Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është koha për protesta kombëtare.
Gjithashtu ai theksoi se narkoshteti po shembet dhe se goditjen përfundimare duhet ta marrë nga demokratët.
“Kurrë ndonjëherë opozitë më sovrane Shqipëria nuk ka pasur. Tani është koha për fitoren e Partisë Demokratike. Na pret përballja përfundimtare, të organizojmë protesta më të fuqishme kombëtare dhe të arrijmë me votën tonë fitoren e merituar. Narkoshteti po shembet, por goditjen përfundimtare duhet t’ja japim ne”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne jemi nga ato më të paktat parti të këtij planeti që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori qysh në ditën e parë të themelimit tonë.Për shembull, ne jemi, ne jemi një parti e cila në ditën e parë të ekzistencës sonë i dhamë Shqipërisë dhuratën më të çmuar të shekullit, pas pavarësisë së vendit, pluralizmit politik. Me fjalë të tjera i dhamë lirinë.Ne jemi partia që u themeluam si parti në vendin e lirive dhe të drejtave të njeriut të ndaluara me kushtetutë.Si forca politike e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe njëherazi, forca e parë politike në Europën ish-komuniste, që kërkoi qysh në themelimin e saj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.Ne jemi partia e interesit kombëtar, të shqiptarëve, që shpallëm në themelimin tonë çështjen kombëtare si yllin tonë polar.Kurrë shqiptarët, kurrë Shqipëria s’ka patur një avokate më të pamposhtur të interesave të saj dhe shqiptarët një mbrojtëse të lirive të tyre sa Partinë Demokratike dhe si Partinë Demokratike.Ne jemi partia që në shtetin e parë ateist të botës, rikthyem besimet fetare të shqiptarëve. Ne jemi partia e cila pas më pak se një vit themelimi arritëm të shembim diktaturën e fundit komuniste, por dhe më teke të Europës.Ne jemi një parti e cila i dha Shqipërisë ëndrrën më të bukur të rilindasve tanë, që i dha forcën shqiptarëve të kapërcenin 45 vite shtypje.Kjo ëndërr u artikulua nga studentët liberatorë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëria në Europë.Kjo ishte epoka që hapëm me themelimin e Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri.
Tag: narkoshteti
-

“Narkoshteti po shembet…”/ Berisha premton: Protesta të fuqishme kombëtare, për fitoren e merituar
-

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i pranishëm në punimet e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU) në Uashington, ka reaguar pas miratimit me unanimitet të rezolutës që dënon narkoshtetin e Edi Ramës dhe i jep mbështetje opozitës shqiptar.
Këlliçi shkruan se, Narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama merr goditjen e rradhës, këtë herë direkt nga zemra e botës perëndimore, nga Uashington DC.
Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi:
Narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama merr goditjen e rradhës, këtë herë direkt nga zemra e botës perëndimore, nga Uashington DC.
Në forumin vjetor të IDU (International Democracy Union), Aleancës Globale të Qendrës së Djathtë, organizatë ku bën pjesë dhe Partia Republikane Amerikane, Konservatorët Britanikë, Kristian Demokratët Gjermanë të CDU, etj., Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Republikane paraqitën një rezolutë mbi Shqipërinë e cila u miratua unanimisht nga të gjithë forcat politike prezente në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate botërore.
Në diskutimet mbi këtë rezolutë u ngritën shqtësime serioze për gjendjen e demokracisë, rënien e shtetit ligjor, krijimin e një narko ekonomie dhe mungesës së sigurisë në Shqipëri.
Rezoluta e miratuar ka në themel këto çështje:
1. Rrëshqitje Demokratike: IDU nënvizon shkelje sistemike gjatë zgjedhjeve, përfshirë blerjen e votës, intimidimin dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Mbi 4,500+ aktivitete shtetërore janë përdorur për fushatë për të cilat askush nuk mban asnjë përgjegjësi.
2. Shkrirja Shtet, Parti, Krim: Rezoluta paralajmëron se rrjete kriminale kanë ndikuar listat e kandidatëve dhe proceset politike në Elbasan, Durrës dhe Vorë, duke cënuar integritetin demokratik.
3. Kapja Politike e Drejtësisë: IDU shpreh shqetësim të thellë për hetime të bllokuara, vendime të injoruara nga Gjykata Kushtetuese dhe kontroll në rritje të ekzekutivit mbi prokurorinë, gjyqësorin, median dhe institucionet rregullatore.
4. Përndjekje Selektive e Opozitës: Rezoluta dënon ndjekjet penale me motive politike ndaj disa figurave të opozitës, përfshirë kreun e PD Sali Berisha, kreun e PR Fatmir Mediu dhe kreun e PL Ilir Meta.
5. Shqipëria si Rrezik Narko Shteti: IDU thekson se Shqipëria mbetet një qendër rajonale për trafik droge dhe pastrim parash, një kërcënim për sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së.
6. Thirrje për BE-në, SHBA dhe Këshillin e Europës: Rezoluta kërkon kushte strikte meritokracie për rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe propozon krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar të pavarur për monitorimin e zgjedhjeve, drejtësisë dhe medias.
7. Sanksione të Synuara: IDU kërkon sanksione të synuara ndaj zyrtarëve të lidhur me korrupsion, krimin e organizuar dhe ndjekjen politike në vend.
8. Rreziku i një Regjimi Narko Autoritar: Rezoluta paralajmëron se Shqipëria rrezikon të fundoset në një regjim narko autoritar nëse nuk ndërmerren reforma imediate.
9. Mbështetje për Demokratët dhe Opozitarët Shqiptarë: IDU u bën thirrje anëtarëve të saj të mbeten vigjilentë dhe të mbështesin ata që luftojnë për liri, pluralizëm dhe vlera evropiane në Shqipëri.
Sëbashku me ekipin e përfaqësuar në këtë forum, Albana Vokshi dhe Nikola Kedhi nga PD si dhe kolegët nga PR, Fatmir Mediu, Sention Zotaj dhe Arben Braçe, patëm mundësinë të ngremë këto çështje themelore me të gjithë miqtë tanë në SHBA dhe zyrtarë e përfaqësues të tjerë nga Europa dhe mbarë bota. -

Berisha: Narkoshteti shkak i lindshmërisë që kemi patur 100 vite më parë. Me këtë ritëm, shkojmë drejt asgjësimit kombëtar
Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se Shqipëria po përballet me pasoja dramatike për shkak të narkoshtetit të ndërtuar nga Edi Rama, duke theksuar se vendi është kthyer një shekull pas në treguesit demografikë dhe se ritmet aktuale po e çojnë kombin drejt asgjësimit.
Berisha nënvizoi se denoncimi i këtij regjimi, që sipas tij ka shndërruar Shqipërinë në modelin e vetëm të narkoshtetit në Europë, është detyrim kombëtar dhe prioritet i Partisë Demokratike.
Ai theksoi se eksodi masiv, rrokullisja demografike dhe niveli më i ulët i lindshmërinë në botë janë pasojë direkte e qeverisjes Rama, duke paralajmëruar se, me këtë situatë, vendi po boshatiset me një shpejtësi alarmante. Berisha deklaroi se PD do të vijojë denoncimin e kësaj “të keqeje historike”, duke e cilësuar narkoshtetin një armik më të egër se çdo pushtues që ka kaluar në historinë e kombit.
Pjesë nga deklarata:
Mirëdita!
Të dashur qytetar dhe qytetare, të gjithë ju që ndiqni në rrjetet e mia sociale këtë bisedë të hapur.
Së pari dua të ju përshëndes përzemërsisht dhe shkurtimisht, të paraqes para jush zhvillimet më kryesore.
Gjatë kësaj periudhe PD arriti të miratojë në Internacionalen Demokrate të Qendrës, organizatën më të madhe dhe më të vjetër të partive të qendrës së djathtë në botë CDI, rezolutën që dënon dhe denoncon me forcën më të madhe Shqipërinë e Edi Ramës si shtetin e farsës elektorale, si shtetin që shtyp pluralizmin dhe opozitën, si narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, si një narkoregjim kleptokratik që vjedh qytetarët e vet.
E konsideroj këtë një arritje shumë të madhe, sepse denoncimi i të keqes që ka ngërthyer vendin, shndërrimi i saj në një problem ndërkombëtar, është padiskutim një detyrim dhe një arritje e madhe për PD.
Në tërë historinë tonë ne kemi patur armiq të të gjitha llojeve, pushtues të shumë kombeve, por theksoj se sot në rrafshin e materies kombëtare, narkoshteti dhe droga, provohen armiqtë tanë më të egër në histori.
Kjo sepse në tërë historinë tonë kombëtare nuk është regjistruar kurrë një periudhë në të cilën në një afat kohor 10 vjeçar të jenë larguar nga Shqipëria rreth 45% e popullatës.
Nuk është regjistruar ndonjëherë në histori që në një hark kohor të shkurtër, Shqipëria të rrokulliset 100 vite mbrapa në treguesit ekzistencial të saj, treguesit demografik.
Sot për shkak të këtij narkoshteti dhe spastrimit që u bënë shqiptarëve nga vendi i tyre, ne sipas OKB-së kemi lindshmërinë që kemi patur 100 vite më parë dhe kemi lindshmërinë më të ulët në botë.
Nga viti 2018 në Shqipëri dominojnë thellësisht vdekjet më shumë se lindjet.
Ndërkohë me këtë ritëm, me këto tempe ne ecim të sigurtë drejt asgjësimit tonë kombëtar, drejt boshatisjes së këtij vendi.
Ndaj dhe jemi të përqendruar në të gjithë mundësitë dhe potencialin tonë, të denoncojmë këtë të keqe të madhe që është e gërshetuar në një me shtetin shqiptar dhe quhet narkoshtet, që është sot për Shqipërinë dhe shqiptarët. -

Berisha: Narkoshteti shqiptar kishte një vend qendror në punimet e CDI në Brazil!
Berisha: Narkoshteti shqiptar kishte një vend qendror në punimet e CDI në Brazil!
Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur per Asamblenë e Përgjithshme të partive të djathta në Brazil, tha se, narkoshteti shqiptar kishte një vend qendror në punimet e CDI-së në Brazil!. Ai tha se, Rezoluta dënoi me forcën më të madhe zhvillimet dramatike në Shqipëri.
“Sot jam para jush për të informuar shqiptarët lidhur me rezultatet e punimeve të asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës në San Paolo të Brazilit, punime në të cilat Shqipëria ishte një nga temat qendrore të organizatës politike të qendrës së djathtë më të madhe në botë, e cila grupon në gjirin e saj rreth 118 parti politike dhe ka të federuara në gjirin e saj organizata të tjera siç është EPP, etj.
Në këtë organizatë, kushtuar gjendjes së demokracisë dhe shtetit ligjor në botë, natyrisht një vend kryesor zinte Ukraina, përpjekjet e kombit ukrainas për t’u çliruar, për të çliruar territoret nga pushtuesi rus dhe dënimi i këtij agresioni nga ana e CDI, solidaritet i plotë me kombin ukrainas.
Venezuela, narkoshteti i rrezikshëm i Amerikës Latine, ishte çështje tjetër madhore dhe rezoluta e miratuar nga CDI bën thirrje për rikthimin, rivendosjen në detyrë të presidentit të zgjedhur të popullit venezuelas, i cili jeton në Spanjë për shkak të grabitjes së zgjedhjeve nga Maduro, ky diktator i narkoshtetit.
Por një vend qendror kishte edhe narkoshteti shqiptar. Presidenti Pastrano, Sekretari i Përgjithshëm Isturiz dhe një seri personalitetesh morën fjalën pas ekspozesë dhe miratimit të rezolutës për Shqipërinë, duke dënuar me forcën më të madhe, shpreh shqetësimin më të madh për zhvillimet dramatike në Shqipëri, konsolidimin e narkoshtetit në drejtimin e Edi Ramës. Lidhjet direkte të Edi Ramës me kartelet më të rrezikshme si të Sinaloas apo kartelet e tjera të Amerikës Latine”, u shpreh Berisha. -

“Rama ka zgjedhur heshtjen”/ Narkoshteti i Ramës, ‘shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi..
Edi Rama pritet të takohet me kryeministren italiane, Giorgia Meloni për të organizuar të pari takim ndërqeveritar mes dy vendeve. Por kjo gjë ka sjellë reagime të ashpra në Itali.
Gazetari italian, Nello Trocchia thotë se Meloni po takohet me drejtuesin e një narkoshteti, të cilit i ka dhënë paratë e taksapaguesve italianë.
Në një editorial në gazetën ‘Domani’, ai thekson se Meloni po hesht për takimin e Arubës, ku drejtuesit e karteleve kriminale u takuan me përfaqësuesit e qeverisë së Edi Ramës. Gazetari nënvizon se takimi i Arubës është konfirmuar nga DIA (Antimafia Italiane).
“Një çështje edhe më e rëndë, nëse merret në konsideratë ajo që ka zbuluar ‘Domani’ lidhur me një takim të konfirmuar nga DIA midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Ishte viti 2019. Një ngjarje, për të cilën Rama ka zgjedhur heshtjen, e cila shkaktoi një stuhi politike dhe mediatike në Shqipëri, por u errësua në Itali.
Kryeministrja e Italisë shprehet me fjalë të mëdha kundër mafies, pastaj zgjedh bashkëbisedues ndërkombëtarë, politikat e të cilëve në përballjen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe infiltrimet gjykohen “jo të përparuara”, thotë përsëri Nicola Gratteri,” shkruan gazetari i njohur. -

Narkoshteti i Ramës/ ‘Shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi u konfirmua nga DIA
Edi Rama pritet të takohet me kryeministren italiane, Giorgia Meloni për të organizuar të pari takim ndërqeveritar mes dy vendeve.
Por kjo gjë ka sjellë reagime të ashpra në Itali.
Gazetari italian, Nello Trocchia thotë se Meloni po takohet me drejtuesin e një narkoshteti, të cilit i ka dhënë paratë e taksapaguesve italianë.
Në një editorial në gazetën ‘Domani’, ai thekson se Meloni po hesht për takimin e Arubës, ku drejtuesit e karteleve kriminale u takuan me përfaqësuesit e qeverisë së Edi Ramës.
Gazetari nënvizon se takimi i Arubës është konfirmuar nga DIA (Antimafia Italiane).
“Një çështje edhe më e rëndë, nëse merret në konsideratë ajo që ka zbuluar ‘Domani’ lidhur me një takim të konfirmuar nga DIA midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Ishte viti 2019. Një ngjarje, për të cilën Rama ka zgjedhur heshtjen, e cila shkaktoi një stuhi politike dhe mediatike në Shqipëri, por u errësua në Itali.
Kryeministrja e Italisë shprehet me fjalë të mëdha kundër mafies, pastaj zgjedh bashkëbisedues ndërkombëtarë, politikat e të cilëve në përballjen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe infiltrimet gjykohen “jo të përparuara”, thotë përsëri Nicola Gratteri,” shkruan gazetari i njohur.
-

“Narkoshteti po shembet”/ Sali Berisha, deklaratë me gazetarët: Kjo është e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë. Berisha deklaroi se PD zhvillon mbledhjen në kuadër të zhvillimeve të jashtëzakonshme.
Kreu i PD u shpreh se narkoshteti po shembet dhe kjo shembje është e pandalshme. Më tej, Berisha thase këto zhvillime po i japin një dimension të ri misionit të PD për shpëtimin e Shqipërisë.
“Ne mblidheni në rrethana të zhvilllimeve të jashtëzakonshme.
Narkoshteti po shembet, kjo është sot e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë. Kjo shembje është e pandalshme. Struktura kriminale që Edi Rama ngriti këta 12 vite në aleancë me kartelet e drogës dhe ekstremin e majtë të udhëhequr nga Soros ka hyrë në një proces desintegrimi.
Këto zhvillime i japin një dimension të ri misionit tonë për shpëtimin e Shqipërisë. Shembja e narkoshtetit është shanc historik për çdo qytetar, për çdo drejtues të forcave politike opozitare”, tha Berisha. -

Berisha: Narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në sallën e gjyqit, ministrja Koçiu lau duart
Kryetari i Partisë Demokratike ka lëshuar akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “narkoshtet” pas ngjarjes tragjike ku një gjykatës u vra brenda sallës së gjyqit.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ai deklaroi se “narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij”, duke e cilësuar aktin si një pasojë direkte e dështimit institucional.
Sipas kreut demokrat, vendimi i qeverisë i datës 8 korrik 2020, i cili anuloi një vendim të mëparshëm të vitit 2010 që ngarkonte Policinë e Shtetit me sigurinë e gjykatave, ka lënë institucionet të pambrojtura.
“Edi Rama e kaloi sigurinë e gjykatave tek Policia e Xhepit,” tha ai, duke akuzuar se mbrojtja e institucioneve të drejtësisë i është dhënë strukturave joformale dhe pa përgjegjësi ligjore.
“Mblidhemi sot pasi narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij. Kur them narkoshteti, natyrisht e kam të qartë që dorasi nuk ishte punonjës i shtetit, por dorasi nuk mund ta kryente kurrë aktin në qoftë se shteti do ishte shtet dhe jo narkoshtet. Kurrë! Salla e gjyqit është e presupozuar të jetë vendi më i sigurt i shtetit për vetë kompleksitetin e proceseve.
Dhe në sallën e gjyqit u shkreh një batare kundër një gjykatësi, sikur të ishte në mes të rrugës. Sikur të ishte në një shesh, në një kafene, por në një institucion shtetëror. Unë dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020, Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të datës 28.4.2010, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.
Pra, pas ndryshimeve, më parë ka qenë garda, por u ngarkua në vitin 2010 me një vendim qeveria, siguria e gjykatave dhe prokurorive mbrohej nga Policia e Shtetit. Edi Rama e kalon këtë siguri nga Policia e Shtetit tek Policia e Xhepit. Merr vendim me datën 8.7.2020 ku ua heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart. Policia nuk ka përgjegjësi, thoshte. Pra, ia dha patronazhistëve, policisë së xhepit, mbrojtjen,” tha Berisha. -

VIDEO/ Samiti qeveri-mafia në Aruba, Boçi: Edhe në vitin 2009 Edi Rama i mblodhi të fortët në Durrës, por nuk i eci plani
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur me ngjarje të rënda që, sipas tij, tregojnë ngritjen e një narkoshteti në Shqipëri.
I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, me moderatorin Arnold Karriqi, Boçi deklaroi se Aruba është vetëm një pjesë e këtij projekti të mirëorganizuar kriminal.
‘Ne kemi nxjerrë vazhdimisht fakte. PD ka denoncuar investigime të ndryshme, shkrime të medieve ndërkombëtare që kanë treguar se kemi një narkoshtet në Shqipëri të ndërtuar në mënyrë të strukturuar, në mënyrë të programuar nga ky kryeministër,’ tha Boçi.
Sipas tij, ngjarja në Aruba i përket vitit 2019 dhe lidhet me një fazë të rëndësishme të ngritjes së këtij narkoshteti, ndërkohë që theksoi se tentativa për ndërtimin e kësaj strukture kriminale ka nisur shumë më herët, që në vitin 2009.
‘Aruba është një pjesë e fazës së ngritjes së këtij narkoshteti, sepse i përket vitit 2019. Për ta lidhur Arubën me një takim tjetër, unë vetë kam denoncuar që në 2009, Rama ka bërë një takim të këtij niveli në plazhin e Durrësit dhe ka kërkuar bashkëpunimin e gjithë të fortëve atëherë, sepse bandat e strukturuara u bënë të tilla në kujdesin e Ramës dhe premtonte ndarje pushteti me ta. Nuk e realizuan dot në 2009 sepse PD ka qenë në zenitin e shkëlqimit të saj edhe qeverisës, por e realizoi në 2013 dhe më pas e çimentoi gjatë këtyre viteve, ku përfshihet edhe takimi i 2019, që duhet qartazi se ka qenë një pikë kthese në bashkëpunimin e karteleve të drogës, bandave të narkotrafikut me qeverinë shqiptare, duke realizuar atë simbiozën e politikës me krimin e organizuar,’ deklaroi deputeti demokrat.
Më tej, Boçi tha se ky ka qenë projekt i menduar dhe i strukturuar nga Rama që në fazat e para të angazhimit të tij në politikë.
‘Duhet thënë që, ky ka qenë projekti i Ramës dhe madje dhe në filozofinë e tij, edhe para se të merrte pushtetin, ai mbronte teorinë se, shtete zhvillohen në mënyrën se si është ndërtuar Nju Jorku apo Florida, pra me ato paratë që injektohen nga trafiqet, krimi i organizuar, paraja e pistë dhe jo nga ritmet normale të zhvillimit ekonomik,’ tha deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në SYRI TV.
-

Këlliçi: Karteli Soros dhe narkoshteti i Ramës do të rrëzohen me çdo kusht!
Pas konstituimit të Parlamentit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të një reagimi në Facebook, shkruan se karteli Soros i ngritur në Shqipëri dhe narkoshteti i Edi Ramës do të rrëzohen me çdo kusht nga demokratët.
‘Pas farsës elektorale të 11 majit dhe rezultatit deformues për shoqërinë tonë, rikthehem në atë që do duhej të ishte tempulli i demokracisë, por që për fatkeqësinë e Shqipërisë është shndërruar në kopshtin personal të autokratit Edi Rama.’
Pas konstituimit të Parlamentit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të një reagimi në Facebook, shkruan se karteli Soros i ngritur në Shqipëri dhe narkoshteti i Edi Ramës do të rrëzohen me çdo kusht nga demokratët.
“Pas farsës elektorale të 11 majit dhe rezultatit deformues për shoqërinë tonë, rikthehem në atë që do duhej të ishte tempulli i demokracisë, por që për fatkeqësinë e Shqipërisë është shndërruar në kopshtin personal të autokratit Edi Rama”, thekson ai.
PostimiPas farsës elektorale të 11 majit dhe rezultatit deformues për shoqërinë tonë, rikthehem në atë që do duhej të ishte tempulli i demokracisë, por që për fatkeqësinë e Shqipërisë është shndërruar në kopshtin personal të autokratit Edi Rama.
Pavarësisht të gjithave, është detyrë e Partisë Demokratike dhe e jona si deputetë të mbajmë fokusin tek shqiptarët, tek shqetësimet e qytetarëve dhe opozitarëve të Tiranës që na dhanë votëbesimin, në një klimë të paprecedentë të presionit politik.
Mirënjohje pafund qytetarëve të Tiranës, e në veçanti banorëve të Njësive Administrative nr.2, nr.5, nr.9 dhe Vaqarrit, Pezës e Ndroqit, për rrugëtimin dhe betejën tonë të përbashkët, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Ju garantoj se votëbesimi juaj nuk do të shkojë dëm. Personalisht kam dhënë prova për këtë!
Çdo demokrat dhe njeri i arsyeshëm sot është i vetëdijshëm për gropën e madhe demografike dhe dramën familjare të shpopullimit, për rrënimin e ekonomive familjare, për vështirësitë e të rinjve për të ndërtuar një jetë dinjitoze në shtëpinë e tyre.
Në të njëjtën kohë është në sytë e të gjithëve ne emëruesi i përbashkët dhe rrënja e problemeve ekonomike, sociale dhe krizës së përfaqësimit. Problemi është qeveria e Ramës, e cila legjitimohet nga një kartel ndërkombëtar i influencave të paligjshme politike, me axhenda që nuk përputhen më aspiratat, dëshirat dhe nevojat e shqiptarëve të thjeshtë. Karteli Soros dhe Narkoshteti i Ramës, do të rrëzohen me çdo kusht!
Ka një rrugë për të dalë nga kjo fatkeqësi. Është rikthimi tek njerëzit e thjeshtë, tek vlerat njerëzore të pandryshueshme dhe shpirti i madh i një populli kaq të nëpërkëmbur.
Me besimin dhe mbështetjen e tyre mund të përballemi në çdo front me keqqeverisjen dhe autokracinë, nga liritë individuale të shtypura tek lufta ndaj korrupsionit të pandalshëm dhe mbajtjes së pamëshirshme në varfëri të shtresave të gjera të shoqërisë, me qëllim mpakjen e vendit tonë.
Me këtë fatkeqësi politike mund të përballemi dhe ta mposhtim, me dëshirën e mirë, qëndresën dhe mbështetjen nga çdo shqiptar i ndershëm e vullnetmirë.