Tag: napolin

  • VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

    VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

    Napoli mundi 2-1 Juventusin në supersfidën e Serie A. Në pjesën e parë, napoletanët realizuan me Hojlund, pas 7 minutash lojë.
    Yildiz mendoi për të barazuar shifrat, çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë.

    Ekipi i Contes iu fal Hojlundit, me këtë të fundit që kompletoi dopietën dhe i dhuroi fitoren Napolit.
    Napoli kryeson tabelën, ndërsa Juvja është në vendin e shtatë.

  • Ngec rinovimi i kontratës së Rrahmanit me Napolin, dy klube turke monitorojnë situatën

    Ngec rinovimi i kontratës së Rrahmanit me Napolin, dy klube turke monitorojnë situatën

    Amir Rrahmani pësoi lëndim muskulor sa ishte me Kosovën në ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës në muajin shtator dhe mbeti jashtë fushës për kohë të gjatë. Por, kapiteni i Kosovës është kthyer në qendër të mbrojtjes te Napoli dhe ka shfaqur nivel të lartë të lojës. Më së miri e tregon paraqitja në fitoren 2:0 ndaj Karabagut në Ligën e Kampionëve. “Paraqitja e tij ishte e mrekullueshme dhe ishte pikë kyçe në mbrojtje, e udhëhoqi ekipin dhe dhuroi paraqitje të nivelit të lartë”, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të premten.
    Kualiteti i tij është vështirë të lihet anash dhe kjo ka rënë në sy të dy gjigantëve të futbollit turk. Qendërmbrojtësi 31-vjeçar tani kërkohet nga Beshiktashi dhe Fenerbahçe, ka bërë të ditur “Corriere dello Sport”. Ai është në kulmin e karrierës dhe është prej mbrojtësve më të mirë në treg, ka shkruar tutje mediumi italian. Negociatat për vazhdimin e kontratës me Napolin deri në vitin 2028 kanë ngecur dhe turqit synojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë. Rrahmani, që ka 66 paraqitje e shtatë gola me Kosovën, ka luajtur vetëm në shtatë ndeshje të edicionit aktual me Napolin. Ndërkohë, sulmuesi Andi Zeqiri e ka shënuar golin e parë këtë edicion në elitën e futbollit polak.
    Zeqiri luan për skuadrën e Vidzev Lodzit. Ky ekip të premten mbrëma e mposhti skuadrën Piast Glivice me rezultatin, 2:0 në kuadër të xhiros së 17-të. Zeqiri shënoi për 2:0 në minutën e 54-t. Ai u paraqit deri në minutën e 83-të. Bashkëlojtarët e Zeqirit te Lodzi, Juljan Shehu, e kompletoi ndeshjen, kurse Lindon Selahi, u zëvendësua në minutën e 71-të për shkak të një lëndimi. Dion Gallapeni mungoi për shkak të suspendimit. 26-vjeçari Zeqiri te Lodzi u transferua në verë nga Genku për 2 milionë euro. Me Lodzin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

  • De Bruyne nderon Napolin në pjesën e parë ndaj Interit, por mesfushori belg është i pafat… (video)

    De Bruyne nderon Napolin në pjesën e parë ndaj Interit, por mesfushori belg është i pafat… (video)

    25 Tetor 2025

    18:48

    Telesport

    Napoli po fiton 1-0 ndaj Interit në pjesën e parë, në supersfidën e javës së tetë e cila po luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
    Momenti kryesor i 45 minutave të para ishte në minutën e 30-të, ku pati një kontakt në zonë fillimisht mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzo-s dhe më pas një ndërhyrje rrëshqitëse nga Acerbi, ndaj kapitenit të Napolit. Arbitri dha penallti, e cila konfirmohet edhe nga VAR.
    Kevin De Bruyne tregohet i saktë nga 11 metrat dhe kalon Napolin në avantazh. Pak minuta më pas, De Bruyne është i pafat pasi lë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Edhe tek Inter, Mkhitaryan u largua për shkak dëmtimi. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napoli-n.
    SHIKOGOLIN

  • PSV turpëron Napolin, disfatë historike në Champions, shpërthen Conte

    PSV turpëron Napolin, disfatë historike në Champions, shpërthen Conte

    Napoli pëson një disfatë të rëndë, historike ndaj PSV, një humbje 6-2 që trondit ekipin e Conte-s. Kjo ishte hera e parë në histori, në turnet Evropian, që Napoli pëson 6 gola, kishte që nga viti 1997 që nuk pësonte 6 gola në një ndeshje të vetme edhe në Serie A. Kjo ishte humbje e dytë radhazi për blutë që ndez alarmin përpara sfidës me Inter.
    Në fakt, Napoli krijoi iluzionin se mund të bënte mirë në transfertën holandeze pasi ishin të parët që kaluan në avantazh me McTominay, ku në zonë me një goditje të bukur me kokë skocezi tundi rrjetën. Festa nuk zgjati shumë për ekipin e Contes pasi në minutën e 35-të, holandezët vendosën baraspeshën fal një autogoli spektakolar nga Boungiorno, ndërsa 3 minuta më pas PSV përmbysi shifrat.

    Holandezët e nisën “zjarr” fraksionin e dytë ku Dennis Man me një “dopietë” golash dërgoi shifrat në 4-1. Napoli mbeti me dhjetë lojtarë, por McTominay ngushtoi shifrat në 4-2 në minutën e 86-të, por vetëm kaq pasi vendasit realizuan edhe dy gola të tjera brenda kohës së rregullt duke turpëruar Napolin, një humbje shumë e rëndë që vendos Conten në vështirësi në këtë fillim faze në Champions me vetëm 3 pikë në 3 ndeshje.
    Napoli nuk njihej në fushë, por në konferencë për shtyp Conte shpërtheu duke hedhur akuza në distancë: “Ka shumë zhgënjim, e kam thënë gjithnjë, nëse dëshirojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme duhet të rigjejmë shpirtin që kishim një vit më parë, të mos vendosim objektiva personal përpara Napolit”, u shpreh Conte.
    ()
    © BalkanWeb

  • Lukaku përshpejton dhe cakton datën e rikthimit; kundër Milanit në Superkupë

    Lukaku përshpejton dhe cakton datën e rikthimit; kundër Milanit në Superkupë

    16 Tetor 2025

    11:52

    Alfred Lleshi

    Romelu Lukaku vazhdon të mungojë për Napolin që nga 14 gushti, kur u lëndua në muskulin e femurit të majtë, gjatë miqësores kundër Olympiacos, ndeshja e fundit përpara startit të kampionatit. Prej atëherë kanë kaluar 63 ditë, ndërsa sulmuesi belg po vijon rikuperimin mes pishinës dhe palestrës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Lukaku pritet të kthehet në Itali më 15 nëntor, pastaj stafi mjekësor i Napolit do t’i përshkruajë program të detajuar rikuperimi.
    Data e rikthimit të tij në fushë është caktuar tashmë; 18 dhjetor 2025. Napoli do të përballet me Milanin në gjysmëfinalen e Superkupës Italiane, ku Lukaku ëndërron rikthimin madhështor. Kundër kuqezinjve, ai ka bilanc të shkëlqyer: 14 ndeshje, 11 fitore, 7 gola dhe 2 asistime. Nga pikëpamja ligjore, Napoli mund ta regjistrojë në listën e lojtarëve kur të dëshirojë.
    Ndërkohë, nga Belgjika, Lukaku ndjek Napolin dhe zëvendësuesin e tij, Rasmus Hojlund, i cili po shfaqet me gola për të mbuluar mungesën e tij. Trajneri Conte mezi pret ta ketë përsëri në dispozicion sulmuesin belg për momentet kyçe të ndeshjeve.

  • Kapiteni “tradhton” Napolin, por e shpëton nga goli i sigurt (video)

    Kapiteni “tradhton” Napolin, por e shpëton nga goli i sigurt (video)

    18 Shtator 2025

    21:28

    Telesport

    Minutat e para kanë qenë mjaft të zjarrta në “Etihad Stadium”, aty ku Manchester City po përballet me Napolin. Pas 22 minutash lojë, italianët e gjejnë veten me një lojtar më pak.
    Kapiteni, Giovanni Di Lorenzo, pengoi Erling Haaland në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 20-të. Arbitri pasi pa edhe vetë pmajet në ekran, ndëshkoi me karton të kuq Di Lorenzo-n. Kapiteni lë ekipin e tij me 10 lojtarë, por ama i shpëtoi nga një gol që ishte i sigurt.
    Në atë pozicion, një sulmues si Erling Haaland kurrësesi nuk mund ta humbte si rast, ndaj do ishte gol i pastër. Di Lorenzo mendoi të rrezikonte dhe në fund pagoi koston, që ishte kartoni i kuq. Minuta të vështira e presin Napolin tani…
    SHIKOVIDEON

  • “Krenar që jam këtu, City zgjedhje zemre”, Donnarumma para Champions: Respekt për Napolin!

    “Krenar që jam këtu, City zgjedhje zemre”, Donnarumma para Champions: Respekt për Napolin!

    Gianluigi Donnarumma zgjodhi të transferohej te Manchester City, ndërsa këtë mesjavë, portieri i njohur, debuton në Champions, ndaj një kundërshtari si Napoli.
    “Falënderoj trajnerin, për mua është një nder dhe krenari të jem këtu dhe ta kem atë si trajner. Është historia e futbollit, kështu që jam vërtet i emocionuar që jam këtu.

    “Suksesi në Europë? Patjetër, është një nga objektivat që kemi. Duhet të ëndërrojmë gjithmonë për gjëra të mëdha, por ta bëjmë me përulësi. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.
    “Nesër do të jetë e vështirë, ndeshja e parë në Champions është gjithmonë më e ndërlikuara. Ne e bëjmë këtë me një ekip të madh kundër një ekipi të madh.
    “E njoh shumë mirë Napolin, qytetin dhe trajnerin. Disa nga shokët e mi të ekipit kombëtar janë atje, kështu që e di që është një ekip i shkëlqyer kundër të cilit po luajmë”- tha ai në konferencë.
    © BalkanWeb

  • Conte-Guardiola, përplasje midis “kumbarëve” të Mazzone. Djali i tij: Ja cilin do të kishte mbështetur babai

    Conte-Guardiola, përplasje midis “kumbarëve” të Mazzone. Djali i tij: Ja cilin do të kishte mbështetur babai

    16 Shtator 2025

    11:46

    Alfred Lleshi

    Ndeshja e madhe e Champions League mes Manchester City dhe Napolit do të vërë përballë dy trajnerë të lidhur me të njëjtin mentor; Carlo Mazzone. Djali i tij, Massimo, tha se po të ishte gjallë, babai do të mbështeste Napolin: “Kur kishte derbi mes ekipeve të tij të mëparshme, ose lojtarëve të tij, donte që të fitonin të dy. Ai ishte shumë i lidhur me Conte dhe Guardiola, por duke qenë një ekip që e kishte drejtuar më parë, do të bënte tifo për Napolin”.
    Massimo shtoi se Napoli ishte një nga qytetet e preferuara të babait: “Ai kishte pendesë që nuk e kishte drejtuar plotësisht Napolin, iku pas 4 ndeshjeve, por gjithmonë mbeti në zemrën e tij. Edhe ai mbeti në zemrën e napolitanëve”.
    Familja e Mazzone ka krijuar një çmim në nder të tij, që iu dha Guardiolës më 2024 dhe Contes më 2025. Massimo rrëfen një anekdotë me Pep: “Guardiola e ftoi babanë në finalen e Champions-it në Romë. Ai donte të rrinte me familjen, por Pep i tha: ‘Mister, nëse e di që je ti në tribunë, pas meje, unë fitoj’. Kështu ai u bind dhe ndoqi fitoren e Barcelonës ndaj Manchester United”.

  • “Luftë” me Napolin, Hojlund dëshirohet nga Tare, sot ose nesër për …firmën

    “Luftë” me Napolin, Hojlund dëshirohet nga Tare, sot ose nesër për …firmën

    Të gjithë po flasin me superlativa për drejtorin sportiv të Milanit Igli Tare. Edhe pse dy javë më parë pati një përplasje të tij me Ibran dhe të tjerë në klub për një negociatë të një lojtari të ri të huazuar te Katanzaro (Matia Liberali), sërish tonet janë ulur dhe shqiptari po punon me ritëm fantastik.

    Tani radha e një tjetër lëvizje të nivelit të lartë. Starti kampionatit ndaj Kremonezes në fundjavë por dhe dëmtimet në skuadër (i fundit Rafael Leao) e ka shtyrë klubin të shohë pistën Hojlund

    Ndaj, Tare duhet të kalojë Napolin i cili këmbëngul për danezin në vend të lukakut të dëmtuar (deri në janar jashtë). Zgjidhja qëndron në formulën për mbylljen e marrëveshjes me Mançester Junajtid dhe bindjen e danezit, i cili dëshiron siguri për të ardhmen e tij afatgjatë, për t’u bashkuar me Milanin.

    Negociatat kanë arritur në një pikë kthese, pasi priten kontakte të reja midis dy klubeve, por edhe me agjentët e lojtarit. Sigurisht një marrëveshje mund të arrihet në bazë të një kredie me detyrim blerjeje për 40 milionë euro, një shifër që ‘Djajtë e Kuq’ po kërkojnë për shkak të kufizimeve buxhetore. Milani është me nxitim dhe dëshiron të mbyllë aferën për të afruar shpejt në ‘San Siro’ 22 vjeçarin Rasmus Hojlund. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Kam po aq tituj sa Maradona”, Rrahmani tregon si e bindi Napolin: Më telefonuan pas 3 ndeshjeve në Serinë A

    “Kam po aq tituj sa Maradona”, Rrahmani tregon si e bindi Napolin: Më telefonuan pas 3 ndeshjeve në Serinë A

    Amir Rrahmani ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e Napolit. Mbrojtësi shqiptar ka fituar dy tituj kampion me fanellën e kaltër, po aq sa edhe legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona. Kapiteni Kosovës ka rrëfyer në konferencë për shtyp se cilat momente i kanë mbetur në zemër nga suksesi me Napolin. Ai gjithashtu ka kujtuar kohën kur ish-drejtori sportiv i napoletanëve, Xhuntoli, e kërkoi në skuadër që pas tre ndeshjeve të tij të para në Serinë A.
    “Dy çastet që i mbaj në zemër nga dy titujt e fituar me Napolin? Në 2023-shin padyshim që më kujtohet kur ishim shumë përpara në renditje, por ishte hera e parë që ishim afër fitimit të një titulli. Ishim 15 pikë përpara dhe ende kishim frikë se mund ta humbisnim.
    Për titullin e dytë, ndeshja kundër Parmës ishte dramatike. Më pas ajo kundër Kaljarit dhe në fund triumfi. Dikush më tha se kisha fituar 2 tituj kampionë si Maradona dhe kjo është diçka e veçantë. Si fëmijë ëndërroja Premier Ligën. Për mua ishte liga më e mirë në botë. Por tani jam këtu dhe jam i përqendruar te Napoli.
    Transferimi te Napoli? Unë sapo kisha ardhur te Verona. Pas dy apo tre ndeshjesh, Xhuntoli telefonoi menaxherin tim dhe i tha që më donte. Ai e kishte vendosur që atëherë për të firmosur me mua. Nuk mund ta besoja dhe në janar u konfirmua”, është shprehur Amir Rrahmani./Sport Ekspres/