Tag: napoli

  • Napoli, zbardhen prapaskenat e krizës dhe 100 milionë eurot që “ngrohin” stolin

    Napoli, zbardhen prapaskenat e krizës dhe 100 milionë eurot që “ngrohin” stolin

    11 Nëntor 2025

    13:03

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes në Eindhoven dhe asaj në Bologna, e pesta në 15 ndeshje, të gjitha jashtë fushe, Antonio Conte ka zbuluar tensionet e brendshme te Napoli. Trajneri ka konfirmuar se pati një debat me “senatorët” e skuadrës pas disfatës me PSV-në dhe para fitores ndaj Interit. Tani, me kthimin nga pushimi (kualifikueset e kombëtareve) dhe grupin e plotë, Conte do të duhet të rindërtojë harmoninë, duke kërkuar që çdo lojtar të marrë përgjegjësitë e veta.
    Problemet lidhen me balancën në grup. Disa lojtarë janë të mbingarkuar fizikisht e psikologjikisht, ndërsa të tjerët ndihen të lënë mënjanë. Futbollistë që kushtojnë mbi 100 milionë euro si Lucca (35 milionë), Beukema (31), Lang (25) dhe Marianucci (9) ishin në stol në Bologna.
    Ndërkohë, forma e Neres është në rënie. Në mungesë të De Bruyne, kampionët axurr kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit, duke shënuar vetëm një gol, nga goditje dënimi. Conte tani duhet të rikthejë ekuilibrin dhe motivimin në një grup që po përjeton tension të brendshëm.

  • Merkatoja e janarit, De Laurentiis ka gati 50 milionë euro për ta ndihmuar Conten

    Merkatoja e janarit, De Laurentiis ka gati 50 milionë euro për ta ndihmuar Conten

    11 Nëntor 2025

    11:36

    Alfred Lleshi

    Napoli po përgatit përpjekjen e madhe në merkaton e janarit për të dalë nga kriza dhe dhënë një mesazh mbështetjeje për Antonio Conte. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur për drejtorin sportiv Manna dhe trajnerin disponueshmërinë e një buxheti prej të paktën 50 milionë eurosh.
    Prioritet kryesor është mbrojtësi i djathtë, ku Di Lorenzo po ndjen lodhjen nga mungesa e alternativave. Synimi është Brooke Norton-Cuffy nga Genoa (rreth 15 milionë euro), me alternativa si Sacha Boey i Bayern Munich.
    Në mesfushë dhe sulm, Napoli do të bëjë të paktën një blerje për të zëvendësuar Anguissa (në Kupën e Afrikës) dhe De Bruyne (jashtë deri në shkurt), me objektiv Arthur Atta të Udinese (rreth 20 milionë euro) dhe monitorim të Morten Frendrup.
    Nuk përjashtohet huazimi surprizë i Federico Chiesa nga Liverpool, që mund ta çojë Conten në formacionin 3-5-2 për Lukakun dhe Hojlund. Sipas klubit, Rrahmani është afër rinovimit 2-vjeçar, ndërsa Anguissa kërkon rritje page. Marianucci mund të largohet, ndërsa Lucca mbetet jashtë merkatos.

  • A ka dhënë Conte dorëheqjen? De Laurentiis “thyen” heshtjen, “shpërthen” në rrjetet sociale

    A ka dhënë Conte dorëheqjen? De Laurentiis “thyen” heshtjen, “shpërthen” në rrjetet sociale

    Në Napoli, ambienti po “zien” pas humbjes kundër Bologna-s, humbja e 5-të sezonale në të gjithë turnet. Që nga dita kur Conte zbarkoi në Napoli, ky është momenti i tij më i vështirë, dhe në të tilla raste, as Conte nuk qëndron pasiv, por “shpërtheu” në konferencë për shtyp, ku ndër të tjera nuk nguroi as të merrte përgjegjësi.
    Mediat raportuan për një situatë të rendë në dhomat e zhveshjes, ndërsa nuk kishte munguar dhe një telefonatë ndërmjet Contes dhe De Laurtentiis, shkuan deri aty se aluduan se Conte kishte paraqitur dorëheqjen.

    Për të zbutur situatën ka menduar bosi i Napolit, i cili në një reagim në rrjetin social X hodhi poshtë këto variante: “Lexoj në përrallën se Conte ka dhënë dorëheqjen. Mes meje dhe Contes ekziston një sintoni speciale, është një nga ato burra që në Napoli pëlqehet shumë. Tifozëve që mund të kenë lexuar budallaqe në rrjetet sociale u them se jam krenar që Napoli dhe unë kemi në krah një si Antonio Conte, një person i aftë të sakrifikojë çdo sekondë të jetës së tij për këtë profesion”, shkroi ndër të tjera De Laurentiis në rrjetet sociale duke i dhënë fund aludimeve në lidhje me të ardhmen e Contes.
    ()

  • Alarm te Napoli, humbja provokon takimin De Laurentis-Mana

    Alarm te Napoli, humbja provokon takimin De Laurentis-Mana

    Trajneri Konte me pushime në Torino, drejtori Mana gjëndët në Romë, presidenti do analizë të dy ndeshjeve të fundit me vetëm një pikë të fituar.

    Humbja e rëndë e pësuar dje kundër Bolonjës (2-0) ka përshpejtuar ritmin te Napoli, duke e transformuar pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare në një periudhë reflektimi të detyruar për drejtuesit e ekipit.

    Siç raportohet nga Sky Sport, Antonio Konte trajneri i Napolit, ka zgjedhur të përdorë ditët e para të pushimit për t’u rikthyer në shtëpi në Torino dhe do të kthehet në Castel Volturno vetëm më vonë. Nuk është planifikuar asnjë konferencë shtypi prej tij.

    Por urgjenca e analizimit të situatës aktuale është parësore. Për këtë arsye, është planifikuar një takim midis presidentit Aurelio De Laurentis dhe drejtorit sportiv Xhovani Mana.

    Për më tepër që trajneri Konte pas ndeshjes së humbur me Bolonjën duke kritikuar futbollistët e tij u shpreh: “Unë nuk i shoqëroj të vdekurit.” Ndërsa pret të shohë se kur do të takohet me Aurelio De Laurentis. Kjo duket se ka trazuar kampion napoletan./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kaos total te Napoli! Përplasje e fortë pas ndeshjes, Conte lëshon ‘bombën’: Disa lojtarë s’kanë…

    Kaos total te Napoli! Përplasje e fortë pas ndeshjes, Conte lëshon ‘bombën’: Disa lojtarë s’kanë…

    Kriza te Napoli duket se është e thellë. Për këtë foli fillimisht fusha e lojës, me Napolin që ndaj Bolognës pësoi humbjen e 5 sezonale e më pas ishte vetë Antonio Conte që e pohoi me deklaratën e fortë pas ndeshjes.

    Trajneri mori përsipër përgjegjësitë e tij, por fjalët e tij ishin edhe një akt akuzë kundrejt një grupi futbollistësh që sipas tij nuk i përgjigjen më me intensitetin e duhur në lojë. ‘Një trajner mund të bëjë gjithçka dhe ka detyrën të hyjë në mendjen dhe zemrën e lojtarëve të tij, gjithnjë nëse kjo zemër është sepse trampiant nuk mund të bëj-ishin fjalët e Contes. Me fjalë të tjera, problemi nuk është vetëm teknik por edhe psikologjik dhe menaxherial
    Ndërkaq, sipas të përditshmes ‘La Repubblica’ pas humbjes me Bolognan, në dhomat e zhveshjes pati një përplasje të fortë në dhomat e zhveshjes dhe mesa duket nuk ishte hera e parë që një gjë e tillë ndodhte. ‘Nuk është alkimia që shërben për të luftuar së bashku e për të kaluar momentet e vështira-shtoi ndër të tjerat Conte që kërkoi menjëherë një takim me drejtuesit e klubit.
    Dhe sipas të përditshmes ‘Il Mattino’, ka pasur një bisedë telefonike mes trajnerit dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, ndërkohë që mes të martës e të mërkurës është parashikuar zhvillimi i një takimi kokë më kokë mes tyrë. Gjithsesi, De Laurentiis i ka shfaqur mbështetjen totale trajnerit, i sigurt se Conte i ka të gjitha armët për të rigjetur identitetin e skuadrës së tij dhe kompaktësinë që e karakterizoi Napolin sezonin e kaluar, por që këtë vit në mënyrë të pabesueshme ka humbur
    A do të mjaftojë? Çdo skenar është i hapur. Takimi mes Contes dhe De Laurentiis do të duhet të përcaktojë rrugën e duhur për të ndryshuar gjërat dhe për të evituar që sezoni të dështojë totaliaht. Por jo vetëm kaq, duhet bindur vetë trajneri që ekzistojnë mjetet për t’ia dalë mbanë në këtë objektiv.

  • Conte: Ky Napoli nuk ka dëshirën dhe energjinë e vjetshme, secili prej nesh duhet të shohë brenda vetes

    Conte: Ky Napoli nuk ka dëshirën dhe energjinë e vjetshme, secili prej nesh duhet të shohë brenda vetes

    Trajneri Antonio Conte është i hidhëruar pas humbjes 2-0 të Napolit në Bolonja. “Ata kishin më shumë energji në gjithçka, por ajo që është zhgënjyese është se ata kishin më shumë dëshirë dhe entuziazëm se ne. Është diçka që duhet të na bëjë të reflektojmë. Kjo është zhgënjyese. Duhet të ketë një energji të ndryshme“, tha Conte.
    Deri më tani këtë sezon, Napoli ka pësuar tashmë pesë humbje, tre prej tyre në Serie A. Një trend që, ndoshta, nuk është i mjaftueshëm për të fituar përsëri: “Jam i shqetësuar, nuk ka shumë për të thënë. Nëse një ekip i etiketuar si protagonisti absolut humbet pesë ndeshje, kjo do të thotë se diçka nuk po shkon mirë”.
    “Nuk duhet të harrojmë se disa sezone më parë, pasi Napoli fitoi titullin përfundoi në vendin e dhjetë. Po vazhdojmë të punojmë, por duhet të pyesim veten a po e bëjmë me entuziazmin e duhur dhe dëshirën e duhur? Energjia ka ndryshuar padyshim. Djemtë e dinë shumë mirë se çfarë mendoj unë, më vjen keq që nuk mund ta ndryshoj këtë energji“, tha Conte.
    “Po flas për zemrën, pasionin, entuziazmin, dëshirën: Këto janë dinamikat jashtë futbollit. Këtë vit, po vuajmë shumë sepse nuk jemi një ekip. Marr përgjegjësi të plotë, por do të jetë e vështirë edhe për trajnerin nëse ai arrin ta ndryshojë këtë. Secili prej nesh duhet të rizbulojë shpirtin, zemrën, vendosmërinë e tij. Nuk dua të jem me dikë që vdes”, shtoi Conte.

  • Napoli humbet në Bologna, dy gola vendosin ndeshjen (VIDEO)

    Napoli humbet në Bologna, dy gola vendosin ndeshjen (VIDEO)

    Napoli mundet 2-0 nga Bologna, në ndeshjen e luajtur në D’All Ara. Në pjesën e parë nuk munguan rastet, por gjithsesi, skuadrat shkuan në barazim në dhomat e zhveshjes.
    Në pjesën e dytë, vendasit kaluan në epërsi me Dallingën. Kampionët e Italisë pësuan edhe golin e dytë, atë të Knock Out-it. Ishte pikërisht Lucumi që i dha qetësinë e duhur skuadrës nga Bologna. Napoli është vendin e dytë, Bologna në vendin e pestë.

     

  • Bologna “spektakël” ndaj Napoli-t, Italiano i jep leksione Conte-s (video)

    Bologna “spektakël” ndaj Napoli-t, Italiano i jep leksione Conte-s (video)

    Bologna ka fituar 2-0 ndaj Napolit në sfidën e luajtur në “Renato Dall’Ara”, e vlefshme për javën e 11-të në Serie A. Fillimisht vendasit e drejtuar nga Vincenzo Italiano u detyruan të bënin dy zëvendësime për shkak dëmtimesh, i pari u largua portieri titullar Lukasz Skorupski, pas vetëm 8 minutash lojë dhe në fillim të pjesës së dytë u largua Jonathan Rowe, po për arsye dëmtimi.
    Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Rezultati u zhbllokua në minutën e 50-të, pas një kombinimi të bukur në zonë mes të sapofuturit Nicolo Cambiaghi dhe Thijs Dallinga, holandezi dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 65-të, ishte mbrojtësi kolumbian Jhon Lucumi, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Emil Holm. Pas kësaj fitoreje, Bologna ngjitet në vendin e 5-të me 21 pikë, Napoli mbetet në vendin e dytë me 22 pikë, por Antonio Conte ka ende shumë punë për të bërë me ekipin e tij, pasi paraqitjet e fundit ka qenë vërtet shumë të dobëta.
    Në sfidën tjetër, Genoa barazoi 2-2 ndaj Firoentinës. Paolo Vanoli e nis me një pikë në krye të klubit vjollcë, pas shkarkimit të Stefano Pioli-t.
    SHIKOGOLAT

  • Asnjë ndeshje si titullar me Manchester United, mesfushori anglez pranë transferimit te Napoli në janar

    Asnjë ndeshje si titullar me Manchester United, mesfushori anglez pranë transferimit te Napoli në janar

    Kampionët e Serie A, Napoli, po përgatiten për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Kobbie Mainoo, në merkaton e janarit. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Sun”.
    20-vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ruben Amorim, pasi ende nuk ka luajtur si titullar në Premier League këtë sezon për United.
    Muajin e kaluar, Amorim pranoi se në janar, disa lojtarë mund të kërkojnë të largohen nga “Old Trafford”, në një përpjekje për të siguruar një vend në skuadrat përkatëse të Kupës së Botës për vendet e tyre.
    Mainoo, i cili luajti si titullar për Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian 2024, ende nuk është grumbulluar nën drejtimin e trajnerit të ri të Anglisë, Thomas Tuchel, për shkak të mungesës së kohës së lojës.
    Nëse Mainoo siguron një transferim në Napoli, ai do të ndjekë lojtarë si Scott McTominay dhe lojtarin e huazuar Rasmus Hojlund, të cilët kanë arritur të ringjallin karrierën e tyre me transferime në Itali.
    Mesfushori, i rritur në i akademinë e United ka një kontratë aktuale që zgjat deri në vitin 2027 qëndrimin e tij në Old Trafford. Megjithatë, klubi ka mundësinë e rinovimit edhe të një viti tjetër.

  • “Napoli dhe Juventusi e humbën intensitetin dhe rrezikshmërinë në pjesën e dytë, ja pse”

    “Napoli dhe Juventusi e humbën intensitetin dhe rrezikshmërinë në pjesën e dytë, ja pse”

    5 Nëntor 2025

    11:07

    Alfred Lleshi

    Dy barazime me përmasa të ngjashme; Juventusi ndaj Sporting 1-1 dhe Napoli ndaj Eintracht Frankfurt 0-0. Fabio Capello komentoi në “Gazzetta dello Sport”: “Një gjë duket se i bashkoi skuadrat e Contes dhe Spallettit, përveç rezultatit; të dyja ranë në intensitet dhe rrezikshmëri në pjesën e dytë.
    Pse? Shpjegimi im është i zakonshëm; në Champions ritmi është tjetër, arbitrat flasin më pak dhe nuk ka kohë për të marrë frymë. Skuadrat italiane nuk janë të mësuara me këtë, ose jo të gjitha, ndaj për këtë vuajnë”.
    Mes elementëve të Juventusit që spikatën është Dusan Vlahovic, i cili dha një impuls “me forcë dhe vendosmëri”, duke shënuar golin e 1-1 pas pritjeve të jashtëzakonshme të Rui Silva.
    Sa i përket Napolit, Capello theksoi mungesën e cilësisë: “Sigurisht ka pak cilësi. Këto janë ndeshjet ku prania ose jo e Kevin De Bruyne bën të gjithë diferencën. Dje Conte nuk e kishte yllin belg”.