Tag: napoli

  • Napoli nuk zhgënjen ndaj Torino-s, fiton pa probleme, +3 pikë nga Inter! Atalanta ngec në shtëpi

    Napoli nuk zhgënjen ndaj Torino-s, fiton pa probleme, +3 pikë nga Inter! Atalanta ngec në shtëpi

    27 Prill 2025

    22:43

    Telesport

    Pas humbjes së Interit 0-1 ndaj Romës në drekë, Napoli i motivuar nuk zhgënjen dhe fiton 2-0 ndaj Torino-s në ndeshjen e javës së 34-të e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
    Scott McTominay ishte protagonist kryesor i takimit duke shënuar të dy golat që në pjesën e parë. I pari në minutën e 7-të pas asistit të Anguissa, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 42-të, pas asistit të Politano-s. SHIKOGOLAT
    Shifrat nuk ndryshojnë në pjesën e dytë. Pas kësaj fitoreje, Napoli merr kryesimin i vetëm në Serie A dhe tani udhëheq me 3 pikë më shumë se Inter. Të dyja ekipet kanë edhe 4 “finale” për të luajtur.
    Në sfidën tjetër të luajtur në Bergamo, Atalanta barazoi 1-1 ndaj Lecce-s. Miqtë kaluan të parët në avantazh me penalltinë e ekzekutuar saktë nga Karlsson në minutën e 29-të. Atalanta barazoi shifrat po me penallti, në minutën e 70-të, ku Retegui u tregua i saktë. Rezultati përfundimtar 1-1. Atalanta mbetet e treta me 65 pikë, ndërsa Lecce në vendin e 17-të me 27 pikë. SHIKOGOLAT

  • Serie A, ja si ndryshon renditja pas ndeshjeve të sotme! Napoli arratiset, Juventusi rigjen veten por gara Champions mbetet e ndezur

    Serie A, ja si ndryshon renditja pas ndeshjeve të sotme! Napoli arratiset, Juventusi rigjen veten por gara Champions mbetet e ndezur

    27 Prill 2025

    22:56

    Telesport

    Napoli nuk fal dhe përfiton nga hapi fals i Interit. Skuadra e Contes merr kryesimin e Serie A dhe tashmë e sheh veten +3 pikë larg zikaltërve, me një kalendar që sheh klubin e De Laurentiis më të lehtë se sa ai i djemve të Inzaghit. Ka mjaftuar i zakonshmi “bomber” mesfushor, Scott McTominay, blerja e kërkuar me padurim nga Conte, që e pikasi si fuqizimin e duhur nga Manchester United duke investuar më shumë se 35 mln euro.
    Një dygolësh i tij (5 gola në 3 ndeshjet e fundit) kanë bërë që Napoli të mundë me lehtësi Torinon, sfidë e mbyllur që 45′ e para. Një fundjavë e Serie A që ka prodhuar edhe një garë ende të ndezur në zonën Champions, me Atalanta-n që ka gabuar në shtëpi ndaj Leçes, e cila ka marrë 1 pikë të rëndësishme dhe vazhdon shpreson te mbijetesa. Skuadra mike shënoi e para dhe më pas ishte Retegui që barazoi.
    Juventusi, ndërkohë, kthehet te fitorja dhe e bën duke mundur Monzan e rënë tashmë, me golat e Nico Gonzalez dhe të Kolo Muani, Yildiz doli me të kuq. Pikërisht duke iu përgjigjur fitores së Roma-s në San Siro ndaj Interit, me gol të Soule. Në garë janë gjithashtu edhe Fiorentina (edhe pse shumë e shkëputur ende) por sidomos Lazio dhe Bologna, që do të duhet të luajnë ditën e nesërme respektivisht ndaj Parma dhe Udinese.

  • 45-minutat e para: Napoli bën detyrën ndaj Torino-s, Atalanta befasohet nga Lecce (video)

    45-minutat e para: Napoli bën detyrën ndaj Torino-s, Atalanta befasohet nga Lecce (video)

    27 Prill 2025

    21:38

    Telesport

    Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e fundit për sot në Serie A, të vlefshme për javën e 34-të. Pas humbjes së Interit 0-1 ndaj Romës në drekë, Napoli i motivuar po bën më së miri detyrën duke fituar 2-0 ndaj Torino-s.
    Scott McTominay ishte protagonist kryesor i pjesës së parë duke shënuar të dy golat. I pari në minutën e 7-të pas asistit të Anguissa, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 42-të, pas asistit të Politano-s. SHIKOGOLAT
    Në sfidën tjetër, Atalanta po befasohet në shtëpi nga Lecce, e cila udhëheq 0-1 falë penalltisë së ekzekutuar saktë nga Karlsson në minutën e 29-të. hSHIKOGOLIN

  • Te Napoli besojnë te titulli: Të mendojmë për ndeshjet tona, të shohim se çdo të dhurojë maji

    Te Napoli besojnë te titulli: Të mendojmë për ndeshjet tona, të shohim se çdo të dhurojë maji

    25 Prill 2025

    10:00

    Telesport

    “Të jesh i pari është e rëndësishme për mua, për ekipin, por mbi të gjitha për Napolin. Mund të ëndërrojmë përsëri, është gjithçka në duart tona”.
    Është ky mesazhi i Stanislav Lobotka, mesfushori i Napoli, që më tej shtoi: “Duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të mendojmë vetëm për ndeshjet tona, ekipin tonë dhe pastaj do të shohim se ku do të jemi në fund të sezonit“.
    “Tifozët në Napoli janë të pabesueshëm, ata na mbështesin gjatë gjithë sezonit. Kjo na jep energji të madhe dhe është një avantazh i madh për ne. Mezi pres të luaj në stadiumin Maradona të dielën“, shtoi Lobotka
    Lobotka është ndër veteranët e ekipit që u shpall kampion edhe dy vite më parë. “Ndjej përgjegjësinë sepse kam qenë këtu për më shumë se pesë vjet. Çdo ditë punoj për të ndihmuar ekipin, përpiqem të jem lider në fushë”.

  • Manchester United, ofertë më të ulët se kërkesa për Osimhen: Ja plani për ta rrëmbyer nga Napoli

    Manchester United, ofertë më të ulët se kërkesa për Osimhen: Ja plani për ta rrëmbyer nga Napoli

    Manchester United po vazhdon garën në “Europa League”, por paralelisht ka nisur të planifikojë merkaton për sezonin e ardhshëm. Sipas “Mirror”, objektivi kryesor për sulmin është Victor Osimhen, i cili aktualisht është në huazim te Galatasaray, por në pronësi të Napolit.
    “Djajtë e Kuq” synojnë të përfitojnë nga situata kontraktuale e Osimhen për të bërë një ofertë të ulët, rreth 46.6 milionë euro, shumë më pak se sa kërkon Aurelio De Laurentiis. Megjithatë, Napoli rrezikon ta humbasë lojtarin me parametër zero verën tjetër, pasi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij. Kjo situatë do të jetë vendimtare për negociatat, që priten të nisin seriozisht pas përfundimit të sezonit.
    Zëvendëspresidenti i klubit turk ka komentuar zërat për një largim të mundshëm: “Fjalët e tij nuk do të thonë se do të largohet. Osimhen vetëm tha që, edhe nëse ikën, Galatasaray do të mbetet në zemrën e tij. Nuk na ka thënë se do të largohet dhe ne duam që të qëndrojë këtu”.
    Vetë sulmuesi nigerian ka preferuar të mbajë një qëndrim diplomatik: “Gjithmonë ka zëra për mua, por jetoj momentin. Tani po e shijoj këtë përvojë. Tifozët më kanë mbështetur jashtëzakonisht, jo vetëm mua, por edhe bashkëlojtarët dhe familjen time. Do të merret vendimi më i mirë për të gjithë, Galatasaray do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”.
    Me Osimhen në prag të fundit të kontratës dhe me interes të madh nga klubet e mëdha si Manchester United, merkatoja verore pritet të jetë shumë e nxehtë për të ardhmen e tij. Napoli, nëse nuk arrin ta bindë për rinovim, mund të jetë i detyruar ta shesë për të mos e humbur pa përfitime verën e ardhshme.

  • Interi apo Napoli? Sprinti final për titullin në Serie A

    Interi apo Napoli? Sprinti final për titullin në Serie A

    Interi dhe Napoli janë barazim në krye të Serie A me nga 71 pikë, pesë javë para fundit. Dueli është totalisht i hapur dhe çdo detaj mund të bëjë diferencën në fund. Por kush është më favorit për titull?
    Kalendari i mbetur favorizon Napolin. Të dyja skuadrat kanë tre ndeshje në shtëpi dhe dy jashtë, por Interi do të përballet me kundërshtarë më të fortë si Roma dhe Lacio. Napoli, nga ana tjetër, ka përpara skuadra që luftojnë për mbijetesë, si Leçe, Parma dhe Kaljari. Rruga duket më e lehtë për ekipin e Kontes.
    Nga ana tjetër, Interi ka një ambient më të qetë. Klubi, trajneri dhe tifozët janë të bashkuar dhe e menaxhojnë presionin në mënyrë të balancuar. Napoli nuk është i tillë – tensionet mes Kontes dhe presidentit De Laurentiis mund të ndikojnë negativisht në momentin më vendimtar të sezonit.
    Lodhia fizike është një faktor tjetër me rëndësi. Interi ka zhvilluar 14 ndeshje më shumë këtë sezon për shkak të angazhimeve në Champions, Kupën e Italisë dhe Superkupë. Napoli ka më shumë energji në rezervë dhe kjo mund të vlejë shumë në javët e fundit.
    Sa i përket eksperiencës, Interi qëndron më lart. Lojtarë si Lautaro, Barela, Darmian dhe Acerbi kanë fituar trofe të rëndësishëm dhe dinë të përballojnë presionin. Napoli ka më pak emra me peshë në situata të tilla, përveç Di Lorenzos dhe Lukakut.
    Në pankinë, edhe pse Inzagi po bën një sezon shumë të mirë, Konte mbetet një trajner me një profil më të lartë. Ai ka fituar tituj me ekipe që nuk ishin favoritë dhe di të ndryshojë mentalitetin e një skuadre.
    Sa i përket cilësisë së skuadrës, Interi ka avantazh të dukshëm. Zëvendësuesit e tij janë më cilësorë dhe të një niveli me titullarët. Napoli e ndjeu menjëherë largimin e Kvaratskhelias, çka e vërteton këtë diferencë.
    Në letër, Interi ka më shumë elementë për të fituar titullin, por Napoli ka rrugën më të lehtë përpara. Dueli është i hapur, por në fund gjithçka mund të vendoset nga forma, freskia fizike dhe nervat e forta. E sigurt është vetëm një gjë: fundi i sezonit do të jetë spektakolar.

  • Çmenduri në Serie A, ja pse fituesi i titullit mund të kërkojë “finale” shtesë mes Interit dhe Napolit

    Çmenduri në Serie A, ja pse fituesi i titullit mund të kërkojë “finale” shtesë mes Interit dhe Napolit

    Serie A (2024-2025) po hyn në fazën përfundimtare dhe në horizont po shfaqet një skenar historik: “play off” për titullin kampion. Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit, Interi dhe Napoli janë të barabartë në krye të renditjes me nga 71 pikë, duke hapur rrugën për një mundësi të përfshirë në rregulloren e re të ligës, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”.
    Rregulli i ri, një finale për titullinQë nga sezoni 2022-2023, Serie A ka zyrtarizuar rregullin e një ndeshjeje të vetme për titull, nëse dy skuadra e përfundojnë kampionatin me pikë të barabarta, në vendin e parë. Në këtë rast nuk merret parasysh as rezultati i ndeshjeve direkte, as diferenca e golave. Këto përdoren vetëm për të përcaktuar se ku do të luhet finalja.
    Ndeshja finale do të luhej në stadium neutral, më së shumti në “Stadio Olimpico” të Romës, dhe nuk do të kishte kohë shtesë. Pra, nëse barazimi mbetet në fuqi pas 90 minutave lojë, fituesi do të vendoset me penallti.
    Një precedent i vetëm historikNëse ndodh, ky do të ishte “play off”-i i parë për “scudetto” që nga viti 1964, kur Bologna dhe Interi u ndeshën në një finale historike në “Olimpico”, që u mbyll 2-0 për Bologna, hera e fundit që e fitoi titullin kampion. Megjithatë, atëherë nuk kishte një rregull të shkruar, por ishte zgjidhje e jashtëzakonshme. Tani, rregullorja është e qartë dhe nuk le hapësirë për interpretime.
    Një garë pa të drejtë gabimiHumbja e Interit kundër Bologna (1-0) dhe fitorja e Napolit ndaj Monza (1-0) i ka barazuar skuadrat në renditje dhe ka shtuar emocionin. Interi i Simone Inzaghit vuan lodhjen fizike për shkak të angazhimeve në Kupën e Italisë dhe Europë, veç kampionatit. Napoli i Antonio Contes ka gjetur ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë në momentin më të rëndësishëm të sezonit.
    Ja ndeshjet e mbetura të dy skuadrave kryesuese të Serie A:Interi:Java 34: Roma (në shtëpi)Java 35: Hellas Verona (në shtëpi)Java 36: Torino (në transfertë)Java 37: Lazio (në shtëpi)Java 38: Como 1907 (në transfertë)
    Napoli:Java 34: Torino (në shtëpi)Java 35: Lecce (në transfertë)Java 36: Genoa (në shtëpi)Java 37: Parma (në transfertë)Java 38: Cagliari (në shtëpi)
    Në letër, kalendari i Napolit duket më i lehtë, përballë skuadrave që ndodhen në fund të tabelës. Ndërsa Interi do të ketë dy sfida të vështira në shtëpi me Romën dhe Lazion, përveç ndeshjes “finale” ndaj Como, një stadium ku Napoli pësoi humbje.
    Një fund me shije historieFutbolli italian po përgatitet për një përfundim epik kampionati. Interi dhe Napoli, dy gjigantë të Serie A, mund të përballen në një betejë finale për fronin. Këtë herë, “scudeto” mund të vendoset në vetëm 90 minuta…, ose në një seri penalltish të paharrueshme. Një fund i papritur, dramatik dhe tipik për bukurinë e kampionatit italian.

  • Nëse Inter dhe Napoli e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, ja si do të përcaktohet kampioni

    Nëse Inter dhe Napoli e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, ja si do të përcaktohet kampioni

    20 Prill 2025

    21:12

    Telesport

    Me humbjen në minutën e fundit 1-0 në transfertë ndaj Bologna-s, Inter ia ka bërë shumë të vështirë vetes rrugën për titullin kampion. Aktualisht zikaltrit dhe Napoli janë me pikë të barabarta, tashmë të dyja ekipet kanë përpara edhe 5 “finale”.
    Në rast se ndodh që të dyja ekipet ta mbyllin javën e 38-të që është edhe e fundit me pikë të barabarta, atëherë për të përcaktuar kampionin nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjeve direkte, as golavarazhi, por do të ketë një ndeshje teke finale mes tyre.
    Javën e ardhshme, që është e 34-ta, të dyja ekipet luajnë në shtëpi. Napoli pret Torino-n, e cila nuk ka asnjë objektiv për këtë sezon, ndërsa Inter pret Romën, ku verdhekuqtë janë në garë për një vend për në Kupat e Europës.

  • Juventus? Jo! Osimhen arrin marrëveshjen me klubin e ri për 80 milionë euro

    Juventus? Jo! Osimhen arrin marrëveshjen me klubin e ri për 80 milionë euro

    20 Prill 2025

    17:59

    Telesport

    Mediat turke raportojnë se Victor Osimhen sezonin e ri do të luajë në Premier League. Nigeriani do të largohet nga Galatasaray në fund të këtij sezoni, ku pritet të festojë titullin kampion dhe më pas do të zyrtarizohet te klubi i ri.
    Sipas raportimeve në fjalë, Napoli ka arritur marrëveshjen verbale me Manchester United për transferimin e sulmuesit nigerian për një shifër rreth 80 milionë euro. Sipas burimeve në fjalë, “Djajtë e Kuq” i kanë propozuar sulmuesit nigerian një kontratë 5-vjeçare dhe një pagë prej 15 milionë euro neto në sezon.
    Për Osimhen interesohet shumë edhe Juventus, por shifra e kërkuar nga Napoli iu është dukur shumë e ekzagjeruar bardhezinjve. Propozimi i tyre ishte huazim me të drejtë blerjeje pas një sezoni, propozim që është refuzuar nga Napoli.
    Në anën tjetër, Manchester United po përgatitet për një revolucion të vërtetë, e sheh Osimhen si përforcimin ideal për të udhëhequr sulmin e tyre. Nigeriani pëlqehet shumë nga Ruben Amorim, i cili iu ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e tij me patjetër dhe mesa duket dëshira e portugezit do bëhet realitet.

  • Napoli “presion” Interit, Roma fiton dhe afrohet ndjeshëm me zonën Champions

    Napoli “presion” Interit, Roma fiton dhe afrohet ndjeshëm me zonën Champions

    Napoli barazoi me pikë Interin në krye të tabelës së klasifikimit të kampionatit italian.
    Skuadra e Kontes mundi 1 me 0 në transfertë Monzën e vendit të fundit, në duelin e vlefshëm për javën e 33-të.
    Nuk ishte një ndeshje e lehtë ajo e transmetuar në Tring për Napolin. Pavarësisht se kundërshtari e ka prerë biletën e rënies një kategori më poshtë, miqtë hasën shumë vështirësi në gjetjen e rrugës së rrjetës.

    Pas një pjese të parë të mbyllur 0 me 0, ai që i dha suksesin e rëndësishëm Napolit ishte mesfushori McTominay. Skocezi realizoi golin e fitores në minutën e 72-të.
    Në këtë mënyrë, Napoli u kthye te fitorja në transfertë pas plot 91 ditësh.
    Me këtë sukses, skuadra e Kontes ngjitet në 71 pikë, po aq sa ka edhe Interi, i cili sot do të luajë një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj Bolonjës.
    Ndërkohë, Roma mbajti ritmin e skuadrave që garojnë për zonën Champions. Verdhekuqtë mundën 1 me 0 në shtëpi Veronën. Të zotët e shtëpisë u mjaftuan me golin e shënuar që në minutën e katërt nga sulmuesi Shomurodov.
    Me këtë fitore, skuadra e Ranierit ngjitet në 57 pikë, po aq sa Bolonja, vetëm dy pikë larg zonës Champions.
    Sot në Tring vijnë duelet e tjera të javës së 33-të, ku spikasin përballjet e mëdha Bolonja–Inter në orën 18:00 dhe Milan–Atalanta në 20:45.
    /vizionplus.tv