Tag: natën

  • Nuk është Alba! Limi surprizon me emrin, me kë nga vajzat e kaloi natën te “Njishi”

    Nuk është Alba! Limi surprizon me emrin, me kë nga vajzat e kaloi natën te “Njishi”

    Spektakli i mbrëmjes së djeshme, Ferma VIP në Vizion Plus ka sjellë surpriza dhe sfida të forta.
    I zgjedhur me vota të publikut si kryefermer, Limi ka sjellë habi me emrin që zgjodhi për të kaluar natën te shtëpia e Njishit si të privilegjuar.
    Këngëtari ka zgjedhur Elinarën duke sjellë kështu habit te Alba që ishte shprehur e sigurt se do ishte ajo zgjedhja e Limit.

    “Përveçse ka ditëlindjen! Kam shumë besim dhe dua ta shoh në një mënyrë tjetër lojën e Elinarës“, u shpreh Limi
    Elinara e pranoi me shumë kënaqësi këtë zgjedhje.
    /vizionplus.tv

  • Tërmeti në Stamboll, regjistrohen 284 pasgoditje, banorët e kalojnë natën në qiell të hapur

    Tërmeti në Stamboll, regjistrohen 284 pasgoditje, banorët e kalojnë natën në qiell të hapur

    Mëngjesin e sotëm, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë në një takim të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Stamboll, ku u shqyrtuan masat që duhen marrë në lidhje me tërmetin 6.2 të shkallës Rihter, i cili u regjistrua ditën e djeshme në brigjet e Silivrit, në Detin Marmara.
    Pas takimit, presidenti Erdogan deklaroi se në takim u vlerësuan masat që po ndërmerren për minimizimin e efekteve të tërmetit.Lexo edhe :Related Posts
    “Falë Zotit, nuk kemi asnjë humbje jete. Ne si shtet jemi në gatishmëri gjatë gjithë kohës”, theksoi ai.

    Më pas, Erdogan u takua me qytetarët në një kafene në lagjen Kiyağıthane, në qendër të Stambollit.
    Pasgoditjet pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter vazhdojnë.  Të paktën 284 pasgoditje janë raportuar deri më tani.
    Pasgoditja e fundit ka ndodhur në orën 7:19 të mëngjesit me intensitet 4.1 të shkallës Rihter, sipas AFAD.
    Disa banorë, kryesisht në periferitë perëndimore të Stambollit, Avcilar, Esenyurt, Yeni Bosna, Bahçelievler, Beylikduzu, zgjodhën të kalonin natën në çadra dhe makina në hapësira të hapura dhe parqe. Megjithatë, shumica e banorëve të Stambollit e kaluan natën në shtëpitë e tyre./vizionplus.tv

  • Gjesti zyrtarisht fitues i edicionit të 4-të të BBV Albania, ngre çekun 100 mijë euro: Natën e mirë!

    Gjesti zyrtarisht fitues i edicionit të 4-të të BBV Albania, ngre çekun 100 mijë euro: Natën e mirë!

    Gjesti është fitues i Big Brother Albania VIP 4.

    Banori ka mbërritur në studio si fitues për të marrë Çmimin e Madh prej 100 mijë eurosh, ndërsa nuk kanë munguaer batutat mes tij dhe moderatorit të spektaklit Ledion Liço.

    Ledioni: Merre këtë zarfin, është emri i fituesit.

    Gjesti i buzëqeshur: Pse më keni rrejt…

    Ledioni: Përtej kësaj kemi edhe çekun, je gati sepse është pak i madh?

    Gjesti: Mos u rrit çmimi?

    Me çekun e fituesit në dorë, Gjesti ka bërë edhe mbylljen e këtij sezoni spektakolar dhe plot emocione me thënien e tij të famshme; Natën e mirë!

  • VIDEO/ Kaloi natën me Limin, Alba zbulon çfarë ndodhi poshtë jorganit

    VIDEO/ Kaloi natën me Limin, Alba zbulon çfarë ndodhi poshtë jorganit

    Alba dhe Lim Hoti kanë kaluar natën bashkë në të njëjtin krevat, gjë që ka shkaktuar diskutime dhe dyshime mes banorëve të tjerë të “Ferma VIP”. Disa prej tyre kanë aluduar për një marrëdhënie intime mes tyre.
    Por, teksa dy “protagonistët” ishin duke zhvilluar një bisedë pasditen e sotme, na zbuluan më shumë detaje se çfarë ndodhi natën e kaluar.Lexo edhe :Related Posts
    “Pale sa është komentuar, është shpërndarë. Aktrimi ishte i shkëlqyer”, është shprehur Alba, duke nënkuptuar se e gjitha kjo paska qenë një lojë mes dy fermerëve.

    Por, për të mësuar më shumë nga marrëdhënia Alba-Limi si dhe gjithë dinamikat e fermës mund të ndiqni spektaklin e së premtes në Vizion Plus, ora 21:00.
    Si dhe çdo moment të “Ferma Vip 2” në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring, gjithashtu edhe në përmbledhjen ditore në orën 17.00 në ekranin e Vizion Plus.
    /vizionplus.tv

  • Alba kaloi natën me Limin, “shpërthen” Big Mama: E pamoralshme, gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar klithmat

    Alba kaloi natën me Limin, “shpërthen” Big Mama: E pamoralshme, gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar klithmat

    Alba dhe Lim Hoti kanë kaluar natën bashkë në të njëjtin krevat, gjë që ka shkaktuar diskutime dhe dyshime mes banorëve të tjerë të “Ferma VIP”. Disa prej tyre kanë aluduar për një marrëdhënie intime mes tyre.
    Pas kësaj nate, situata ka degraduar në një përplasje të fortë mes Big Mamës dhe Albës. Big Mama ka vendosur të ndajë krevatët që kishin bashkuar Alba dhe Limi, duke pretenduar se vepronte me kërkesë të Limit.
    Big Mama i drejtohet Albës:“Urdhrin e kam prej Limit me i nda krevatët. Të ka bërë budallaqe. Të ka shfrytëzuar për një natë!”
    Alba reagoi me ironi:“Edhe ju kënaqeni me këto gjëra?”
    Big Mama, e acaruar, vijon:“Po, kënaqemi kur shohim debile si ti, njerëz të pamoralshëm. Ju jeni gati edhe pornografi me xhiru, vetëm për pak vëmendje!”
    Alba mundohet të mbrojë veten:“E pamoralshme është të ndjesh emocion? Çfarë po flet, Big Mama? Fjala ‘pornografi’ është shumë e rëndë.”
    Big Mama përmbyll me tone të larta:“E ka parë e gjithë Shqipëria çfarë ke bërë mbrëmë. Edhe klithmat t’i kanë dëgjuar të gjithë!”

  • Alba kaloi natën me Limin, “shpërthen” Big Mama: Të shfrytëzoi për një natë, gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar klithmat

    Alba kaloi natën me Limin, “shpërthen” Big Mama: Të shfrytëzoi për një natë, gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar klithmat

    Alba dhe Lim Hoti kanë kaluar natën bashkë në të njëjtin krevat, gjë që ka shkaktuar diskutime dhe dyshime mes banorëve të tjerë të “Ferma VIP”. Disa prej tyre kanë aluduar për një marrëdhënie intime mes tyre.
    Pas kësaj nate, situata ka degraduar në një përplasje të fortë mes Big Mamës dhe Albës. Big Mama ka vendosur të ndajë krevatët që kishin bashkuar Alba dhe Limi, duke pretenduar se vepronte me kërkesë të Limit.Lexo edhe :Related Posts
    Big Mama i drejtohet Albës:“Urdhrin e kam prej Limit me i nda krevatët. Të ka bërë budallaqe. Të ka shfrytëzuar për një natë!”

    Alba reagoi me ironi:“Edhe ju kënaqeni me këto gjëra?”
    Big Mama, e acaruar, vijon:“Po, kënaqemi kur shohim debile si ti, njerëz të pamoralshëm. Ju jeni gati edhe pornografi me xhiru, vetëm për pak vëmendje!”
    Alba mundohet të mbrojë veten:“E pamoralshme është të ndjesh emocion? Çfarë po flet, Big Mama? Fjala ‘pornografi’ është shumë e rëndë.”
    Big Mama përmbyll me tone të larta:“E ka parë e gjithë Shqipëria çfarë ke bërë mbrëmë. Edhe klithmat t’i kanë dëgjuar të gjithë!”

  • VIDEO/ “Nxehet” situata në fermë, Alba dhe Limi kalojnë natën poshtë jorganit

    VIDEO/ “Nxehet” situata në fermë, Alba dhe Limi kalojnë natën poshtë jorganit

    Reality shoë më i ndjekur i momentit, Ferma VIP, po bëhet çdo ditë e më i zjarrtë, dhe jo vetëm për shkak të sfidave me kafshët dhe bujqësinë. Në episodin e fundit, situata brenda fermës ka marrë një tjetër kthesë, pasi dinamika mes banorëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.
    Këngëtari i njohur Limi, i cili ka tërhequr vëmendjen e vajzave në fermë, është parë shpesh duke flirtuar me Keisin, Esterin dhe Nurin. Por kur u duke se me Albën i ndërprenë raportet, situata mes tyre ka ndryshuar.
    Mbrëmjen e djeshme Alba dhe Limi kanë kaluar natën bashkë dhe një pjesë të mirë poshtë jorganit.

    A është ky fillimi i një romance të re, apo vetëm një lëvizje strategjike brenda lojës? Mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme!
    /vizionplus.tv

  • “Natën pas ngjarjes, e kaluam me dy turiste”/ Flet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Kishte frikë të linte makinën vetëm

    “Natën pas ngjarjes, e kaluam me dy turiste”/ Flet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Kishte frikë të linte makinën vetëm

    Vrasja e Ilareia Sulës vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në Itali, me hetuesit që vijojnë punën e tyre për të nxjerrë detaje të reja në dritë nga ngjarja makabre që iu bë studentes shqiptare në Romë, nga ish i dashuri i saj.
    Së fundmi, ka dëshmuar dhe një nga miqtë e autorit, Maher Abouzeid, një i ri gjysmë-egjiptian dhe gjysmë-filipinas. Ai tregon se çfarë ndodhi me Mark Antony Samson ditët pasi kreu krimin, duke thënë se nuk e dinte për atë që ai kishte bërë, shkruajnë mediat italiane.

    “Natën pasi kreu krimin, ne u takuam së bashku dhe duart e tij ishin të fryrë. E pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ai më tha që ishte përleshur me dy djem përpara shtëpisë së Ilarias. Por ishte një gënjeshtër. Ishte fillimi i të gjithë gënjeshtrave”, tha si fillim miku i 23-vjeçarit.
    Më pas ai shtoi se Mark kishte frikë të linte makinën e tij vetëm, duke u shprehur se trupi i Ilarias mund të ishte ende në makinë.
    “Si fillim ai ishte në ankth dhe unë mendova se kjo kishte ndodhur për shkak të ndarjes me Ilarian. Më pas u kthye Marku i vjetër. Ai filloi të qeshte, të këndonte dhe të bënte shaka. U njohëm me dy turiste polake dhe kaluam natën me ato deri në tre të mëngjesit. Madje ato na ftuan dhe në shtëpinë e tyre për më shumë. Por nuk e imagjinoja dot që në ato momente, Ilaria ishte e vdekur”, tha Abouzeid gjatë dëshmisë së tij.
    “Pasi mbaruam festën, i thashë Markut që të flinte nga unë pasi ishte vonë, por ai kishte frikë ta linte makinën e tij vetëm. Ai u ndje tepër i tmerruar dhe shpresoj që trupi i Ilarias mos të ishte aty”, përfundoi miku i autorit.

  • “Kishte frikë të linte makinën vetëm”/ Rrëfehet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Natën pas ngjarjes, e kaluam me dy turiste

    “Kishte frikë të linte makinën vetëm”/ Rrëfehet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Natën pas ngjarjes, e kaluam me dy turiste

    Vrasja e Ilareia Sulës vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në Itali, me hetuesit që vijojnë punën e tyre për të nxjerrë detaje të reja në dritë nga ngjarja makabre që iu bë studentes shqiptare në Romë, nga ish i dashuri i saj.

    Së fundmi, ka dëshmuar dhe një nga miqtë e autorit, Maher Abouzeid, një i ri gjysmë-egjiptian dhe gjysmë-filipinas. Ai tregon se çfarë ndodhi me Mark Antony Samson ditët pasi kreu krimin, duke thënë se nuk e dinte për atë që ai kishte bërë, shkruajnë mediat italiane.
    “Natën pasi kreu krimin, ne u takuam së bashku dhe duart e tij ishin të fryrë. E pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ai më tha që ishte përleshur me dy djem përpara shtëpisë së Ilarias. Por ishte një gënjeshtër. Ishte fillimi i të gjithë gënjeshtrave”, tha si fillim miku i 23-vjeçarit.
    Më pas ai shtoi se Mark kishte frikë të linte makinën e tij vetëm, duke u shprehur se trupi i Ilarias mund të ishte ende në makinë.
    “Si fillim ai ishte në ankth dhe unë mendova se kjo kishte ndodhur për shkak të ndarjes me Ilarian. Më pas u kthye Marku i vjetër. Ai filloi të qeshte, të këndonte dhe të bënte shaka. U njohëm me dy turiste polake dhe kaluam natën me ato deri në tre të mëngjesit. Madje ato na ftuan dhe në shtëpinë e tyre për më shumë. Por nuk e imagjinoja dot që në ato momente, Ilaria ishte e vdekur”, tha Abouzeid gjatë dëshmisë së tij.
    “Pasi mbaruam festën, i thashë Markut që të flinte nga unë pasi ishte vonë, por ai kishte frikë ta linte makinën e tij vetëm. Ai u ndje tepër i tmerruar dhe shpresoj që trupi i Ilarias mos të ishte aty”, përfundoi miku i autorit.
     

    Top Channel

  • Kryedemokrati Berisha prezanton kandidatët e Lushnjes për zgjedhjet e 11 Majit: Ndryshojnë si dita me natën në krahasim me ata socialistët

    Kryedemokrati Berisha prezanton kandidatët e Lushnjes për zgjedhjet e 11 Majit: Ndryshojnë si dita me natën në krahasim me ata socialistët

    Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët për deputetë në qytetin e Lushnjës.Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, drejtuesi politik i qarkut të Fierit Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Luan Baçi.
    Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha u shpreh se kandidatët e PD-se ndryshojnë si dita me natën në krahasim me kandidatë socialistë.Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
    I dashur zoti Gazment Bardhi, udhëheqës politik i qarkut, të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë, kam nder të veçantë që vij sot këtu për t’u paraqitur ju, burra dhe gra, individë të shquar, njerëz të suksesit, njerëz me dinjitet, që përfaqësoni vlerat më të arrira të familjeve, të komunitetit, të qytetit dhe fshatrave të këtij rrethi.
    Do përfaqësoni në parlament me dinjitet interesat e tyre më jetike dhe më të mira. Krahasimi juaj me deputetët e Lubisë, deputetët e Shytëve, janë të krahasosh natën me ditën.
    Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, askush nuk mendonte kurrë para 4 vitesh se forca politike, të cilës ju i dhatë besimin për të mbrojtur idealet tuaja, për të mbrojtur parimet, do të vinte sot në prag të fitores më e fortë se kurrë, më e fuqishme se kurrë.
    Pas përpjekjeve që u bënë për ta fshirë atë si forcë politikë, ju e ngritët PD-në, e ngritët opozitën si Feniksi nga hiri dhe ja ku jemi sot, më të kthjellët, më të qartë, më të guximshëm se kurrë në ekzistencën tonë.
    Miqtë e mi, këto 2 ditë që kaluan, kanë qenë për herë të parë në histori ditët e Europës për Shqipërinë, ditët evropiane për shqiptarët, në Strasburg dhe Bruksel, në rendin e ditës ishin qytetarët shqitparë, ishin të drejtat tuaja, ishte dinjiteti juaj, ishte vota juaj, ishte e ardhmja juaj.
    Mirënjohje të pakufishme miqve tanë në Europë, që bënë kauzë të tyre, kauzën elirisë së shqiptarëve, kauzën e votës së lirë të lushnjarëve dhe mbarë shqiptarëve.Këto 2 ditë, dielli shkëlqeu më shumë se kurrë mbi vlerat, parimet dhe idalet që ju mbrojtët.
    Unë isha në Strasburg dhe nga mëngjesi gjer natën vonë paraqita Shqipërinë, situatën e saj, por paraqita edhe vendosmërinë e opozitës, projektin e saj për një Shqipëri madhështore.Miq, a e dini ju se ndonjëherë, njeriu turpërohet edhe për atë që nuk duhet të turpërohet kurrë.
    U turpërova kur mora vesh se kreut të narkoshtetit shqiptar ia kishin anuluar darkën zyrtare në Këshillin e Europës sepse ishte sjellë si brigand, jo si kryeministër.
    Ishte sjellë në mënyrën më të padenjë dhe këtë ua ka fshehur shqiptarëve.
    Sot në Parlamentin Europian ishte dëgjesa për Shqipërinë, dëgjesa e dytë në historinë e këtij vendi.
    E para u zhvillua në vitin 2001, kur me mekanizmin e famshëm të Dushkut i morën opozitës 11 mandate. Ngelën në klasë, mbetën, u rrëzuan.
    E dyta u zhvillua tani pikërisht, 3 ditë para fillimit të fushatës elektorale sepse Europa e ndjeu se padrinoja e Shqipërisë nuk ka nxjerrë mësime.
    Pra, ju e shihni, miqtë tanë kudo që janë, presin me padurim votën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës.