Tag: nasraoui

  • Babai i Yamal u evakua nga policia në stadium, ja çfarë ndodhi gjatë Betis-Barça

    Babai i Yamal u evakua nga policia në stadium, ja çfarë ndodhi gjatë Betis-Barça

    9 Dhjetor 2025

    8:01

    Alfred Lleshi

    Barcelona fitoi me lehtësi ndaj Betis në kampionat (5-3), me “hat-trick” të Ferran Torres dhe gola nga Bardghji e Yamal, i cili shënoi me penallti. Megjithatë, nata ishte e përzier për yllin katalanas. Babai i tij, Mounir Nasraoui, i cili shpesh është në qendër të mediave, u largua nga sigurimi dhe policia gjatë ndeshjes në La Cartuja.
    Sipas “Cadena Ser”, forcat e rendit intervenuan pas tensioneve mes Nasraoui dhe disa tifozëve të Betis, që shkaktuan shkëmbim të ashpër fjalësh në tribunë. Fillimisht, Nasraoui kishte provokuar disa tifozë të vendosur pranë tij, të cilët iu përgjigjën ashpër.
    Tensioni u rrit dhe sigurimi, me ndihmën e policisë, ndërhyri. Babai i Yamal u zhvendos në një sektor tjetër të stadiumit për ta ndjekur i qetë fitoren e Barcelonës.

  • Lamine Yamal dhe një njerkë pesë vjet më të madhe: Babai i tij, Mounir, njofton fejesën

    Lamine Yamal dhe një njerkë pesë vjet më të madhe: Babai i tij, Mounir, njofton fejesën

    Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka shpallur lajmin e tij të ri në Instagram, duke njoftuar se ka propozuar për martesë partneren e tij, Khristina, e cila është 16 vjet më e re se ai. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Nasraoui shprehu emocionet e tij duke shtuar një zemër të zezë dhe një unazë fejese, duke konfirmuar kështu ngjarjen e rëndësishme në jetën e tij.

     
    Mounir, i njohur për praninë e tij aktive në mediat sociale, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për përmbajtjet që ndan me ndjekësit, shpesh herë duke iu përgjigjur drejtpërdrejt kritikëve të tij. Ai ka theksuar disa herë se jeton një jetë të lehtë dhe të suksesshme falë karrierës së të birit, i cili po shkëlqen si një nga talentet më të mëdha të futbollit spanjoll.
    Lidhja e tij me Khristinën, një vajzë 23-vjeçare, u bë publike disa muaj më parë, dhe tani duket se janë gati të hedhin hapin tjetër të madh. Lajmi i fejesës ka shkaktuar një mori reagimesh të ndara. Disa e kanë uruar çiftin, duke thënë se janë të mrekullueshëm së bashku, ndërsa të tjerë kanë bërë komente tallëse, duke u shprehur për moshën e vogël të Khristinës dhe ndikimin që kjo mund të ketë për Lamine Yamal.
    Megjithatë, shumica e komenteve janë pozitive, duke i uruar çiftit të ardhmen e lumtur.

  • Rrëfimi i goditjes me thikë të babait të Yamal: Donin ta vrisnin, e godisnin si një kafshë

    Rrëfimi i goditjes me thikë të babait të Yamal: Donin ta vrisnin, e godisnin si një kafshë

    15 Tetor 2025

    9:44

    Alfred Lleshi

    Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, u bë i njohur publikisht pas ngjarjes së 14 gushtit 2024, kur u ther tri herë me thikë në Mataró dhe përfundoi në spital në gjendje të rëndë. Fillimisht u hetua si “viktimë”, por tani është paraqitur në gjykatë si i akuzuar, sipas “La Vanguardia”.
    Ngjarja nisi kur Nasraoui po ecte në rrugën “Franck Marsha” dhe një fëmijë i hodhi ujë nga kati i tretë me një legen. Pas debatit me familjarët e fëmijës, Nasraoui u kthye më vonë në vendngjarje bashkë me dy miq. Në parkingun e fushës së futbollit në Rocafonda, ndodhi përleshja me dy vëllezër, babanë e tyre dhe një mik të familjes, që kishin me vete një thikë.
    Njëri prej miqve të Nasraoui dëshmoi se “donin ta vrisnin, e godisnin si një kafshë”. Ndërkohë, agresori kryesor, i liruar me kusht në dhjetor, pretendon se veproi në vetëmbrojtje, duke thënë se iu desh të përdorte thikën pas një goditjeje me grusht që i theu hundën.

  • Babai i Yamal vazhdon përplasjen me kritikët: Kam lindur për të vdekur, jo për të qenë qeni i kujtdo…

    Babai i Yamal vazhdon përplasjen me kritikët: Kam lindur për të vdekur, jo për të qenë qeni i kujtdo…

    10 Tetor 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Mounir Nasraoui, babai i talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, është bërë sërish temë diskutimi për postimet e tij të fundit në rrjetet sociale. I njohur në Instagram si “Hustle Hard”, ai ka reaguar ndaj kritikave që i janë bërë për mënyrën e zjarrtë në mbrojtje të djalit. Në njërën prej “story”, Nasraoui shkroi mesazhin: “Kam lindur për të vdekur, jo për të qenë qeni i kujtdo”. Një fjali e drejtpërdrejtë ndaj atyre që e kritikojnë për qëndrimet e tij publike.
    Në një tjetër postim, ai theksoi se “80% e shikimeve në Instagram gjatë 90 ditëve të fundit vijnë nga njerëz që nuk e ndjekin”, duke shtuar: “Nuk kam nevojë për askënd, më mjafton bekimi i nënës sime”.
    Mounir Nasraoui është shpesh në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij ekspresive në publik. Në gala-në e fundit të “Topit të Artë”, ai u kritikua pasi ndërhyri në momentin kur Ronaldinho po shpallte fituesin e çmimit, duke thirrur: “Lamine, për mirë apo për keq”. Një reagim që nuk u prit mirë as nga të pranishmit dhe as nga ndjekësit në rrjetet sociale.

  • “Nuk e them se është djali im, por është lojtari më i mirë në botë”! Babai i Yamal nuk pranon rezultatin e Topit të Artë: Ndodhi diçka e çuditshme

    “Nuk e them se është djali im, por është lojtari më i mirë në botë”! Babai i Yamal nuk pranon rezultatin e Topit të Artë: Ndodhi diçka e çuditshme

    Dembele arriti të fitonte Topin e Artë duke mposhtur konkurrencën e madhe me Lamine Yamal. Francezi ia doli duke lënë mbrapa një emër të madh si Yamal dhe për babain e spanjollit, Munir Nasraoui, rezultati i votimeve nuk ishte aspak i drejtë.
    “Yamal është më i madhi… Nuk do të them se ka pasur një vjedhje, më shumë një dëm moral ndaj një qenieje njerëzore”, tha Nasraoui dhe shtoi:
    “Lamin është futbollisti më i mirë në botë tani. Nuk po e them këtë sepse është djali im, por sepse ai është vërtet më i miri në botë. Lamin është Lamin… Duhet ta pranojmë se diçka e çuditshme ka ndodhur këtu. Por viti tjetër është i yni. ‘Topi i Artë’ i ardhshëm do të jetë në duart e spanjollëve”, tha me siguri Nasraoui. /Sport Ekspres/