Tag: nassr

  • CR7 “tradhton” kampionatin e atdheut të tij: Arabia Saudite, më e fortë se Portugalia

    CR7 “tradhton” kampionatin e atdheut të tij: Arabia Saudite, më e fortë se Portugalia

    8 Gusht 2025

    12:53

    Alfred Lleshi

    Al Nassr i Cristiano Ronaldos ka shkatërruar 4-0 Rio Ave, skuadër portugeze që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 11-të të kampionatit përkatës. Pas golit hapës të Simakan, ndeshja u vulos nga tripleta e 5 herë fituesit të “Topit të Artë” nga Madeira, i cili për herë të dytë u aktivizua krah bashkëkombësit të tij João Felix, blerja më e bujshme e klubit saudit në këtë merkato.
    Megjithatë, më shumë se tre golat e tij kanë bërë bujë deklaratat e Ronaldos pas ndeshjes, pikërisht mbi zgjedhjen e ish-sulmuesit të Milanit. I intervistuar në përfundim të fitores 4-0 ndaj Rio Ave, Cristiano Ronaldo u shpreh për transferimin e João Felix: “Ka talent të madh, këtë e dinë të gjithë. Do të na ndihmojë shumë në një kampionat shumë konkurrues si ky arab. Mendoj se për të, ardhja këtu ishte një zgjedhje më e mirë se kampionati portugez”.
    Një deklaratë që ka ndezur debat në Portugali, sidomos pas vendimit të João Felix për t’u bashkuar me Al Nassr në vend të një rikthimi te Benfica. “Mjafton të shikoni numrin e yjeve që ka Arabia Saudite, – vazhdoi Ronaldo. – Mendoj se ka qenë një vendim shumë i mençur nga ana e tij. A e kam telefonuar për ta bindur? Jo, nuk është puna ime”.

  • Al-Nassr dhe Ronaldo “hedhin grepat” për sulmuesin anglez, Marseille “ngre murin”

    Al-Nassr dhe Ronaldo “hedhin grepat” për sulmuesin anglez, Marseille “ngre murin”

    Era e Lindjes po fryn mbi Olympique Marseille, në veçanti mbi një nga lojtarët e saj. Klubet arabe prej kohësh ndjekin me vëmendje zhvillimet në futbollin europian, të gatshëm të investojnë shuma të mëdha për të afruar lojtarë me vlera në kampionatin e tyre.
    Ky është rasti i Al-Nassr të Cristiano Ronaldos, që sipas raporteve po shikon nga Ligue 1 për të përforcuar repartin ofensiv, në krah të yllit portugez. Pas transferimit të João Félix, i bindur pikërisht nga CR7 për t’u bashkuar me të në Arabinë Saudite, vëmendja duket të jetë zhvendosur te një tjetër lojtar i skuadrës së Roberto De Zerbi.
    Sipas “Marca”, ish-lojtari i Real Madridit (Ronaldo) dhe vetë klubi saudit janë shumë të interesuar për Mason Greenwood, në funksion të sezonit të ardhshëm. Profili i sulmuesit anglez shihet me shumë simpati nga drejtuesit, të cilët kërkojnë të krijojnë një repart ofensiv të frikshëm për sezonin tjetër.
    Nga ana tjetër, Olympique Marseille nuk ka asnjë synim për ta shitur lojtarin në fjalë në këtë merkato verore. Sipas “Footmercato”, edhe vetë Greenwood nuk është i prirur të nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite. Përkundrazi, ai duket i kënaqur që do të vazhdojë të veshë fanellën bardhekaltër, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

  • Al-Nassr nuk di të ndalet, ofertë zyrtare 70 milionë euro për yllin e Premier League

    Al-Nassr nuk di të ndalet, ofertë zyrtare 70 milionë euro për yllin e Premier League

    3 Gusht 2025

    17:29

    Telesport

    Pas transferimit të Joao Felix, për të cilian paguan 30 milionë euro direkt dhe 20 milionë euro të tjera do paguhen në formë bonusesh, Al-Nassr ka dërguar ofertë zyrtare për një tjetër emër të njohur.
    Objektivi i radhës i klubit saudit është Darwin Nunez. Oferta e tyre për sulmuesin amerikano-latin është plot 70 milionë euro, shifër e vendosur nga Liverpool për kartonin e tij. Al-Nassr e sheh uruguianin si një përforcim ideal për sulmin e tyre dhe mbi të gjitha për projektin ambicioz që kanë, ku synojnë të fitojnë trofetë kryesor për sezonin e ri.
    Në anën tjetër, Liverpool është e gatshme të pranojë ofertën e Al-Nassr, por ende nuk dihet çfarë ka vendosur lojtari, duke ditur që për të ka interes edhe nga shumë klube elitare në Europë. Por, deri tani oferta më konkrete dhe zyrtare është kjo e Al-Nassr, të tjerat janë refuzuar nga Liverpool, pasi janë shumë larg shumës që kërkon klubi i kuq.

  • Pas Joao Felix, Ronaldo kërkon edhe yllin tjetër portugez tek Al-Nassr

    Pas Joao Felix, Ronaldo kërkon edhe yllin tjetër portugez tek Al-Nassr

    Pas transferimit të Joao Felix, Al-Nassr e shtyrë drejtpërdrejt nga Cristiano Ronaldo po tenton transferimin e një tjetër ylli të madh portugez. “A Bola” raporton se klubi saudit po kërkon me ngulm transferimin e Bruno Fernandes. Nuk është hera e parë që për mesfushorin portugez të Manchester United ka interes nga klubet arabe, por herët e tjerë janë refuzuar nga vetë lojtari.
    Situata mund të ndryshojë këtë herë, duke qenë se në lojë është vetë Cristiano Ronaldo. Sipas raportimit në fjalë, Al-Nassr po përgatit një ofertë që nuk mund të refuzohet dot nga Man. United, gjithashtu dhe një pagë bindëse për lojtarin, përveç bonuseve të shumta.
    Plani i klubit saudit është i qartë: të formojë një një ekip konkurrues me yje të afirmuar, dhe Bruno Fernandes është një nga lojtarët kryesorë që ata duan të shtojnë në projektin e tyre ambicioz.
    Në stol është Jorge Jesus, i cili tashmë e njeh mirë Brunon nga koha e tij në futbollin portugez. Trajneri portugez gjithashtu ka qenë i rëndësishëm në bindjen e Joao Félix, përveç insistimit të Ronaldos, dhe tani Jorge Jesus dëshiron ta përsërisë lëvizjen me mesfushorin e United. Të bashkosh tre ikona portugeze në të njëjtën skuadër nuk do të ishte vetëm një sukses sportiv, por edhe një ndikim global në media dhe në marketingun e klubit.
    Bruno, për momentin, nuk ka marrë një vendim. Ai është i përqendruar te klubi i tij, ku ende ka një kontratë dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Megjithatë, këmbëngulja e Al-Nassr dhe projekti që po ndërtojnë mund ta bindë Bruno Fernandes të ndryshojë mendim.

  • Al-Nassr flet gjithnjë e më shumë portugalisht, CR7 “hedh grepat” edhe për Bruno Fernandes

    Al-Nassr flet gjithnjë e më shumë portugalisht, CR7 “hedh grepat” edhe për Bruno Fernandes

    2 Gusht 2025

    10:45

    Alfred Lleshi

    Cristiano Ronaldo, edhe në moshën 40-vjeçare, vazhdon të jetë jo vetëm lider në fushë, por edhe figurë kyçe në strategjinë e klubit saudit. Pas…
    Marrjes së Jorge Jesus në pankinë (trajner i preferuar i CR7).
    Ndërhyrjes për të sjellë João Félix në klub (me përfshirjen e avionit të tij personal).
    Emërimit të mikut të tij të ngushtë José Semedo si drejtor i përgjithshëm.
    … tani Ronaldo synon yllin tjetër të Portugalisë, Bruno Fernandes.
    Mesfushori i Manchester United e ka refuzuar më parë një ofertë të Al-Hilal, por Al-Nassr po rrit presionin me një propozim financiar akoma më të madh. Me Ronaldo dhe Jorge Jesus që punojnë për ta bindur, dhe kontaktet që tashmë kanë nisur, transferimi i kapitenit të “Djajve të Kuq” nuk duket më i pamundur.
    Natyrisht, ky operacion ka një pengesë të madhe, qëndrimin e Manchester United dhe trajnerit Amorim, që nuk duan kurrsesi ta humbasin një nga liderët e skuadrës.

  • Ylli i Bayern-it humb durimin, Cristiano Ronaldo është gati ta bindë

    Ylli i Bayern-it humb durimin, Cristiano Ronaldo është gati ta bindë

    Me largimin e planifikuar të Aymeric Laporte për tek Athletic Bilbao, Al-Nassr do të punojë për të gjetur zëvendësuesin e tij.
    Sipas informacionit të dhënë nga portali i njohur francez Foot Mercato, kërkimi i klubit saudit është përqendruar në një lojtar të nivelit të lartë që aktualisht është në pronësi të një klubi elitar të Bundesliga-s.
    Në fakt, objektivi është Bayern Munich dhe Kim Min-jae: mbrojtësi qendror 28-vjeçar i Koresë së Jugut, ish-lojtar i Napoli-t, është në kontakt të ngushtë me klubin e Cristiano Ronaldo-s.
    Sipas medias franceze, rrethi i lojtarit po zhvillon disa diskutime me klubin arab në lidhje me një lëvizje të mundshme jashtë Europës.
    Dy vjet pas mbërritjes në Bayern Munich, Kim thuhet se është i hapur për idenë e marrjes përsipër të kësaj sfide të re larg Gjermanisë dhe në një kontinent të ri, dhe negociatat po përparojnë pozitivisht.
    Megjithatë, nëse Al Nassr nuk arrin të sigurojë një marrëveshje për të marrë lojtarin e lindur në vitin 1996 nga gjigantët gjermanë, atëherë do të duhet të drejtohen te Plani B. Dhe aktualisht, emri i identikut përputhet me Pau Torres të Aston Villa-s.
    Kim Min-Jae dëshmoi të ishte një prani e fortë në zemër të mbrojtjes së Bayern Munich sezonin e kaluar, pavarësisht disa problemeve fizike.
    Duke shtrënguar dhëmbët dhe duke konfirmuar rolin e tij kyç në mbrojtjen e Vincent Kompany, ish-lojtari i Napoli-t ka bërë mbi 40 ndeshje dhe ka kontribuar me 3 gola dhe 1 asist në sezonin 2024-25 të Die Roten.

  • Jo vetëm Joao Felix, Ronaldo kërkon edhe yllin tjetër të Chelsea-s. Al-Nassr ofron 70 milionë euro

    Jo vetëm Joao Felix, Ronaldo kërkon edhe yllin tjetër të Chelsea-s. Al-Nassr ofron 70 milionë euro

    27 Korrik 2025

    21:45

    Telesport

    Joao Felix do transferohet tek Al-Nassr për një shumë rreth 55 milionë euro bashkë me bonuset. Por klubi saudit nuk mjaftohet vetëm me kaq, pasi ka përgatitur një super ofertë prej 70 milionë eurosh edhe për yllin tjetër të Chelsea-s, Marc Cucurella.
    Ky propozim i Al-Nassr nuk është rastësi, sipas mediave vendase, operacioni po kryhet me kërkesë të shprehur të Cristiano Ronaldos, i cili e konsideron nënshkrimin e mbrojtësit spanjoll një përparësi për të forcuar krahun e majtë për sezonin e ardhshëm.
    Pavrësisht ofertës tejet bujare, duket e vështirë që Chelsea të pranojë, duke ditur që Cucurella është një nga lojtarët më vendimtar dhe i “paprekshëm” për Enzo Maresca-n.
    Al-Nassr, i shtyrë nga Cristiano Ronaldo, po kërkon të ndërtojë një ekip të aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm në sezonin e ri dhe për ta arritur këtë gjë, duhen transferuar lojtarë me përvojë dhe eksperiencë në ligat kryesore

  • Ylli i Barcelonës drejt transferimit tek Al-Nassr. E kërkon Cristiano Ronaldo

    Ylli i Barcelonës drejt transferimit tek Al-Nassr. E kërkon Cristiano Ronaldo

    27 Korrik 2025

    16:10

    Telesport

    Aventurës së Andreas Christensen te Barcelona i ka ardhur fundi. Danezi do të largohet gjatë kësaj merkatoje verore dhe me shumë mundësi destinacioni i ri do jetë në Arabinë Saudite.
    Është pikërisht klubi i Al-Nassr që interesohet për të siguruar shërbimet e mbrojtësit danez dhe javën që vjen pritet një ofertë zyrtare e arabëve në drejtim të Barcelonës.
    Ajo që që të bën më shumë habi është se Cristiano Ronaldo ka kërkuar shprehimisht nënshkrimin e tij sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle. Portugezi është i bindur se Christensen do të sillte përvojën dhe stabilitetin që i nevojitet ekipit në mbrojtje.
    Nga ana tjetër, mbrojtësi 29-vjeçar është i hapur për një aventurë të re, duke ditur që konkurrenca në repartin e mbrojtjes te Barcelona është shumë e fortë dhe ai ka pak shanse të jetë titullar. Kartoni i danezit vlen te 15 milionë euro, shifër e pallogaritshme për një klub si Al-Nassr.

  • Nga kontrata milionëshe te poshtërimi publik! Al Nassr ftoi futbollistin slloven dhe më pas e përzuri nga hoteli edhe e ktheu mbrapsht në Holandë

    Nga kontrata milionëshe te poshtërimi publik! Al Nassr ftoi futbollistin slloven dhe më pas e përzuri nga hoteli edhe e ktheu mbrapsht në Holandë

    Një histori e pazakontë ka tronditur merkato-n verore.

    David Hancko, mbrojtësi i përfaqësueses së Sllovenisë dhe një nga emrat më të kërkuar të verës, ka përjetuar një situatë të paprecedentë pas një transferimi të finalizuar drejt Al Nassr, që përfundoi në mënyrë skandaloze.
    Feyenoord kishte arritur marrëveshje të plotë për shitjen e Hanckos te skuadra saudite për plot 40 milionë euro – një shifër rekord për klubin holandez.
    Lojtari ishte larguar nga Roterdami, i kishte dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës dhe kishte marrë rrugën drejt kampit stërvitor të Al Nassr në Austri, ku ndodhet edhe Cristiano Ronaldo. Por sapo mbërriti, gjithçka ndryshoi.
    Sipas raportimeve, Hancko nuk u prit nga asnjë zyrtar i klubit, nuk ishte planifikuar për stërvitje dhe iu kërkua të akomodohej në një hotel tjetër – i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës. Pak orë më vonë, ai u njoftua se nuk ishte më i mirëpritur, pa asnjë shpjegim zyrtar.
    Feyenoord reagoi ashpër: “Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Lojtari u ftua në kamp stërvitor, marrëveshja ishte e mbyllur, dhe papritur u shpall i padëshiruar. Është skandaloze dhe e pakuptueshme.”
    I mbetur pa kontratën e ëndrrave dhe i turpëruar, Hancko u kthye te Feyenoord, që ndodhet aktualisht në fazë përgatitore në Gjermani. Sipas zërave të fundit të merkatos, Atlético Madrid ka shfaqur interes konkret për mbrojtësin, por fyerja e pësuar nga ana e Al Nassr mbetet një njollë në karrierën e lojtarit.
    Ngjarja ka nxitur debate të mëdha në komunitetin futbollistik dhe ka hedhur dyshime mbi seriozitetin e menaxhimit të klubeve të Ligës Saudite në transferimet ndërkombëtare.

    Top Channel

  • Cristiano Ronaldo kërkon transferimin e yllit amerikano-latin tek Al-Nassr

    Cristiano Ronaldo kërkon transferimin e yllit amerikano-latin tek Al-Nassr

    17 Korrik 2025

    11:52

    Telesport

    Pas Bayern Munich e Barcelonës, në garë për të siguruar shërbimet e Luis Diaz është futur së fundmi edhe klubi arab i Al-Nassr. Sipas asaj që raporton “Sport”, është pikërisht Cristiano Ronaldo që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit tramsferimin e yllit kolumbian.
    Luiz Diaz dëshiron të largohet nga Liverpool këtë verë dhe dëshira e tij është të transferohet te Barcelona, por klubi katalanas nuk është në gjendje financiare të paguajë shifrën e kërkuar nga klubi anglez që është plot 100 milionë euro. Për 28-vjeçarin ka pasur interes konkret edhe nga Bayern Munich, por është vetë lojtari që ka refuzuar mundësinë të transferohet te klubi bavarez.
    Me interesimin e Al-Nassr, situata mund të ndryshojë. Klubi arab që synon të fitojë trofetë kryesor në Azi në sezonin e ri është i gatshëm të paguajë shifrën e kërkuar nga Liverpool, pra 100 milionë euro si dhe të bindë anësorin kolumbian duke i ofruar një super rrogë.
    Me rinovimin e kontratës së re, Cristiano Ronaldo jo vetëm që është lojtari më i paguar në histori, por ka të drejtën të marrë pjesë edhe në vendimarrjet e klubit. Ndaj drejtuesit e Al-Nassr do bëjnë gjithçka ç’të jetë e mundur për të transferuar Luis Diaz, duke qenë kërkësë e Cristiano Ronaldo-s.