Tag: narkoshtetit

  • Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit demokratik dhe pluralizmit

    Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit demokratik dhe pluralizmit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Në një deklaratë për mediat ai ka lexuar mesazhin që sipas tij i la kreut të këtij institucioni Altin Dumani.
    “Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini. Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë”, u shpreh Berisha.
    Në fjalën e tij Berisha e cilësoi sërish gjyqtaren Irena Gjoka si personifikim i narkoshtetit
    “Sot do paraqes para jush të gjithë mbrojtjen që Edi Rama apo Ramaduro i Tiranës i bën delinkuentes Irena Gjoka,  e cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit juridik të tij”, tha Berisha.

  • “E Premtja e kaluar, dita më e zezë e narkoshtetit!”, Berisha: Veliaj, si në gjyqin e Kadri Hazbiut. Ai me guxim…

    “E Premtja e kaluar, dita më e zezë e narkoshtetit!”, Berisha: Veliaj, si në gjyqin e Kadri Hazbiut. Ai me guxim…

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se e premtja e kaluar ishte më e zeza në historinë e narkoshtetit.Ai tha pas mbledhjes së grupit, se gjyqi ndaj Veliajt ishte i njëjtë me procesin ndaj Kadri Hazbiut. 
    “Narkoshteti po shembet. Kjo është e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë. Kjo shembje është e pandalshme. Struktura kriminale e bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve që Rama ngriti në mbështetje me drogën, ka hyrë në një proces dezinformomi. Këto zhvillime i japin dimension të ri misionit tonë për shpëtimin e Shqipërisë. Për herë të parë në 12 vite, opozita ka mundësi që t’i japë colpo di graczia qeverisë. E premtja që kaloi është e premtja më e zezë e narkoshtetit të Edi Ramës. Të gjithë ne ishim dëshmitarë me disa pamje që atyre që i kanë përjetuar diktaturën totalitare, kujtojnë procesin e Kadri Hazbiut. Të tilla ishin pamjet e Erion Veliajt në gjykatën Kushtetuese. Por në dallim nga Kadri Hazbiu, që deklaronte se e kam nga partia ime, Veliaj krahasoi me guxim partinë e tij me Farkun e Kolumbisë.”, tha ai. 
     

  • “Akti terrorist ndaj Mziut, vepër e narkoshtetit”, Berisha: Heshtja e autoriteteve dëshmon se qëndrojnë prapa tij

    “Akti terrorist ndaj Mziut, vepër e narkoshtetit”, Berisha: Heshtja e autoriteteve dëshmon se qëndrojnë prapa tij

    Grupi parlamentar i PD-së zhvilluan sot një mbledhje të kryesuar nga kryedemokrati, Sali Berisha.

    Berisha dënoi sërish atë që ai e quan akt terrorist që ndodhi para katër ditësh në banesën e deputetit të qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu, ku në orët e para të mëngjesit ndodhi një shpërthim me lëndë plasëse.
    Sipas kreut të PD-së, fakti që autoritetet po heshtin për rastin, dëshmon që prapa aktit qëndron narkoshteti.
    “Së pari dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, aktin terrorist ndaj deputetit të PD dhe heshtjen mortore të autoriteteve çka dëshmojnë se qëndrojnë prapa tij. Aktin terrorist ndaj Xhelal Mziut.
    Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të opozitës në betejën e tyre kundër narkoshtetit, kundër kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës

    Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës

    Nga selia blu kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se një dokument sekret i hartuar nga fondacioni i Xhorxh Sorosit në vitin 2013 parashikonte “përjetësimin” e narkoshtetit të Edi Ramës.
    Berisha tha në konferencën për mediat se dokumenti përfshinte tre reforma kryesore; atë kushtetuese, të drejtësisë dhe zgjedhore, të cilat, sipas tij, u hartuan dhe u diktuan nga bashkëpunëtorë të Sorosit.
    “Në vitin 2013, fondacioni i Xhorxh Sorosit në Shqipëri harton një dokument sekret, tani imagjinoni, mafioz ë, në një vend përpilon dokumentin sekret mbi Shqipërinë e ardhshme. Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte:
    1-Reformën konstitucionale apo kazmën konstitucionale.
    2-Reformën e drejtësisë.
    3-Reformën zgjedhore.
    Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri”, shprehet Berisha.
    Ai akuzon Sorosin dhe rrjetin e tij për ndikim të drejtpërdrejtë në Shqipëri, duke e lidhur me krijimin e një regjimi të kontrolluar nga droga dhe reformën në drejtësi.
    “U mobilizuan presione të jashtëzakonshme që një reformë shkatërrimtare për sistemin e drejtësisë t’u imponohej shqiptarëve. Xhorxh Soros është kryespekulanti i planetit që lobonte në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogërave me rezolutë në OKB. Pra, midis ndërtimit të narkoshtetit në Shqipëri dhe qëndrimeve pajtuese me drogën të Xhorxh Sorosit është një linjë politike e qartë. Institucionet e Shqipërisë u vunë që të gjitha nën kontroll të drogës dhe narkoshtetit”.

  • Berisha: Dokumenti sekret i vitit 2013 i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës

    Berisha: Dokumenti sekret i vitit 2013 i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës

    Në një kohë kur skena politike ndërkombëtare po tronditet nga akuzat ndaj Xhorxh Sorosit dhe familjes së tij si organizatë kriminale në SHBA, zëri i liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, sjell në dritë një tjetër kapitull të errët të ndikimit të këtij rrjeti global në Shqipëri. Dokumenti sekret i vitit 2013 i përgatitur nga fondacioni i Sorosit në vendin tonë, Berisha tha në konferencën me gazetarët se jo vetëm që parashikonte, por edhe synonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, një regjim i cili sot dominohet nga lidhje të ngushta me krimin dhe korrupsionin.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Bëhet një javë plot që presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros, si organizatë kriminale në SHBA, që duhet të hetohen në përputhje me aktin ligjor RICO.

    Kjo ngjarje, në pamje të parë, ngjarje e politikës së brendshme të SHBA, por në të vërtetë një ngjarje me rrezatim të fuqishëm botëror sepse rrjeti i Xhorxh Sorosit ka qenë rrjeti më botëror politik gjer sot.

    Në rrjetin botëror të Xhorxh Sorosit, fener ndriçues i sorosizmit në Europë ishte dhe u bë Shqipëria e Edi Ramës.

    Edi Rama personalisht me vëllanë e tij, me ish-gruan dhe bashkëshorten aktuale, është përfituesi më kryesor material i miliona e miliona parave të këtij fondacioni, i cili ka arritur të grabisë në mënyrë të ndryshme paratë e taksapaguesve amerikanë.

    Në vitin 2013, fondacioni i Xhorxh Sorosit në Shqipëri harton një dokument sekret, tani imagjinoni, mafioz ë, në një vend përpilon dokumentin sekret mbi Shqipërinë e ardhshme.

    Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte:

    1-Reformën konstitucionale apo kazmën konstitucionale.

    2-Reformën e drejtësisë.

    3-Reformën zgjedhore.

    Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri.

    Ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore, truri i kësaj reforme përbëhej 100 përqind nga bashkëpunëtorët e fondacionit të Sorosit.

    U mobilizuan presione të jashtëzakonshme që një reformë shkatërrimtare për sistemin e drejtësisë t’u imponohej shqiptarëve.

    Xhorxh Soros është kryespekulanti i planetit që lobonte në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogërave me rezolutë në OKB.

    Pra, midis ndërtimit të narkoshtetit në Shqipëri dhe qëndrimeve pajtuese me drogën të Xhorxh Sorosit është një linjë politike e qartë.

    Institucionet e Shqipërisë u vunë që të gjitha nën kontroll të drogës dhe narkoshtetit.

  • Berisha për vizitën e Ramës në Vlorë: Kur kap institucionet për fyti, bën ç’të dojë si kreu i narkoshtetit

    Berisha për vizitën e Ramës në Vlorë: Kur kap institucionet për fyti, bën ç’të dojë si kreu i narkoshtetit

    Ndërsa mbrojti kompaninë “Bankers” gjatë qeverisjes së tij, duke thënë se kishte paguar detyrimet që nga renta 10%, pagesa për Albpetrol, tatimet dhe taksën e karbonit, duke e quajtur prokurorin që bëri deklaratën për shtyp ku theksonte se nuk ishin paguar detyrimet, si mashtrues dhe pa moral, Sali Berisha u pyet sot në konferencë edhe për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, për aksionin dhe urdhrin e lirimit të hapësirave publike.
    Me një nënqeshje para përgjigjes dhe ironi, ai sulmoi kryeministrin si kreun e një narkoshteti që shkoi në një qytet ku ligji dhe institucionet nuk ekzistojnë.
    “Flet vetë. Aty ku s’ka ligj, ku ligji nuk ekziston, aty ku institucionet janë të kapura deri në fyt, aty kreu i narkoshtetit mund të bëjë çfarë të dojë”.

  • Berisha: Flitet për një shumë të madhe prej 600 mijë euro, personalisht për Dumanin me Hajrin

    Berisha: Flitet për një shumë të madhe prej 600 mijë euro, personalisht për Dumanin me Hajrin

    Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj strukturave të drejtësisë shqiptare, përfshirë SPAK-un dhe emra konkretë si Altin Dumani dhe Hajri, duke i lidhur ata me afera korruptive dhe përpjekje për mbulimin e krimeve të rënda.

    Në fjalën e tij për media nga SPAK, ai ka përmendur një shumë të madhe prej 600 mijë eurosh, për të cilën thotë se flitet se është dhënë personalisht për Dumanin dhe Hajrin, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për bashkëpunim me eksponentë të krimit të organizuar për qëllime elektorale.

    Pjesë nga fjala e liderit të opozitës, Sali Berisha:

    Antimafia Italiane nuk ka mbështetur në asnjë fjalë dhe nuk mund të mbështesë kurrë largimin e Troplinit nga Shqipëria.

    Për Antimafian Italiane dhe operacionin URA, largimi i Troplinit është një nga aktet më të rënda që ka ndodhur.

    Antimafia Italiane ka bërë të gjithë detyrat, por atë e largoi njeriu që mbajti në xhep për 20 ditë urdhër-arrestin e Irena Gjokës për Troplinin.

    Nuk është Antimafia Italiane që ekzekuton vendimet, por janë gjykatat dhe prokuroria shqiptare.

    Kështu që nuk besoj kurrë se Antimafia Italiane do donte të mos arrestoheshin bosët e kartelit.

    Bosët e kartelit nuk donte të arrestoheshin Altin Troplini me Edi Ramën sepse këta po punon ditë e natë për vota në Durrës.

    Dhe ne i kemi denoncuar gjatë fushatës me dhjetëra herë. Edhe darkat e tyre në Kodër të Kuajve, edhe drekat e tyre në shtëpinë e Vangjushit.

    Prandaj këtu, Dumani në qiell dhe tokë të hipë dhe zbresë, do quhet Troplin gjer ditën e fundit të jetës së tij. Troplin mbetet ai. Nuk mund t’ia hiqni këtë. Nuk bëni mirë.

    Sepse ajo ishte një gjë tmerrësisht e rëndë. Rëndojnë krime monstruoze mbi të. Njëlloj si Hajri. Kush e kishte Hajrin?

    Ti e di shumë mirë që flitet për një shumë shumë të madhe, personalisht për Dumanin me Hajrin.

    Dhe Hajri që këta thonë se është në kërkim, merr leje ndërtimi para një viti me firmë të Edi Ramës.

    Këta janë një konglomerat dhe ata që u fshehin shqiptarëve këtë të vërtetë, janë mjerane të narkoshtetit.

    Se këta janë konglomerat.

    Urdhëro, i akuzuar se ka prerë në copa kufomën, ky e di se çfarë ka ndodhur aty.

    Por fjalët janë, në atë kohë janë thënë që ka dhënë 600 mijë euro.

    Unë dokumente nuk kam, por e vërteta është se ai është i lirë.

    Ai bëri fushatë aktive, ai shkoi dhe kërcënoi deputeten tonë.

    Ndaj dhe mediat, i ftoj mediat të bëjnë një rishqyrtim të qëndrimeve ndaj narkoshtetit sepse, jo ju, se ju bëni një punë dhe rrezikoni në njëfarë mënyrë dhe unë e vlerësoj shumë, por ka të tjerë doktrinarë, ka banalistë, mercenarë, intelektualë mercenarë, të cilët paguhen dhe ushqehen nga narkoshteti dhe duan të mohojnë ekzistencën e narkoshtetit duke u tallur dhe poshtëruar veten e tyre.

    Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë, i cilësuar nga mediat më serioze të botës, nga analistë, nga dokumentarë, i cilësuar nga institucione, de facto çdo ditë e më shumë del në pah fytyra e shëmtuar e narkoshtetit.

  • Sali Berisha paraqitet në SPAK, lexon shënimin që i la Dumanit: I shërben narkoshtetit sepse…

    Sali Berisha paraqitet në SPAK, lexon shënimin që i la Dumanit: I shërben narkoshtetit sepse…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në SPAK paraditen e së hënës.
    Lideri i opozitës shkoi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar nga GJKKO.
    Berisha u prit në hyrje të SPAK nga mbështetës të tij dhe simpatizantë të PD.
    Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha lexoi shënimin që i la Altin Dumanit.
    “Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit”, tha Berisha.

  • Këlliçi: Të dielën të paketojmë Ramën! Të votojmë PD-në e Sali Berishën, jo për pasaportën e narkoshtetit!

    Këlliçi: Të dielën të paketojmë Ramën! Të votojmë PD-në e Sali Berishën, jo për pasaportën e narkoshtetit!

    Në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi erdhi me pasaportën që Edi Rama u premton shqiptarëve në këto zgjedhje. Ajo nuk është pasaporta e BE-së por e narkoshtetit.

    “Nëse duan të votojnë pasaportën e parë të narkoshtetit në Europë le të shkojnë të votojnë. Nëse duan të vijojnë të jenë pjesë e narkoshtetit të parë në Europë të shkojnë e tia japin.  që tia bëjnë jetesën më të vështirë” tha Këlliçi

    Kandidati për deputet i PD-së për qarkun e Tiranës i bëri thirrje shqiptarëve të largojnë Ramën me votë me qëllim që ai të përballet me krimet e korrupsionit që ka bërë.

    Ka ardhur momenti ta paketojmë e ta çojmë në penison politik dhe ta cojmë tek shokët e tij, tek Erion Veliaj e kompani.

    Ditën e dielë ta cojmë e ta paketojmë. Edi Rama do të ketë fundin më të keq që ka pasur ndonjë politikan shqiptar për shkak të dëmit të madh që i ka bërë Shqipërisë. Bashkëpunëtorët e tij më të afërt sot i ka armiqtë e tij dhe që e spiunojnë kudo nëpër agjencitë e huaja, në ambasada dhe kanë treguar bëmat. Ai është një njeri  që ka korruptuar kreun e kundëzbulimit të FBI, Mcgonigal. Njeriu që dikur hiqej si gruaja e Bilalit.  Ka ardhur momenti që më mirë të ikë vetë se ka vjedhur si asnjë politikan në historinë e tranzacionit. Ia kalon dhe Erjol Veliajt në vjedhje. Është ky arkitekti kryesor.Është ky pa u shpikur skema  5D dhe skema 5 B e Belinda Ballukut. 10 mijë euro për të larë makinën tek lavazhi në pronësi të mamasë së Ervin Hoxhës. Kjo është çmenduri. Ky njeri që ka rekordet më të zeza të dielën duhet larguar masivisht me votë.Ndërkohë Berisha nuk është kthyer si politikan por si misionar për të larguar të keqen e madhe Edi Rama. Jepni votën PD e Sali Berishës. Për 100 ditë implementojmë paketën e dhembshurisë.

  • 11 Maji/ PD e-mail emigrantëve shqiptarë: Bëni donacione, është jetike kundër narkoshtetit!

    11 Maji/ PD e-mail emigrantëve shqiptarë: Bëni donacione, është jetike kundër narkoshtetit!

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Zbardhet mesazhi që Partia Demokratike u ka dërguar diasporës shqiptare që do të votojnë këtë vit për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në e-mail e dërguarm PD u bën thirrje emigrantëve shqiptarë që të bëjnë donacione, pasi është ‘jetike kundër narkoshtetit’. Më tej, në mesazh thuhet se PD kemi “përballë një makineri pushteti dhe paraje”.
    “Të dashur bashkëkombas,
    Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë – ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit. Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë. Çdo kontribut – sado i vogël – është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike”, thuhet në e-mail.

    E-mail

    Në total janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Deri më tani raportohet se u është refuzuar kërkesa 48,180 qytetarëve për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit./ZËRI