Tag: natën

  • ‘E prapë unë rrahjet e zemrës muj me t’i ndëgjue, edhe pse nuk e di nëse rrahin për mue’

    ‘E prapë unë rrahjet e zemrës muj me t’i ndëgjue, edhe pse nuk e di nëse rrahin për mue’

    Këngë e shkruar nga poeti Jacques Prévert

    Përktheu në shqip nga frëngjishtja Ag Apolloni

    Kur ti fle

    Ti fle natën,

    po unë nuk muj.

    Të shoh si flen

    e kjo m’ban t’vuj.

    Ti i mbyll sytë sapo bie n’shtrat

    e unë rri e shoh trupin tand të gjatë.

    Asht qesharake, po mue m’ban me qajtë

    kur shoh se papritun ti nis e qesh.

    Ti qesh ndërsa fle.

    A thue tash ku je?

    Vërtet ku ike që m’le?

    Në nji vend tjetër

    ndoshta me nji tjetër grue.

    Tash ti je me të dhe po qesh me mue.

    Ti fle natën,

    po unë nuk muj.

    Të shoh si flen

    e kjo m’ban t’vuj.

    Kur ti fle

    unë s’e di a m’do përnjimend.

    Të kam afër, por jo në këtë moment.

    Edhe pse jam zhveshë e për trupi t’u kam mbështetë,

    më duket sikur kemi dikend ndërmjet.

    E prapë unë rrahjet e zemrës muj me t’i ndëgjue,

    edhe pse nuk e di nëse rrahin për mue.

    Nuk di asgjâ, jo nuk di mâ.

    Uroj që zemra jote të pushojë

    atë ditë kur të mos më dojë.

    Natën ti andërron,

    po unë çka me ba?

    Të shoh si andërron

    dhe m’vjen me qa’.

    Kështu kalon nata e ti zgjohesh në mëngjes

    dhe jam unë ajo së cilës ti tash i buzëqesh.

    Ti i buzëqesh rrezes, ditës me diell,

    e unë due ta harroj atë që e mendoja n’terr.

    Ti më drejtohesh si përherë,

    duke u shtriqë n’shtrat:

    “A ke flejtë mirë?”

    E unë ta kthej pa e zgjatë:

    -“Po, shpirt, shumë mirë.”

    -“Kurse unë të kam pa andërr si çdo natë.”

    Kjo këngë e shkruar prej poetit Jacques Prévert, është kompozuar prej Claude Verger-it dhe është kënduar prej këngëtares Edith Piaf, më 1961./KultPlus.com

  • Peggy Gou ndez Prishtinën në natën finale të Sunny Hill – ‘Uau, Kosovë!’

    Peggy Gou ndez Prishtinën në natën finale të Sunny Hill – ‘Uau, Kosovë!’

    Festivali Sunny Hill e mbylli natën e fundit me një shpërthim energjie dhe muzike elektronike, falë një prej emrave më të spikatur të skenës ndërkombëtare, Peggy Gou. Performanca e saj jo vetëm që ngriti në këmbë mijëra të pranishëm në skenën C4, por edhe la një jehonë të veçantë që do të mbahet mend gjatë.

    E njohur për stilin e saj të veçantë si DJ dhe producente, artistja me origjinë koreano-jugore ofroi një set hipnotizues, me ritme që depërtuan deri në palcë dhe një prezencë skenike që rrëmbeu publikun që nga momenti i parë. Momenti kulmor i mbrëmjes erdhi me “(It Goes Like) Nanana”, kënduar në kor nga të gjithë të pranishmit, nën shiun që vetëm shtoi intensitetin e përjetimit, transmeton KultPlus.

    Por ishte reagimi i saj pas performancës që rrëmbeu vëmendjen dhe zemrat e publikut. Në një postim në Instagram, Peggy shkroi:“Uau, Kosovë! @sunnyhillfestival është hera ime e parë këtu, çfarë turme! Faleminderit që vallëzuat në shi, faleminderit familjes Lipa për ftesën.”

    Kjo performancë dhe ky reagim i Peggy Gou janë një dëshmi më shumë e ndikimit që Sunny Hill Festival ka fituar në nivel ndërkombëtar, jo vetëm si një platformë për artistë të mëdhenj, por si një përvojë e paharrueshme për ta. Prishtina nuk ishte vetëm një ndalesë në turin e saj, ishte një kujtim i gjallë, i denjë për një “Uau, Kosovë!” që mbeti në mendjet e të gjithëve./KultPlus.com

  • Prishtina nën magjinë e yllit Shawn Mendes, spektakël në natën e dytë të Sunny Hill

    Prishtina nën magjinë e yllit Shawn Mendes, spektakël në natën e dytë të Sunny Hill

    Flonja Haxhaj

    Në natën e dytë të Sunny Hill Festival, Prishtina vazhdoi të jetë një skenë ku arti dhe muzika bashkohen për të krijuar një përvojë që i kalon kufijtë e argëtimit. Në qendër të kësaj nate qëndroi një emër i dashur për publikun ndërkombëtar, këngëtari Shawn Mendes, shkruan KultPlus.

    Në një atmosferë ku performuan emra të njohur si Deezy, Yanina, Lluni, Era Istrefi, Sainte, Pint, Ledri dhe Headie One, skena kulmoi me ardhjen e kantautorit kanadez, i cili e përjetoi Prishtinën për herë të parë jo vetëm si një vend koncertesh, por si një hapësirë emocionale ku ndjenjat artistike përqafohen me një publik që i këndon njëzëri këngët e tij.

    Mendes e nisi performancën me “There’s Nothing Holding Me Back”, duke vendosur që në fillim një ton energjik. Vazhdimi i koncertit ndërtoi një imazh të bukur emocional, me këngë si “Wonder”, “Treat You Better” dhe “Monster”, që përçuan ndjenja të brishta përmes një interpretimi të ndjerë.

    Në një moment të koncertit, Shawn Mendes foli përpara publikut duke i falënderuar për këtë ndjesi që i dhanë.

    Të jesh muzikant do të thotë të vizitosh shumë vende dhe të takosh shumë njerëz, kur erdha këtu isha pafundësisht i emocionuar të shoh gjithë këta njerez, jemi shumë të lumtur qe jemi këtu”, u shpreh Mendes teksa falënderoi publikun e Prishtinës për këtë pritje.

    Në çdo varg dhe çdo notë, publiku dukej i përfshirë në një bashkëbisedim të heshtur me artistin. Këngët “Lost in Japan”, “Heart of Gold”, “Isn’t That Enough” dhe “It’ll Be Okay” sollën një atmosferë poetike, duke e kthyer koncertin në një udhëtim të brendshëm e intim për të pranishmit.

    Një moment i veçantë ishte interpretimi i “Señorita”, që krijoi një ndjesi të ëmbël romantike, ndërsa koncerti vazhdoi me “Ruin”, “Never Be Alone”, “Mercy”, “Youth” dhe “Stitches”.

    Mendes përfundoi mes emocionesh përvojën e tij të parë në Prishtinë me hitin e tij ‘In my blood’.

    Ndërkaq sonte, në përmbylljen e Sunny Hill Festival, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performancat e artistëve, Deezy, Bess, Adrian Berisha, MyGal, Edgar Kerry, Tsha, ndërkaq do të përmbyllet fuqishëm me artistin kryesor Anyma./KultPlus.com

  • Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

    Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

    Frikë nga zjarret. Një ditë pas flakëve në qarkun e Dibrës takojmë banorë të dërrmuar të cilët përballen për herë të parë me zjarr të këtyre përmasave.

    Shtëpia e Ibrahim Spahiut e rrethuar nga flakët e përhapura me shpejtësi të shtunën shpëtoi, por sot ndjen ende rrezikun dhe pasigurinë e rindezjes së vatrave
    “Jemi gjitha natën pa gjumë, mos riaktivizohet. Në orën 2 të drekës dje nisi. Na thanë dilni nga shtëpia… si ta lija shtëpinë që kam punuar një jetë?!”, u shpreh Spahiu.
    Ndërkohë e forcat e armatosura si dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për fikjen e vatrave të zjarrit të cilët janë ende aktive edhe pse janë me përmasa të vogla.

    Top Channel

  • Bukowski: Natën e mirë ty që në këtë çast duhej t’ishe këtu…

    Bukowski: Natën e mirë ty që në këtë çast duhej t’ishe këtu…

    Henry Charles Bukowski (16 gusht 1920 – 9 mars 1994)

    Poezi nga Charles Bukowski

    Natën e mirë ty që në këtë çastduhet të ishe këtu, e jo kushedi ku.Natën e mirë edhe kujt sonte ka humbë vedinndër lot e mendime.Natën e mirë atij që ka shpresu, luftu,atij që ka nxjerrë thonjtë, por gjithsesi ka humbë.Natën e mirë mue, që të pres e lutem çdo natëme të pa tuj u kthye.Natën e mirë frikacakëve dhe asaj ”unë e baj për ty”kujt i ka ndry andrrat në sirtar,atij që asht rrëzu dhe ka pasë forcën e guximin prapë me u çue.Atij që nuk dëshiron sy të tjerë,atij që nuk ja del,atij që e provon por asht’ e vështirë,atij që vuen në heshtje,atij që qesh edhe pse asht keq,atij që s’mundet me ecë,atij që e kanë lanë,atij që zemrën e ka copë- copë.Natën e mirë, ani pse kjo natë s’ka kurgja të mirë.E kam më ndejtë e zgjueme, tuj të mendu,tuj të imagjinu, tuj pyt vedin si do të jesh,çka po ban, nëse buzëqesh, a je i lumtun,a të merr malli për mu, apo ndoshta je ma mirë ashtu…Kush të ngroh natën, kush të shikjon tuj fjetë,kush të buzëqesh prej hiçit.E nuk e di, por kam frikë,sepse natën bahemi ma të brishtë,së natën biem, mendimet lëvizin shpejte lotët rrëshqasin.Por kudo të jesh, me këdo të jeshmë ka marrë malli…

    Përshtati në shqip Arjola Zadrima

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BUKOWSKI: NUK DUA TË MENDOJ PËR TY, DUA ME TË PASË KËTU, PRANË VETES…

  • Fund i lumtur për sërfistin 19-vjeçar në Australi, humbi në det dhe u gjet në një ishull të shkretë

    Fund i lumtur për sërfistin 19-vjeçar në Australi, humbi në det dhe u gjet në një ishull të shkretë

    Një i ri në Australi, i cili u zhduk në det të mërkurën, u shpëtua një ditë më vonë, pasi kaloi natën në një ishull të pabanuar milje larg bregdetit.

    Sipas CBS News, 19-vjeçari, i identifikuar si Darcy Diefholtz, thuhet se kishte shkuar për surf në një plazh në Woolley, një qytet bregdetar 300 milje në veri të Sidneit-pasi kishte dalë nga shtëpia e tij të mërkurën pasdite.
    “Kur ai nuk u kthye në shtëpi, të afërmit e tij të shqetësuar kontaktuan autoritetet”, tha policia.
    Policia nisi një kërkim në tokë dhe në det rreth plazhit Gooli dhe sërfisti u “gjet shëndoshë e mirë” në një ishull të vogël të nesërmen.

    A dad is elated after his teen son – who failed to return home from surfing on Wednesday afternoon – was found alive and well on a remote island off the northern NSW coast in a “one in a million miracle” ➡️ https://t.co/u3vec7Uft8 pic.twitter.com/r8JGE0FsKK
    — The Daily Telegraph (@dailytelegraph) July 10, 2025

    Në një postim në Facebook, Marine Rescue NSW tha se anëtarët e ekipit të kërkimit “po hidheshin nga gëzimi” kur gjetën djalin e zhdukur. “Çfarë rezultati i pabesueshëm!” tha Marine Rescue NSW. Darcy Diefholz e kaloi natën në North Solitary Island, rreth 11 kilometra larg bregdetit.
    Shpëtimi ishte “një mrekulli që ndodh një herë në një milion”, tha babai i 19-vjeçarit, Terry Diefholz.

    Top Channel

  • 5 hapa për të fjetur më mirë natën

    5 hapa për të fjetur më mirë natën

    Vështirësitë me të cilat përballen shumë njerëz për të rënë në gjumë janë mjaft të zakonshme. Hulumtimet thonë se rreth 50 deri në 70 milionë njerëz kanë vështirësi të flenë natën.

    Kur kemi vështirësi të flemë mirë për vite me radhë, shëndeti dhe mirëqenia jonë ndikohen shumë. Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në çdo aspekt të jetës, nga imuniteti që dobësohet, deri te depresioni dhe ankthi.

    Kelly Murray, konsulente e çertifikuar e gjumit për fëmijë dhe të rritur, sugjeron pesë këshilla që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

    Kufizo ose shmang alkoolin para gjumit

    Alkooli vepron si qetësues deri në një farë mase, por edhe pse mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë, kjo nuk do të thotë se do t’ju ndihmojë të keni një gjumë të qetë ose të pandërprerë. Hulumtimet tregojnë se alkooli mund të shtypë gjumin REM gjatë dy cikleve të para të gjumit. Kjo do të thotë që edhe nëse flini pa ndërprerje natën, mund të zgjoheni shumë të lodhur.

    Krijo ritualin tënd të gjumit

    Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, duhet ta bëni nëse doni të flini rehat. Ekspertja madje rekomandon krijimin e një procesi me disa hapa në rutinën tuaj të gjumit, i cili mund të përfshijë një dush relaksues, pak meditim, lexim dhe çdo aktivitet tjetër që ju relakson.

    Sidoqoftë, cilado qoftë taktika që zgjidhni, sigurohuni që celularët dhe ekranet të mos jenë pjesë e saj.

    Përqendrohu në mjedisin e dhomës 

    Bëjeni dhomën tuaj të gjumit të freskët dhe të rehatshme. Pasi të keni përfunduar ritualin tuaj të gjumit, tentoni të relaksoheni. Të kesh një hapësirë ​​të dedikuar vetëm për gjumë do t’i sinjalizojë trurit dhe trupit tuaj se është koha për të “pushuar” dhe për t’u çlodhur.

    Mos shiko orën.

    As në telefon dhe as në orë. Ndërsa mund të jetë joshëse të shikoni orën dhe të filloni të mendoni: “Nëse bie në gjumë pas një ore, do të fle 6 orë”, ekspertja nuk e rekomandon këtë. Në fakt, thotë ajo, një taktikë e tillë jo vetëm që nuk do t’ju ndihmojë, por do t’ju bëjë më të stresuar.

    Përmbaju orarit të gjumit

    Ndoshta kjo është këshilla më e urryer për gjumin: duhet të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo natë. Po, edhe në fundjavë. Respektimi i një orari të rreptë gjumi përforcon ritmin tuaj cirkadian, ose mënyrën se si trupi juaj pushon, zgjohet dhe funksionon në një cikël 24-orësh. Me kalimin e kohës, duke iu përmbajtur këtij orari, do t’i mësoni trupit tuaj se duhet të jetë i përgjumur rreth, le të themi, orës 22:00 dhe duhet të zgjohet rreth orës 7:30 të mëngjesit.

  • “Edi Ramës i doli fjala…”, Dash Sula: Tani u bë PD-ja për rahmet! Në fushatë s’kam punuar fare…

    “Edi Ramës i doli fjala…”, Dash Sula: Tani u bë PD-ja për rahmet! Në fushatë s’kam punuar fare…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analizoi gjendjen e vështirë ku ndodhet kjo parti, ndërsa u shpreh se po konfirmohet fjalët që thoshte kryeministri Edi Rama për ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim.
    Ai theksoi se në PD ka “vdekur” debati dhe të gjithë sillen me përulësi rreth modelit të njëshit.
    “Aty janë dy grupe, një grup që mendon se doktori është Zoti, është gjithçka dhe një grup tjetër që iu bashkua më vonë… keni parasysh historinë e jezuitëve, që rrihnin veten natën me kamxhik që ë largonin mendimet e këqija, edhe ky grup i dytë ta rrahin vetën natën tani dhe është mbyll kjo histori.
    Vdiq ajo….! Tani llafi që thoshte Edi Rama: Rahmet pastë për LSI, tani kaloi te ne: Rahmet pastë ish-PD për debatin. Ajo është pronë e atyre njerëzve dhe pikë.”, tha ai.
    Ai theksoi se në fushatën e 11 majit nuk ka punuar fare për PD-në.
    “Skam punuar për PD. Është refuzim pjesa e madhe”, tha ai.

  • Pse Irani godet natën? Zbulohet strategjia që fshihet pas kësaj taktike

    Pse Irani godet natën? Zbulohet strategjia që fshihet pas kësaj taktike

    Breshëritë e përsëritura të raketave të lëshuara nga Irani gjatë orëve të mbrëmjes nuk janë rastësi – ato pasqyrojnë një doktrinë të qëllimshme ushtarake dhe teknologjike të projektuar për të errësuar, befasuar dhe mbjellë frikë.
    Ndërsa mbrëmja ofron fshehje të dukshme, zgjedhja për të sulmuar në të errur është e rrënjosur në shumë më tepër sesa dukshmëria. Është një kombinim i kufizimeve teknike, domosdoshmërisë operacionale dhe luftës psikologjike.
    Raketat, ndryshe nga avionët, nuk mund të mbështeten në oksigjenin atmosferik për shtytje. Në vend të kësaj, ato duhet të mbajnë si karburant ashtu edhe oksidues – përbërës të nevojshëm për djegie – brenda sistemeve të tyre.
    Kjo ndodh sepse raketat balistike arrijnë lartësi ku oksigjeni është i pakët ose nuk ekziston.
    Kjo kërkesë themelore i ndan raketat në dy kategori: ato që fuqizohen nga karburant i lëngshëm dhe ato që përdorin karburant të ngurtë – secila me implikimet e veta strategjike.
    Karburant i lëngshëm: I fuqishëm, por i ekspozuar
    Raketat me rreze të gjatë veprimi të Iranit, përfshirë serinë Shahab, zakonisht përdorin karburant të lëngshëm.
    Këto raketa kërkojnë një proces kompleks furnizimi me karburant para lëshimit, që përfshin dy rezervuarë të veçantë – një për karburant dhe një për oksidues.
    Operacioni është i ndjeshëm në raport me kohën, i rrezikshëm dhe kërkon infrastrukturë stacionare lëshimi dhe ekipe tokësore.
    Kjo e bën fazën e furnizimit me karburant hapësirën më të ndjeshme të raketës, veçanërisht nën syrin vigjilent të satelitëve të armikut dhe avionëve mbikëqyrës.
    Për të zvogëluar rrezikun e zbulimit dhe sulmit, Irani shpesh kryen operacione furnizimi me karburant natën, kur dukshmëria është e ulët dhe shanset e zbulimit ajror ulen ndjeshëm.
    Karburant i ngurtë: I lëvizshëm dhe në gatishmëri
    Në të kundërt, raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi si Fateh-110 dhe Zolfaghar zakonisht furnizohen me karburant të ngurtë.
    Këto sisteme janë të para-ngarkuara me një përzierje karburanti dhe oksiduesi në një formë të ngurtë, të ruajtur brenda trupit të raketës.
    Ato janë të gatshme për lëshim, nuk kërkojnë furnizim me karburant në vend dhe mund të qëllohen nga platforma të lëvizshme, duke i bërë ato ideale për sulme të papritura dhe luftë të decentralizuar.
    Megjithatë, pasi ndizen, raketat me lëndë djegëse të ngurtë nuk mund të fiken ose të frenohen. Lëshimi është i pakthyeshëm – një kompromis operativ për lëvizshmërinë dhe shpejtësinë.
    Pse raketat duhet të mbajnë oksigjenin e tyre
    Shpesh lind pyetja se pse raketat kanë nevojë për oksidues në bord. Ndryshe nga motorët reaktivë, të cilët marrin oksigjen nga atmosfera, motorët e raketave duhet të funksionojnë në mjedise ku oksigjeni është i pamjaftueshëm ose mungon plotësisht.
    Raketat balistike mund të ngjiten dhjetëra – ose edhe qindra – kilometra në qiell, shumë përtej lartësive të frymëmarrjes.
    Për të siguruar shtytje të qëndrueshme, ato duhet të mbajnë gjithçka që nevojitet për djegie që nga fillimi.
    Doktrina e formuar nga teknologjia dhe taktikat
    Përdorimi i përsëritur i lëshimeve natën nga Irani nuk është vendim i rastësishëm. Ai pasqyron një doktrinë ushtarake shumështresore që merr parasysh realitetet teknike, mundësitë strategjike dhe dinamikën psikologjike të luftës.
    Duke shfrytëzuar raketat me lëndë djegëse të ngurtë dhe të lëngshme, platformat e lëshimit të lëvizshme dhe fshehjen natyrore të mbrëmjes, Irani ka ndërtuar një sistem që i jep përparësi mbijetesës, surprizës dhe ndikimit psikologjik – edhe kur vetë raketat nuk arrijnë objektivat e tyre.
    Në betejën e vazhdueshme për frenim dhe mbrojtje, koha e lëshimit është po aq kritike sa vetë raketa.

  • Mes protestave dhe arrestimeve masive, Los Anxhelosi nën shtetrrethim për natën e dytë

    Mes protestave dhe arrestimeve masive, Los Anxhelosi nën shtetrrethim për natën e dytë

    Qyteti i dytë më i madh në Shtetet e Bashkuara është vendosur nën shtetrrethim për natën e dytë radhazi, teksa tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen pas bastisjeve të emigracionit të urdhëruara nga administrata federale.

    Protestat e nisura të premten kanë çuar në përplasje të dhunshme me forcat e rendit, me mbi 400 persona të arrestuar, përfshirë 330 migrantë pa dokumente dhe dhjetëra të tjerë për akte dhune, përfshirë tentativë për vrasje të një oficeri policie.
    Kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, njoftoi për shtetrrethimin që fillon çdo mbrëmje nga ora 20:00, duke thënë se masat janë marrë për të ndalur “aktorët e këqij që po përfitojnë nga përshkallëzimi i situatës së nxitur nga qeveria federale”.
    Bass kritikoi hapur presidentin Donald Trump për bastisjet e koordinuara nga Shërbimi i Emigracionit, të cilat, sipas saj, kanë krijuar “frikë, panik dhe destabilitet në komunitetet lokale”.
    Gjatë natës, policia ka kryer “arrestime masive”, duke përfshirë qindra persona për shkelje të orës policore, posedim armësh dhe akte dhune. Dy oficerë policie janë plagosur gjatë përplasjeve.
    Ndërkohë, në qytet janë vendosur 4,000 trupa të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa, disa prej të cilëve tashmë janë autorizuar të ndalojnë protestuesit derisa të ndërhyjë policia.
     

    Top Channel