Aventura e Cristiano Ronaldo tek Al Nassr duket se është drejt fundit dhe zyrtarizimi i ndajres mund të vijë shumë shpejt. I mësuar me trofe, Cristiano Ronaldo mbyllin sezonin e dytë tek Al Nassr pa asnjë trofe, gjë që duket se e ka trishtuar portugezin dhe po mendon për një destinacion të ri.
Prestigjozja “Mirror” raporton se janë të paktën 5 klube që interesohen për Ronaldon, ku nuk përjashtohet as mundësia për t’u rikthyer në Premier League. Një tjetër pistë është edhe transferimi në MLS, aty ku do të rikthente “luftën” me rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi-n.
Al Ahli
Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Al Nassr, por jo nga liga arabe. Al Ahli, që fitoi Champions League në Azi pak ditë më parë, është një nga klubet e interesuara për yllin portugez. Por klubi arab, ka vetëm një dyshim, nëse Cristiano Ronaldo do të përshtatej dot në sulm me Ivan Toney, me sulmuesin e tyre kryesor. Në anën tjetër, nuk përjashtohet mundësia që anglezi të rikthehet në Europë nëse do që Tuchel ta grumbullojë atë për Kupën e Botës 2026 dhe Ronaldo mund të ishte zëvenduesi i tij perfekt tek Al Ahli.
Los Angeles FC
Ndoshta Ronaldon e ka marrë malli për rivalitetin e dikurshëm me Leo Messi-n dhe mund të zgjedhë të transferohet në MLS. Los Angeles FC është ekipi që interesohet për portugezin, aty ku do të udhëhiqte sulmin bashkë me francezin Oliver Giroud.
Chelsea
Nuk përjashtohet as mundësia për t’u rikthyer në Premier League, por jo më të Manchester United. Chelsea mund të jetë destinacioni i ri për yllin portugez. Edhe pse politika e “Bluve” është t’u besojë kryesisht të rinj, rasti Thiago Silva mbetet një sukses i jashtëzakonshëm për ta, ndaj mund të përsëritet edhe me C.Ronaldon.
Besiktas
Turqia mund të jetë po ashtu destinacioni i ri i C.Ronaldos, aty ku mund të bashkohet me ish-shokun e dikurshëm të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, tani trajner te Besiktash. Ronaldo mund të jetë zëvendësuesi ideal i Ciro Immobile, pasi italiani pritet të largohet në fund të këtij sezoni.
Sporting Lisbon
Cristiano Ronaldo kërkon që të jetë në formën më të mirë të mundshme për Kupën e Botës 2026 dhe për të arritur këtë gjë mund ta ndihmojë shumë rikthimi në shtëpi, te Sporting Lisbon, aty ku do të kishte mundësinë të luante edhe në Champions League.
Tag: nassr
-

Rikthim në PL ose shokë skuadre me Muçin dhe Rashicën, Cristiano Ronaldo drejt largimit nga Al Nassr
-

Tjetër sezon i dështuar dhe duarbosh, tifozeria e Al-Nassr sulet ndaj Cristiano Ronaldos. Nuk shpëton as trajneri Pioli
Tifozët e Al-Nassr duket se janë kthyer kundër Cristiano Ronaldos pasi fituesi pesë herë i Topit të Artë përjetoi edhe një sezon pa trofe. Ronaldo iu bashkua nëntë herë kampionëve të Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr, në dimrin e vitit 2023, pasi u grind me Erik ten Hag te Manchester United.
Ardhja e pesë herë fituesit të Topit të Artë solli një mori emrash të mëdhenj në Arabinë Saudite gjatë verës. Tifozët e legjendës së futbollit shpresonin se një transferim te Al-Nassr do ta ndihmonte të afrohej me rivalin e tij, Lionel Messi, për sa i përket trofeve të fituar, megjithatë, kjo nuk ka ndodhur.
Që kur Ronaldo iu bashkua Al-Nassr, ata nuk kane arritur të fitojnë asnjë trofe dhe ata kanë mbetur shumë larg garës për titullin e Ligës Profesionale Saudite gjatë dy sezoneve të fundit. Ata gjithashtu nuk kanë hyrë mjaftueshëm thellë në Ligën e Kampionëve të AFC-së, ndërsa Kupa e Mbretit të Arabisë Saudite gjithashtu u është shmangur mundësisë së fitimit nga verdheblutë.
Al-Nassr fitoi Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe në vitin 2023, turneu nuk ishte një garë zyrtare dhe tifozët e nëntë herë kampionëve të SPL tani janë kthyer kundër legjendës së Real Madridit. Duke iu përgjigjur postimit të Ronaldos në X, një tifoz i Al-Nassr tha: “Nuk të duam në ndeshjen tjetër.”
Ndërsa një i dytë u tërbua: “Largohu, të lutem. Al-Nassr nuk të do.”
Një i tretë postoi: “Ke arritur shumë në historinë tënde, po, e dimë këtë. Ke një histori, po, e dimë këtë, por nuk ke bërë asgjë deri më tani, dhe e dimë që nuk do të na ofrosh asgjë në të ardhmen, kështu që të lutem largohu nga klubi dhe shko në Portugali, të cilën gjithmonë e ke ëndërruar. Do ta shijosh atje.”
Dhe një i katërt u tërbua: “Vëlla, po e mban Al Nasr prapa, të lutem tërhiqu, faleminderit.” Kritika te forta edhe per trajnerin Stefano Pioli: “Kthehu ne Itali sepse sje per kete pune. Ke ardhur ketu per te na fundosur apo si…”. -

Al Nassr fiton 9-0 dhe është në lojë për objektivin e vetëm të mbetur. Mungon Ronaldo, Sadio Mane 4 gola (video)
12 Maj 2025
22:11
Telesport
Al Nassr ka fituar 0-9 në transfertë ndaj Al Okhdood, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të në ligën e Arabisë Saudite. Në këtë ndeshje mungonte Cristiano Ronaldo, por mungesa e portugezit nuk u vë re.
Sadio Mane shënoi 4 gola, një prej të cilëve me penallti, dy gola Jhon Duran, golat e tjerë u shënuan nga Yahya, Brozovic dhe Marran me penallti. Pas kësaj fitoreje, Al Nassr rimerr vendin e tretë me 63 pikë, 1 pikë më shumë se Al Qadisiya e vendit të katërt.
Kur duhen edhe 3 javë nga fundit, Al Ittihad ku luan Benzema, Ngolo Kante dhe Mario Mitaj, i duhen edhe 3 pikë për të fituar titullin kampion. Ndërsa Al Nassr do kërkojë të mbajë vendin e tretë, që të kaulifikon në Champions League. Ky është objektivi i vetëm i mbetur në lojë për ekipin e drejtuar nga Stefano Pioli.
SHIKOGOLAT -

Al Nassr fiton 9-0 dhe është në lojë për objektivin e vetëm të mbetur. Mungon Ronaldo, Sadio Mane 4 gola
12 Maj 2025
22:11
Telesport
Al Nassr ka fituar 0-9 në transfertë ndaj Al Okhdood, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të në ligën e Arabisë Saudite. Në këtë ndeshje mungonte Cristiano Ronaldo, por mungesa e portugezit nuk u vë re.
Sadio Mane shënoi 4 gola, një prej të cilëve me penallti, dy gola Jhon Duran, golat e tjerë u shënuan nga Yahya, Brozovic dhe Marran me penallti. Pas kësaj fitoreje, Al Nassr rimerr vendin e tretë me 63 pikë, 1 pikë më shumë se Al Qadisiya e vendit të katërt.
Kur duhen edhe 3 javë nga fundit, Al Ittihad ku luan Benzema, Ngolo Kante dhe Mario Mitaj, i duhen edhe 3 pikë për të fituar titullin kampion. Ndërsa Al Nassr do kërkojë të mbajë vendin e tretë, që të kaulifikon në Champions League. Ky është objektivi i vetëm i mbetur në lojë për ekipin e drejtuar nga Stefano Pioli. -

Asnjë trofe i fituar, moment i vështirë dhe vendimtar për CR7 në Arabinë Saudite
Cristiano Ronaldo vazhdon të rrisë numrat personalë në aspektin e golave, por sezoni i tij nuk po shkon mirë në planin kolektiv. Futbollisti portugez nuk ka arritur ta çojë skuadrën e tij drejt fitimit të asnjë trofeu.
Dëshpërimi më i madh ishte eliminimi nga Liga e Kampionëve e Azisë, por këtë javë erdhi edhe goditja tjetër me humbjen e Al Nassr përballë Al Ittihad, në një ndeshje ku Ronaldo u përball me ish-shokun e tij te Real Madridi, Karim Benzema.
Skuadra e Ronaldos tashmë është jashtë garës për titullin, madje rrezikon të mos kualifikohet as për kompeticionet ndërkombëtare sezonin e ardhshëm, gjë e papritur për një ekip që është mësuar të luftojë për gjithçka dhe që ka investuar shumë para në merkato.
Reagimi i Ronaldos pas humbjes ndaj Al Ittihad nuk u prit mirë nga drejtuesit e klubit. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ish-ylli i Real Madridit u largua nga stadiumi ende i veshur me fanellën e lojës, me gjeste të dukshme nervozizmi për atë që ndodhi në fushë.
Është e vërtetë se humbja ishte e dhimbshme, pasi përjashtoi përfundimisht Al Nassr nga gara për titujt, si dhe erdhi vetëm pak ditë pas një tjetër disfate, këtë herë kundër Kawasaki Frontale në Ligën e Kampionëve të Azisë, kompeticion që ishte “krijuar” për Al Nassr.
Ndeshja mes Al Nassr dhe Al Ittihad përfundoi me tension dhe përplasje mes lojtarëve të dy skuadrave. Objektivat janë larg realizimit dhe tashmë ka ardhur momenti i reflektimit, si për lojtarin, ashtu edhe për klubin. Edhe pse ishte rënë dakord për rinovimin e kontratës me dy vite të tjera, gjithçka është pezull për momentin dhe kërkon qartësim: nga njëra anë vendimi i Ronaldos për të ardhmen e tij, nga ana tjetër aftësia e klubit për të ndërtuar një ekip kompetitiv.
Mbërritja e Ronaldos ishte mrekulli e madhe (mediatike) për futbollin saudit, por në aspektin sportiv pritshmëritë nuk janë përmbushur, pasi Al Nassr nuk ka fituar asnjë trofe madhor. CR7 është sjellë si një profesionist i përkushtuar, por disa gjeste të javëve të fundit nuk janë pritur mirë nga drejtuesit.
Ndërkohë, në sfond qëndron edhe çështja e Kupës së Botës për Klube dhe mundësia e pjesëmarrjes së Ronaldos në të. FIFA do të dëshironte ta shihte CR7 në SHBA, ndaj nuk përjashtohet ndonjë lëvizje në këtë drejtim. Megjithatë, Al Nassr nuk do të jetë pjesë e kompeticionit. -

Al Nassr i bën “gropën vetes” në pjesën e dytë, Al Ittihad më afër titullit (video)
7 Maj 2025
22:01
Telesport
Supersfida e ligës arabe mes Al Nassr dhe Al Ittihad ka dhuruar spektakël të vërtetë ashtu siç edhe pritej. Vendasit e nisin në mënyre perfekte ndeshjen duke gjetur golin që në minutën e dytë, ku Sadio Mane përfiton nga gabimi i mbrojtësit mik dhe dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 37-të, Al Nassr gjen edhe golin e dytë, Sadio Mane bën gjithçka bukur dhe asiston për Yahya, i cili dyfishon shifrat. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të zotët e shtëpisë.
Pjesa e dytë nis shkëlqyeshëm për Benzema me shokë, të cilët barazojnë shifrat duke shënuar 2 gola në 3 minuta. Fillimisht Karim Benzema shënon me kokë në minutën 49-të, pas krosimit të Al Oboud. Në minutën e 52-të ishte radha e francezit tjetër N’Golo Kante, i cili barazoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë. Përmbysja e madhe e miqve do të vinte në minutën e 94-të me golin e Aouar. Rezulati përfundimtar, Al Nassr-Al Ittihad 2-3.
Pas humbjes së sotme, Al Nassr i ka dhënë fund shpresave për titullin kampion pasi është 11 pikë larg vendit të parë që mbahet pikërisht nga Al Ittihad. Kur duhen edhe 4 javë nga fundi, Al Nassr renditet në vendin e katërt duke rrezikuar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ri, pasi kualifikohen vetëm 3 vendet e para të kampionatit. Duhet përmendur që Cristiano Ronaldo bëri një ndeshje shumë të dobët sot.
SHIKOGOLAT -

Ronaldo tregohet besnik ndaj Al Nassr, portugezi refuzon ofertën për të luajtur në Kupën e Botës për Klube
3 Maj 2025
18:06
Telesport
Edhe pse dëshira ishte e madhe për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, kompeticion që do të zhvillohet në këtë format për herë të parë, Cristiano Ronaldo ka refuzuar mundësinë për të marrë pjesë duke i qëndruar besnik Al Nassr.
Rivali kryesor i Al Nassr, Al Ahli, i cili do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, i ka dhënë portugezit mundësinë për t’iu bashkuar atyre vetëm për këtë kompeticion, por Ronaldo e ka refuzuar.
Shumë tifozë prisnin që Ronaldo të pranonte këtë propozim dhe të merrte pjesë në Botërorin e Klubeve, kompeticion ku do të marrë pjesë Leo Messi me Inter Miami, por portugezi ka preferuar të mos ndryshojë ambient dhe të “pushojë” në këtë kohë kur do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube. -

Zbulohet prapaskena e bujshme / Al Hilal donte CR7 për Botërorin e Klubeve, por portugezi tha “jo”
Cristiano Ronaldo ka refuzuar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm të Klubeve në SHBA, i pari me formatin e ri të vendosur nga FIFA. Në fakt, legjenda portugeze do të merrte pjesë me kënaqësi, por ka hedhur poshtë ofertën e Al Hilal, që i propozoi të luante për ta në këtë kompeticion, duke “tradhtuar” përkohësisht ngjyrat e Al Nassr, skuadrës së tij aktuale.
CR7 madje mund të kishte sfiduar Real Madridin, klubin me të cilin ka shkruar historinë, pasi Al Hilal ndodhet në të njëjtin grup me “Los Blancos”, Pachuca dhe Red Bull Salzburg. Megjithatë, portugezi zgjodhi të qëndrojë besnik ndaj skuadrës ku mban shiritin e kapitenit. Për më tepër, flitet se është pranë rinovimit të kontratës me Al Nassr edhe për një sezon tjetër, pavarësisht zhgënjimit të radhës në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Është mohuar gjithashtu mundësia që Cristiano të marrë pjesë në turne me Al Ahly, për të qenë në fushë ndaj rivalit të madh Lionel Messi në ndeshjen hapëse, ku egjiptianët do të përballen me Inter Miami.
Në përfundim, e vetmja mundësi për ta parë Ronaldon në këtë Botëror të Klubeve në SHBA është një ftesë e mundshme për Al Nassr, por kjo mbetet shumë e pamundur. -

Ronaldo dhe Al Nassr eleminohen në gjysmëfinalen e Champions-it të Azisë
Al Nassr e mbyll rrugëtimin saj në Champions League në gjysmëfinale, aty ku u eleminua nga japonezët e Kawasaki Frontale.
Ndeshja e zhvilluar në “King Saud Universit” në Riyadh solli 5 gola, por në fund ishin japonezët ata që festuan dhe shkuan në finale.
Japonezët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 10-të me Tatsuya Ito, Al Nassr barazoi përkohësisht shifrat me golin e Sadio Mane në minutën e 28-të, por japonezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ozeki në minutën e 40-të.Në pjesën e dytë, të dyja ekipet shënuan dhe nga një gol, rezultati përfundimtar Al Nassr-Kaëasaki Frontale 2-3. Klubi japonez do përballet në finalen e madhe ndaj një tjetër klubi arab, ndaj Al ahli, i cili eleiminoi në gjysmëfinale Al Hilal me shifrat 3-1.
-

Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr nuk ia dalin, eleminohen në gjysmëfinalen e Champions-it nga ekipi japonez
30 Prill 2025
20:28
Telesport
Al Nassr e mbyll rrugëtimin saj në Champions League në gjysmëfinale, aty ku u eleminua nga japonezët e Kawasaki Frontale. Ndeshja e zhvilluar në “King Saud Universit” në Riyadh solli 5 gola, por në fund ishin japonezët ata që festuan dhe shkuan në finale.
Japonezët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 10-të me Tatsuya Ito, Al Nassr barazoi përkohësisht shifrat me golin e Sadio Mane në minutën e 28-të, por japonezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ozeki në minutën e 40-të.
Në pjesën e dytë, të dyja ekipet shënuan dhe nga një gol. Në minutën e 75-të, Akihiro Ienaga shënoi golin e tretë, por e gjithë merita ishte e Erison, i cili bëri gjithçka vetë dhe në fund asistoi për shokun e skuadrës. SHIKOGOLIN
Al Nassr do të ngushtonte shifrat me supergolin e Yahya nga distanca. SHIKOGOLIN Rezultati përfundimtar Al Nassr-Kawasaki Frontale 2-3. Klubi japonez do përballet në finalen e madhe ndaj një tjetër klubi arab, ndaj Al ahli, i cili eleiminoi në gjysmëfinale Al Hilal me shifrat 3-1. Një zhgënjim shumë i madh për Cristiano Ronaldon, i cili sërish nuk fiton asnjë trofe as këtë sezon me Al Nassr.