Tag: nassr

  • Al Nassr “flakë” në pjesën e parë, ekipi saudit me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League në Azi

    Al Nassr “flakë” në pjesën e parë, ekipi saudit me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League në Azi

    26 Prill 2025

    22:28

    Telesport

    Al Nassr është duke fituar 0-3 në pjesën e parë ndaj Yokohama F. Marinos, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet në Champions League në Azi.
    Al Nassr shënoi brenda 10 minutave 3 gola në pjesën e parë. Serinë e golavë e hapi 75 milionshi John Duran në minutën e 27-të, i cili dërgoi topin në rrjetë pas gafës së mbrojtësit të ekipit japonez. Në minutën e 30-të ishte Sadio Mane i cili shënoi golin e dytë, ndërsa në minutën e 37-të ishte radha e Cristiano Ronaldos për të shënuar golin e tretë. Ky ishte goli i 934-të në karrierë për portugezin.
    Me këtë rezultat të pjesës së parë duket e vështirë që ekipi japonez të bëjë diçka, ndaj Al Nassr mund të quhet që tani gjysmëfinalist. Në gjysmëfinale janë kualifikuar deri tani, Al Hilal dhe Al Ahli, Al Nassr është rrugës, ndërsa ekipi i katërt do të vendoset nga përballja mes çiftit Kawasaki Frontale (Japoni)- Al Sadd (Qatar).
    SHIKOGOLAT
     

  • Al Nassr ka gati planin për të befasuar botën e futbollit, 400 mln euro për 3 super yje

    Al Nassr ka gati planin për të befasuar botën e futbollit, 400 mln euro për 3 super yje

    18 Prill 2025

    20:05

    Telesport

    Duke parë rëndësinë dhe përfitimet e shumta që solli transferimi i Cristiano ronaldo-s, Al Nassr po përgatitet të surprizojë botën e futbollit me 3 transferimë të mëdha në verën e ardhshme, kosto e të cilëve shkon rreth 400 mln euro.
    Emri i parë në listën e klubit arab është ai ai i Vinicius Junior, i përfolur prej kohësh për një transferim të mundshëm në ligën arabe. Al Nassr është të ofrojë deri në 250 milionë euro për kartonin e brazilianit, shifër tunduese për Real madridin, duke parë ecurinë jo fort të mirë të Vinicius sezonin e fundit dhe mbi të gjitha sjelljet e tij në fushë, ku shpeshherë e tperon me reagimet që bën.
    Emri i dytë është ai i Moises Caicedo, mesfushorit ekuadorin të Chelsea-s, për të cilin Al Nassr ka bërë gati çekun 100 milionë euro. Emri i tretë por jo më pak i rëndësishëm është ai Gabriel Magalhães, brazilianit të Arsenalit, kontrata e të cilit me klubin londinez skadon në vitin 2027. Por, klubi saudit ka filluar tashmë lëvizjet për të joshur qendërmbrojtësin brazilian me një pagë shumë më të lartë se ajo që merr në Angli dhe 50 milionë euro për të bindur Arsenalin.

  • E do Ronaldo, Al-Nassr bën gati 116 milionë euro për yllin e Premier League

    E do Ronaldo, Al-Nassr bën gati 116 milionë euro për yllin e Premier League

    17 Prill 2025

    15:14

    Telesport

    Al-Nassr po kërkon një marrëveshje për mesfushorin e Chelseat, Moises Caicedo.
    Sipas Telegraph, me mbështetjen e Cristiano Ronaldos, klubi saudit është i gatshëm të ofrojë 100 milionë sterlina (rreth 116 milionë euro) për Caicedo këtë verë.
    Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca është një admirues i madh i Caicedo, 23 vjeç, dhe do të hezitonte ta humbiste atë në fund të sezonit.
    Megjithatë, vendimi mund t’i hiqet nga duart për shkak të shqetësimeve të Fair Play-t Financiar.
    Në të vërtetë, sugjerohet se Chelsea do të duhet të bëjë të paktën një shitje të madhe këtë verë, në mënyrë që të mund të bëjë përsëri merkato gjatë verës.

  • CR7 pranë rinovimit me Al Nassr, detajet e kontratës së re dhe sa do të fitojë

    CR7 pranë rinovimit me Al Nassr, detajet e kontratës së re dhe sa do të fitojë

    16 Prill 2025

    15:27

    Alfred Lleshi

    Cristiano Ronaldo nuk largohet nga futbolli. Në moshën 40-vjeçare, ylli portugez nuk mendon të tërhiqet, madje sipas “Marca” është pranë një marrëveshjeje të re me Al Nassr. Pra, ka shprehur gatishmërinë për ta zgjatur kontratën edhe një sezon tjetër, me opsion deri në vitin 2027.
    Ronaldo dëshiron të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, si dhe të arrijë kuotën e 1000 golave në karrierë. Një objektiv që nuk është më larg, duke qenë se tashmë ka shënuar 934 gola. CR7 gjithashtu dëshiron të fitojë diçka me Al Nassr. Drejtuesit e klubit, të cilët në janar investuan shumë për afrimin e Duran, i kanë garantuar 5 herë fituesit të “Topit të Artë” se skuadra do të përforcohet për të synuar titullin.
    Sa do të fitojë Ronaldo me Al Nassr? Kohët e fundit është përfolur për një pagë rreth 200 milionë euro në sezon, por në realitet marrëveshja shkon shumë më tej, përfshin sponsorizime të pasura, si dhe një mundësi për të hyrë në pronësi të klubit të Valencias përmes kapitalit të ardhur pikërisht nga Arabia Saudite.

  • Ronaldo si në kohët e vjetra, portugezi shënon dy gola për 7 minuta, njëri spektakolar (video)

    Ronaldo si në kohët e vjetra, portugezi shënon dy gola për 7 minuta, njëri spektakolar (video)

    12 Prill 2025

    21:43

    Telesport

    Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, portugezi nuk rresht së shënuari dhe tashmë regjistron 933 gola në karrierën e tij. Portugezi ka shënuar sonte 2 gola në 7 minuta në sfidën që Al Nassr po luan në shtëpi ndaj Al Riyadh.
    Miqtë shënuan të parët me Selemani në fund të pjesës së parë dhe e mbyllën atë në avantazh. Al Nassr përmbysi shifrat në pjesën e dytë me dy golat e shpejtë të Ronaldos. GOLI1
    Fillimisht portugezi barazoi shifrat në minutën e 55-të pas asistit të Mane, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 62-të. Portugezi shkundi rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. GOLI2
    Rezultati aktual është 2-1 për Al Nassr, duhen edhe 10 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

  • Al-Nassr thyen mallkimin Al-Hilal, Cristiano Ronaldo vazhdon ndjekjen e 1000 golave (VIDEO)

    Al-Nassr thyen mallkimin Al-Hilal, Cristiano Ronaldo vazhdon ndjekjen e 1000 golave (VIDEO)

    4 Prill 2025

    22:45

    Telesport

    Cristiano Ronaldo ka shënuar në kuotën e 931 golave në karrierë, duke vazhduar kështu edhe shkëlqimin te Al Nassr. Ylli portugez relizoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij përballë Al Hilal, me ndeshjen që përfundoi 3-1.
    Sulmuesi i Al-Nassr e futi topin në rrjetën e Al-Hilal me prekjen e tij të parë pas një pasimi të anësorit Sadio Mane në minutën e 47-të të ndeshjes në raundin e 26-të të Ligës Saudite Pro.
    Në minutën e 88-të, pesë herë fituesi i Topitë të Artë realizoi edhe golin e tij të dytë personal, duke shkuar në kuotën e 931 golave në karrierë.
    Portugezi tani ka 795 gola në nivel klubi dhe 136 gola për kombëtaren. Në anën tjetër, Al Nassr shpreson në mrekulli për të fituar titullin kampion, pasi aktualisht janë në vendin e tretë me 54 pikë, shtatë më pak se lideri, Al Ittihad.
    GOLAT E NDESHJES – VIDEO
    GODITJA SPEKTAKOLARE – VIDEO

  • 85 milionë euro, Al-Nassr përgatit ofertën për lojtarin e Premier League

    85 milionë euro, Al-Nassr përgatit ofertën për lojtarin e Premier League

    2 Prill 2025

    14:40

    Telesport

    Al-Nassr po forcon interesin e tyre për mesfushorin e West Ham United, Mohammed Kudus.
    Al-Nassr bëri disa sondazhe për lojtarin e Ganës në janar, megjithëse West Ham ofroi pak inkurajim për sa i përket negociatave.
    Megjithatë, eksperti i transferimeve Ben Jacobs po raporton se Al-Nassr ka ndjekur lojtarin ditët e fundit.
    Klubi i Saudi Pro League ka informuar West Hamin se janë të gatshëm të vendosin 85 milionë euro në tavolinë për të nënshkruar me Kudus këtë verë.
    West Ham do ta ketë të vështirë të refuzojë një ofertë të tillë.

  • E bujshme nga Spanja, Cristiano Ronaldos planifikon rikthimin e bujshëm në Europë

    E bujshme nga Spanja, Cristiano Ronaldos planifikon rikthimin e bujshëm në Europë

    1 Prill 2025

    9:34

    Telesport

    Cristiano Ronaldo thuhet se po mendon për një rikthim befasues te Real Madrid me kontratën e tij me Al Nassr që do të skadojë në fund të sezonit.
    Gazeta spanjolle El Desmarque raporton se 40-vjeçari shpreson të kthehet në Real Madrid gjatë verës dhe të luajë në Kupën e Botës për Klube.
    Mësohet se Inter-i dhe Al Hilal janë të dy të interesuar për Ronaldo-n, i cili pritet të largohet nga Al Nassr në fund të sezonit.
    Lëvizja do të ishte e përkohshme, duke lejuar që Carlo Ancelotti të linte pushim lojtarët kryesorë përpara sezonit të ri në vend që t’i aktivizojë ata në një turne tjetër.
    Mbetet për t’u parë nëse gjigantët spanjollë janë të interesuar të rikthejnë sulmuesin legjendar portugez, qoftë edhe përkohësisht.