Tag: natën

  • “I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD

    “I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD

    Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për kandidaturat e Avokatit të Popullit nuk kanë kaluar pa batuta mes socialistes Zegjine Caushi dhe demokratit Saimir Korreshi.
    Ky i fundit kërkoi tërheqjen e firmave të opozitës nga mbështetja për emrat e listuar, por përfaqësuesja e PS e kundërshtoi me ironi.
    DEBATET NE KOMISION
    Zegjine Caushi: “I nderuar koleg, nuk kam nevojë as për firmën, as për vulën tuaj, se fatin tim këtu e kanë vendosur të tjerë.
    Por problemi juaj është se harroni dhe kujtoheni vonë për ato që keni firmosur. Kujtoheni natën, në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes e tërhiqni ato që keni bërë.”

    Saimir Korreshi: “Unë zakonisht i shikoj vetëm me gjellë pasanikësh… dhe me ndonjë gjë tjetër.”

  • ‘Më erdhi një person trokiti në derë, la një zarf dhe iku’, Berisha tregon historinë e 11 majit: Në të shkruhej…

    ‘Më erdhi një person trokiti në derë, la një zarf dhe iku’, Berisha tregon historinë e 11 majit: Në të shkruhej…

    Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi nje takim me aleatët e Federatës së Opozitës së bashkuar, ku ai rrëfeu një episod nga zgjedhjet e 11 majit, që, sipas tij, i ishte treguar nga kryetari i një dege lokale të Partisë Demokratike.
    Berisha tha se bëhej fjalë për një familje prej tre personash, mbështetës të opozitës, e cila pretendohet se është përballur me presione në natën e zgjedhjeve.
    Sipas deklarimit të Berishës, kryefamiljari i kishte treguar se në mes të natës në derën e tyre kishte trokitur një person i panjohur, i cili kishte lënë një zarf dhe ishte larguar menjëherë.
    “Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe brenda ishin 1000 euro. Gjithë natën u rropata, të shkoj apo të mos shkoj. Nga ana tjetër ishte edhe kërcënimi brenda. Si përfundim nuk shkova”, citoi Berisha qytetarin.
    “Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD. Çfarë më tregoi?! Një familje 3 veta, mbështetës të opozitës. Dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari më tha unë po të rrëfej një gjë: ‘Natën e zgjedhjeve trokiti në derë një person, la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej “mos shko nesër në zgjedhje” dhe ishin 1000 euro. Gjithë natën u rropata, të shkoj apo të mos shkoj. Nga ana tjetër ishte edhe kërcënimi ishte brenda. Si përfundimisht nuk shkova. Ky njeri i ndershëm”, tha Berisha.

  • Ilirian Zhupa: Natën të shoh, ditën s’të njoh

    Ilirian Zhupa: Natën të shoh, ditën s’të njoh

    Natën të shoh, ditën s’të njoh, poezi nga Ilirian Zhupa

    Hap sytë dhe përballem me gjërat e thjeshta,Nga dimri te vera, nga pranvera te vjeshta.Vetëm katër stinë ku vërtitet gjithë jeta.Katër cingla ku është ngritur gracka,Me të fshehta të turbullta e imazhe të pastra,Brenda thesit të ajërt të horizonteve të kaltra.Qiell pa fund e pa anë,Ç’bën vallë mbi ne?Që natën ndez zjarreE ditën i fsheh.

    ObserverKult

    ————————–

    Lexo edhe:

    Ilirian Zhupa: Jemi larguar tepër e jemi të bërë të vjetër!

    Lexo edhe:

    TEODOR KEKO: UNË TË KAM DASHUR. NATËN E MIRË!

    Kur dikush thote bri meje “Irenë”unë të kujtoj ty qetësisht.Bie një muzg e zverdh një vjeshtë,ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.

    Nuk të harrova, megjithëse kurrës’të thashë: “Irenë, une të dua!”Atëherë në zemer dyzimi – luftëpërfundimisht më mundi mua.

    Syri yt priste ta thyeja drojtjenplot ankth si fundin e nje gare.Po une heshta. Prania jotema mjegullonte rrugën drejt fjalëve.

    Një dite ti shkove. Veç në mesnatëshumë kohë në ëndërr më mbete.Kur gjumi varej mbi qepallë,magjepsëse uleshe pranë meje.

    Ku je vallë sot? Në ç’muzg e vjeshtë?Pa ty janë ëndrrat si shkretëtirë.Po ti qofsh e lumtur, Irenë, Irenë!Unë të kam dashur. Natën e mirë!

    ObserverKult

  • 2 vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia tronditëse e Granit Plavës: Naimi e çeli xhamin, unë qëllova

    2 vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia tronditëse e Granit Plavës: Naimi e çeli xhamin, unë qëllova

     

    Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje që goditi gjithë opinionin publik.

    Ajo u vra para syve të fëmijëve të saj, në natën e errët të 29 nëntorit 2023, një krim që vazhdon të lërë plagë të hapura në familjen Ademaj.

    Për këtë vrasje të rëndë, në bankën e të akuzuarve qëndrojnë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Familja Ademaj ka qenë e prerë në kërkesën e saj: burgim të përjetshëm për të tre.

    Dokumenti i Forenzikës Psikiatrike, të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, zbulon se krimi nuk ishte i rastit, përkundrazi, ishte planifikuar me kujdes makabër.

    Sipas dëshmisë së Granit Plavës, del qartë se vetë Naim Murseli e kishte përgatitur armën me 5 fishekë, duke e kthyer natën e 29 nëntorit në një skenë të paramenduar.

    ‘Dy ditë më herët, nëpërmjet Kushtrimit, unë u pata taku me Naimin, patëm dalë natën edhe patëm pi. Ditën kritike unë u zgjova në mëngjes, edhe Naimi kah ora 9:30 – 10:00 ka ardhë më ka marrë edhe jena nis për në Prishtinë.

    Ai ka ec përpara me kerr, unë përmas. Jemi ndal të pompa … edhe aty ma ka lonë allatin e 5 fishekë në shanzher dhe 15 fishekë të tjera. Tani jemi nis për në Prishtinë, ndërkohë ma ka qitë ni kafe edhe mu më ka ardhë qajo energjia madhe’, ka thënë Granit Plava në dëshminë e tij.

    ‘E kom përcjellë ato deri te shpija e vet edhe e kena pa venin, tani une kom dalë në rrugë e kom njek përmas Naimin, se ai ka pasë mi marrë grunë edhe fmin edhe me dalë në darkë.

    Une gjithë jom konë përmas, po mas tina u shku teposhtë ka pas ni aksident të trafikut, une i rashë ni rrugës tjetër se u tuta që po më nxen policia e kisha pi marihuanë. Ma ka shkru Naimi edhe ma ka vet ku je, tani ma ka qu lokacionin me ka prit te shitorja, une tani e kom nxon rrugës’.

    Akoma më i rëndë bëhet i gjithë rasti kur, sipas kësaj dëshmie tronditëse, zbulohet se në momentet vendimtare Naimi i kishte thënë Granitit: ‘gjuj, gjuj’.

    ‘Kur kemi mri te kafja në Graçanicë ai ka hi me familjen e vet, une kom nejt aty në kafe edhe i pritsha instruksionet, tani me ka shkru Naimi me ka thanë ‘po qohmi?’. Kur kanë dalë prej kafes une jom kan mas tyne, kom mri, jena mri te veni ngat shpise së Naimit, une e kom kan kerrin, edhe kur ai u nal i kom dalë përpara, ate e kan qel xhamin pak edhe kom unë e kom qellu në drejtim të asaj grusë.

    Naimi thojke ‘gjuj gjuj’ po une u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mri në shpi. Mas nja ni ore kom mri në shpi kom ra kom flejt, të nesërmen kom marrë vesh që ajo ka dek. Mas dy ditëve ka ardhë policia edhe më kanë arrestu’, kishte thënë Plava.

  • Friedrich Rückert: Këngë për fëmijën e vdekur

    Friedrich Rückert: Këngë për fëmijën e vdekur

    Poezi nga Friedrich Rückert

    Ti ditën më je hijaDhe natën – dritë;Ti rron në vajet e miaE nuk vdes në shpirt.Kudo gdhihem dhe bieAty të kam natë e ditë;Ti ditën më je hijeDhe natën – dritë.Për ty ligjëron shoqëria,Kudo që bie emri yt;Ti rron në vajet e miaE nuk vdes në shpirt.Ti ditën më je hijaDhe natën – dritë;Ti rron në vajet e miaE nuk vdes në shpirt.

    Përktheu: Kujtim Shabani

    ObserverKult

    LEXO EDHE: Rainer Maria Rilke: Më digjte në zemër

  • “Berisha proteston natën, që mos ta shohë Rama”, Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ka frikë nga përballja

    “Berisha proteston natën, që mos ta shohë Rama”, Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ka frikë nga përballja

    Opozita në Shqipëri është e vetmja që proteston natën, pasi qeveria ka mbyllur zyrat dhe është në shtëpi. Kështu ka deklaruar juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar protestën që do të zhvillojë sot PD e Sali Berishës para Kryeministrisë, të cilën e ka quajtur ‘Foltorja 2’.
    I ftuar në një studio televizive, tha se kur një protestë dështon, e fuqizon më shumë qeverinë.
    ‘Opozita shqiptare është e vetmja që proteston natën kundër pushtetit kur dyert e pushteti janë të mbyllura, kur kryeministri ka ikur nga puna sepse i ka mbaruar orari zyrtar, opozita proteston kur qeveritarët janë para ekranit edhe e shohin nga ekrani dhe i shmanget përballjes me pushtetin. Del para dyerve të Kryeministrisë dhe thotë duam që të rrëzojmë Ramën, kur Rama ka ikur në shtëpi. Kë kërkojnë që të rrëzojnë natën këta?.
    Një protestë e dështuar e mbështet pushtetin më shumë. Nga çdo protestë e dështuar qeveria del më e fituar më shumë. PD e di mirë këtë, PD ka protestuar edhe me më shumë protestues në periudhat e saj më të suksesshme, opozita sot s’mund të ketë protesta më të vogla se në ‘97 dhe në vitin 2000 ose 2001. Është e papranueshme që të ketë protesta më të vogla se në 2017. Si ka mundësi që të vijë dita që të krahasohen me Bashën, me figurën më të dobët të tyre’, tha ai.
    Spahiu tha se PD nuk vjen dot në pushtet dhe se ka dal jashtë misionit të saj politikë. Ai deklaroi se PS fiton gjithmonë përballë PD pasi qytetarët këtë të fundit e shohin si të keqen më të madhe.
    ‘PD nuk po arrin dot që të vijë në pushtet dhe ka dal jashtë misionit të saj politikë edhe duke u arrestuar edhe treçereku i PS, arrestohen ministra, kryetar bashkie, deputet të mazhorancës dhe pas çdo arrestimi PS fiton më thellë dhe shpjegimi i vetëm për këtë se pavarsisht vjedhjes dhe dështimeve të PS populli e sheh si të keqen më të vogël pushtetin dhe të keqen më të madhe PD’, tha ai.

  • VIDEO/ Rikthehet Dafina Zeqiri, publikon këngën ”Ku shkove natën”. Një krijim rrënqethës

    VIDEO/ Rikthehet Dafina Zeqiri, publikon këngën ”Ku shkove natën”. Një krijim rrënqethës

    Showbiz E Enjte, 6 Nëntor 2025 18:46
    Dafina Zeqiri është rikthyer pas pauzës së ëmbël, dhe sot ka publikuar projektin e shumëpritur, këngën e saj më të re “Ku shkove natën”. Ky projekt i paralajmëruar kohë më parë nga vetë artistja u prit me padurim dhe entuziazëm të madh nga fansat e saj. Kënga përmban një kombinim të veçantë të ritmeve nostalgjike dhe një teksti emocional.
    “Ku shkove natën” shfaq Dafinën në një dimension më të thellë artistik, duke treguar aftësinë e saj për të lidhur emocionet me muzikën në mënyrë autentike dhe magjepsëse.

    Përveç këngës, projekti është shoqëruar edhe me një videoklip tërheqës, ku Dafina shfaqet në disa paraqitje të ndryshme, secila më elegante dhe e mrekullueshme se tjetra.

     

  • “Pse takoheni natën me kandidatin për Tiranën?”/ Balla-demokratëve: Dilni me të se na turpëru

    “Pse takoheni natën me kandidatin për Tiranën?”/ Balla-demokratëve: Dilni me të se na turpëru

    Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi demokratët në sallë lidhur me kandidatin e pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ku i tha se takohen me të natën dhe jo ditën.
    “Pse e mbani fshehur këtë kandidatin, pse takoheni natën me këtë kandidatin e Bashkisë? Takohuni ditën, takohuni ditën. Ju vjen kandidati natën te partia se ka frikë të shfaqet me ju. Takojeni mo kandidatin, dilni me të, ka frikë kandidati. Çfarë është kjo punë me ju!?”, tha Balla.
    Socialisti vijoi ironinë duke thënë se kandidati i opozitës ka frikë të dalë publikisht me drejtuesit e Partisë Demokratike, pasi mund të mos e votojnë qytetarët.
    “Kaq turp ju ka zënë, që ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më voton njeri”, tha Balla.
    Pas deklaratës së Ballës, reagoi menjëherë deputeti demokrat Flamur Noka, i cili mbrojti kandidatin e opozitës dhe kundërshtoi akuzat e socialistëve.
    “Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, intelektual i këtij qyteti dhe nuk është hajdute si kandidatja juaj. Ju ngaqë jeni të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, nuk keni gjetur emër tjetër dhe një hajdute keni çuar. Ajo i ka dosjet mal në SPAK”, tha Noka.
    Taulant Balla: Të pash në një fotografi zoti Këlliçi. Pse e mbani fshehur këtë kandidatin, pse takoheni natën me këtë kandidatin e Bashkisë? Takohuni ditën, takohuni ditën. Ju vjen kandidati natën te partia se ka frikë të shfaqet me ju. Takojeni mo kandidatin, dilni me të, ka frikë kandidati. Çfarë është kjo punë me ju!!?
    Ka frikë kandidati, kujton kandidati së është në një rol të Portokallisë dhe i kanë thënë mos dil me regjisorin. Po pse si kujtoni ju, ka ndonjë buf në Tiranë që  nuk e di që regjisori i kandidatit është Saliu. Nuk e dini ju që ato që thotë Flori i Portokllisë ja thotë Saliu në darkë. Kaq turp ju ka zënë, që ju thotë kandidati “nuk dua të dal me ju se nuk më voton njeri”.
    Si ka mundësi të përfundoj PD që kandidati i PD për Tiranën ka turp të dalë me udhëheqësit e partisë, se me Saliun e di që nuk del, se me të takohet natën. Zgjidhe këtë punë Belind, dilni me kandidatin se na turpëruat.
    Flamur Noka: Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, intelektual i këtij qyteti dhe nuk është hajdute si kandidatja juaj. Ju ngaqë jeni të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, nuk keni gjetur emër tjetër dhe një hajdute keni çuar. Ajo i ka dosjet mal në SPAK.

  • “Flori i ‘Portokallisë’ vjen natën në seli dhe takon Saliun”, Balla ironizon opozitën: O Belind zgjidhe mo këtë punë, dilni ditën me kandidatin se është turp

    “Flori i ‘Portokallisë’ vjen natën në seli dhe takon Saliun”, Balla ironizon opozitën: O Belind zgjidhe mo këtë punë, dilni ditën me kandidatin se është turp

    Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar i PS, nga salla e Kuvendit ka ironizuar opozitën dhe kandidatin e pavarur Florian Binaj, i cili garon për bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga spektri opozitar.

    Balla iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës.
    “Ore pse e mbani fshehur këtë kandidatin? Pse takoheni natën? Takohuni mo ditën , ju vjen natën se ka frikë kandidati, kujton se është në ndonjë rol të “Portokallisë” dhe i kanë thënë që mos dil me regjisorin?
    Ka ndonjë buf që s’e kupton se regjisori i kandidatit është Saliu? Nuk e dini ju që ato që thotë Flori i “Portokallisë” ia thotë Sali natën? Kaq turp u ka zënë, sa ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më votojnë… ej zgjidhe këtë punë Belind, se u ke dhënë ca punëve drejtim, por dilni me kandidatin”, tha Balla.
     

    Top Channel