Tag: narkotikëve

  • I shpallur në kërkim prej dy vitesh, arrestohet 33-vjeçari me doza kanabisi

    I shpallur në kërkim prej dy vitesh, arrestohet 33-vjeçari me doza kanabisi

    Policia ka finalizuar operacionin e koduar “The Fugitive”, duke arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, si dhe për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
    Gjatë kontrollit fizik, policia i sekuestruar dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një radio policie dhe dy celularë, të cilat u konsideruan prova materiale.
    M. R. ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit më 24 janar 2024, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe në 2023 nga Prokuroria e Gjirokastrës për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
    Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

  • Arrestohet 33-vjeçari/ Iu gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe iu vinte në ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve

    Arrestohet 33-vjeçari/ Iu gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe iu vinte në ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve

    Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “The Fugitive”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi M. R., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
    Gjatë kontrollit fizik, punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një radio policie dhe dy celularë, të cilat u administruan si prova materiale.
    Operacioni u organizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet operative për vendndodhjen e të dyshuarit. M. R. u lokalizua dhe u kap në Durrës, duke finalizuar kërkimin e nisur nga autoritetet gjyqësore.
    Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, më 24 janar 2024, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim. Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Gjirokastrës, më 12 dhjetor 2023, kishte lëshuar urdhër për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

  • Zbulohet parcela kanabisi në Himarë: 302 bimë, 121 kg drogë dhe dy të shpallur në kërkim

    Zbulohet parcela kanabisi në Himarë: 302 bimë, 121 kg drogë dhe dy të shpallur në kërkim

    Tre parcela me 302 bimë kanabis janë zbuluar në një zonë malore mes fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë të Himarës.
    Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për kultivim dhe prodhim-shitje të narkotikëve: Romeo Bezhani, 41 vjeç nga Lukova, dheArgjend Nanaj, 30 vjeç nga Delvina.
    Gjithashtu, u sekuestrua edhe një sasi prej 121 kg bimësh narkotike në proces tharjeje.
    “Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, bazuar edhe në informacionet e siguruara, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjatë kontrollit të territorit duke përdorur edhe dronë, shërbimet e Policisë, midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në një zonë malore të thepisur, zbuluan 3 parcela ku ishin kultivuar 302 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan.
    Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të këtij rasti kultivimi, u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e shtetasve:
    R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë;A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.“- njofton policia
    Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, ndërsa puna për kapjen e autorëve vijon.

  • Shpallen në kërkim dy persona/ Kultivuan kanabis, policia godet rastin flagrant

    Shpallen në kërkim dy persona/ Kultivuan kanabis, policia godet rastin flagrant

    Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, bazuar edhe në informacionet e siguruara, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjatë kontrollit të territorit duke përdorur edhe dronë, shërbimet e Policisë, midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në një zonë malore të thepisur, zbuluan 3 parcela ku ishin kultivuar 302 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan.
    Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të këtij rasti kultivimi, u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e shtetasve:
    •R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë;
    •A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.
    Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një sasi bimësh narkotike në proces tharjeje me peshë 121 kg.
    Vijon puna për lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të dy autorëve të dyshuar.

  • Shpërndanin drogë në Korçë, pranga dy të rinjve, lëndën narkotike e kishin fshehur në automjet

    Shpërndanin drogë në Korçë, pranga dy të rinjve, lëndën narkotike e kishin fshehur në automjet

    Dy të rinj janë arrestuar në Korçë, pasi shpërndanin lëndë narkotike në qytet.

    Në pranga ranë shtetasit: E. P., 30 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”; dhe S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
    “Shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Korçës, kapen në flagrancë me kanabis në automjet dhe vihen në pranga 2 shtetas.
    Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe automjeti që përdornin këta shtetas për këtë veprimtari kriminale.
    Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë 2 shtetas, ndërkohë që qarkullonin me automjet, me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis, të ndarë në doza. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. P. dhe S. M., si dhe gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
    Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. P., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.
    Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. M. kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
    E. P., 30 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;
    S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • U kapën me doza kanabisi për shitje, arrestohen 4 të rinj gjermanë në Shëngjin

    U kapën me doza kanabisi për shitje, arrestohen 4 të rinj gjermanë në Shëngjin

    Katër gjermanë janë arrestuar në Shëngjin pasi u kapën me doza kanabisi.
    Njoftimi i policisë:
    Posedonin lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas gjermanë.
    Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që ata përdornin.
    Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
    Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.
    Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • Katër të rinj gjermanë kapen në Lezhë me kanabis

    Katër të rinj gjermanë kapen në Lezhë me kanabis

    Policia e Lezhës ka vënë në pranga katër të rinj gjermanë, të cilët mbanin në makinë lëndë narkotike. Ata, dyshohen se donin ta shisnin lëndën narkotike në doza.
    “Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.  Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
    Më tej, policia bën me dije se këta persona u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet lënda narkotike, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • Kanabis dhe kokainë në kroskotin e makinës, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

    Kanabis dhe kokainë në kroskotin e makinës, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

    Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Vlorë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

    Vihet në pranga një 41-vjeçar, i cili transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës.

    Sekuestrohen sasi kokaine dhe kanabisi, gati për shitje.

    Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme Shqiponja, organizuan dhe finalizuan goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

    •E. V., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, me drejtues këtë shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike.

    Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Top Channel

  • EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari i rrezikshëm në Korçë

    EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari i rrezikshëm në Korçë

    Policia e Korçës bën me dije se në vijim të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, ka arrestuar shtetasin Petrika Treska.

    “Shiste kokainë e kanabis në lagje dhe në lokale të ndryshme të qytetit të Korçës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
    Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

    Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ushtruan kontroll në një automjet, pasi dyshohej se në këtë automjet lëvizte personi i dyshuar për shitje të narkotikëve.

    Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit P. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtij shtetasi, u gjet një tjetër sasi kokaine dhe kanabisi.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin P. T., 34 vjeç, banues në Korçë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

     

  • U shpall në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

    U shpall në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

    Një 44-vjeçar i identifikuar si Urim Kuka është arrestur nga Policia e Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim  dhe ishte dënuar  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
    Njoftim i Policisë:
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit:
    U. K., 44 vjeç, banues në Elbasan.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 1 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.