshme.
    Madje, shumë njerëz përdorin tinguj të detit për të fjetur më mirë ose për t’u qetësuar gjatë ditës.
    5. Ajri i pasur me jod ndihmon në frymëmarrje
    Ajri i detit është i pastër, i freskët dhe i pasur me jod, i cili ndihmon në funksionimin e shëndetshëm të tiroides dhe përmirëson cilësinë e frymëmarrjes. Është një arsye më shumë për të bërë shëtitje buzë detit.

  • 5 përfitime shëndetësore nga qëndrimi në plazh

    5 përfitime shëndetësore nga qëndrimi në plazh

    Pushimet në plazh nuk janë thjesht një mënyrë për të marrë pak rreze dielli dhe për të shijuar detin ato janë edhe një kurë natyrale për trupin dhe mendjen. Aroma e jodit, tingulli i dallgëve dhe rëra nën këmbë krijojnë një harmoni perfekte që ka ndikim të fuqishëm në mirëqenien tonë.

    Por çfarë e bën plazhin kaq të dobishëm për shëndetin tonë?

    1. Deti është një terapi e vërtetë natyrore
    Që në lashtësi, uji i detit është përdorur për të trajtuar lëkurën, plagët dhe madje edhe probleme të frymëmarrjes. Ai është i pasur me minerale si magnezi, kalciumi dhe kaliumi, të cilët kanë veti anti-inflamatore dhe ndihmojnë në shërimin natyral të trupit.

    Vetë zhytya në det mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të qetësojë muskujt e lodhur dhe të largojë toksinat nga lëkura.

    2. Ecja në rërë është më shumë se thjesht relaks
    Të ecësh zbathur në rërë nuk është vetëm një ndjesi e këndshme – është një formë e lehtë, por shumë efektive e aktivitetit fizik. Ajo aktivizon muskujt e këmbëve dhe stimulon pikë presioni që ndikojnë në gjithë trupin, njësoj si refleksologjia.

    Për më tepër, kontakti i drejtpërdrejtë me tokën, i njohur si “grounding”, ka treguar përfitime në reduktimin e stresit dhe përmirësimin e gjumit.

    3. Drita e diellit: Burimi natyral i vitaminës D
    Vetëm disa minuta në diell ndihmojnë trupin të prodhojë sasinë e nevojshme të vitaminës D, e cila është thelbësore për shëndetin e kockave, sistemin imunitar dhe humorin tonë.

    Gjithsesi, mos harro të përdorësh gjithmonë krem mbrojtës për të shmangur rrezet e dëmshme UV.

    4. Deti qetëson mendjen
    Zhurma ritmike e dallgëve vepron si një formë meditim natyral. Ajo ndihmon në reduktimin e kortizolit – hormonit të stresit – dhe krijon ndjesinë e qetësisë së brendshme.

    Madje, shumë njerëz përdorin tinguj të detit për të fjetur më mirë ose për t’u qetësuar gjatë ditës.

    5. Ajri i pasur me jod ndihmon në frymëmarrje
    Ajri i detit është i pastër, i freskët dhe i pasur me jod, i cili ndihmon në funksionimin e shëndetshëm të tiroides dhe përmirëson cilësinë e frymëmarrjes. Është një arsye më shumë për të bërë shëtitje buzë detit.

  • Kompleksi “Shefqet Lamçja”, vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral

    Kompleksi “Shefqet Lamçja”, vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral

    22 Qershor 2025

    12:21

    Telesport

    Në kompleksin sportiv “Shefqet Lamcja” vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral.
    Aktualisht, po punohet për ndërtimin e bazamentit dhe hedhjen e shtresave të para të granilit. Paralelisht, janë duke u kryer punimet për sistemin e drenazhimit.
    FSHF dhe Bashkia Elbasan kanë ndërhyrë edhe në dhomat e zhveshjes së kompleksit, duke i modernizuar ato për të ofruar kushte sa më të mira për futbollistët.
    Punimet pritet të përfundojnë së shpejti dhe sipas parashikimeve, gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri.

  • Kompleksi “Shefqet Lamçja”/ Vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral

    Kompleksi “Shefqet Lamçja”/ Vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral

    Në kompleksin sportiv “Shefqet Lamcja” vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral.
    Aktualisht, po punohet për ndërtimin e bazamentit dhe hedhjen e shtresave të para të granilit. Paralelisht, janë duke u kryer punimet për sistemin e drenazhimit.
    FSHF dhe Bashkia Elbasan kanë ndërhyrë edhe në dhomat e zhveshjes së kompleksit, duke i modernizuar ato për të ofruar kushte sa më të mira për futbollistët.
    Punimet pritet të përfundojnë së shpejti dhe sipas parashikimeve, gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri.

  • “PD ka mbyllur ciklin natyral”, Çupi: Shqiptarët të ndahen prej Sali Berishës

    “PD ka mbyllur ciklin natyral”, Çupi: Shqiptarët të ndahen prej Sali Berishës

    Në qarkun e Tiranës, javën që vjen pritet të fillojë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, mes pretendimeve të opozitës për manipulim dhe lexim jo të drejtë të vullnetit qytetar.
    Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se qytetarët shqiptarë duhet të ndahen njëherë e mirë nga Sali Berisha dhe hijet e tij politike, të cilat e kanë mbajtur peng Shqipërinë.
    “Ka ardhur koha që të ndahemi prej një situate shumë të diskutueshëm shumë evazive, konfuze. Ka një kërkesë për të mbijetuar dhe kërkesa për të mbijetuar. Ka ardhur koha të ndahemi prej të “vdekurit”.
    Në mënyrë figurative, Çupit theksoi se me procesin e rinumërimit të votave, Sali Berisha po merr një “aspirinë” për të shtyrë agoninë e tij politike.
    “Berisha që përfaqëson një regjim poskomunist, për mua feudalist, tani po tenton një aspirinë, por kush janë aspirinat, aspirinat janë të rinumërojë votat, të thotë që s’i njoh zgjedhjet, të thotë që kam disa parti të vogla që rrinë me mua. Këto janë aspirina, që të shtyjnë jetën për 24 orë, jo më shumë. PD po kthehet si në 1997. Secili kandidat demokrat po plaçkit votat e tjetrit. Nuk ka çfarë humbet Sali Berisha. Sali Berisha është fajtor i madh, kriminel dhe tani është para gjykatës. Problemi i tij janë krimet familjare”, tha ai.
    Gjatë diskutimit me emisionin “Ora e Fundit”, Çupi u shpreh se Sali Berisha hallin më të madh e ka gjyqin dhe krimet e tij familjare.
    Me goditjen nga drejtësia ndaj Sali Berishës, Çupi tha se Shqipëria po ndahet në mënyrë përfundimtare nga ajo që ai e cilësoi si “epoka e krimit”.
    “Ai do shkojë më 30 qershor para gjyqit dhe do hapen dhe gjyqe të tjera. Krimi i madh është ish-presidenti, është ish-kryeministri i vendit. Po ndahemi nga një epokë shumë e rëndësishme, siç u nda ish-Jugosllavia nga Millosheviçi, ne po ndahemi nga një epokë krimi shumë e madhe. Në PD është mbyllur cikli natyral”, tha ai në “Ora e Fundit”.

  • Ja çfarë duhet të konsumojmë për një trup të shëndetshëm

    Ja çfarë duhet të konsumojmë për një trup të shëndetshëm

    Shëndeti i mirë fillon nga ajo që vendosim në pjatën tonë.

    Ekspertët e ushqyerjes theksojnë se një dietë e pasur me ushqime natyrale dhe të pa përpunuara është çelësi për një organizëm të fortë dhe energjik. Por cilat janë disa nga ushqimet më të mira për trupin?

    Perimet me gjethe jeshile si spinaqi dhe brokoli janë të pasura me vitamina, hekur dhe antioksidantë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Frutat si boronicat, kivi dhe portokalli janë burime të shkëlqyera të vitaminës C dhe luftojnë radikalet e lira.

    Peshku i yndyrshëm, sidomos salmoni dhe sardelet, është i mbushur me acide yndyrore omega-3 që mbrojnë zemrën dhe trurin. Ndërkohë, vezët, qiqrat dhe thjerrëzat ofrojnë proteina cilësore, të domosdoshme për rigjenerimin e qelizave.

    Për zemrën dhe kujtesën ndihmojnë edhe arrat, bajamet dhe farat e lirit, ndërsa tërshëra është ideale për energji të qëndrueshme dhe uljen e kolesterolit.

    Në listën e arit nuk mungojnë as kosi natyral dhe kefiri, të pasur me probiotikë për një tretje të shëndetshme, si dhe hudhra, xhenxhefili dhe shafrani i Indisë, të njohura për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve.

    Një vend të veçantë zë edhe uji, baza e çdo funksioni trupor, dhe mjalti natyral, i cili ka efekte antibakteriale dhe qetësuese.

    Në fund të ditës, një ushqyerje e balancuar dhe e ndërgjegjshme është investimi më i mirë që mund t’i bëjmë vetes.