Tag: napoli

  • “Interi dhe Napoli janë më të përgatitur për titullin, por kujdes Milanin”

    “Interi dhe Napoli janë më të përgatitur për titullin, por kujdes Milanin”

    4 Dhjetor 2025

    13:54

    Alfred Lleshi

    Ish-mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, në një intervistë për “Corriere della Sera”, foli për momentin e zikaltërve të drejtuar nga ish-shoku i tij i skuadrës, Cristian Chivu. Ai u shpreh: “Te Chivu si trajner më pëlqen vëmendja njerëzore që ka ndaj lojtarëve të tij”.
    Sa i përket garës për titull, Ranocchia tha: “Interi dhe Napoli janë më të përgatiturit, por kujdes edhe nga Milani që nuk ka kompeticione europiane”.
    Për sezonin e Interit, shtoi: “Do të luftojë deri në fund për titullin. Do të jetë protagonist edhe në Champions, tashmë është një nga pikat e tij të forta”.
    I pyetur për një lojtar që vlerëson në këtë Serie A, Ranocchia veçoi: “Nico Paz, më pëlqen shumë. I bukur për t’u parë në fushë, një talent i madh”.

  • Pas 20 penalltive, Napoli mund Cagliari-n dhe siguron biletën për në çerekfinalen e Kupës së Italisë

    Pas 20 penalltive, Napoli mund Cagliari-n dhe siguron biletën për në çerekfinalen e Kupës së Italisë

    3 Dhjetor 2025

    20:37

    Telesport

    Napoli është çerekfinalisti i tretë i Kupës së Italisë. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte eliminoi Napoli-n nga “ruleta ruse”, pasi koha e rregullt në “Diego Armando Maradona” u mbyll në barazim 1-1.
    Rezultati i takimit u zhbllokua në minutën e 28-të, ku Lorenzo Lucca shënoi me kokë, pas krosimit të marrë nga Antonio Vergara. SHIHGOLIN
    Sebastiano Esposito do të barazonte shifrat 1-1 në minutën e 67-të dhe koha e rregullt do të mbyllej barazim. SHIHGOLINTë dy ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e Napoli-t u treguan më të saktë, ku nga 10 penallti, gaboi vetëm David Neres.
    Për Cagliari-n gabuan dy futbollistë, Felici dhe në fund penalltia vendimtare e humbur nga Luvumbo. Napoli do të presë në çerekfinale fituesin e çiftit Inter-Venezia, sfidë që fillon pas pak në “San Siro”.

  • De Laurentiis: Dëmtimet na kanë penalizuar, ky Napoli është më i fortë se i sezonit të kaluar  

    De Laurentiis: Dëmtimet na kanë penalizuar, ky Napoli është më i fortë se i sezonit të kaluar  

    2 Dhjetor 2025

    8:08

    Alfred Lleshi

    “Nëse ke shumë dëmtime, është normale të ketë momente dobësie dhe zhgënjimi që ndikojnë edhe në dhomat e zhveshjes, – tha presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. – Mund të ketë ndeshje që nuk merren siç duhen”.
    Ai mbrojti edhe Bologna: “Sipas meje, po e nënvlerësoni. Është një skuadër e madhe, jemi të gjithë aty-aty, pa shumë diferenca. Ka një trajner të madh. Kur humbëm me të, sa ishte te Spezia, shkova ta përgëzoja. E nderoj atë që mund një skuadër të fortë si e jona”.
    De Laurentiis vlerësoi edhe Vincenzo Italiano: “Jam i afeksionuar dhe e vlerësoj, po bën një rrugëtim të bukur”. Më pas u ndal te Napoli: “Jam i bindur se ekipi aktual është më i fortë se i sezonit të kaluar. Duhet të eksperimentosh me lojtarët e rinj që blen, t’i bësh të lidhen me fanellën. Dëmtimet iu dhanë mundësinë të tregonin cilësitë e tyre. Janë lojtarë të jashtëzakonshëm”.
    Ai theksoi balancën e kampionatit: “Jemi 20 ekipe dhe duhet respekt. Kampionati është shumë i bukur, pikët janë shpërndarë, ndaj klasifikimi është më i ngushtë”.
     

  • Napoli shton kontaktet me talentin e Premier League, në janar mbërrin në Serie A në formë huazimi

    Napoli shton kontaktet me talentin e Premier League, në janar mbërrin në Serie A në formë huazimi

    Pas fitores kundër Romës, është koha që Napoli të përqendrohet në merkaton e janarit. Me dëmtimet e Zambo Anguissa dhe Kevin De Bruyne, të cilëve iu bashkua ditët e fundit edhe Billy Gilmour, mesfusha do të jetë zona që do të kërkojë përforcimin më të madh në janar.
    Zgjedhja e klubit është Kobbie Mainoo. Pas interesit të verës së kaluar, drejtori sportiv i Napoli, Manna, pritet të kthehet në kërkim të talentit të Manchester United në merkaton e dimrit. “Djajtë e Kuq“ thuhet se janë të gatshëm ta huazojnë lojtarin 20-vjecar, një marrëveshje për të cilën napolitanët janë gjithashtu të interesuar.
    Sipas mediave, klubi italian tashmë ka filluar kontaktin me rrethin e anglezit: qëllimi është të përfundojë marrëveshja sa më shpejt të jetë e mundur për t’i siguruar Antonio Conte një përforcim shumë të nevojshëm në mesfushë.
    Në këtë gjysmë të parë të sezonit, Mainoo ka luajtur vetëm 261 minuta në 10 paraqitje në Premier League dhe Kupën e Ligës. Vetë trajneri i “Djajve të Kuq” duket se nuk po e mbyll derën për largimin e tij të mundshëm.
    Megjithatë, në Napoli, Kobbie do të gjendej në një situatë krejtësisht të kundërt, duke pasur parasysh se cilësitë e tij vlerësohen shumë nga Conte. Nëse marrëveshja nuk arrihet, Napoli do të marrë në konsideratë Soungoutou Magassa të West Ham dhe Johan Manzambi të Freiburg. Goretzka (Bayern Munich) dhe Ederson (Atalanta) mbeten në plan të dytë. Megjithatë, këta dy emra të fundit janë vetëm sugjerime për momentin.

  • Napoli shton kontaktet me talentin e Manchester United, në janar mbërrin në Serie A në formë huazimi

    Napoli shton kontaktet me talentin e Manchester United, në janar mbërrin në Serie A në formë huazimi

    Pas fitores kundër Romës, është koha që Napoli të përqendrohet në merkaton e janarit. Me dëmtimet e Zambo Anguissa dhe Kevin De Bruyne, të cilëve iu bashkua ditët e fundit edhe Billy Gilmour, mesfusha do të jetë zona që do të kërkojë përforcimin më të madh në janar.
    Zgjedhja e klubit është Kobbie Mainoo. Pas interesit të verës së kaluar, drejtori sportiv i Napoli, Manna, pritet të kthehet në kërkim të talentit të Manchester United në merkaton e dimrit. “Djajtë e Kuq“ thuhet se janë të gatshëm ta huazojnë lojtarin 20-vjecar, një marrëveshje për të cilën napolitanët janë gjithashtu të interesuar.
    Sipas mediave, klubi italian tashmë ka filluar kontaktin me rrethin e anglezit: qëllimi është të përfundojë marrëveshja sa më shpejt të jetë e mundur për t’i siguruar Antonio Conte një përforcim shumë të nevojshëm në mesfushë.
    Në këtë gjysmë të parë të sezonit, Mainoo ka luajtur vetëm 261 minuta në 10 paraqitje në Premier League dhe Kupën e Ligës. Vetë trajneri i “Djajve të Kuq” duket se nuk po e mbyll derën për largimin e tij të mundshëm.
    Megjithatë, në Napoli, Kobbie do të gjendej në një situatë krejtësisht të kundërt, duke pasur parasysh se cilësitë e tij vlerësohen shumë nga Conte. Nëse marrëveshja nuk arrihet, Napoli do të marrë në konsideratë Soungoutou Magassa të West Ham dhe Johan Manzambi të Freiburg. Goretzka (Bayern Munich) dhe Ederson (Atalanta) mbeten në plan të dytë. Megjithatë, këta dy emra të fundit janë vetëm sugjerime për momentin.

  • Contes i mjafton Nerez, Napoli kap Milan në krye, Gasperini bën moviolë: Ishte faull ndaj Kone

    Contes i mjafton Nerez, Napoli kap Milan në krye, Gasperini bën moviolë: Ishte faull ndaj Kone

    Serie A “ndizet” në këtë pikë të sezonit, ku 4 ekipe ndahen me 1 pikë diferencë. Napoli kap Milan në krye falë suksesit 0-1 në transfertë përballë Romës, një ndeshje e luftuar për çdo top e vendosur nga një episod. Ekipi i Gasperinit vërtetoi edhe një herë se ndaj ekipeve të mëdha e ka të vështirë të bëj të madhin.
    Në stadiumin “Olimpik”, momenti përcaktues erdhi në minutën e 36-të, ku Napoli kapt mat Romën me një zbritje të shpejtë në sulm, Hojlund shërbeu për Nerez me këtë të fundit që finalizoi plot klas duke kaluar blutë në avantazh, por kryeqytetasit protestuan gjatë për një faull në sulm ndaj Kone. Në fraksionin e dytë, Napoli mbrojti me fanatizëm golin e Nerez, ndërsa përcaktues edhe një herë rezultoi portieri Milinkovic-Savic. Të dy ekipet luajtën fort për topin e parë ku vetëm në pjesën e dytë gjyqtari i takimit akordoi 7 kartonë të verdhë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Napolin që feston për këtë 3-pikësh që i afron me Milanin kryesues, me dy ekipet që udhëheqin në kuotën e 28-të pikëve, 1 më shumë se Inter e Roma.

    “Të vish në Romë, të fitosh dhe të luash me personalitet siç bëmë ne nuk është e lehtë. Roma vinte pas disa rezultateve të mëdha, janë një skuadër e mirë dhe ishin përpara nesh në renditje, për këtë arsye jam i lumtur”, u shpreh Conte pas suksesit 0-1. Nuk ishte i pranishëm në stol, por pas ndeshjes, Gasperini protestoi për episodin që solli golin e Napolit, ku në sytë e tij ishte faull në sulm ndaj Kone.

  • Totti dhe Candela, çfarë emocionesh në Miami! E ndjekin Roma-Napoli në celular

    Totti dhe Candela, çfarë emocionesh në Miami! E ndjekin Roma-Napoli në celular

    1 Dhjetor 2025

    9:15

    Alfred Lleshi

    Ndeshja Roma-Napoli ishte njëlloj tërheqjeje e papërmbajtshme jo vetëm për tifozët që mbushën “Olimpico”, por edhe ata që e ndoqën përmes pajisjeve të tyre. Midis spektatorëve të veçantë të kësaj superndeshjeje ishin dy kampionë të Italisë me Romën, kapiteni i përjetshëm Francesco Totti dhe Vincent Candela.
    Është pikërisht francezi Vincent Candela ai që “thyen heshtjen” në rrjetet sociale, duke publikuar imazhe nga darka me Tottin dhe një video ku të dy ndjekin sfidën e Romës kundër ekipit të Contes nga një restorant në Miami, ku janë të angazhuar për finalet e “EA7 World Legends Padel Tour”.
    Të qeshura, por edhe përfshirje verdhekuqe që kalon oqeanin: “Direkt nga Miami, së bashku me kapitenin tim. Gjithmonë forca Roma!”

  • Opinion / Gara e kreut të Serie A, kush humbet nuk paguan (ende)…

    Opinion / Gara e kreut të Serie A, kush humbet nuk paguan (ende)…

    Nga Ivan Zazzaroni*
    Dhe pas më shumë se tre muajsh (13 javësh, vetëm një e treta e kampionatit) po rikthehemi thuajse në të njëjtën pikë. Katër skuadra ndodhen të ndara me një pikë, duke pritur që në mbrëmje Bologna të bëhet e pesta me 27 pikë. Milani dhe Napoli janë përpara, Interi dhe Roma menjëherë pas. Allegri është ai që ka humbur më pak, Chivu dhe Conte kanë pësuar 4 dhe 3 humbje respektivisht, 4 gjithashtu Gasperini, i cili nuk barazon kurrë. Pra, askush nuk ka treguar ende një superioritet të qartë.
    Në “Olimpico”, Napoli zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme mbrojtjeje dhe kontrolli, duke kufizuar sulmin e Romës në pjesën e parë. Milinkovic-Savic u detyrua të ndërhynte vetëm një herë seriozisht, në minutat e fundit ndaj një goditjeje të Baldanzi. Roma dominoi fushën kryesisht në pjesën e dytë duke kërkuar barazimin, por i mungoi mbështetja dhe cilësia në pasimin final. Vetëm një shkëndijë nga Dybala, pikërisht në rastin e goditjes së Baldanzi, arriti të thyente linjën e Contes.
    Ishte një ndeshje e ndërprerë, ritmi i lartë në 45 minutat e para dhe gjithçka shumë e ngatërruar më pas. Pika kryesore? Krahasuar me Romën, Napoli ka më shumë, edhe kur ka më pak. Conte nuk pati Lukakun, De Bruyne, Anguissa, Spinazzola, Gutierrez dhe Meret, por pavarësisht mungesave mundi të shfrytëzonte Neres dhe Lang, duke eliminuar referencat ndaj mbrojtjes së Gasperinit. Ajo që më parë ishte hapësirë, veçanërisht me Politano, tani është ngushtësi, ndërsa Lang dhe Neres kanë një rreze veprimi të gjerë dhe më pak të parashikueshme.
    Kur Gasperini deshi të zëvendësonte Fergusonin e pamundur, mund të përdorte vetëm Baldanzi, për të cilin irlandezi është “matrioshka”. Sapo Conte të rikthejë tre nga lojtarët e tij kryesorë, Napoli do të ketë një konsistencë krejt tjetër. Roma ka vetëm një rrugë për të vazhduar të qëndrojë në vendet kryesore; përmirësimet në merkaton e janarit. E di që po shkruaj një gjë të zakonshme, diçka e përsëritur dhjetëra herë që nga gushti, por nuk shoh alternativa.
    Skuadra verdhekuqe, me vullnet dhe qëndrueshmëri të shkëlqyer, ndalon shpesh pranë zonës kundërshtare. Gjithashtu nuk është mirë e organizuar. Familja “Friedkin” duhet t’i japë dorën trajnerit, sepse sezoni lejon ëndrra të mëdha. Duhen të paktën dy ndërhyrje, një sulmues qendre dhe një sulmues i majtë që ta lejojë Wesley të kthehet në rolin e tij natyral. Conte ende nuk ka dhënë “dorëheqjen” nga Napoli, as nga titulli. Ua rikujtoj këtë gjë atyre që donin ta shihnin jashtë…
    * Drejtor i “Corriere dello Sport”

  • 1 gol për 3 pikë. Napoli me fitore të madhe në “Olimpico” (video)

    1 gol për 3 pikë. Napoli me fitore të madhe në “Olimpico” (video)

    30 Nëntor 2025

    22:39

    Telesport

    Roma-Napoli, kryesfida e javës së 13-të në Serie A, e luajtur në “Olimpico” ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 0-1 për napolitanët. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 36-të, pas një kundërsulmi model.  SHIHGOLIN
    Manu Kone humb topin në zonën e Napolit, verdhekuqtë pretendojnë për faull të Amir Rrahmanit ndaj mesfushorit francez, por arbitri vazhdon lojën normalisht.
    David Neres merr topin nga mbrojtja dhe me një sprint të jashtëzakonshëm dhe kombinimit me Rasmus Hojlund, del i vetëm përballë Svilar dhe braziliani dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Napolin.
    Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët dhe disa rasteve që patën të dy ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Napoli fiton 0-1 dhe renditet në vendin e dytë me 28 pikë, me pikë të barabarta me Milanin që mban vendin e parë. Roma renditet ne vendin e katërt me 27 pikë, aq sa Interi i vendit të tretë.

  • Kundërsulm model, Napoli befason Romën në pjesën e parë (video)

    Kundërsulm model, Napoli befason Romën në pjesën e parë (video)

    30 Nëntor 2025

    21:33

    Telesport

    Roma-Napoli është kryesfida e javës së 13-të në Serie A. Pjesa e parë në “Olimpico” është mbyllur 0-1 për napolitanët. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 36-të, pas një kundërsulmi model.
    Manu Kone humb topin në zonën e Napolit, verdhekuqtë pretendojnë për faull të Amir Rrahmanit ndaj mesfushorit francez, por arbitri vazhdon lojën normalisht.
    David Neres merr topin nga mbrojtja dhe me një sprint të jashtëzakonshëm dhe kombinimit me Rasmus Hojlund, del i vetëm përballë Svilar dhe braziliani dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Napolin.
    SHIKOGOLAT