Tag: natës

  • Rritet bilanci/ Një i vrarë dhe 10 të plagosur në Kiev pas sulmeve ajrore ruse

    Rritet bilanci/ Një i vrarë dhe 10 të plagosur në Kiev pas sulmeve ajrore ruse

    Të paktën një person u vra dhe dhjetë të tjerë u plagosën në Kiev gjatë natës, pasi një valë raketash balistike, të hedhura nga Rusia, shkaktoi shpërthime të fuqishme dhe zjarre në mbarë kryeqytetin ukrainas, thanë autoritetet ushtarake të qytetit më 25 tetor.

    Një kopsht fëmijësh në distriktin Dniprovskiy u dëmtua dhe shpërthyen zjarre të mëdha në zona jorezidenciale të distrikteve Desnianskiy dhe Darnytskiy.

    Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kreu një sulm të madh të përzier gjatë natës në të gjithë vendin, duke lëshuar nëntë raketa balistike Iskander-M nga rajonet Rostov dhe Kursk dhe 62 dronë sulmues nga disa drejtime, përfshirë Kursk dhe Oryol në Rusi dhe Hvardiiske në Krimenë e pushtuar.

    Ushtria tha se mbrojtja ajrore rrëzoi katër raketa dhe 50 dronë, ndërsa konfirmoi goditje në 11 lokacione, teksa vlerësimet e mëngjesit ende ishin në zhvillim e sipër.

    Përshkallëzimi gjatë natës gjithashtu përkoi me një sinjal të ri diplomatik nga Moska.

    Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i presidentit rus, Vladimir Putin, për investime dhe bashkëpunim ekonomik, tha se beson që Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia janë “mjaft afër” një zgjidhjeje diplomatike.

    Dmitriev ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe raportet e mediave amerikane sugjerojnë se ai do të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, në Miami më 25 tetor./REL

  • Aksidenti i rëndë në Kukës/ Makina e sharruar në gjysmë, autori largohet nga vendngjarja

    Aksidenti i rëndë në Kukës/ Makina e sharruar në gjysmë, autori largohet nga vendngjarja

    Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës.
    Në orët e para të mëngjesit, kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë, i cili ishte praktikisht i sharruar në gjysmë pas një përplasjeje të fuqishme nga mbrapa.
    Sipas të dhënave paraprake, automjeti i aksidentuar është i markës “Benz”, me targa AA 428 CT.
    Dyshohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.
    Policia nuk ka pasur asnjë njoftim për ngjarjen gjatë natës dhe është informuar vetëm pasi makina u gjet në mëngjes.
    Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të.
    Ende nuk dihet nëse në momentin e përplasjes në automjetin e dëmtuar ka pasur persona brenda, përfshirë drejtuesin apo pasagjerë.
    Burime lokale bëjnë me dije se gjatë orëve të vona të natës, shumë të rinj në Kukës shndërrojnë rrugët e qytetit në pista garash, çka ka shkaktuar disa aksidente të rënda. Vetëm gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar tre aksidente serioze në këtë zonë.

  • Aksident i rëndë gjatë natës në Kukës, gjendet makinë e sharruar në gjysmë. Autori largohet nga vendngjarja

    Aksident i rëndë gjatë natës në Kukës, gjendet makinë e sharruar në gjysmë. Autori largohet nga vendngjarja

    Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës.

    Në orët e para të mëngjesit, kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë, i cili ishte praktikisht i sharruar në gjysmë pas një përplasjeje të fuqishme nga mbrapa.

    Sipas të dhënave paraprake, automjeti i aksidentuar është i markës “Benz”, me targa AA 428 CT.

    Dyshohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.

    Policia nuk ka pasur asnjë njoftim për ngjarjen gjatë natës dhe është informuar vetëm pasi makina u gjet në mëngjes.

    Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të.

    Ende nuk dihet nëse në momentin e përplasjes në automjetin e dëmtuar ka pasur persona brenda, përfshirë drejtuesin apo pasagjerë.

    Burime lokale bëjnë me dije se gjatë orëve të vona të natës, shumë të rinj në Kukës shndërrojnë rrugët e qytetit në pista garash, çka ka shkaktuar disa aksidente të rënda. Vetëm gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar tre aksidente serioze në këtë zonë.

  • Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali ende pa autor! Shoqërohen disa të dyshuar, po kërkohet arma e vrasjes

    Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali ende pa autor! Shoqërohen disa të dyshuar, po kërkohet arma e vrasjes

     

    viktima-vendngjarje

     
    ITALI- Detaje të tjera, mes tyre edhe autori, mbeten për t’u zbuluar për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar, Hekuran Cumani, në Itali. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 18 tetorit, në një parking makinash në Perugia, ku po kalonte mbrëmjen me disa miq. 
    Sipas La Repubblica, hetuesit e kanë identifikuar tashmë autorin e krimit: një i ri me origjinë tuniziane, pjesë e një grupi tjetër të rinjsh. Disa të tjerë janë regjistruar tashmë si të dyshuar, të cilët janë marrë në pyetjr në stacionin e policisë menjëherë pas përleshjes. Grindje, sulme dhe kërcënime janë krimet e dyshuara.
    Me sa duket, sherri midis dy grupeve filloi brenda klubit të natës 100Dieci në Perugia, një vend ku hyhej përmes një detektor metalesh, raporton Repubblica. Prandaj, është e pamundur që thika me të cilën u godit Hekurani në gjoks të ketë hyrë në klubin e natës. Kamerat e brendshme të sigurisë së klubit gjithashtu nuk arritën të jepnin ndonjë informacion të dobishëm për hetimin.

    Sipas të gjitha gjasave, grindja, e cila shpërtheu midis dy grupeve – atij nga rajoni i Marche-s me viktimën dhe tjetrit vendas – vazhdoi për arsye banale dhe u përshkallëzua në një përleshje dhe më pas në një vrasje jashtë lokalit, ku megjithatë nuk ka kamera sigurie. Atje, në parkingun përpara departamentit të matematikës të Universitetit të Peruxhias, 23-vjeçari nga Fabriano u godit me thikë.
    Arma e vrasjes, qoftë e sjellë nga vrasësi ose e gjetur në një makinë, ende nuk është gjetur. Dhjetëra persona janë marrë në pyetje gjatë gjithë natës, të koordinuar nga zyra e prokurorit në kryeqytetin e Umbrisë. Midis tyre është edhe Samueli, vëllai i viktimës, i cili gjithashtu u plagos lehtë në përleshje./ZËRI

  • Treni i natës që lidh Romën me tregjet e Krishtlindjeve në Mynih

    Treni i natës që lidh Romën me tregjet e Krishtlindjeve në Mynih

    Këtë vit, pritja e Krishtlindjeve mund të marrë një formë krejt tjetër, më romantike, më e qetë dhe më autentike.“FS Treni Turistici Italiani” ofron një mënyrë të re për të përjetuar atmosferën festive të dhjetorit: një udhëtim me trenin e natës Espresso Monaco, që lidh Romën me tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë.Ky itinerar i veçantë, pjesë e nismës “Edizione Mercatini di Natale”, është menduar për ata që duan të përjetojnë magjinë e dimrit pa stresin e udhëtimeve ajrore apo me makinë.Treni kthehet në një “hotel në lëvizje”, me ambiente të rehatshme, shërbim restoranti dhe bar, si dhe dekorime festive që i paraprijnë udhëtimit në zemrën e atmosferës alpe dhe bavareze të Adventit.Pas nisjes nga Roma, pasagjerët mund të relaksohen ndërsa peizazhi ndryshon nën dritat e natës.“Espresso Monaco” kombinon komoditetin e pushimit me emocionin e udhëtimit, duke u mundësuar pasagjerëve të zgjohen mes Alpeve, gati për të eksploruar që në orët e para të mëngjesit.Turizëm i kujdesshëm dhe i qëndrueshëmSipas “FS Treni Turistici Italiani”, qëllimi i kësaj linje është të ofrojë një mënyrë më të ngadaltë, të relaksuar dhe të qëndrueshme për të udhëtuar.Udhëtimi bëhet pjesë e vetë pushimeve, jo thjesht një mjet për të arritur destinacionin.Atmosferë festive dhe destinacione të mrekullueshmeGjatë rrugës, treni do të jetë zbukuruar me elementë të Krishtlindjeve dhe muzikë festive, ndërsa çdo pasagjer do të marrë një dhuratë simbolike.Itinerari përfshin ndalesa në qytete dhe fshatra të njohur për tregjet e tyre të Krishtlindjeve, ku udhëtarët mund të shëtisin mes stendave me produkte artizanale, dhurata tradicionale dhe specialitete gastronomike lokale.Datat e udhëtimitNisja: 5 dhe 12 dhjetorKthimi: 7 dhe 14 dhjetor/ Treni Turistici Italiani, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Prishën qetësinë publike duke xhiruar motorat në mes të natës, arretohet dy “gangsterët” në Durrës (EMRAT)

    Prishën qetësinë publike duke xhiruar motorat në mes të natës, arretohet dy “gangsterët” në Durrës (EMRAT)

    Durrës

    DURRËS- Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi gjatë natës, kanë prishur qetësinë me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin në sheshin “Taulantia” dhe në zonën për rreth. Në pranga kanë rënë Kejdi Previzi 21-vjeç nga Tirana dhe Lorenc Basha 24-vjeç. Blutë bëjnë me dije se nga verifikimet ka rezultuar se dy të rinjtë, nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve.

    Njoftimi:
    Durrës/ Prishën qetësinë publike, gjatë natës, me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin pa leje, në sheshin “Taulantia”, arrestohen 2 shtetas.
    Sekuestrohen 2 motomjetet tip “Yamaha”.
    Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës, se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në sheshin “Taulantia” dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 motomjeteve që drejtonin.
    Për këtë paligjshmëri, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve K. P., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe L. B., 24 vjeç, banues në Durrës.
    Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ata nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • “Hijet e natës” nga Vedat Kokona, që u vu në skenë më 1 tetor 1971 shfaqja e parë e teatrit “Bylis”

    “Hijet e natës” nga Vedat Kokona, që u vu në skenë më 1 tetor 1971 shfaqja e parë e teatrit “Bylis”

    Vepra “Hijet e natës” nga autori Vedat Kokona është shfaqja e parë e teatrit “Bylis”. Shfaqja e parë e teatrit “Bylis” u dha në 1 tetor të vitit 1971. Përmes një materiali teatri i Fierit sjell në vëmendje shfaqjen e parë. “Në 1 tetor të vitit 1971 nisi aktivitetin e tij teatri “Bylis”, trupa profesioniste e të cilit ishte krijuar disa muaj më parë. Në skenën e tij do të shfaqej në këtë ditë, pjesa e parë dramatike, “Hijet e natës” e autorit Vedat Kokona”, thuhet nga teatri “Byls” i Fierit që ka ndarë dhe disa foto në faqen e tij. Në materialin e teatrit bëhet me dije se shfaqja u vu në skenë atë kohë nga regjisori Leka Bungo nën interpretimin e aktorëve Leonard Poro, Fitenete Tiço, Imelda Kiri, Shpëtim Shehu, Kujtim Jorgaqi, Suzana Prifti, Hatiqet Siqeca, Nestor Pogaçe, Koço Papadhopulli dhe Antigona Golemi. Ndërsa skenografia u përgatit nga Agim Zajmi.
    “Një kronikë të zgjeruar të kësaj drame do ta pasqyronte edhe shtypi lokal i kohës si një ngjarje e rëndësishme e jetës artistike dhe kulturore e qytetit të Fierit. “Hijet e natës” në skenën e teatrit tonë të ri” do ta titullonte reportazhin e saj gazeta “Drapër e Çekan”, e datës 6 tetor 1971”, thuhet nga teatri “Bylis” i qytetit të Fierit. Pas premierës së shfaqur në Fier, do të zhvillohej edhe turneu i parë i kësaj trupe në disa qytete të Shqipërisë, e cila shumë shpejt do të shndërrohej në një ndër më të njohura të vendit. Teatri “Bylis” ndër vite ka vijuar aktivitetin artistik, duke sjellë në skenë shfaqje të ndryshme teatrore, si dhe është një ndër institucionet e rëndësishme kulturore në këtë qytet.
     
     

  • Rusia bombardon gjatë natës Ukrainën, pesë të vrarë/ Polonia ngre avionët luftarakë

    Rusia bombardon gjatë natës Ukrainën, pesë të vrarë/ Polonia ngre avionët luftarakë

    Minimalisht pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra me raketa dhe dronë nga Rusia gjatë natës, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Si shenjë paralajmërimi për sigurinë e hapësirës ajrore polake, forcat ajrore të Polonisë ndërmorën manovra t’i dërgonin avionë ushtarakë, ndërkohë që avionë të NATO-s u vunë gjithashtu në gatishmëri.
    Sulmet kryesore u fokusuan në qytetin perëndimor të Lvivit, ku kryetari i rajonit, Maksym Kozytskyi, tha se katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Një person tjetër ndërroi jetë në rajonin e Zaporizhzhia, ndërsa Zelensky njoftoi se Rusia qëlloi me mbi 50 raketa dhe rreth 500 dronë ndaj objektivave infrastrukturore në Ukrainë.
    Sipas Zelensky, rajonet Ivano‑Frankivsk, Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Kherson, Odesa dhe Kirovohrad gjithashtu u përfshinë nga sulmet.
    “Na duhet më shumë mbrojtje dhe zbatim më i shpejtë i të gjitha marrëveshjeve të mbrojtjes, veçanërisht në ajër, për t’i hequr terrorit ajror çdo kuptim. Një armëpushim i njëanshëm në qiell është i mundshëm dhe është pikërisht ky që mund të hapë rrugën për një diplomaci reale”, tha Zelensky.
    Sipas komandës operacionale të Polonisë në një postim në X, avionët polakë dhe aleatë “po operojnë në hapësirën tonë ajrore”, ndërsa sistemet e mbrojtjes së bazuara në tokë dhe radarët u vunë në nivelin më të lartë të gatishmërisë.
    Në orën 05:10, me orën lokale, gjithë Ukraina ishte nën alarmin e sulmeve ajrore pas njoftimeve nga Forcat Ajrore ukrainase për raketa dhe dronë rusë të ardhshëm.
    Ministria e Energjisë në Ukrainë raportoi se sulmet e natës shkaktuan dëmtime në Zaporizhzhia, Chernihiv dhe Sumy. Në Zaporizhzhia, guvernatori rajonal Ivan Fedorov deklaroi se sulmi mbi një central elektrike la mbi 73.000 konsumatorë pa energji.
    Në rajonin e Lvivit, kryebashkiaku Andriy Sadovyi tha se pjesë të qytetit, vetëm 70 km larg kufirit me Poloninë, janë pa energji, dhe se sistemi i mbrojtjes ajrore po punon intensivisht për të ndaluar së pari dronët, më pas raketat. Ai paralajmëroi se ishte “e rrezikshme të dilje në rrugë”.

    Top Channel

  • Sekreti i gjumit polifazik

    Çfarë është gjumi polifazik?

    Ndryshe nga gjumi monophasik modeli klasik me 7-8 orë gjumë të pandërprerë gjatë natës gjumi polifazik nënkupton ndarjen e pushimit në disa cikle më të vegjël gjatë ditës dhe natës.

    Kjo metodë është përdorur në periudha të ndryshme të historisë dhe nga individë që kanë dashur të fitojnë më shumë orë aktive brenda 24 orëve.

    Modelet kryesore

    Ekzistojnë disa variante të gjumit polifazik:

    Bifazik – gjumë gjatë natës dhe një sy gjumë pasdite (i zakonshëm në shumë kultura mesdhetare).Everyman – 3–4 orë gjumë kryesor gjatë natës + 2–3 sy gjumë të shkurtra gjatë ditës.

    Uberman – vetëm sy gjumë 20–30 minutësh të shpërndarë 6–8 herë në ditë.Dymaxion – një version ekstrem me katër sy gjumë nga 30 minuta, duke bërë vetëm 2 orë gjumë në 24 orë.

    Kush e ka përdorur?

    Ka raporte se personalitete të famshme si Leonardo da Vinci, Nikola Tesla dhe Winston Churchill kanë eksperimentuar me gjumin polifazik për të pasur më shumë kohë për punë dhe krijimtari. Sot, kjo metodë tërheq sidomos sipërmarrës, studentë apo individë të angazhuar në projekte intensive, të cilët kërkojnë të rrisin produktivitetin.

    A funksionon vërtet?

    Shkenca moderne e sheh gjumin polifazik me skepticizëm.

    Avantazhet e mundshme: më shumë orë të lira në ditë, fleksibilitet në punë dhe ndonjëherë përqendrim i përkohshëm.

    Disavantazhet: mungesë e gjumit të thellë REM, lodhje e akumuluar, rrezik për shëndetin kardiovaskular dhe imunitar, si dhe vështirësi sociale (pasi rutina nuk përputhet me ritmin e shumicës së njerëzve).Gjumi polifazik është një eksperiment i guximshëm dhe intriguese si koncept, por jo gjithmonë i qëndrueshëm për shëndetin afatgjatë. Ndonëse disa njerëz mund ta përballojnë për periudha të shkurtra, shumica e ekspertëve këshillojnë që gjumi monophasik ose bifazik me sy gjumë pasdite mbetet modeli më i shëndetshëm. Në fund, gjumi nuk është luks është baza e funksionimit të trurit dhe trupit.

  • Mjeku: Të rinjtë flenë në 2 të natës, si mund të presin të kenë zemër të shëndetshme!

    Mjeku: Të rinjtë flenë në 2 të natës, si mund të presin të kenë zemër të shëndetshme!

    Vdekjet e papritura dhe infarktet në mosha të reja, madje edhe nën 40 vjeç, janë kthyer në një realitet tronditës. Dr. Spiro Qirko ngre alarmin për këtë fenomen, duke fajësuar drejtpërdrejt stilin modern të jetesës dhe mungesën e një kulture parandaluese.
    ‘Sëmundja nuk ka më moshë,’ pohon ai, duke theksuar se çdo dhimbje gjoksi, sado e lehtë të duket, duhet marrë seriozisht dhe konsultuar me mjekun.
    Por pse po ndodh kjo? Sipas doktorit, shkaqet janë të qarta dhe lidhen me sjelljet e rrezikshme të të rinjve. ‘Moshat e reja s’kanë asnjë regjim. Flenë ora 2 të natës, përdorin alkool, për të mos thënë dhe drogën,’ thotë ai pa doreza. Ky stil jete i çrregullt, i kombinuar me stresin e lartë dhe një dietë të pabalancuar që çon në obezitet, krijon një terren perfekt për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ai veçon diabetin si ‘nënën e gjithë të këqijave’, një sëmundje me rritje katastrofike në Shqipëri, e cila dëmton enët e gjakut në të gjithë trupin, nga zemra te truri, sytë dhe veshkat. Thirrja e tij është e qartë: duhet një ndërgjegjësim masiv për parandalim, që përfshin kontrolle periodike të yndyrnave dhe sheqerit në gjak, një dietë të ekuilibruar për të shmangur mbipeshën, dhe aktivitet fizik të rregull