Tag: narkotikëve

  • Furnizuan BE me drogë, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 anëtarët e grupit kriminal

    Furnizuan BE me drogë, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 anëtarët e grupit kriminal

    Gjykata e Posaçme (GJKKO) dënoi me 161 vite e 6 muaj burg 13 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, në kuadër të dosjes voluminoze “Flakë në Det”, me drejtues kryesor Gëzim Çelajn. Por, të gjithë të pandehurit e dënuar përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke çuar totalin në vetëm 109 vite e 1 muaj burg. Dënimit më të lartë e pati Gëzim Çelaj, me 10 vite burg, ndërsa ish-shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, me 8 vite. Në gusht 2023, operacioni i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane të Guardia di Finanza-s, bëri të mundur të arrestoheshin 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas në tentativë për të shkëmbyer drogë në det të hapur.
    Sapo panë policinë, drogën e hodhën në det dhe dogjën mjetin lundrues. Pas këtij operacioni të parë, u sekuestruan disa celularë të cilët sollën një të dytë disa muaj më vonë, me të arrestuar të tjerë. U provua përfshirja e Gëzim Çelajt edhe të shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që dyshohet se ndihmoi “Baronin e Drogës” për të lëvizur me makinë. Metaj u arrestua në tetor 2023, ndërsa Gëzim Çela u kap në Kosovë në dhjetor të atij viti dhe u ekstradua në Shqipëri.
    Emrat dhe akuzat

    Arlind Ismajlukaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 9 vite e 4 muaj burgim
    Gezim Çelaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 10 vjet burgim
    Nerim Çela – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” – 8 vite e 4 muaj burgim
    Armando Mema – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Dritan Metaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Ben Dalipaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Besnik Brokeri – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Alket Deda (alias Dritan Deda) – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Selami Lushkaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Ksenofon Bodo – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Kyrylo Ponomarenko – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Kostiantyn Biellon – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Armando Papa – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” – 8 vite burgim

  • Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

    Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

    ijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

    Gjatë kontrolleve në territor, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar në Shëngjin, një shtetas të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike.
    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën këtij shtetasi, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 26 vjeç, banues në Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Vlorë/ Operacioni “Endline” – Goditet një rast i shpërndarjes së narkotikëve, arrestohet një 22-vjeçar

    Vlorë/ Operacioni “Endline” – Goditet një rast i shpërndarjes së narkotikëve, arrestohet një 22-vjeçar

    Screenshot

    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Endline”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të informacionit të siguruar në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, që i riu drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 216 gram lëndë narkotike të dyshuar cannabis, të fshehur poshtë sediljes së shoferit. Po ashtu, u sekuestruan 3 aparate celularë dhe automjeti me të cilin qarkullonte.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e hetimeve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • I shpallur prej 3 vitesh në kërkim për trafik droge, esktradohet nga Italia 31-vjeçari (EMRI)

    I shpallur prej 3 vitesh në kërkim për trafik droge, esktradohet nga Italia 31-vjeçari (EMRI)

    momenti i ekstradimit

    TIRANË- Një 31-vjeçar, i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri. Klajdi Murrizi ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 6 vite burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Ai është diktuar nga policia në vitin 2022, teksa tentoi t’i ikte, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç.
    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.
    Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.
    Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.
    Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

  • I akuzuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari

    I akuzuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari

    Një 31-vjeçar është ekstraduar nga Italia në Shqipëri i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
    Gjykata e Tiranës e ka dënuar Klajdi Murrizin 31 vjeç me 6 vite burgim. Ai është diktuar nga policia në vitin 2022 teksa po i dorëzonte lëndën narkotike një tjetër personi. Murrizi pasi ka vërejtur prezencën e policisë, ka hedhur drogën dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja.
    “Interpol Tirana
    Ekstradohet nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç.
    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.
    Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.
    Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.
    Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, njoftoi policia.

  • Vlorë/Operacioni “Triple” – Arrestohen tre të rinj nga Lushnja që transportonin kokainë për shitje; sekuestrohen lënda narkotike, celularët dhe automjeti

    DVP Vlorë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, operacioni policor i koduar “Triple”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Vihen në pranga tre shtetas që transportonin lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sekuestrohen lënda narkotike, 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 3 shtetasit e vënë në pranga.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, finalizuan një tjetër operacion në këtë fushë, të koduar “Triple”.

    Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

    A. Rr., 20 vjeç, J. R., 25 vjeç dhe L. K., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

    Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan gjithashtu 4 aparate celularë, si dhe automjeti me të cilin qarkullonin 3 shtetasit.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Shiste hashash, arrestohet 29-vjeçari që lëvizte me fuoristradë nëpër Lezhë

    Shiste hashash, arrestohet 29-vjeçari që lëvizte me fuoristradë nëpër Lezhë

    Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale i bënë shenjë ndalimi, në aksin rrugor “Kallmet – Ungrej”, automjetit tip “Nissan”, me drejtues shtetasin Anton Toli.
    Nga kontrolli, u gjet në automjet, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila posedohej me qëllim shitjen.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 29 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
    gijotina.com/

  • Prodhonte dhe shiste lëndë narkotike në Itali, ekstradohet dhe jepet masa arrest me burg për 30-vjeçarin

    Prodhonte dhe shiste lëndë narkotike në Itali, ekstradohet dhe jepet masa arrest me burg për 30-vjeçarin

    Një 30-vjeçar me inicialet K. M. është ekstraduar nga Italia në Shqipëri dhe i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Një tjetër shtetas, S. Ll., 63 vjeç, banues në Pukë, është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

    Ndërkohë, në Kurbin, një 75-vjeçar me inicialet F. M. ka pësuar një rrëzim në banesën e tij, dyshohet si pasojë e hipertensionit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

    Materialet janë referuar për veprime të mëtejshme nga organet përkatëse.

    Njoftimi:

    Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, më datë 30.05.2023, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar K. M., 30 vjeç, i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri.

    Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. Ll., 63 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

    Dje, dyshohet se si pasojë e problemeve shëndetësore (hipertension), është rrëzuar në banesën e tij, në fshatin Zhej, Kurbin, shtetasi F. M., 75 vjeç, i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Kapet 25 vjeçari që do çonte drogë në Kosovë, procedohet dhe nëna e tij

    Kapet 25 vjeçari që do çonte drogë në Kosovë, procedohet dhe nëna e tij

    Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dragobia”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Dragobi, i cili posedonte në banesë 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa. Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu kishte për qëllim trafikimin e drogës drejt Kosovës.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.
    Në vijim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht edhe nëna e 25-vjeçarit, shtetasja A. M., 45 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të fshehë lëndën narkotike në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit. Ajo do të përballet me akuzën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
    Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Trafikim të narkotikëve”.

  • Operacion antidrogë në Fier/ Arrestohen 2 persona, sekuestrohet një sasi heroinë

    Operacion antidrogë në Fier/ Arrestohen 2 persona, sekuestrohet një sasi heroinë

    Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër operacion kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, duke arrestuar dy persona dhe sekuestruar një sasi heroine.

    Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga Gjykata e Posaçme, ndërsa tjetri u kap në flagrancë gjatë një kontrolli rrugor.
    Njoftimi i Policise
    Fier/Vihen në pranga 2 shtetas të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Heroinë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve: -ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim H. V., banues në Roskovec, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; -arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 8 doza lënde të dyshuar narkotike Heroinë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel