Tag: natës

  • Shpërthim me tritol gjatë natës ndaj një biznesi në Kuçovë

    Shpërthim me tritol gjatë natës ndaj një biznesi në Kuçovë

    Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në lagjen Postobllok, në Kuçovë.

    Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një biznesi në pronësi të shtetasit me iniciale G.S.

    Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërsa nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale.
    “Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar”,- njofton Policia.

  • Shpërthim gjatë natës në Kuçovë, i vendoset eksploziv një biznesi

    Shpërthim gjatë natës në Kuçovë, i vendoset eksploziv një biznesi

    Një shpërthim ka tronditur lagjen Postobllok në qytetin e Kuçovës gjatë natës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur pranë derës së një biznesi në pronësi të shtetasit G. S.
    Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
    Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Shpërthim me tritol në Kuçovë/ Lënda plasëse ishte vendosur në derën e një biznesi

    Shpërthim me tritol në Kuçovë/ Lënda plasëse ishte vendosur në derën e një biznesi

    Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

    Njoftimi i Policisë:

    Kuçovë/Informacion paraprak

    Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Të shtëna në mes të natës/ Dalin në pah detaje të reja: Viktima ishte kushëri i një prej pjesëtarëve të masakrës së..

    Të shtëna në mes të natës/ Dalin në pah detaje të reja: Viktima ishte kushëri i një prej pjesëtarëve të masakrës së..

    Ka qënë për vizitë te xhaxhai i tij i cili është babai i Bertil Alliaj për masakrën e Çoles . Gjatë kohës që ka qënë te dera, i është afruar një person dhe e ka goditur duke u larguar më pas.
    Kanë qënë vet familjarët që e kanë transportuar në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Po hetohet si pista e hakmarrjes por dhe pista të tjera. Dalan Alliaj figuron pronar i pikës së pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan Allidagu.

  • Ukrainasit godasin depon e naftës ruse në Luhansk

    Ukrainasit godasin depon e naftës ruse në Luhansk

    Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë pretenduar një goditje të suksesshme në objektet e naftës në rajonin e Luhanskut të pushtuar nga Rusia.
    Në pamjet e filmuara me dron termik të publikuara nga SSO, dronët shihen duke fluturuar drejt cisternave të naftës të pozicionuara përgjatë shinave hekurudhore, të ndjekura nga skena të flakëve që tërbojnë gjatë natës, të kapura nga kamerat termike.
    SSO tha se sulmi ndodhi gjatë natës midis të dielës dhe të hënës në rajonin e pushtuar të Luhanskut. Nuk specifikoi vendndodhjen e saktë të sulmit.

    “Natën e 27 tetorit, njësitë e Forcave të Operacioneve Speciale goditën me sukses objektet e ushtrisë ruse. Depot e karburantit dhe naftës ndodheshin në territorin e pushtuar përkohësisht të rajonit të Luhanskut të Ukrainës”, shkroi SSO në përditësimin e saj.
    Zyrtarët nga rajoni i pushtuar i Luhanskut konfirmuan se dy depo karburanti u goditën gjatë natës, së bashku me objekte të tjera.
     

  • 200 dronë gjatë natës, Ukraina sulmon Rusinë, mbyllen dy aeroporte të Moskës

    200 dronë gjatë natës, Ukraina sulmon Rusinë, mbyllen dy aeroporte të Moskës

    Gati 200 dronë lëshoi Ukraina gjatë natës drejt Rusisë, duke detyruar mbylljen e përkohshme të dy prej katër aeroporteve të Moskës.

    Informacione të sakta mbi dëmet, ende nuk ka.
    Kievi e ka bërë të qartë më parë se sulmet e tij kanë për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës kyçe që ndihmon agresionin rus ndaj vendit fqinj, siç janë aftësitë e saj për prodhimin e naftës. Sipas autoriteteve ukrainase, këto veprime janë pjesë e një strategjie të re për të “dobësuar makinerinë luftarake të Kremlinit” dhe për t’i treguar Moskës se lufta nuk është më e kufizuar brenda kufijve të Ukrainës.
    Sulmet ndodhin në një kohë kur lufta ka hyrë në vitin e tretë, me frontet e betejës që mbeten të ashpra. Sulmi ndodhi pak kohë pasi Ëashingtoni njoftoi se po shënjestronte dy kompanitë e rëndësishme ruse të naftës e gazit, Rosneft dhe Lukoil me sanksione të gjera që synojnë pengimin e fluksit të parave të cilat ndihmojnë luftën e Kremlinit. Rosneft drejtohet nga Igor Sechin, i cili ka qenë një aleat i fortë i Putinit. Masat e bëra publike të mërkurën, ngrijnë asetet e dy prodhuesve kryesorë të naftës në Rusi dhe u ndalojnë subjekteve amerikane të kryejnë biznes me ta.
    Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, e bëri të qartë se sanksionet ishin një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj refuzimit të Vlafimir Putinit për t’i dhënë fund pushtimit të tij në Ukrainë.

    Top Channel

  • Moti i keq prek edhe qarkun e Shkodrës, bllokohet rruga nacionale Pukë–Fushë Arrëz

    Moti i keq prek edhe qarkun e Shkodrës, bllokohet rruga nacionale Pukë–Fushë Arrëz

    Gjatë gjithë natës, reshje të shumta shiu kanë përfshirë territorin e Qarkut Shkodër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat malore të bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz.
    Disa rrugë rurale janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe rënies së gurëve, ndërsa në disa fshatra është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

    Strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e energjisë.

    Si paraqitet situata:

    Bashkia Shkodër* Gjatë gjithë natës kanë vazhduar reshje të shumta shiu në territorin e bashkisë.* Deri në këto momente nuk janë raportuar problematika me emergjencat civile, me përjashtim të rrugës Kir–Shosh, ku në vendin e quajtur Dardha e Shoshit ka pasur rëniesh gurësh që kanë bllokuar qarkullimin dhe rruga aktualisht është e pakalueshme.* Strukturat përkatëse janë njoftuar dhe po punohet për zhbllokimin e aksit.
    Bashkia Malësi e Madhe* Në territorin e bashkisë nuk janë raportuar problematika nga reshjet e shiut.* Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën.
    Bashkia Vau Dejës* Aktualisht nuk raportohen probleme nga reshjet e shiut.* Vijon puna për verifikimin e banesave të përmbytura gjatë ditës së djeshme dhe evidentimin e dëmeve të mundshme.
    Bashkia Pukë* Si pasojë e reshjeve të shiut, janë dëmtuar disa rrugë rurale, kryesisht në njësitë administrative Rrapë dhe Gjegjan, ku ka rrugë lidhëse të fshatrave të bllokuara.* Rruga nacionale Pukë–Fushë Arrëz është aktualisht e bllokuar në vendin e quajtur Qafa e Batres, si pasojë e shembjes së një masivi dheu.* Furnizimi me energji elektrike ka pasur ndërprerje të herëpashershme, ndërsa fshatrat Gjegjan, Dom, Rras, Kuzhnen dhe Gojan i Vogël janë pa energji elektrike (Njësia Administrative Gjegjan).* Strukturat vendore po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura.
    Bashkia Fushë Arrëz* Si pasojë e reshjeve të dendura të ditës së djeshme dhe gjatë natës, janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale të territorit të bashkisë.* Janë evidentuar rrëshqitje masive dherash, rënie gurësh dhe dëmtime të trupit të rrugëve.* Ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në njësitë Iballë, Qafë-Mali dhe Blerim.* Janë raportuar gjithashtu dëmtime të ujësjellësave të fshatrave.* Aktualisht po punohet me dy fadroma për hapjen e aksit rrugor Pukë–Fushë Arrëz.
    Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë* Gjatë natës kanë rënë rreth 40 mm reshje shiu.* Deri tani nuk janë konstatuar dëmtime në argjinatura, kanalet kryesore të kullimit dhe digën e rezervuarit Shtoder.* Nivelet e ujit në lumenjtë Buna dhe Drin janë poshtë kuotës minimale së leximit të hidrometrave.* Lumi Kir ka pasur prurje të larta, por pa shkaktuar dëme.
    Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër, me intensitet mesatar deri të lartë në zona të caktuara. Aktualisht nuk raportohen problematika të mëdha përveç dëmtimeve të rrugëve rurale në bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz, si dhe bllokimit të aksit Kir–Shosh në Bashkinë Shkodër.Strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren.

  • Lushnje, plagosje me thikë gjatë natës, tre persona përfundojnë në spital

    Lushnje, plagosje me thikë gjatë natës, tre persona përfundojnë në spital

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri. 
    Sipas burimeve nga policia, përplasja ka ndodhur ndërsa personat e përfshirë ndodheshin duke konsumuar pije alkoolike. Konflikti dyshohet se ka nisur pas një debati të çastit dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. 
    Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

  • Rusia vijon të bombardojë Ukrainën, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur në Kiev

    Rusia vijon të bombardojë Ukrainën, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur në Kiev

    Të paktën një person u vra dhe dhjetë të tjerë u plagosën në Kiev gjatë natës, pasi një valë raketash balistike, të hedhura nga Rusia, shkaktoi shpërthime të fuqishme dhe zjarre në mbarë kryeqytetin ukrainas, thanë autoritetet ushtarake të qytetit më 25 tetor.

    Një kopsht fëmijësh në distriktin Dniprovskiy u dëmtua dhe shpërthyen zjarre të mëdha në zona jorezidenciale të distrikteve Desnianskiy dhe Darnytskiy.
    Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kreu një sulm të madh të përzier gjatë natës në të gjithë vendin, duke lëshuar nëntë raketa balistike Iskander-M nga rajonet Rostov dhe Kursk dhe 62 dronë sulmues nga disa drejtime, përfshirë Kursk dhe Oryol në Rusi dhe Hvardiiske në Krimenë e pushtuar.
    Ushtria tha se mbrojtja ajrore rrëzoi katër raketa dhe 50 dronë, ndërsa konfirmoi goditje në 11 lokacione, teksa vlerësimet e mëngjesit ende ishin në zhvillim e sipër.
    Përshkallëzimi gjatë natës gjithashtu përkoi me një sinjal të ri diplomatik nga Moska.
    Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i presidentit rus, Vladimir Putin, për investime dhe bashkëpunim ekonomik, tha se beson që Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia janë “mjaft afër” një zgjidhjeje diplomatike.
    Dmitriev ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe raportet e mediave amerikane sugjerojnë se ai do të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, në Miami më 25 tetor. /rel

    Top Channel