Tag: nassr

  • Joao Felix “hesht” kritikët, Ronaldo shkëlqen me dy gola. Al-Nassr merr fitoren e tretë rresht (video)

    Joao Felix “hesht” kritikët, Ronaldo shkëlqen me dy gola. Al-Nassr merr fitoren e tretë rresht (video)

    20 Shtator 2025

    22:00

    Telesport

    Al-Nassr ka fituar 5-1 ndaj Al Riyadh, duke siguruar kështu fitoren e tretë rresht në po kaq ndeshje dhe tani kryeson me 9 pikë, po aq sa Al-Ittihad. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, Coman asiston, Joao Felix dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 29-të ishte radha e Kinglsey Coman për të shënuar golin e dytë, pas asistit të Cristiano Ronaldos. Tre minuta më pas ishte Cristiano Ronaldo që trefishoi shifrat për Al-Nassr, pas asistit të Joao Felix. SHIKOGOLIN
    Në fillim të pjesës së dytë, Joao Felix shënon golin e dytë përsonal dhe të katërtin për Al-Nassr. Miqtë shënojnë golin e nderit me Sylla në minutën e 50-të. Në minutën e 75-të, Cristiano Ronaldo shënoi golin e pestë pas asistit të Kinglsey Coman. SHIKOGOLIN
    Al-Nassr fiton përfundimisht 5-1. Një ndeshje e shkëlqyer për Kinglsey Coman, i vlerësuar si “Lojtari më i mirë i ndeshjes” dhe po ashtu edhe për Joao Felix. Portugezi iu kundërpërgjigjet kritikëve me dy gola dhe një asist.

  • Al-Nassr nuk njeh kufij, 130 milionë euro për të “paprekshmin” e Guardiolës

    Al-Nassr nuk njeh kufij, 130 milionë euro për të “paprekshmin” e Guardiolës

    15 Shtator 2025

    17:47

    Telesport

    “Fichajes” raporton se Al-Nassr i ka dërguar së fundmi Manchester City-t një ofertë 130 milionë euro për Phil Foden. Klubi saudit po punon për të pasur një ekip kompetitiv me emra të njohur dhe jo thjesht “veteranë” që janë në perëndim të karrierës.
    Megjithatë, përgjigjja e “Qytetarëve” ka qenë negative, pasi Phil Foden është i “paprekshëm” dhe një lojtar shumë i rëndësishëm për Pep Guardiolën. Pavarësisht refuzimit për Phil Foden, Al-Nassr ka në fokus emra të tjerë që luajnë në Premier League dhe në ligat e tjera elitare në Europë.
    Me Cristiano Ronaldo-n në qendër të projektit, Al-Nassr synon të fitojë çdo trofe të mundshëm dhe për të arritur këtë objektiv, duhen përforcime të bujshme. Deri tani, AL-Nassr ka afruar emra si Ingo Martinez, Joao Felix, Kinglsey Coman, Mohamed Simakan etj, por klubi saudit nuk mjaftohet me kaq dhe synon transferime të tjera të bujshme.

  • Ronaldo kërkon transferimin surprizë nga Barcelona, edhe pse merkato për katalanasit është mbyllur

    Ronaldo kërkon transferimin surprizë nga Barcelona, edhe pse merkato për katalanasit është mbyllur

    12 Shtator 2025

    18:39

    Telesport

    Pas transferimit të Ingo Martinez, Al-Nassr po planifikon të bëjë një goditje tjetër surprizë te Barcelona. Duke qenë se merkato në Arabinë Saudie mbyllet më 23 shtator, Al-Nassr ka piketuar Marc Bernal, mesfushorin difensiv të Barcelonës, si një objektiv të madh për këto ditë të mbetura të merkatos.
    18-vjeçari konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe duket e vështirë që Barcelona të heq dorë prej tij. Mesa duket Bernal është një zgjedhje tjetër e Cristiano Ronaldo-s, pasi me kontratën e re ylli portugez jo vetëm që është lojtari më i paguar në botë, por ka dhe të drejtën e vendimarrjes në klub, sidomos lëvizjeve në merkato.
    Ende nuk dihet shifra që Al-Nassr ofron për talentin e Barcelonës, por dihet që klubet arabe nuk kursehen aspak kur vjen puna te merkato.

  • Chivu e do me patjetër, Inter do bëjë një transferim shokues tek Al-Nassr në janar

    Chivu e do me patjetër, Inter do bëjë një transferim shokues tek Al-Nassr në janar

    10 Shtator 2025

    17:59

    Telesport

    Inter ka rikthyer edhe njëherë interesin për portierin brazilian, Bento, i cili aktualisht luan tek Al-Nassr. Inter e kërkonte 26-vjeçarin që kur ishte pjesë e Athletico Paranaense, para se të transferohej tek Al-Nassr në vitin 2024, por hoqi dorë se klubi brazilian kërkonte 20 milionë euro.
    Duke ditur që Yan Sommer është 36 vjeç, Cristian Chivu ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një portier të ri, për të kombinuar me Yan Sommer dhe pse jo si portier titullar, pasi zvicerani është në perëndim të karrierës.
    Në këtë situatë, Inter ka rikthyer vëmendjen nga Bento, duke dashur të përfitojë nga pakënaqësia që portieri brazilian ka me klubin saudit dhe do ishte gati për një aventurë të re. Në janar, pritet një ofertë e klubit zikaltër në drejtim të Al-Nassr për Bento. “Calciomercato.com” raporton se marrëveshja mes klubeve mund të mbyllet për 15-20 milionë euro.

  • E BUJSHME: Al-Nassr ofron 100 milionë euro për “partnerin” ideal të Ronaldos në sulm

    6 Shtator 2025

    15:58

    Telesport

    Al-Nassr nuk ka hequr dorë nga ideja për transferimin e Rafael Leao. Duke dashur të përfitojë nga situata jo e mirë e portugezit te Milan, klubi saudit po përgatit një ofertë vërtet të bujshme.
    Mediat vendase raportojnë se Al-Nassr po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për portugezin e Milanit. Ideja e klubit saudit është të krijojë një treshe tërësisht portugeze në sulm, me Joao Felix dhe Leao në krahë dhe sigurisht Cristiano Ronaldo në qendër.
    Po ashtu thuhet se është pikërisht Cristiano Ronaldo ai që ka kërkuar transferimin e Leao-s në sulm, pasi e sheh bashkëkombasin e tij si partnerin ideal në sulm.
    Plani i Al-Nassr është që të nisë që tani bisedimet me palët dhe transferimi të realizohet brenda merkatos së janarit.

  • Cristiano Ronaldo në lot, Al-Nassr nuk ia del dot në finale. Al-Ahli fiton falë “ruletës ruse” (video)

    Cristiano Ronaldo në lot, Al-Nassr nuk ia del dot në finale. Al-Ahli fiton falë “ruletës ruse” (video)

    Al-Ahli është fituesja e Superkupës së Arabisë Saudite, pasi mposhti në finale nga pika e bardhë e penalltisë, Al-Nassr. Në HongKong u luajt sot finalja e madhe mes Al-Nassr dhe Al-Ahli, ku koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2 dhe fituesi u vendos nga “ruleta ruse”. Al-Nassr erdhi në finale pasi mundi 2-1 në gjysmëfinale Al-Ittihad, ndërsa Al-Ahli fitoi thellë 5-1 në gjysmëfinale ndaj Al-Qadisah.
    Ekipi i drejtuar nga Jorge Jesus kaloi i parë në avantazh. Në minutën e 41-të, pas një prekje topi me dorë brenda zonës nga mbrojtësi i djathtë i Al-Ahli, Majrashi, arbitri akordon penallti.
    I zakonshmi Cristiano Ronaldo merr topin dhe me qetësinë që e karakterizon, dërgon topin në rrjetë. Megjithatë, në fund të shtesës së pjesës së parë, Al-Ahli barazon shifrat me Franck Kessie. Ish-mesfushori i Milanit barazon shifrat me një goditje plot klas në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
    Pjesa e dytë ishte shumë e ekuilibruar për të dy ekipet. Në minutën e 82-të, Marcelo Brozovic i rrëmben një top në zonë Franck Kessie dhe e dërgon atë në rrejtë. Në minutën e 88-të, u barazuan sërish shifrat. Mahrez kroson nga goditja e këndit, Ibanez dërgon me kokë topin në rrjetë, duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e Bento. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Dy ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e Al-Ahli u treguan më të saktë dhe fituan me shifrat 5-4. I vetmi që gaboi ishte mesfushori i Al-Nassr, Al Khaibari.
    Cristiano Ronaldo duhet të presë akoma për të festuar trofeun e parë tek Al-Nassr. Zhgënjim i madh te portugezi dhe yjet e tjerë të Al-Nassr. E gjithë festa është për Franck Kessie, Mahrez &Co.
    SHIKOGOLINE CRONALDO
    SHIKOGOLINEFRANCKESSIE
    SHIKOGOLINEBROZOVIC
    SHIKOGOLINEIBANEZ

  • Cristiano Ronaldo nuk fiton dot trofeun, por del nga finalja me një rekord të jashtëzakonshëm

    Cristiano Ronaldo nuk fiton dot trofeun, por del nga finalja me një rekord të jashtëzakonshëm

    23 Gusht 2025

    16:45

    Telesport

    Cristiano Ronaldo duhet të presë akoma për të fituar dhe festuar trofeun e parë me Al-Nassr. Në finalen e sotme për Superkupën e Arabisë Saudite mes Al-Nassr dhe Al-Ahli, koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Fituesi u vendos nga pika e bardhë e penalltive, aty ku futbollistët e Al-Ahli nuk gabuan asnjë.
    Edhe pse i trishtuar për humbjen e sotme, Cristiano Ronaldo ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm. Portugezi hapi serinë e golave për ndeshjen e sotme, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 41-të dhe duke u bërë kështu futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar 100 ose më shumë gola me 4 ekipe në 4 liga të ndryshme.
    Te Manchester United, Ronaldo shënoi 145 gola, te Real Madrid 451 gola, te Juventus 101 gola dhe tek Al-Nassr, 100 gola deri tani. Pavarësisht se nuk arriti dot të fitonte trofeun, Ronaldo mund të ngushëllohet me këtë rekord që nuk e ka askush tjetër përveç tij në gjithë historinë e futbollit.

  • Arrihet marrëveshja e bujshme, ylli i Bayern-it bëhet shok skuadre me Cristiano Ronaldon

    Arrihet marrëveshja e bujshme, ylli i Bayern-it bëhet shok skuadre me Cristiano Ronaldon

    Kingsley Coman është shumë pranë largimit nga FC Bayern Munich për t’u transferuar te Al-Nassr, skuadra ku aktivizohet Cristiano Ronaldo.

    Sipas “BILD”, palët kanë arritur një marrëveshje, ndërsa të hënën pritet të finalizohen detajet e fundit, përpara se bordi mbikëqyrës i Bayernit të informohet zyrtarisht.
    Klubi saudit do të paguajë rreth 30 milionë euro, përfshirë bonuset, si tarifë transferimi. Bayern kërkon që operacioni të përfundojë sa më shpejt për t’i lënë kohë drejtuesve të gjejnë një zëvendësues për sulmuesin francez.
    Largimi i Coman mund të ndikojë gjithashtu në përpjekjet e kampionëve gjermanë për të siguruar shërbimet e Nick Woltemade nga Stuttgart, për të cilin Bayern ka ofruar 50 milionë euro plus 5 milionë bonuse, por është refuzuar deri më tani.
    Te Al-Nassr, Coman pritet të përfitojë një pagë mes 20 dhe 25 milionë euro neto në vit – më shumë se dyfishi i të ardhurave të tij aktuale në Gjermani.
    Kjo ofertë marramendës duket se e ka bindur lojtarin, pavarësisht se pak javë më parë kishte shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar te Bayern dhe marrëdhënien e mirë me trajnerin Vincent Kompany.
    Transferimi i Coman te Al-Nassr do ta bëjë atë shok skuadre me Cristiano Ronaldon, duke shtuar edhe më shumë yje në ekipin e gjigantëve sauditë.

    Top Channel

  • 25 mln euro neto në vit, Coman merr ofertë faraonike në Arabi

    25 mln euro neto në vit, Coman merr ofertë faraonike në Arabi

    10 Gusht 2025

    11:31

    Telesport

    Kingsley Coman duket se këtë verë do të shitet në Arabinë Saudite. Al Nassr ka ofruar 30 mln euro për yllin e Bayern dhe klubi gjerman nuk është kundër.
    Problemi është vetëm shifra e transferimit. Bayern kërkon 50 mln euro për lojtarin që ka edhe dy vite kontratë në Mynih.
    Coman ka marrë ofertë spektakolare nga Al Nassr: kontratë për tre vite, me pagë 20-25 mln euro neto në vit. Pra, gjithsej, 75 mln euro në tre vite, kurse te Bayern paguhet 8,5 mln euro neto në vit.

  • 40-vjeçari që nuk plaket, Ronaldo me tripletë fantastike në miqësore

    40-vjeçari që nuk plaket, Ronaldo me tripletë fantastike në miqësore

    Al Nassr fitoi 4-0 kundër Rio Ave në një test miqësor të zhvilluar në Portugali. Në këtë takim shkëlqeu Cristiano Ronaldo, 40-vjeçari luzitan që paçka viteve mbi shpinë nuk e tregon këtë gjë në fushë.
    Gjithçka u hap në minutën e 15-të me golin e Simanak, ndërsa CR7 shënoi në minutën e 44-t pas asistit të Felix. Në fraksionin e dytë Ronaldo gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për arabët në minutën e 63-të, ndërsa “vulosi” gjithçka në minutën e 68-të nga penalltia.
    Pavarësisht rezultatit dominues, fitorja e Al Nassr mund të kishte qenë edhe më e theksuar, pasi Mane humbi një penallti në minutën e 75-të, duke goditur shtyllën.