Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Ismailajn, 38 vjeç, i dyshuar për zjarrvënie në zonën e Jallit në Nartë.
Seanca gjyqësore u zhvillua diten e sotme, ku gjyqtari Artan Çirraga e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të të dyshuarit. Ismailaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, në bazë të nenit përkatës të Kodit Penal.
Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, kur sipas hetimeve të policisë, 38-vjeçari dyshohet se i vuri flakën disa mbetjeve plastike dhe gomave në vendgrumbullimin e inerteve në Jalli të Nartës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit.
Pas arrestimit, Ismailaj u referua në Prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Tag: nartës
-

I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin
-

Karnavalet e Nartës, e veçanta e festës që kremtohet pas Pashkëve
Karnavalet e Nartës, është festa që nis të dielën e Pashkëve dhe vijon për tre ditë me radhë.
Kjo është një festë e trashëguar brez pas brezi dhe kremtohet ndryshe nga zonat e tjera të vendit.
Banorët vishen me kostume dhe lëvizin në të gjithë fshatin duke sjellë edhe valle tradicionale të zonës. Për vetë banorët, karnavalet janë një traditë e fshatit, por nga viti në vit ka ndryshuar, ndërsa mungon gjallëria e dikurshme edhe për shkak të emigrimit.
Në këto kushte banorët thonë se është më e rëndësishme se kurrë ruajtja e kësaj tradite.
Legjendat mbi kuptimin e tre ditëshit të karnavaleve dhe simbolikës së kostumeve janë të shumta por përgjithësisht thuhet se festa dhe kostumet e karnavaleve kanë lindur si një mënyrë për t’i ikur trishtimit të sëmundjeve të lashtësisë.Top Channel
-

SYRI TV/ Aeroporti i Mynihut hoqi dorë nga Vlora, eskperti mjedisit: Laguna e Nartës, pasuri natyrore
Eskperti i mjedisit dhe një nga zërat kundër ndërtimit të aeroportit në zonën e mbrojtur të Nartës, Niko Dumani ka përshëndetur vendimin e Aeroportit të Mynihut për t`u tërhequr nga bashkëpunimi me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Dumani shprehet se kjo është një pasuri natyrore me një ekuilibër të ndjeshëm ekologjik, që ndikon drejtpërdrejt në jetën e shumë specieve.
Syri TV
Pak ditë nga vendimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut, për t`u tërhequr edhe nga këshillimi i aeroportit të Vlorës, eskpertët e mjedisit kanë vlerësuar këtë akt.
Niko Dumani, një nga zërat që ka kundërshtuar ndërtimin e aeroportit të vlorës në zonën e mbrojtur të Nartës, shprehet se kjo është një pasuri natyrore me një ekuilibër të ndjeshëm ekologjik, që ndikon drejtpërdrejt në jetën e shumë specieve.
Aeroporti i Mynihut u tërhoq nga projekti i aeroportit të Vlorës pas dorëzimit të një peticioni më 23 tetor 2024 pranë Bashkisë së Mynihut, i cili mblodhi 457 firma nga qytetarë gjermanë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, që kërkonin ndërprerjen e bashkëpunimit me projektin. Sipas tyre, ndërtimi i aeroportit në Luginën e Nartës – një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike – përbën një rrezik serioz për biodiversitetin dhe ekosistemet e saj të brishta.
-

Rikthehen Flamingot në Nartë/ Laguna shndërrohet në një mozaik ngjyrash dhe elegance
Laguna e Nartës është shndërruar në një mozaik ngjyrash dhe elegance teksa qindra flamingo kanë pushtuar ujërat e saj të kristalta. Këto shpendë hijerëndë, me siluetat e tyre të hijshme dhe ngjyrën karakteristike rozë, krijojnë një pamje magjepsëse që të lë pa fjalë.
Përgjatë gjithë vitit, Laguna e Nartës mirëpret flamingot, por në pranverë numri i tyre rritet ndjeshëm, duke e kthyer këtë zonë në një parajsë të vërtetë për dashamirësit e natyrës dhe fotografët e jetës së egër.
Nexhip Hysenlakoj, specialist I zonave të mbrojtura, konfirmon se bëhet fjalë për një specie që tashmë është pjesë e përhershme e kësaj lagune edhe për shkak të kushteve të favorshme.
Specialisti konfirmon se bazuar në vrojtimet e kryera, ka një rritje në numër të flamingove sidomos në periudhën e pranverës. Veç lagunës së nartës, flamingo gjen edhe në Divjakë apo në lagunën e Kunës.
Përveç flamingove, laguna gumëzhin nga jeta, pasi këtu strehohen edhe specie të tjera të rralla si pelikani kaçurrel, rosat e ndryshme dhe çafkat elegante.
E gjithë kjo pasuri natyrore ndodhet fare pranë një tjetër perle të Vlorës, Manastirit të Zvërnecit, i cili, mes gjelbërimit të harlisur dhe paqes që ofron, e bën këtë destinacion një vend ideal për ata që duan të largohen nga ritmi i vrullshëm i qytetit dhe të shijojnë mrekullitë e natyrës