Tag: narkotikëve

  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza…

    Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza…

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
    Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. Z., 59 vjeç dhe P. Z., 20 vjeç (babë e bir), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
    Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, në lagjen “Tre Heronjtë”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, në pranga 3 persona

    Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, në pranga 3 persona

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
    Mësohet se 3 shtetasit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Mashtrimi” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën e ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”,  nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin në kërkim E. P., 25 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”,  nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. Gj, 23 vjeç, i dënuar me 1 vit  e 6 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Me 34 kg kanabis gati për shitje, arrestohet i riu dhe shpallet në kërkim 36-vjeçari

    Me 34 kg kanabis gati për shitje, arrestohet i riu dhe shpallet në kërkim 36-vjeçari

    Policia e Lezhës ka sekuestruar 34 kilogram kanabis në vijim të operacionit për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
    Në pranga ka rënë David Ndoj, ndërsa në kërkim është shpallur Mir Ndoj.
    Sekuestrohe lënda narkotike e paketuar për shitje në sasi dhe e grirë, e gatshme për shitje në doza, 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike dhe 2 automjete.
    “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas disa javësh hetime, bazuar në informacione policore të administruara, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vakumi”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. N., 21 vjeç, banues në Lezhë, u shpall në kërkim shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njoftoi policia.
    “Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Balldre, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 2 automjete me të cilat qarkullonin shtetasit D. N. dhe M. N. Nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasit D. N., i cili ka tentuar ta fshehë lëndën narkotike në banesën e shtetasit N. B., pasi ka futur automjetin në oborrin e banesës së këtij shtetasi. Shtetasi M. N. (dhëndri i shtetasit N. B.) duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet. Vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
    Policia ka sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e presuar në qese vakumi gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër do të përpunohej për ta shitur në doza. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. B. (vjehrri i shtetasit të shpallur në kërkim), u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike. Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin dhe e shisnin në sasi, si dhe në doza, në qytet“, thuhet më tej në njofimin e policisë.

  • Në kërkim për prodhim dhe shitje droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

    Në kërkim për prodhim dhe shitje droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

    Një 48-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Morinës pasi ishte i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

    Policia bën me dije se 48-vjeçari u ndalua teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar.

    Gjithashtu mësojet se hetimet ndaj tij nisën në maj 2024, kur gjatë një kontrolli në banesën e tij në Tiranë, u gjetën një sasi kokaine dhe municion luftarak. 

    Njoftimi:

    Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Morinës ka vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

    I arrestuari është shtetasi A. H., 48 vjeç, i cili u ndalua teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar.

    Nga verifikimet rezultoi se A. H. ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

    Hetimet ndaj tij nisën në maj 2024, kur gjatë një kontrolli në banesën e tij në Tiranë, u gjetën një sasi kokaine dhe municion luftarak. Veprimet e mëtejshme procedurale ndaj të arrestuarit po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

  • Në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

    Në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

    Policia Kufitare ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.Sipas uniformave blu mësohet se mbi 48-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    “Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Berat dhe DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin A. H., 48 vjeç.  Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Në muajin maj 2024, në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Policia e Beratit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. H., në Tiranë, ku janë gjetur një sasi kokaine dhe një sasi municioni luftarak”, njofton policia.
    Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga DVP Tiranë.

  • I dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Milanos, arrestohet 52-vjeçari në Lezhë

    I dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Milanos, arrestohet 52-vjeçari në Lezhë

    Policia ka arrestuar një 52-vjeçar në Lezhë, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burg në Itali.Sipas uniformave blu mësohet se 52-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit të Milanos, me 16 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    52-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer edhe 11 muaj e 17 ditë në qeli.“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Lezhë.
    Nga dënimi i Gjykatës së Apelit të Milanos, me 16 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 17 ditë”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Vlorë – Zbulohet kokainë dhe municion në një lokal bar-kafe, arrestohet 48-vjeçari

    Vlorë – Zbulohet kokainë dhe municion në një lokal bar-kafe, arrestohet 48-vjeçari

    Vlorë, 9 prill 2025 – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë inteligjencës policore. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm, duke arrestuar në flagrancë një shtetas që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike.

    Operacioni u zhvillua në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, në pronësi të shtetasit L. T., 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe sekuestruan 55 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të gatshme për shitje, si dhe 10 fishekë luftarakë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Policia e Vlorës thekson se kontrollet do të vijojnë me intensitet në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme në territor.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Fshihte kokainë në lokalin e tij dhe e ndante në doza për shitje, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

    Fshihte kokainë në lokalin e tij dhe e ndante në doza për shitje, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

    Policia ka arrestuar në Vlorë një 48-vjeçar, pasi akuzohet për shitje të kokainës në doza.Sipas uniformave blu, dyshohet se 48-vjeçari e fshihte lëndën narkotike në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë.
    Gjatë një kontrolli policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe kreu kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë, në posedim të një shtetasi që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike.
    Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.
    Gjatë kontrollit personal dhe në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë”, njofton policia.
    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak.

  • Në lokal me kokainë në Vlorë, pranga 48-vjeçarit, gjenden edhe fishekë luftarakë

    Në lokal me kokainë në Vlorë, pranga 48-vjeçarit, gjenden edhe fishekë luftarakë

    DVP Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë inteligjencës policore.
    Fshihte kokainën në lokalin e tij dhe e ndante në doza për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari.
    Sekuestrohen 55 doza kokaine dhe municion luftarak.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe kreu kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë, në posedim të një shtetasi që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike.
    Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.
    Gjatë kontrollit personal dhe në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.
    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.

  • Goditjet ndaj veprimtarive kriminale/ Bie në prangat e policisë 48-vjeçari, fshihte kokainë në lokalin e tij dhe…

    Goditjet ndaj veprimtarive kriminale/ Bie në prangat e policisë 48-vjeçari, fshihte kokainë në lokalin e tij dhe…

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme. Policia ka realizuar një kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia” në Vlorë, ku u gjetën 55 doza kokainë të ndara për shitje dhe 10 fishekë luftarakë.
    Një tjetër goditje e rëndësishme ndaj krimit të narkotikëve është realizuar nga Policia e Vlorës. Falë inteligjencës policore, është arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar, i dyshuar për shpërndarjen e kokainës. I arrestuari është identifikuar si L. T., 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë. Ai u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.
    Njoftimi i policisë:
    DVP Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë inteligjencës policore.Fshihte kokainën në lokalin e tij dhe e ndante në doza për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen 55 doza kokaine dhe municion luftarak.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe kreu kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë, në posedim të një shtetasi që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike. Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.
    Gjatë kontrollit personal dhe në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.