Tag: nassr

  • E BUJSHME! Como e drejtuar nga Cesc Fabregas e “tepron” me objektivin e madh që ka në merkato

    E BUJSHME! Como e drejtuar nga Cesc Fabregas e “tepron” me objektivin e madh që ka në merkato

    16 Korrik 2025

    9:53

    Telesport

    Pasi siguroi qëndrimin në elitë në Serie A sezonin e kaluar, ku tregoi një futboll shumë të bukur dhe cilësor, Como e drejtuar nga Cesc Fabregas këtë vit ka synimë të tjera. Klub lombard synon të kualifikohet në Kupat e Europës dhe për ta arritur këtë gjë, po bën një merkato mjaft cilësore.
    “Calciomercato” ka raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit drejtuesit e Como po punojnë për të rikthyer në Serie A, Cristiano Ronaldo-n. Portugezi rinovoi vetëm pak ditë më parë me Al-Nassr, ku përveçse do jetë futbollisti më i paguar në histori, do ketë edhe një rol të rëndësishëm në vendimarrjet e klubit.
    Pavarësisht rinovimit me Al-Nassr, te Como besojnë se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A, për shkak se projekti i tyre i ri është tejet ambicioz. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e portugezit apo edhe e klubit të Al-Nassr për këtë lajm.

  • Al-Nassr i sjell Cristiano Ronaldo patriotin e tij në stol, trajneri që fitoi titullin me Al-Hilal

    Al-Nassr i sjell Cristiano Ronaldo patriotin e tij në stol, trajneri që fitoi titullin me Al-Hilal

    15 Korrik 2025

    8:44

    Telesport

    Skuadra e Al-Nassr ka njoftuar ardhjen e trajnerit të saj të ri, portugezin Jorge Jesus. Pasi u largua nga Al Hilal ai ka kaluar te rivalët e Al Nassr, ku luan patrioti i tij Cristiano Ronaldo.
    “Jorge Jesus është trajneri i ri i ekipit të parë të Al-Nassr. Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare. I urojmë atij dhe stafit të tij suksese në udhëtimin e tyre me Al-Nassr“, thuhet në deklaratën e klubit arab.
    Jorge Jesus më parë kaloi dy sezone në Arabinë Saudite me Al-Hilal (tani i menaxhuar nga Simone Inzaghi), ku i udhëhoqi ata nga viti 2023 deri në vitin 2025, duke fituar titujt e Ligës dhe kupës në sezonin 2023/24.
    Një trajner me përvojë në Arabi, kampionat që e njeh mjaft mirë, ndaj mund të ndihmojë CR7 të fitojë titullin e parë me Al Nassr.

  • Garnacho refuzon idhullin e tij CR7, zbulohet arsyeja

    Garnacho refuzon idhullin e tij CR7, zbulohet arsyeja

    Alejandro Garnacho ka refuzuar një ofertë nga Al Nassr, klubi saudit ku luan Cristiano Ronaldon, një idhull i vërtetë për argjentinasin e lindur në vitin 2004.
    Sipas Telegraph, lojtari i Manchester United ka shprehur një preferencë të qartë për të qëndruar në futbollin europian, pavarësisht se ka zhvilluar diskutime paraprake me klubin saudit.
    Vendimi i Garnachos vjen në një kohë vendimtare për të ardhmen e tij në Old Trafford. Pasi u la jashtë skuadrës për ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Aston Villas dhe ishte në stol në finalen e Europa League, u ngritën tensione me Ruben Amorim, dhe lojtarit thuhet se iu tha se mund të largohej nga Djajtë e Kuq.
    Kjo situatë e shtyu United t’i jepte Garnachos, së bashku me lojtarë të tjerë si Marcus Rashford, Antony, Jadon Sancho dhe Tyrell Malacia, një periudhë shtesë pushimi për t’i lejuar ata të eksplorojnë mundësi të reja karriere.
    Refuzimi i Al Nassr nënvizon dëshirën e Garnachos për të vazhduar të garojë në nivelet më të larta të futbollit kontinental, duke i dhënë përparësi zhvillimit të tij sportiv mbi joshjen financiare të ligës saudite.
    Emri i tij kishte qenë më parë në radarin e Napolit, të cilët negociuan për të janarin e kaluar, por nuk arritën ta siguronin. Çfarë do të ndodhë këtë verë?

  • E ardhmja në dyshim, sulmuesi i Realit ndiqet nga Al Nassr

    E ardhmja në dyshim, sulmuesi i Realit ndiqet nga Al Nassr

    E ardhmja e Rodrygos është shndërruar në një enigmë të vërtetë, me sulmuesin e Real Madrid që mund të bëhet një nga protagonistët e kësaj merkatoje vere.
    Al Nassr është në kërkim të një ylli të ri për t’u bashkuar me Cristiano Ronaldon dhe midis të gjitha profileve të vlerësuara, afrimi i brazilianit duket si lëvizja e duhur.

    Vendimare në fund do jetë dëshira e Rodrygos, i cili duhet të vendosë për të ardhmen e tij.
    24-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në kampionat në sezonin e kaluar, ku ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.

  • Ronaldo nis aksionin për të sjellë tek Al-Nassr yllin e madh të Real Madridit

    Ronaldo nis aksionin për të sjellë tek Al-Nassr yllin e madh të Real Madridit

    5 Korrik 2025

    17:29

    Telesport

    Me rolin e ri që ka marrë tek Al-Nassr, ku Cristiano Ronaldo do ketë të drejtën të marrë pjesë në vendimarrjet e klubit, ylli portugez ka kërkuar transferimin e Rodrygo Goes nga Real Madrid.
    Braziliani i pakënaqur me situatën aktuale në klub, ku ka humbur rolin e titullarit me ardhjen e Xabi Alonso-s, është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Madridi.
    Prej kohësh po përflitet për një transferim të mundshëm të tij tek Arsenal. Sipas “Sky Sport”, në garë për Rodrygo-n ka hyrë edhe AL-Nassr me kërkesën e Cristiano Ronaldo-s, i cili e sheh Rodrygo-n, si partnerin e tij ideal në sulm.
    Klubi saudit nuk e ka problem të paguajë shifrën e kërkuar nga Real Madrid që mendohet të jetë mes 80-90 milionë euro, po ashtu dhe një super rrogë për Rodrygo-n, por problem mbetet dëshira e brazilianit për të qëndruar ende në Europë.
    Përveç Arsenalit, në Europë është përfolur edhe PSG-ja për një interes ndaj Rodrygo-s. Me përfundimin e rrugëtimit të Real Madrid në Kupën e Botës për Klube, pritet të vendoset njëherë e mirë fati i Rodrygo Goes.

  • Ronaldo flet pas rinovimit: Kampionati i Arabisë Saudite, mes më të mirëve në botë

    Ronaldo flet pas rinovimit: Kampionati i Arabisë Saudite, mes më të mirëve në botë

    Në moshën 40-vjeçare, Cristiano Ronaldo nuk pushon së habituri. Sulmuesi portugez ka rinovuar edhe për dy sezone të tjera me Al-Nassr, duke treguar se dëshiron të vazhdojë të jetë protagonist në kampionatin saudit. Në një video të publikuar nga klubi, CR7 ka shprehur gjithë kënaqësinë e tij për qëndrimin në Arabinë Saudite, duke lavdëruar përparimin e futbollit vendas.
    “Vazhdojmë të rritemi, por mendoj se tashmë jemi në top 5 kampionatet më të mira në botë, – deklaroi ai duke parë drejt e në kamer, me duart e bashkuara. – Kush thotë të kundërtën, thjesht nuk e kupton futbollin”, – shtoi me bindje, duke theksuar angazhimin që ai dhe lojtarët e tjerë tregojnë çdo ditë në fushë.
    Ronaldo, që ka shënuar 99 gola në 111 ndeshje me Al-Nassr, është kthyer në një ambasador të vërtetë të projektit futbollistik saudit. “Dua të qëndroj, sepse besoj në këtë projekt deri më 2034, në prag të Botërorit, i cili sipas mendimit tim do të jetë edicioni më i bukur ndonjëherë”, – deklaroi ai. Një referencë e qartë ndaj strategjisë afatgjatë të “Saudi Pro League”, që synon të imponohet në skenën globale të futbollit.
    I paguar 400 milionë euro për dy vite, Ronaldo pritet të ketë së shpejti pranë edhe Jorge Jesus, trajnerin portugez, gati për t’u bërë pjesë e projektit. Gjithmonë i uritur për suksese, CR7 e mbylli duke thënë: “Jam gati të luftoj me ekipet më të mira saudite”. Një mesazh i qartë; legjenda nuk e ka shkruar ende kapitullin e fundit.

  • Ronaldo nuk e do më në ekip, 77 milionëshi gati të rikthehet në Europë

    Ronaldo nuk e do më në ekip, 77 milionëshi gati të rikthehet në Europë

    28 Qershor 2025

    22:37

    Telesport

    Në merkaton e janarit, Jhon Duran u transferua për 77 milionë euro nga Aston Villa tek Al-Nassr, por aventura e sulmuesit kolumbian pritet të mbyllet pas vetëm 6 muajsh në ligën arabe.
    Bordi i Al-Nassr e ka informuar tashmë Duran se nuk e llogarisin atë për sezonin e ardhshëm. Pas vetëm gjysmë viti, klubi i ka kërkuar atij të përgatitet për largimin e tij, gjë që është një goditje e fortë për një lojtar që mbërriti me kaq shumë bujë.
    Sipas mediave vendase, largim i Jhon Duran është një kërkesë e Cristiano Ronaldos, portugezi nuk është i kënaqur me partnerin e tij në sulm dhe iu ka kërkuar drejtuesve largimin e tij. Tashmë dihet, që me kontratën e re, Cristiano Ronaldo jo vetëm që do jetë futbollisti më i paguar në botë, por do të ketë të drejtë të marrë pjesë edhe në vendimarrjet e klubit.
    Përsa i përket Jhon Duran, e ardhmja e tij pritet të jetë në Turqi, ku ka shfaqur interes Fenerbahce. Jose Mourinho e vlerëson shumë kolumbianin dhe është i gatshëm t’i japë një shans për të “shpëtuar” karrierën pas këtij dështimi në ligën arabe.

  • Pas largimit të Pioli-t, Ronaldo propozon trajnerin e njohur për stolin e Al-Nassr

    Pas largimit të Pioli-t, Ronaldo propozon trajnerin e njohur për stolin e Al-Nassr

    28 Qershor 2025

    18:22

    Telesport

    Pas largimit të Stefano Piolit, pas sezonit të fundit të dështuar, Jorge Jesus do të jetë trajneri i ri i Al-Nassr. Është pikërisht Cristiano Ronaldo që ka propozuar emrin e trajnerit portugez dhe drejtuesit e klubit nuk kanë si të dalin kundër tij.
    Me kontratën e re të rinovuar me Al-Nassr, Cristiano Ronaldo përveçse do jetë futbollisti më i paguar në histori, do të ketë edhe një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet e klubit.
    Në këtë situatë, Ronaldo ka zgjedhur pikërisht Jorge Jesus si trajnerin e ri. Portugezi 70-vjeçar ka një karrierë të gjatë si trajner, ku ka drejtuar shumë klube të njohura. Aventura e tij e fundit ka qenë pikërisht te rivali kryesor i Al-Nassr, tek Al-Hilal, ku u largua pak kohë më parë, pasi e mbylli kampionatin në vendin e dytë, pas kampionit në fuqi Al-Ittihad dhe para Al-Nassr, që e mbylli në vendin e tretë. Në krye të Al-Hilal, Jorge Jesus fitoi 5 trofe për 2 sezone.
    Zyrtarizimi i Jorge Jesus në krye të stolit të Al-Nassr pritet të ndodhë javën që vjen, pasi me ndërmjetësimin e Cristiano Ronaldo-s, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe gjithçka pritet të finalizohet shumë shpejt.

  • Superkontrata e re e Ronaldos shkakton një tjetër “viktimë”…; drejtorin Hierro

    Superkontrata e re e Ronaldos shkakton një tjetër “viktimë”…; drejtorin Hierro

    Cristiano Ronaldo ka zyrtarizuar të ardhmen e tij me Al Nassr dhe Arabinë Saudite deri në vitin 2027, duke luajtur deri në moshën 42 vjeç e ndoshta më tej. Një marrëveshje gjigante që i mundëson yllit portugez të vazhdojë ndjekjen e objektivit të 1.000 golave, njëherazi i garanton Al Nassr dhe Arabisë Saudite ndikimin e jashtëzakonshëm të markës së CR7.
    Kontrata përfshin edhe klauzola që i japin Cristianos më shumë pushtet në vendimmarrjet e klubit. Ndër pasojat e radhës është largimi i drejtorit sportiv Fernando Hierro, pas shkarkimit të drejtorit Majed Jaman Alsorour dhe dorëheqjes së trajnerit Pioli.

    Al Nassr planifikon investime të mëdha në merkato, përfshirë emra si Conceição apo Jorge Jesus për pankinën dhe ndoshta largimin e lojtarëve si Laporte e Mané. Ndërkohë, shoku i vjetër i Cristianos, José Semedo, pritet të përfitojë nga influenca e tij për t’iu bashkuar ekipit saudit. Negociatat për rinovim ishin të vështira, me Ronaldon që kërkonte ndryshime sportive për të arritur suksesin.
    Sipas të dhënave të reja, kontrata e re i siguron atij rreth 289 milionë euro në sezon, përfshirë 15% të aksioneve të Al Nassr dhe shpërblime të majme për tituj dhe gola. Cristiano është sërish sportisti më i paguar në botë dhe vazhdon të jetë një “makinë” e të ardhurave jo vetëm nga futbolli, por edhe nga marrëveshjet komerciale e marka e tij personale.
    Përpara tij qëndrojnë tri sfida madhore: të fitojë një trofe me Al Nassr, të luftojë për Kupën e Botës 2026 me Portugalinë dhe të arrijë 1.000 gola në karrierë.

  • Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

    Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

    Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja aktuale përfundon më 30 qershor.
    Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, CR7 ka pranuar të rinovojë me klubin saudit, ndërsa detajet përfundimtare të marrëveshjes pritet të finalizohen në ditët në vijim. Ende nuk është përcaktuar nëse kontrata do të zgjasë deri në vitin 2026 apo 2027, por një gjë është e sigurt; do të jetë vetë Ronaldo ai që do të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë deri në moshën 42-vjeçare.
    Rinovimi vjen në një moment kur Ronaldo po ndjek edhe objektivin e fundit madhor në karrierë, pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026. Pas suksesit në Ligën e Kombeve me Portugalinë, fituesi i pesëfishtw i “Topit të Artë” synon të mbyllë karrierën në mënyrën më të denjë.
    Që nga janari i vitit 2023 kur iu bashkua Al Nassr, Ronaldo ka zhvilluar 105 ndeshje dhe ka shënuar 93 gola, një mesatare mbresëlënëse që afron një gol për ndeshje.
    Paga aktuale e 200 milionë eurove në vit e bën atë futbollistin më të paguar në botë, ndërsa rinovimi mund të sjellë një përmirësim të mëtejshëm të kushteve financiare. Shifrat përfundimtare të kontratës së re nuk janë bërë publike, por pritet të jenë rekord për futbollin modern.