Tag: narkotikëve

  • Shpërndanin kokainë tek ‘Komuna e Parisit’, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

    Shpërndanin kokainë tek ‘Komuna e Parisit’, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Target”, një aksion i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u bazua në informacione të siguruara në rrugë operative dhe çoi në ndalimin e dy personave që dyshoheshin për shpërndarje të kokainës në zonën e Komunës së Parisit.

    Në pranga ranë shtetasit A. V., 23 vjeç dhe E. Dh. (K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën në flagrancë me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje në lokalet e zonës. Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu dy telefona celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

    Policia njofton se hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

     

  • Ishte shpallur në kërkim, ndalohet i riu nga Gjirokastra

    Ishte shpallur në kërkim, ndalohet i riu nga Gjirokastra

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. B., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Vrasja në Elbasan, viktima me precedent penal në fushën e narkotikëve

    Vrasja në Elbasan, viktima me precedent penal në fushën e narkotikëve

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e kësaj të diele.

    Pas disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan, ka mbetur i vdekur biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
    Sipas informacioneve nga gazetarja e Top Channek, Dorjana Bezat, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.
    Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.

    Top Channel

  • Shpërndanin droga të forta nëpër qytet, arrestohen dy persona

    Shpërndanin droga të forta nëpër qytet, arrestohen dy persona

    Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 09:47
    Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Night”, pasi dyshohen për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta në zona të ndryshme të kryeqytetit.
    Shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, qarkullonin me një automjet tip “BMW”, ku sipas policisë kryenin shpërndarjen e dozave të heroinës dhe kokainës. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan automjetin në rrugën “Mine Peza”.

    Gjatë kontrollit fizik, tek K. P. u gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa tek H. S. u gjetën doza kokaine. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan lëndët narkotike, pesë aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë e dyshuar kriminale.

    Të dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë dhe akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Lëviznin me ‘BMW’ për shpërndarjen e heroinës dhe kokainës, arrestohen dy të rinj në Tiranë

    Lëviznin me ‘BMW’ për shpërndarjen e heroinës dhe kokainës, arrestohen dy të rinj në Tiranë

    Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një rast i shitjes së drogave të forta.
    Lëviznin me një automjet tip “BMW”, me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.
    Sekuestrohen lëndët narkotike, 5 aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë kriminale.

    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër narkotikëve, të zhvilluara si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i shitjes së drogave të forta.
    Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan në rrugën “Mine Peza”, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin K. P. dhe pasagjer shtetasin H. S.
    Gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. P. iu gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa shtetasit H. S. iu gjetën doza kokaine.
    Në përfundim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Shpërndanin kokainë dhe heroinë në kryeqytet, arrestohen dy të rinjtë

    Shpërndanin kokainë dhe heroinë në kryeqytet, arrestohen dy të rinjtë

    Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike të forta.
    Gjatë kontrolleve të intensifikuara dhe administrimit të informacionit të marrë nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë ndaluan në rrugën “Mine Peza” një automjet tip “BMW”, që dyshohej se përdorej për shpërndarjen e heroinës dhe kokainës. Në automjet udhëtonin shtetasit K. P., 21 vjeç, drejtues i mjetit, dhe H. S., 27 vjeç, pasagjer.
    Gjatë kontrollit fizik, tek shtetasi K. P. u gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa tek H. S. u gjetën doza kokaine. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, pesë aparate celularë, si dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë e dyshuar kriminale.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, të dy shtetasit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 49- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte në kërkim për kultivim kanabisi…

    MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 49- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte në kërkim për kultivim kanabisi…

    Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:
    Sh. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • I gjenden doza kokaine gati për shtije, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

    I gjenden doza kokaine gati për shtije, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

    Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Parku”.
    Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen rreth 265 gramë kokainë dhe një sasi kanabisi, të ndara në sasi të vogla/doza, gati për shitje.
    Vihet në pranga 23-vjeçari që i posedonte.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion.
    Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:
    A. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur 23-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, i gjetën 265 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në sasi të vogla/doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Emri/ Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari dhe procedohet i mituri

    Emri/ Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari dhe procedohet i mituri

    Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit të koduar “Blic”.

    Gjatë veprimeve u goditën dy raste: 40-vjeçari, Melaim Kapidanja, për armëmbajtje pa leje dhe një 16-vjeçar për posedim të lëndës narkotike.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve:-arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 40 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 16-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Trafikonte drogë drejt Kosovës/ Arrestohet 43-vjeçari

    Trafikonte drogë drejt Kosovës/ Arrestohet 43-vjeçari

    Tiranë
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Transporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
    U kap duke transportuar me automjet 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari.
    Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti.
    Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”.
    Si rezultat i të cilit, vunë në pranga shtetasin kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë.
    Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari, në brendësi të të cilit, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Kosovës.
    Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.