Tag: napoli

  • 1 gol për 3 pikë! Napoli bën detyrën në Monza dhe barazon Inter-in… përkohësisht (video)

    1 gol për 3 pikë! Napoli bën detyrën në Monza dhe barazon Inter-in… përkohësisht (video)

    19 Prill 2025

    19:51

    Telesport

    Napoli ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në garën për titullin kampion. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Monza-s, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.
    Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 71′ nga McTominay, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit nga Raspadori. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Napoli mjaftohet me një gol por që vlen 3 pikë. SHIKOGOLIN
    Me këtë fitore, Napoli barazon me 71 pikë, Interin në krye, por zikaltrit luajnë nesër në transfertën e vështirë ndaj Bologna-s, ndërsa Monza dihet tashmë që do të luajë në Serie B sezonin e ri.

  • Napolit të Kontes i mjafton një gol në transfertë për të barazuar me pikë Interin në krye të renditjes

    Napolit të Kontes i mjafton një gol në transfertë për të barazuar me pikë Interin në krye të renditjes

    Napoli Antonio Kontes ka fituar 1-0 bë transfertë përballë Monzës në javën e 33-të të Serie A.
    Napoletanët kanë shënuar në pjesën e dytë me anë të McTomina, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 73-të. Mjaftoi një fitore me rezultat minimal që Napoli të ngjittet në kuotën e 71 pikëve po aq sa dhe Interi kryesues por me një ndeshje më pak.
    Zikaltrit do të luajnë në një ndeshje të vështirë në mbrëmjen e së dielës ku do të ndeshen në transfertë me Bolognan.

  • Napoli në Monza, Leçe për t’u rikther te fitorja

    Napoli në Monza, Leçe për t’u rikther te fitorja

    Napoli udhëton sot drejt Monzës për të rrëmbyer tri pikë në betejen me Interin kryesues për titull në Serie A.

    Po sot Leçe- Komo vendimtare për fatet e puljezëve me shqiptarë në skuadër për të qëndruar larg zonës së kuqe.

    Një duel interesat figuron edhe ai i orës 20:45 mes Romës rekordmene me Klaudio Ranierin në stol dhe Veronës.

    Serie A, java e 33-të

    Leçe- Komo 15:00

    Monza- Napoli 18:00

    Roma- Verona 20:45

    Vazhdo leximin

  • Conte: Është merita e Napolit që kampionati italian është ende i hapur

    Conte: Është merita e Napolit që kampionati italian është ende i hapur

    18 Prill 2025

    10:31

    Telesport

    Napoli përgatitet për një ndeshje delikate në fushën e Monza këtë fundjavë, me shpresën që të fitojë dhe të rikthehet në krye të Serie A. Skuadra e trajnerit Antonio Conte ndodhet 3 pikë pas Inter në renditje.
    “Skuadra është rritur shumë. Ripashë ndeshjen e parë të sezonit, ndaj them se ekipi ka pasur një përmirësim të madh që nga ai moment. Ekipi aktual është një i afërm i largët të asaj skuadre“, tha Conte.
    “Jemi tre pikë prapa Inter, gjë që ishte e paimagjinueshme në fillim të sezonit. Synimi ynë ishte të shkaktonim telashe dhe po ia dalim deri në fund ndaj një ekipi të kompletuar që po ecën shumë mirë edhe në Champions League”, shtoi Conte.
    Në fund, trajneri i Napoli komentoi: “Ndoshta dikush duhet të falënderojë Napolin që e mbajti të hapur këtë kampionat, i cili pa ne do të ishte mbyllur prej muajsh. Sot shoh një skuadër krejtësisht të vetëdijshme për cilësinë e ekipit”.

  • Aksident i rëndë në Napoli/ Shkëputet e kablloja e teleferikut, kabina përfundon në humnerë; disa të vdekur

    Aksident i rëndë në Napoli/ Shkëputet e kablloja e teleferikut, kabina përfundon në humnerë; disa të vdekur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Napoli të Italisë. Një kabllo e teleferikut Monte Faito, në Castellammare di Stabia, u prish duke lënë dy kabina pezull, brenda së cilave ndodheshin 16 persona, kryesisht turistë.
    Pas 3 orësh, kabina më e afërt me stacionin malor, me 5 persona në bord, u shkëput dhe ra në një luginë. Deri tani raportohet se katër persona humbën jetën. Një hetim për katastrofën u hap nga Zyra e Prokurorit Publik Torre Annunziata.
    Kabina e rrëzuar u lokalizua nga helikopteri i zjarrfikësve pas një kërkimi të vështirësuar nga dukshmëria e dobët për shkak të mjegullës së dendur. Rreth orës 17:00 lajmi u ndërpre komunikimi me të.

  • Krijuan një skemë të paligjshme parkimi në Napoli dhe trafikuan drogë! Arrestohen 24 mafiozë të Camorra-s në Itali

    Krijuan një skemë të paligjshme parkimi në Napoli dhe trafikuan drogë! Arrestohen 24 mafiozë të Camorra-s në Itali

    24 anëtarë të dyshuar të grupit Camorra, mafia famëkeqe napolitane, janë ndaluar nga policia italiane nën akuzat për trafik droge, armëmbajtje dhe krijimin e një skeme të paligjshme parkimi.

    Sipas hetuesve, disa prej të arrestuarve ishin të lidhur me familje të njohura të Camorra-s që vepronin në rrethet Fuorigrotta dhe Chiaia të Napolit.

    Hetuesit thanë se klanet Troncone dhe Frizziero, përveç përfshirjes në tregtinë e drogës dhe kontrabandën e cigareve, ishin pas një skeme parkimi në të cilën shoferët ndiheshin të detyruar të paguanin tarifa shtesë në mënyrë që të siguroheshin që automjetet e tyre të mbeteshin të paprekura kur parkoheshin.

    Praktika është e përhapur në Italinë jugore dhe, sipas një raporti nga grupimi politik i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, ka rreth 2,400 parkingje të paligjshme që operojnë vetëm në Napoli. Shumë prej tyre mendohet se janë të lidhur me klanet Camorra dhe tregtia e paligjshme dyshohet se gjeneron më shumë se 100 milion € në vit.

    Në zona të tjera, shoqëruesit e paautorizuar detyrohen të paguajnë para, në mënyrë që të lejohen të veprojnë brenda territoreve të kontrolluara nga mafia, raporton The Guardian.

    “Parkimet e paligjshme kërkojnë në thelb një tarifë mbrojtjeje, një picë nga shoferët”, tha Francesco Emilio Borrelli, një deputet i Aleancës së Gjelbërve dhe të Majtë.

    “Nëse refuzoni, kërcënoheni, makina juaj mund të dëmtohet ose, edhe më keq, mund të sulmoheni fizikisht”, shtoi Borrelli, që pretendoi se në një rast, ka rënë vetë viktimë e një sulmi të tillë.

    Deputeti kërkoi ndryshimin e ligjit, në mënyrë që “të vepruarit si kujdestar i paautorizuar i parkimit të konsiderohet vepër penale”.

  • (VIDEO) Napoli në avantazh, Atletico përmbys Valladolid. Po fiton dhe Bournemouth

    (VIDEO) Napoli në avantazh, Atletico përmbys Valladolid. Po fiton dhe Bournemouth

    14 Prill 2025

    21:49

    Telesport

    Dita e hënë sjell tre ndeshje në 3 liga të rëndësishme si La Liga, Premier dhe Serie A ku po zhvillohen sfidat Bournemouth-Fulham, Atletico Madrid-Valladolid dhe Napoli-Empoli. Të tre këto sfida kanë mbyllur 45′ e para me avantazhin e ekipeve vendasë.
    GOLI I ALVAREZ – VIDEO
    GOLI I SIMEONE – VIDEO
    Në Spanjë, Atletico e gjeti veten në disavantazh pas golit të miqve por ishte një penallti e Alvarez dhe goli i Giuliano Simeones që përmbysën situatën kursë në Angli, në Londër, Bournemouth shënoi që në minutën e parë me anë të Semenyo dhe mbahet me atë rezultat.
    GOLI I SEMENYO – VIDEO
    I njëjti rezultat edhe për Napolin që luan për të ndjekur titullin kampion dhe t’i përgjigjet fitores së Interit ndaj Cagliarit. Përballë Empolit, ndeshja deri tani po vendoset nga goli i Scott McTominay.
    GOLI I MCTOMINAY – VIDEO
     
     

  • Interi nuk gabon, shkëputet me 6 pikë nga Napoli

    Interi nuk gabon, shkëputet me 6 pikë nga Napoli

    Interi nuk gabon në javët e fundit të kampionatit. Zikaltrit kanë mposhtur me shifrat 3-1 Kaljarin. Ndeshja është zhbllokuar shumë herët. Arnautoviçi ka tundur rrjetën që në minutën e 13 të takimit, ndërsa në të 26-n Lautaro Martinezi dyfishoi shifrat.
    Pikoli ngushtoi shifrat në minutën e 48, por vetëm 8 minuta më vonë Biseku vulosi shifrat në 3-1. Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 71 pikëve, duke u shkëputur me 6 pikë më tepër se Napoli i vendit të dytë. Megjithatë, napoletanët kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Sport Ekspres/

  • “Paqe” mes Bologna-s dhe Napolit, kënaqet Inter dhe Juventus (video)

    “Paqe” mes Bologna-s dhe Napolit, kënaqet Inter dhe Juventus (video)

    7 Prill 2025

    22:42

    Telesport

    Bologna-Napoli ishte ndeshja përmbyllëse e javës së 31-të në Serie A. Vendasit janë në garë për një vend në Champions League, ndërsa napolitanët në garë për titullin.
    Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte gjeti i pari golin në “Renato Dall’Ara” në minutën e 18-të, Frank Anguissa bëri gjithçka bukur dhe e finalizoi me sukses aksionin e nisur nga këmbët e veta. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Napolin.
    Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano do të gjentë golin e barazimit në minutën e 63-të me Dan Ndoye, i cili do të shënonte me finte pas asistit të bukur të Odgaard. Rezultati përfundimtar 1-1. SHIKOGOLAT
    Një rezultat që kënaq më shumë Interin e vendit të parë dhe sigurisht Juventusin, Lazion dhe Romën që janë në garë për vendin e katërt. Napoli mbetet në vend të dytë me 3 pikë më pak se Inter, ndërsa Bologna të vend të katërt me 57 pikë, një pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Juventus, i vendit të pestë.

  • Sot dueli vendimtar, Bologna-Napoli, kuqeblutë duan Championsin, skuadra e Contes shans të artë për t’iu afruar Interit

    Sot dueli vendimtar, Bologna-Napoli, kuqeblutë duan Championsin, skuadra e Contes shans të artë për t’iu afruar Interit

    Bolonja dhe Napoli përplasen sonte në duelin përmbyllës të javës së 31 të kampionatit italian, në atë që mund të konsiderohet një ndeshje jetike për zonën Champions dhe titullin në Serie A.
    Bolonja po bën një pjesë të dytë të sezonit të pabesueshme dhe një sukses sonte në fushën e vet do të bënte që të kapte vendin e tretë duke parakaluar Atalantën. E vetmja dilemë tek Bolonja është maja e sulmit, Dalinga apo Kastro. I njëjti diskutim tek Napoli.
    Ky është momenti i të vërtetës për skuadrën e Kontes. Inter barazoi në fundjavë, dhe Napoli nëse fiton mund të afrohet me vetëm 1 pikë distancë. Kundërshtari është shumë i vështirë, por dëshira për të mos humbur një mundësi të artë në garën për titull mund të bëjë diferencën. Skuadër e plotë për Axurrët në Bolonja dhe këtu përfshihet edhe rikthimi në formacion i Mek Tomineit.

    Dueli transmetohet në Tring në orën 20:45.