Tag: nassr

  • Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

    Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

    Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja aktuale përfundon më 30 qershor.
    Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, CR7 ka pranuar të rinovojë me klubin saudit, ndërsa detajet përfundimtare të marrëveshjes pritet të finalizohen në ditët në vijim. Ende nuk është përcaktuar nëse kontrata do të zgjasë deri në vitin 2026 apo 2027, por një gjë është e sigurt; do të jetë vetë Ronaldo ai që do të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë deri në moshën 42-vjeçare.
    Rinovimi vjen në një moment kur Ronaldo po ndjek edhe objektivin e fundit madhor në karrierë, pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026. Pas suksesit në Ligën e Kombeve me Portugalinë, fituesi i pesëfishtw i “Topit të Artë” synon të mbyllë karrierën në mënyrën më të denjë.
    Që nga janari i vitit 2023 kur iu bashkua Al Nassr, Ronaldo ka zhvilluar 105 ndeshje dhe ka shënuar 93 gola, një mesatare mbresëlënëse që afron një gol për ndeshje.
    Paga aktuale e 200 milionë eurove në vit e bën atë futbollistin më të paguar në botë, ndërsa rinovimi mund të sjellë një përmirësim të mëtejshëm të kushteve financiare. Shifrat përfundimtare të kontratës së re nuk janë bërë publike, por pritet të jenë rekord për futbollin modern.

  • Pioli largohet nga Al Nassr, gati rikthimi i tij në Serie A. Ja klubi që do të drejtojë

    Pioli largohet nga Al Nassr, gati rikthimi i tij në Serie A. Ja klubi që do të drejtojë

    25 Qershor 2025

    11:32

    Alfred Lleshi

    Stefano Pioli nuk është më trajneri i Al Nassr. Klubi saudit e ka bërë zyrtare ndarjen përmes një komunikate: “Klubi njofton zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit kontraktual me trajnerin e skuadrës së parë, Stefano Pioli. Ne e vlerësojmë të gjithë përpjekjen e tij dhe të stafit, i urojmë sukses në të ardhmen”.
    Trajneri italian, i cili kishte firmosur deri në vitin 2027 me klubin e Cristiano Ronaldos, largohet pas një sezoni me 44 ndeshje të drejtuara: 28 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje, me 101 gola të shënuar dhe 46 të pësuar. Al Nassr e përfundoi kampionatin saudit në vendin e tretë dhe u eliminua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të Azisë.
    Tani Pioli është i lirë të firmosë me Fiorentinën, me të cilën ka arritur prej kohësh marrëveshje verbale. Ai do të zëvendësojë Raffaele Palladinon dhe do të rikthehet në pankinën vjollcë pas periudhës 2017-2019. Për t’iu përkushtuar projektit të ri me Fiorentinën, Pioli ka refuzuar edhe ofertën e Federatës Italiane për të marrë drejtimin e kombëtares axurre.
    I lidhur emocionalisht me klubin vjollcë, Pioli ka qenë edhe futbollist i Fiorentinës nga viti 1989 deri më 1995. Sipas raportimeve, ai ka luajtur një rol kyç në qëndrimin e sulmuesit islandez Gudmundsson në skuadër. Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit për ta bërë të plotë rikthimin e tij në Firence.

  • Spalletti refuzon 18 milionë euro në sezon, alternativa tani është Conceicao

    Spalletti refuzon 18 milionë euro në sezon, alternativa tani është Conceicao

    18 Qershor 2025

    16:06

    Telesport

    Pas refuzimit të Luciano Spalletti-t, të cilit Al Nassr ishte gati t’i ofronte një kontratë trevjeçare me vlerë 18 milionë neto në sezon, klubi i Cristiano Ronaldos po “shënjestron” Sergio Conceicao-n.
    Ish-trajneri i Porto-s dhe Milan-it është i lirë pas përfundimit të përvojës së tij në Milano, ku nuk u konfirmua që kur Furlani dhe Tare nënshkruan me Massimiliano Allegri-n.
    Conceiçao ishte gjithashtu një nga emrat në garë për stolin e Lazio-s, që në fund zgjodhi Sarri-n.
    Tani për portugezin, fitues i Superkupës së Italisë në janar, po interesohet Al Nassr, i cili, përveç një kontrate të pasur, do t’i ofronte atij mundësinë e stërvitjes së CR7-ës, me të cilin ka luajtur në ekipin kombëtar.
    Një perspektivë interesante që Conceiçao po e vlerëson gjithashtu sepse Al Nassr është gati të bëjë një merkato të madhe.
    Cristiano Ronaldo dëshiron të fitojë dhe për të qëndruar ka marrë garanci.

  • Al-Nassr i bën dalje Pioli-t, zgjedh një tjetër Italian për stolin. Kontratë 2-vjeçare dhe 18 mln euro rrogë vjetore

    Al-Nassr i bën dalje Pioli-t, zgjedh një tjetër Italian për stolin. Kontratë 2-vjeçare dhe 18 mln euro rrogë vjetore

    14 Qershor 2025

    16:26

    Telesport

    Pak ditë pasi u shkarkua nga stoli i Italisë, pas humbjes 3-0 në Oslo Ndaj Norvegjisë, për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Luciano Spalletti ka marrë një ofertë shumë tunduese nga Al-Nassr.
    Alfredo Pedulla zbulon se Luciano Spalleti ka marrë 3 oferta nga klubet arabe, por ai ka pranuar propozimin e Al-Nassr. Klubi ku luan edhe Cristiano Ronaldo, i ka ofruar Spalletti-t një kontratë 2-vjeçare dhe një rrogë të majme, 18 milionë euro në sezon.
    Al-Nassr është gati të ndajë rrugët me Stefano Pioli-n, i cili dështoi sezonin e fundit duke mos arritur dot të fitojë asnjë trofe dhe pasuesi i tij mesa duket do jetë një tjetër italian si Luciano Spalletti. Bisedimet mes palëve janë drejt fundit dhe shumë shpejt pritet të vijë konfirmimi zyrtar.
    Ndërkohë, disa ditë më parë Al-Nassr siguroi edhe qëndrimin e Cristiano Ronaldo-s për sezonin e ri. Pavarësisht ofertave nga shumë klube në kontinente të ndryshme, Ronaldo vendosi të respektojë kontratën me klubin arab dhe të qëndrojë aty. Ai ka marrë premtimin nga drejtuesit e klubit që do të bëhen disa përforcime të rëndësishme në merkaton e verës me synimin që Al-Nassr të fitojë trofe sezonin e ri dhe një nga këto ndryshime është edhe ai i kreut të pankinës, ku Pioli do i lërë vendin Spalletti-t.

  • Spalletti “kopjon” Mancini, nga kombëtarja italiane në Arabi, do të jetë trajneri i ri i Cristiano Ronaldo

    Spalletti “kopjon” Mancini, nga kombëtarja italiane në Arabi, do të jetë trajneri i ri i Cristiano Ronaldo

    Nga pankina e kombëtares italiane në Arabinë Saudite, një rrugë e ndërmarrë tashmë nga Roberto Mancini. Këtë herë, ai që pritet të lërë Italinë për milionat e Arabisë është Luciano Spalletti.
    Trajneri që pak ditë më parë u shkarkua nga detyra e drejtuesit të kombëtares italiane ka përfunduar në radarët e Al Nassr. Spalletti u bë menjëherë një nga trajnerët më të rëndësishëm në treg.
    Për pasojë, propozimi i klubit arab mbërriti menjëherë në tryezën e trajnerit italian. Skuadra e Al Nassr po mendon të vijojë linjën italiane në stol, pasi Spalletti do të zërë vendin e Stefano Pioli (pritet të shkojë te Fiorentina).
    Ditët në vijim, Al Nassr do të ndërpresë kontratën rreth 12 milionë në sezon me Stefano Pioli. Më pas do të ketë mundësinë të zyrtarizojë propozimin për Luciano Spalletti. Për këtë të fundit do të vijë një pagë pagë më e lartë se ajo e Pioli.
    Pas ndërprerjes së kontratës me FIGC-në, Luciano Spalletti do të duhet të vendosë orët e ardhshme se cila do të jetë e ardhmja e tij mes tundimit arab dhe mundësisë për një periudhë pushimi.
    Te Al Nassr, trajneri toskan do të gjente Marcelo Brozovic, i cili shpërtheu nën drejtimin e tij në Inter, si dhe kampionë të kalibrit të Laporte, Duran, Mané dhe padyshim Cristiano Ronaldo, i cili me siguri do të ketë dhënë miratimin e tij.

  • Cristiano Ronaldo i vendos kusht ekipit në Arabinë Saudite, duhet t’ia plotësojnë ose do të largohet

    Cristiano Ronaldo i vendos kusht ekipit në Arabinë Saudite, duhet t’ia plotësojnë ose do të largohet

    Dy ditë më parë, Cristiano Ronaldo tronditi publikun futbollistik me njoftimin e tij, pas ndeshjes së fundit të sezonit të Al Nassr. Klubi i tij u mund nga Al Fateh 3-2 në një sezon zhgënjyes, Ronaldo ka lënë një postim interesant në rrjetet sociale.
    “Ky kapitull ka mbaruar. Historia? Ne vazhdojmë ta shkruajmë. U jam mirënjohës të gjithëve,” shkroi Ronaldo. Menjëherë dolën informacione se Ronaldo kishte dy oferta specifike në tryezë, përkatësisht Al Nassr dhe Al Hilal.
    Megjithatë, sipas asaj që transmetojnë mediat në Arabinë Saudite, Ronaldo ka vendosur një kusht për të qëndruar te Al Nassr, ai kërkon një ekip konkurrues për titull në mënyrë që të qëndrojë në skuadër. /Sport Ekspres/
     

  • Cristiano Ronaldo i tha lamtumirë por klubi arab ka një ofertë stratosferike për 40- vjeçarin…

    Cristiano Ronaldo i tha lamtumirë por klubi arab ka një ofertë stratosferike për 40- vjeçarin…

    Nëse postimi i tij i fundit nuk ishte një lamtumirë, të paktën dukej si një i tillë.
    “Ky kapitull mbaroi. Historia? Ende po shkruhet. Mirënjohës të gjithëve”, shkroi Ronaldo në llogarinë e tij në X, pasi shënoi një gol të ri, të 937-tin e karrierës së tij, në humbjen 3-2 kundër Al Fateh. Një gol që i lejoi atij të siguronte titullin për këpucën e artë në Superligën e Arabisë Saudite për të dytin sezon radhazi.
    Cristiano (25 gola) mundi anglezin Ivan Toney (23) dhe ish-lojtarin e Real Madridit, Karim Benzema me (21). Me Al Nassr ende nuk ka rinovuar, por nisur edhe nga kërkesat e shumta që ka për portugezin edhe pse në moshë të avancuar, sidomos ng rivalët saudit të Al Nassër është bërë një tjetër ofertë stratosferike.
    Oferta e çmendur e Al-Nassr për Cristiano Ronaldon është konsideruar “Kontrata e shekullit”! Sipas mediave vendase atje, shkruhet se i është ofruar një marrëveshje e re për të qëndruar në Al-Nassr me një pagë prej, 15.2 milionë euro në muaj apo 3.8 milionë euro në javë ose thënë ndryshe 550,000 € çdo ditë dhe sikur të mos mjafonte kjo edhe… 5% pronësi e klubit!
    Asnjë lojtar në botë nuk fiton më shumë. Kjo nuk është thjesht një kontratë është një lëvizje historike. Nëse ai nënshkruan, Ronaldo nuk do të jetë vetëm fytyra e Al-Nassr ai do të jetë edhe pronar I pjesshëm.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ronaldo në mëdyshje, portugezi ka vetëm dy oferta në tavolinë: Njëra për të qëndruar aty ku është dhe tjetra nga rivali i Al Nassr

    Ronaldo në mëdyshje, portugezi ka vetëm dy oferta në tavolinë: Njëra për të qëndruar aty ku është dhe tjetra nga rivali i Al Nassr

    27 Maj 2025

    19:05

    Telesport

    Ndryshe nga sa pritej, Cristiano Ronaldo e mbylli edhe sezonin e dytë tek Al Nassr, pa fituar asnjë trofe dhe mbeti jashtë kualifikimit për në Champions League për sezonin e ri. Portugezi mbrëmë luajti ndeshjen e fundit për këtë sezon, ku shënoi edhe një gol, por një deklaratë e tij menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ka shtuar zërat për largimin nga Al Nassr.
    “Ky kapitull u mbyll, por historia mbetet të shkruhet”, postimi i Cristiano Ronaldo-s menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme të Al Nassr. “Footmercato” raporton se ylli portugez ka në tavolinë vetëm dy oferta: Njëra është që të vazhdojë të qëndrojë ende tek Al Nassr, dhe tjetra është transferimi te Al Hilal.
    Në rast se Ronaldo vendosë të transferohet te Al Hilal, do ketë mundësinë të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, kompeticion që zhvillohet për herë të parë në këtë format, aty ku do ndeshej me ish-ekipin e tij, Real Madrid.
    Sipas raportimit në fjalë, e ardhmja e Ronaldo është e sigurt që do jetë në Arabinë Saudite, vetëm tani mbetet të vendosë tek Al Nassr apo Al Hilal.

  • Sinjale lamtumire? CR7 refuzoi 185 mln euro në vit për një ëndërr të fundit

    Sinjale lamtumire? CR7 refuzoi 185 mln euro në vit për një ëndërr të fundit

    22 Maj 2025

    19:21

    Telesport

    Cristiano Ronaldo, 40 vjeç tashmë dhe në fund karriere më afër se kurrë, mund të largohet nga Al Nassr. Arabia Saudite i ofron miliona, por ai do diçka më shumë, sepse nuk është paraja motivi i tij i jetës.
    Kontrata aktuale e CR7 skadon në qershor. Ai nuk pritet të rinovojë. Mbrëmjen e së mërkurës, portugezi luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi për këtë sezon për Al Nassr. Ai fitoi 2-0 kundër Al Khalee dhe shënoi golin e tij të 34-të sezonal.
    Al Nassr është larg pritshmërive. Një tjetër ekip, Al Ittihad, fitoi kampionatin, aty ku luan Mario Mitaj. Ronaldo nuk u rendit më lart se vendi i katërt.
    Pas ndeshjes, sulmuesi legjendar u duk qartë se dha sinjalet e lamtumirës. Ai qëndroi para një numri të vogël tifozësh të Al Nassr dhe i duartrokiti, i vetëdijshëm se ajo qe ndeshja e tij e fundit në shtëpi.
    Arabia Saudite i ka ofruar 185 milionë euro në sezon, por CR7 i ka refuzuar pa u menduar dy herë. Objektivi i tij është Kupa e Botës dhe po kërkon një klub tjetër.

  • C.Ronaldo humb penalltinë, tifozët e Al Nassr e vërshëllejnë dhe kërkojnë largimin e tij (video)

    C.Ronaldo humb penalltinë, tifozët e Al Nassr e vërshëllejnë dhe kërkojnë largimin e tij (video)

    21 Maj 2025

    19:46

    Telesport

    Vazhdon momenti “jo” i Cristiano Ronaldo tek Al Nassr. Portugezi ka humbur pak minuta më parë penalltinë në ndeshjen e parafundit në kampionat që ekipi i tij po luajti në shtëpi ndaj Al Khaleej. SHIKOVIDEON
    Në minutën e 66-të të takimit, ylli portugez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit. Kaq mjatoi dhe shumë tifozë filluan vërshëllimat ndaj tij. Ronaldo ka pasur shumë kritikat duke qenë se Al Nassr dështoi të fitonte trofe këtë sezon dhe portugezi konsiderohet nga tifozët si fajtor kryesor.
    Kohët e fundit është përfolur shumë për një largim të Ronaldos në fund të sezonit nga Al Nassr. Në dy sezone me Al Nassr, Cristiano Ronaldo nuk ka arritur dot të fitojë asnjë trofe. Situatën e bën më të rëndë fakti që Al Nassr nuk do të luajë dot as në Champions League sezonin e ri, gjë që e përforcon akoma edhe më shumë largimin e Ronaldos në verë.
    Përsa i përket ndeshjes së sotme, pak pas minuta pasi Ronaldo humbi penalltinë, Al Nassr gjeti golin me Jhon Duran dhe në fund fare ishte Ronaldo, i cili dyfishoi shifrat nga penalltia, këtë herë portugezi u tregua i saktë. Një fitore që vlen sa për statistikë.