Tag: napoli

  • “Milani e nisi për titull dhe tani po lu.fton për një vend në Champions”, Konte pas fitores: Skudeto? Kemi objektiv Europën

    “Milani e nisi për titull dhe tani po lu.fton për një vend në Champions”, Konte pas fitores: Skudeto? Kemi objektiv Europën

    Napoli ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Milanit. Të kaltrit mposhtën kuqezinjtë me shifrat 2-1, duke ruajtur ritmin e Interit në garën për titullin kampion. Antonio Konte nuk e ka fshehur kënaqësinë pas këtij triumfi. Ai gjithashtu ka theksuar për “DAZN”-in pas ndeshjes se objektivi fillestar i skuadrës së tij ishte thjesht sigurimi i pjesëmarrjes në Europë, e madje as arritja në Ligën e Kampionëve.
    “Le të mos harrojmë që Milani është një ekip që e nisi sezonin me ambicie për titullin dhe në janar e përforcuan më tepër skuadrën për të luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve. Napoli e ka nisur këtë kampionat për të shkuar në Europë, as për për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Prandaj me këtë fitore kemi krijuar diferencë me vendin e 5-të dhe gjithashtu po vazhdojmë të jemi në ndjekje të Interit”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/

  • Milani reagon shumë vonë, Napoli merr tre pikët dhe ndjen Interin në garën për titull

    Milani reagon shumë vonë, Napoli merr tre pikët dhe ndjen Interin në garën për titull

    Napoli ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Të kaltrit kanë mposhtur me shifrat 2-1 Milanin. Politani zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të, ndërsa në të 19-n Lukaku dyfishoi shifrat. Në krahun tjetër Milani reagoi shumë vonë.
    Luka Joviçi ngushtoi diferencat në minutën e 84-t, por pa mundur të shmangte humbjen për kuqezinjtë. Këta të fundit gjenden në vendin e 9 në renditje, 5 pikë larg zonës së Kupave të Europës. Ndërkohë Napoli ndjek Interin në garën për titull, duke e parë e ekipin e Inzagit vetëm 2 pikë larg./Sport Ekspres/

  • Vrapuesi sarandiot i 32-ti ndër 6- mijë garues në Napoli

    Vrapuesi sarandiot i 32-ti ndër 6- mijë garues në Napoli

    Nga Thoma Nika
    Vrapuesi sarandiot Alush Çukari është kthyer entuziazt nga Maratona e Napolit.
    Ai thotë se ishte eksperiencë e vlefshme pjesëmarrja e tij në një aktivitet të parë ndërkombëtar, ku ai ishte i vetmi shqiptar ndër më shumë se 6 mijë garues, me fanellën Saranda-Albania.
    Atleti 58 vjeçar i garave të gjata tregon se nga Napoli është kthyer i plotësuar në ambicien e tij, pasi u klasifikua në vendin 32, me një kohë të kënaqshme në garën 21 km dhe për moshën + 55.
    Mundi të renditet në këtë klasifikim, megjithë dëmtimin që mori në këmbën e majtë, të shkaktuar në punën e përditshme në Sarandë, pak ditë para nisjes për Napoli.
    Para atletit pasionant dhe me vullnet të hekurt Alush Çukari është tani një.tjetër sfidë: Maratona e 6 prillit në Firenze, po në Itali, ku ai thotë se nuk do të mungojë.