Tag: narkotikëve

  • Bien në prangat e policisë dy shqiptarë/ Zbulohet parcela me drogë, kultivim me përkujdesje ndaj fidanëve…

    Bien në prangat e policisë dy shqiptarë/ Zbulohet parcela me drogë, kultivim me përkujdesje ndaj fidanëve…

    Një plantacion me 130 rrënjë marijuanë është zbuluar nga policia greke në Platania të Hanias, ndërsa dy shtetas shqiptarë u kapën në flagrancë.
    Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 33 dhe 46 vjeç, të cilët u arrestuan, ndërsa policia gjeti në vendngjarje edhe më shumë se 3 kilogramë marijuanë.
    Në veçanti, në kuadër të planifikimit dhe veprimeve të posaçme për të luftuar posedimin dhe trafikimin e narkotikëve, dhe pas shfrytëzimit të duhur të informacionit të marrë nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Hanias, u organizua dhe u krye një operacion i koordinuar policor nga oficerët e këtij shërbimi, në të cilin morën pjesë edhe oficerë të Ekipit të Parandalimit dhe Shtypjes së Krimit të Hanias.
    Gjatë operacionit, në një zonë të vështirë të bashkisë përkatëse, u gjet një sipërfaqe e përshtatur posaçërisht, në të cilën kultivoheshin me përkujdesje fidanë marijuane. Dy shqiptarët u kapën në zonën e plantacionit dhe u arrestuan.
    Më pas u krye një kontroll në banesën ku jetonin së bashku, ku u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej:
    130 rrënjë marijuanë deri në 3 metra të larta,
    3 kilogramë e 306 gramë marijuanë,
    675 euro para cash,
    4 telefona celularë.
    Përveç kësaj, u sekuestrua edhe një makinë në pronësi të 46-vjeçarit, që dyshohet se përdorej për trafikimin e drogës. Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Hanias.

  • Zbulohet parcela me drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

    Zbulohet parcela me drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

    Një plantacion me 130 rrënjë marijuanë është zbuluar nga policia greke në Platania të Hanias, ndërsa dy shtetas shqiptarë u kapën në flagrancë.

    Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 33 dhe 46 vjeç, të cilët u arrestuan, ndërsa policia gjeti në vendngjarje edhe më shumë se 3 kilogramë marijuanë.

    Në veçanti, në kuadër të planifikimit dhe veprimeve të posaçme për të luftuar posedimin dhe trafikimin e narkotikëve, dhe pas shfrytëzimit të duhur të informacionit të marrë nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Hanias, u organizua dhe u krye një operacion i koordinuar policor nga oficerët e këtij shërbimi, në të cilin morën pjesë edhe oficerë të Ekipit të Parandalimit dhe Shtypjes së Krimit të Hanias.

    Gjatë operacionit, në një zonë të vështirë të bashkisë përkatëse, u gjet një sipërfaqe e përshtatur posaçërisht, në të cilën kultivoheshin me përkujdesje fidanë marijuane. Dy shqiptarët u kapën në zonën e plantacionit dhe u arrestuan.

    Më pas u krye një kontroll në banesën ku jetonin së bashku, ku u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej:

    130 rrënjë marijuanë deri në 3 metra të larta,

    3 kilogramë e 306 gramë marijuanë,

    675 euro para cash,

    4 telefona celularë.

    Përveç kësaj, u sekuestrua edhe një makinë në pronësi të 46-vjeçarit, që dyshohet se përdorej për trafikimin e drogës.

    Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Hanias.

  • “Processing”/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen rreth 33.7 kilogramë kanabis (EMRAT)

    “Processing”/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen rreth 33.7 kilogramë kanabis (EMRAT)

    Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin kultivuar 220 bimë kanabisi në fshatin Shtuf.
    Ata janë identifikuar si Preng Marku dhe Kristian Pima. Sekuestrohen rreth 33.7 kilogramë kanabis.
    Njoftimi i policisë:
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin Operacional, operacionin policor të koduar “Processing”.
    Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit:
    -P. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtuf;
    -K. P., 31 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë, me precedent penal për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Gjatë operacionit, u zbuluan në territorin e fshatit Shtuf, njësia administrative Kaçinar:
    -2 parcela ku ishin kultivuar 220 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
    -1 ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje. Në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, si dhe u kap në flagrancë shtetasi P. M.
    Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • EMRAT/ Zbulohen dy parcela me lëndë narkotike në Lezhë, përfundojnë në pranga dy persona

    EMRAT/ Zbulohen dy parcela me lëndë narkotike në Lezhë, përfundojnë në pranga dy persona

    Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Processing”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni është zhvilluar pas disa javëve hetime me metoda proaktive.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shtuf, shërbimet e Policisë zbuluan 2 parcela ku ishin kultivuar bimë narkotike, si dhe një ambient të përshtatur për tharjen e tyre.
    Si rezultat, u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa 220 bimë të dyshuara narkotike u asgjësuan në vendngjarje.

    Në përfundim të operacionit u vunë në pranga 2 persona, Preng Marku dhe Kristian Pima, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.
    “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin Operacional, operacionin policor të koduar “Processing”.           
    Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit:       
    -P. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtuf;
    -K. P., 31 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë, me precedent penal për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Gjatë operacionit, u zbuluan në territorin e fshatit Shtuf, njësia administrative Kaçinar:   
    -2 parcela ku ishin kultivuar 220 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; 
    -1 ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje. Në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, si dhe u kap në flagrancë shtetasi P. M. 
    Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Në kërkim për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim në Delvinë

    Në kërkim për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim në Delvinë

    Është vënë në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve në territorin e Himarës.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi së bashku me shtetasin R. B., i ndaluar më herët, janë autorë të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e bashkisë Himarë, kishin kultivuar bimë kanabisi dhe e përpunonin më tej me qëllim shitjen.
    Njoftimi:
    Kapet dhe vihet në pranga edhe autori i dytë i shpallur në kërkim, për kultivim dhe shitje narkotikësh në territorin e Himarës, në kuadër të planit operacional “Koordinata”.

    Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

    •A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi së bashku me shtetasin R. B., i ndaluar më herët, janë autorë të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e bashkisë Himarë, kishin kultivuar bimë kanabisi dhe e përpunonin më tej me qëllim shitjen.

    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Top Channel

  • Operacioni antidrogë “Check point”, arrestohet blerësi dhe tregtari i lëndës narkotike

    Operacioni antidrogë “Check point”, arrestohet blerësi dhe tregtari i lëndës narkotike

    Është finalizuar këtë të hënë operacioni policor antidrogë i koduar “Check point”.
    Një 29-vjeçar është kapur në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine një personi tjetër, i cili gjithashtu është arrestuar.
    Blerësi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Sipas njoftimit zyrtar është sekuestruar një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari.
    NJOFTIMI:
    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check point”.   
    Gjatë operacionit, në rrugën “Anton Lufi”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin A. A. duke i shitur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokaine, shtetasit S. Xh.   
    Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. Xh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. A. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave,  një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme.
    Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit A. A., 29 vjeç dhe S. Xh., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

  • Goditet një rast i shitjes së drogës në Tiranë, arrestohen shitësi dhe blerësi i lëndës narkotike

    Goditet një rast i shitjes së drogës në Tiranë, arrestohen shitësi dhe blerësi i lëndës narkotike

    Policia e Tiranës goditi një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

    Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shitësi 29-vjeçar, si dhe blerësi.
    Sekuestrohen një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari.
    Njoftimi:
    U kap në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine, një shtetasi, vihet në pranga 29-vjeçari.
    Vihet në pranga dhe shtetasi që po blinte lëndën narkotike, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Sekuestrohen një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari.
    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check point”.
    Gjatë operacionit, në rrugën “Anton Lufi”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin A. A. duke i shitur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokaine, shtetasit S. Xh.
    Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. Xh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. A. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme.
    Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit A. A., 29 vjeç dhe S. Xh., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

    Top Channel

  • “700 gram kanabis”,  tre të rinj bien në pranga në Kamëz

    “700 gram kanabis”, tre të rinj bien në pranga në Kamëz

    Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Collaboration”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
    Operacioni u bazua në informacionet e siguruara në rrugë operative, sipas të cilave tre të rinj po përgatiteshin të shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kamzës.
    Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre të rinjve:
    -S. C., 22 vjeç
    -R. Gj., 22 vjeç
    -Një shtetas i mitur, 17 vjeç
    Të dyshuarit u ndaluan në rrugën “Azem Galica” në Kamëz, ku gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se do të shitej në këtë zonë.
    Nga hetimet paraprake ka rezultuar se lënda narkotike ishte siguruar nga shtetasi S. C., ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit, u zbulua një tjetër sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 3 aparate celular.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.
    Policia e Tiranës thekson se operacionet për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike do të vijojnë pa ndërprerje.

  • Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Laç, arrestohen 2 persona, iu gjenden edhe kallëpe me tritol

    Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Laç, arrestohen 2 persona, iu gjenden edhe kallëpe me tritol

    MOMENTI I ARRESTIMIT

    TIRANË- Një bashkëpunim mes policisë së Tiranës dhe asaj të Kurbinit ka çuar në arrestimin e dy personave, si dhe në zbulimin e një banese të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike.
    Policia e Tiranës njofton arrestimin e shtetasve Agron Tafaj dhe Tajson Tafa, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, të cilët kapën në flagrancë nga në Bathore duke transportuar 4 kg kanabis me qëllim shitjen në doza.
    Më pas gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit Agron Tafaj në fshatin Gjormë u konstatua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.
    Brenda banesës u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa, të kultivuara në vazo, 7 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 4 kallep tritol, 2 granata, 2 ndezësa, 7 fitila detonator dhe 3 kuti me ndezesh minash luftarake.
    Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit Tajson Tafa, në Tiranë, u gjetën 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 1 shufër metalike dhe 1 armë e ftohtë (thikë).
    NJOFTIMI I POLICISË
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Kombinimi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
    Sekuestrohen 12 kg kanabis, municione luftarake (granata, ndezës minash, fitila detonatorë, tritol), armë të ftohta dhe peshore elektronike.
    Zbulohet një banesë ku kultivoheshin bimë narkotike, me llamba. Sekuestrohen nga banesa, 168 bimë dhe fidanë narkotikë.    
    Vihen në pranga 2 shtetasit që kryenin këto veprimtari kriminale. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Bathore, duke transportuar 4 kg kanabis, me qëllim shitjen në doza.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike dhe posedonin sende të kundërligjshme në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, operacionin policor të koduar Kombinimi”.
    Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Laç dhe T. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, të dy, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
    Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Bathore, duke qarkulluar me 2 automjete, në të cilat gjatë kontrollit, u gjetën në total 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, në Bathore dhe në Kamëz.
    Më tej, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, u krye kontroll në banesën e 53-vjeçarit, në fshatin Gjormë, ku u konstatua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba. Gjatë kontrollit në këtë ambient, u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa, të kultivuara në vazo, 7 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 4 kallep tritol, 2 granata, 2 ndezësa, 7 fitila detonator dhe 3 kuti me ndezesh minash luftarake.
    Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, në Tiranë, u gjetën 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 1 shufër metalike dhe 1 armë e ftohtë (thikë).  
    Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këto veprimtari kriminale. 
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Zbulohet ‘shtëpi bari’në Kamëz, arrestohen 2 persona, iu gjenden edhe kallëpe me tritol

    Zbulohet ‘shtëpi bari’në Kamëz, arrestohen 2 persona, iu gjenden edhe kallëpe me tritol

    MOMENTI I ARRESTIMIT

    TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Kombinimi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.