Tag: napoli

  • Napoli tenton një “djall të kuq” për mesfushën, huazim pa detyrim blerjeje

    Napoli tenton një “djall të kuq” për mesfushën, huazim pa detyrim blerjeje

    30 Tetor 2025

    14:45

    Alfred Lleshi

    Napoli po planifikon lëvizje në merkaton e janarit për të forcuar mesfushën, pas dëmtimit të rëndë të Kevin De Bruyne (do mungojë deri në shkurt) dhe largimit të mundshëm të Anguissa për Kupën e Afrikës. Sipas “Corriere dello Sport”, objektivi kryesor është Kobbie Mainoo i Manchester United, një lojtar që Napoli e kishte ndjekur edhe verën e kaluar.
    Klubi axurr synon një huazim të pastër, pa detyrim blerjeje, duke përfituar nga fakti që Mainoo nuk llogaritet si “over” në listën e UEFA-s, çka e bën alternativë të vlefshme për të tashmen dhe të ardhmen.
    Megjithatë, edhe pse është një përforcim me perspektivë, Mainoo mund të mos ketë menjëherë fuqinë fizike dhe përvojën për ta zëvendësuar plotësisht Anguissa në rast largimi për angazhimet e kombëtares së tij.
     
     

  • E vështirë, por jo e pamundur… Barcelona kërkon futbollistin më të mirë të Napolit

    E vështirë, por jo e pamundur… Barcelona kërkon futbollistin më të mirë të Napolit

    29 Tetor 2025

    18:26

    Telesport

    Scott McTominay ka rilindur pas transferimit nga Manchester United te Napoli. Mesfushori portugez ishte një nga protagonistët kryesor në suksesin e Napolit gjatë sezonit të kaluar, ku fitoi titullin në Serie A.
    Edhe këtë sezon, McTominay duket në formë të mirë, gjë që ka ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha. Mediet spanjolle raportojnë se skocezi ka përfunduar në radarin e Barcelonës.
    Klubi katalanas e ka vendosur si prioritet transferimin e McTominay gjatë verës së ardhshme. Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë. Napoli mund të heq dorë prej mesfushorit skocez për shifrën 80 milionë euro.
    Një shifër e vështirë për t’u përballuar nga financat aktuale të Barcelonës, por situata mund të ndryshojë deri në verë.

  • Napoli “blindon” kreun, Konte shpërthen pas Leçes: “Nuk jemi budallenj!”

    Napoli “blindon” kreun, Konte shpërthen pas Leçes: “Nuk jemi budallenj!”

    Napoli fitoi 1-0 ndaj Leçe-s dhe kryeson i vetëm Serie A, por trajneri Antonio Konte nuk u shfaq i kënaqur me lojën e skuadrës.
    “Po përballemi me mungesa të rëndësishme si De Brojne, Lukaku e Meret. Disa flasin shumë, por ndonjëherë duhet të heshtin dhe të kuptojnë kush sheh më larg,” tha ai pas ndeshjes për mediat italiane.
    Konte pranoi se skuadra rrezikoi në pjesën e dytë pas penalltisë së shpërdoruar nga Kamarda: “Ndeshje të tilla duhen menaxhuar me mend, jo vetëm me zemër. Këtu duhet të udhëheqë arsyeja.”
    Në konferencën për shtyp, tekniku shpërtheu: “Ka nga ata që flasin e më pas ikin. Më vjen keq për De Brojne, por është qesharake të thuhet se dëmtimi i tij na bënë që të përfitojmë. Shpresoj që ankesat e disa presidentëve të mos ndikojnë te arbitrat. Ne jemi të qetë, por jo budallenj.”
    Fitorja ndaj Leçe-s i jep Napolit kryesimin e përkohshëm, ndërsa Konte kërkon vazhdimësi për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit.

  • VIDEO/ Napoli vuan në Serie A, por kalon pengesën e Lecces

    VIDEO/ Napoli vuan në Serie A, por kalon pengesën e Lecces

    Napoli vuan por ia del ndaj Lecces. Kampionët e Italisë fituan 0-1, në ndeshjen e luajtur në Stadio Via del Mare (Lecce).
    Vendasit patën shansin e artë për të zhbllokuan ndeshjen me Camardan, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

    Goli i Anguissës i dhuroi 3 pikë Napolit, me skuadrën e Contes që kryeson Serie A me 21 pikë të grumbulluara. Këtë të martë luhet edhe Atalanta-Milan.
     

  • Lecce ndëshkohet nga ligji i pashkruar i futbollit… Napoli-t i mjafton 1 gol për tre pikët (video)

    Lecce ndëshkohet nga ligji i pashkruar i futbollit… Napoli-t i mjafton 1 gol për tre pikët (video)

    28 Tetor 2025

    20:23

    Telesport

    Napoli ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Lecce-s, në ndeshjen hapëse të javës së 9-të në Serie A. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola.
    Në fillim të pjesës së dytë, Lecce pati shansin e artë për të kaluar në avantazh. Juan Jesus prek topin me dorë brenda zonës, penallti për Lecce-n. Godet Francesco Camarda, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri i Napoli-t, Milinkovic-Savic.
    Po nuk shënove, do të pësosh, ky është ligji i pashkruar i futbollit… Në minutën e 69-të, Zambo Anguissa shënon me kokë dhe kalon Napolin në avantazh, pas krosimit nga goditja e dënimit nga David Neres. Napoli fiton 0-1 dhe kryeson me 21 pikë renditjen.
    Dy mesfushorët e Shqipërisë, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani ishin titullarë në takimin e sotëm.
    SHIKOGOLIN
     

  • Ramandani në pushim të Leçe- Napoli: Mbrohemi mri, në sulm çalojmë

    Ramandani në pushim të Leçe- Napoli: Mbrohemi mri, në sulm çalojmë

    Napoli rikthehet në krye të Serie A me 21 pikë. Skuadar e Kontes kaloi 0-1 Leçen e dy shqiptarëve Ylber Ramadani e Medon Berisha. Po sot për xhiron e nëntë të Serie A Atalanta- Milan (20:45).

    Ndërkaq Leçe humbi një penallti në të 56′ me Kamarda-n ndërsa për Napolin shënoi 13 minuta më vonë (69′) Anguisa.

    Ndërkohë mesfushori i kuqezi, Ylber Ramadani, foli për DAZN para pjesës së dytë kundër Napolit: “Ne mbrohemi mirë, luajmë mirë me topin, por duhet të bëjmë më shumë në sulm.”

    Vazhdo leximin

  • “Djajtë e kuq” tradhtojnë Conten, pas Lukakut “thyhet” edhe De Bruyne

    “Djajtë e kuq” tradhtojnë Conten, pas Lukakut “thyhet” edhe De Bruyne

    Triumfi përballë Inter u zbeh jo pak pasi Napoli duhet të bëjë tani llogaritë pa shërbimet e Kevin De Bruyne për të paktën 3-4 muaj. Mesfushori belg sapo goditi penalltinë preku me dorë kofshën e djathtë për të dalë më pas nga fusha e lojës. De Bruryne u rikthye në pankine me paterica duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një dëmtim serioz.
    Për fat të keq, rezonanca magnetike vërtetoi pikërisht atë që stafi mjekësor i druhej me shumë, një tërheqje e shkallës së parë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Me anë të një deklarata për mediat, klubi i Napolit bëri me dije se De Bruyne do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në raste të tilla, dëmtime të ngjashme kërkojnë minimalisht 3-4 muaj rikuperim. De Bruyne nuk ka humbur kohë, por ka udhëtuar menjëherë drejt Belgjikës për t’iu nënshtruar atje ndërhyrjes kirurgjikale, ashtu siç bëri edhe Lukaku.

    Sky Sport shton se tani Napoli duhet të ribëjë edhe një herë llogaritë nga e para. Në rastin e dëmtimit të Lukakut, Napoli ndërhyri në merkato duke afruar Hojlund, por me De Bruyne situata është ndryshe pasi deri në janar Conte duhet të bëjë llogaritë pa regjisorin e ekipit.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • U dëmtua në sfidën ndaj Napoli, trajneri Chivu humbet për një muaj mesfushorin

    U dëmtua në sfidën ndaj Napoli, trajneri Chivu humbet për një muaj mesfushorin

    28 Tetor 2025

    10:09

    Telesport

    Mesfushori armen i Inter, Henrikh Mkhitaryan, i dëmtuar në ndeshjen kundër Napoli, mësohet se ka pësuar një tendosje muskulore në gjysmëtendinozin e kofshës së majtë. Nuk është ende e qartë saktësisht se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave, por ka të ngjarë që ai të jetë jashtë për rreth një muaj.
    “Situata e lojtarit do të vlerësohet përsëri javën tjetër“, thuhet në deklaratën e Inter, duke detajuar gjendjen e lojtarit pas testeve klinike dhe mjekësore të kryera ditën e hënë, pas rikthimit në Milano.
    Kështu, Mkhitaryan do të humbasë ndeshjet kundër Fiorentina, Verona dhe Lazio në Serie A dhe atë ndaj Kairat në Champions League. Kthimi i mundshëm i armenit mund të vijë pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve.
    Klubi zikaltër synon që ta ketë lojtarin në dispozicion për ndeshjen derbi kundër Milan (më 23 nëntor) dhe më pas në sfidën e Champions kundër Atlético Madrid (26 nëntor). Gjithsesi, mungesa e tij është një goditje e rëndë për trajnerin Chivu.

  • Keqkuptimi “foshnjarak” i Contes ndezi polemikat me Marotta dhe Chivu pas Napoli-Inter

    Keqkuptimi “foshnjarak” i Contes ndezi polemikat me Marotta dhe Chivu pas Napoli-Inter

    Mbas tensioneve të shpërthyera pas Napoli-Inter 3-1 fshihet një keqkuptim “foshnjarak”, që çoi në deklaratat e Antonio Conte kundër Marotta dhe Chivu, të cilat i irrituan shumë interistët. Në klub, fjalët e Contes u konsideruan “të rënda”, si për formën, ashtu edhe përmbajtjen. Conte përmendi Cristian Chivu, që më pas u dallua për “fair play”, dhe kritikoi Beppe Marotta: “Një skuadër e madhe duhet të gjejë arsyet e vërteta të një humbjeje dhe jo të fajësojë të tjerët, sepse krijohen alibi për ambientin dhe lojtarët”.
    Marotta, megjithëse kritikoi arbitrimin, kishte nënvizuar meritën e kundërshtarëve: “Goli i penalltisë së Napolit vendosi ndeshjen… Napoli e legjitimoi fitoren në 30 minutat e fundit”. Conte u përgjigj ashpër: “Nuk do ta lejoja kurrë një drejtues, ose president të fliste kështu… Unë gjithmonë jam mbrojtur vetë, nuk kam nevojë për avokat mbrojtës”.
    Sipas “Gazzetta dello Sport”, tensioni lindi nga një keqkuptim. Conte mendonte se Chivu nuk do të deklarohej për mediat, vetëm Marotta do të komentonte para gazetarëve. Ky keqkuptim e shndërroi një mosmarrëveshje të thjeshtë në çështje mediatike, ndërkohë që Chivu më pas foli për ta ulur tensionin, diskutoi vetëm për ndeshjen.

  • Te Napoli në ankth për De Bruyne, mesfushori belg mund të kthehet në fushë vitin tjetër

    Te Napoli në ankth për De Bruyne, mesfushori belg mund të kthehet në fushë vitin tjetër

    27 Tetor 2025

    9:29

    Telesport

    Një qytet i tërë pret sot me ankth verdiktet e analizave mjekësore të mesfushorit belg Kevin de Bruyne. Mesfushori i Napoli u dëmtua menjëherë pasi realizoi golin e parë nga penalltia, duke lënë fushën e lojës (Napoli fitoi 3-1 ndaj Inter).
    Gjithsesi, Kevin De Bruyne mund të ketë një dëmtim serioz në bicepsin femoris në kofshën e djathtë. Një problem i madh, veçanërisht duke pasur parasysh historinë mjekësore të mesfushorit belg.
    Është ajo shenjë që po e frikëson botën e Napolit. Sepse nëse ajo zonë, dhe ndoshta e njëjta shenjë e dëmtimit të vjetër do të prekeshin vërtet, rreziku i një operacioni tjetër do të bëhej praktikisht gjë e sigurt.
    Kjo do ta detyronte Kevin të qëndronte jashtë fushe për një kohë shumë të gjatë. Natyrisht që testet do të thonë të vërtetën, por ekziston një ndjenjë e fortë se viti 2025 mund të ketë mbaruar tashmë për De Bruyne.
    Sytë e tij të përlotur, dalja e tij nga fusha i ndihmuar nga mjekët e Napolit, së pari me barelë dhe pastaj me paterica, janë të gjitha shenja që tregojnë në një drejtim: një pushim të gjatë. Të paktën dy ose tre muaj, përveç nëse është i nevojshëm një operacion tjetër.