Tag: nanon

  • ‘U takuam pasi dola nga burgu në Serbi’/ Albin Kurti shpreh ngushëllimet për vdekjen e Fatos Nanos

    ‘U takuam pasi dola nga burgu në Serbi’/ Albin Kurti shpreh ngushëllimet për vdekjen e Fatos Nanos

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti kujtoi takimet e tij personale me Nanon dhe vlerësoi kontributin e tij politik në periudhën e tranzicionit demokratik të Shqipërisë.

    ‘Kur e mora lajmin për vdekjen e Fatos Nanos, më erdhën në mendje kujtime nga dy takimet që dikur i kam patur me të’, shkruan Kurti. ‘Herën e parë në fillim të vitit 2002, disa muaj pasi kisha dalë nga burgu në Serbi, ku isha mbajtur si rob lufte bashkë me mbi 2000 shqiptarë të tjerë. Kjo përvojë u kthye natyrshëm në temë të bisedës sime me Nanon në atë takim njohës.’

    Ai tregon se takimin e dytë me Nanon e kishte zhvilluar kur ky i fundit ishte në krye të qeverisë shqiptare. ‘Fatos Nanon e kam takuar për herë të dytë kur ishte zgjedhur Kryeministër i Shqipërisë, me ç’rast ai më priti bashkë me Adem Demaçin dhe Arbën Xhaferin. Nga atëherë, më kanë ngelur të pashqitshme nga kujtesa bisedat e tij plot pasion për politikën me Bacin Adem dhe Arbën Xhaferin.’

    Kurti e përshkruan Fatos Nanon si një figurë qendrore në historinë politike të Shqipërisë gjatë kalimit nga regjimi komunist në sistemin demokratik pluralist.

    ‘Ai shërbeu tre herë si Kryeministër i Shqipërisë në periudha të vështira për vendin, nga rënia e komunizmit, te trazirat e vitit 1997 dhe proceset e rindërtimit të mëvonshme’, thekson ai.

    Në reagimin e tij, Kurti nënvizon edhe rolin që Nano pati në mbështetjen e çështjes së Kosovës gjatë viteve të luftës dhe mbështetjen për UÇK-në.

    ‘Në biografinë e tij politike, Fatos Nano ka një kapitull të rëndësishëm për rolin e tij në periudhën e parë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur terreni shqiptar ishte arenë e lirë e organizimit të saj’, shkruan Kurti.

    Kryeministri i Kosovës e mbyll reagimin me një mesazh ngushëllimi për familjen, bashkëpunëtorët dhe bashkëpartiakët e Fatos Nanos.

    ‘Ngushëllime familjes Nano, bashkëpunëtorëve dhe bashkëpartiakëve të tij, si dhe miqve e të afërmve. U kujtoftë mes kryeministrave të Shqipërisë, për rolin e tij historik.’

  • “U takuam pasi dola nga burgu në Serbi”, Kurti shpreh ngushëllimet për vdekjen e Nanos

    “U takuam pasi dola nga burgu në Serbi”, Kurti shpreh ngushëllimet për vdekjen e Nanos

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Përmes një postimi në Facebook, Kurti kujtoi takimet e tij personale me Nanon dhe vlerësoi kontributin e tij politik në periudhën e tranzicionit demokratik të Shqipërisë.
    “Kur e mora lajmin për vdekjen e Fatos Nanos, më erdhën në mendje kujtime nga dy takimet që dikur i kam patur me të”, shkruan Kurti. “Herën e parë në fillim të vitit 2002, disa muaj pasi kisha dalë nga burgu në Serbi, ku isha mbajtur si rob lufte bashkë me mbi 2000 shqiptarë të tjerë. Kjo përvojë u kthye natyrshëm në temë të bisedës sime me Nanon në atë takim njohës.”
    Ai tregon se takimin e dytë me Nanon e kishte zhvilluar kur ky i fundit ishte në krye të qeverisë shqiptare. “Fatos Nanon e kam takuar për herë të dytë kur ishte zgjedhur Kryeministër i Shqipërisë, me ç’rast ai më priti bashkë me Adem Demaçin dhe Arbën Xhaferin. Nga atëherë, më kanë ngelur të pashqitshme nga kujtesa bisedat e tij plot pasion për politikën me Bacin Adem dhe Arbën Xhaferin.”
    Kurti e përshkruan Fatos Nanon si një figurë qendrore në historinë politike të Shqipërisë gjatë kalimit nga regjimi komunist në sistemin demokratik pluralist.

    “Ai shërbeu tre herë si Kryeministër i Shqipërisë në periudha të vështira për vendin, nga rënia e komunizmit, te trazirat e vitit 1997 dhe proceset e rindërtimit të mëvonshme”, thekson ai.
    Në reagimin e tij, Kurti nënvizon edhe rolin që Nano pati në mbështetjen e çështjes së Kosovës gjatë viteve të luftës dhe mbështetjen për UÇK-në.
    “Në biografinë e tij politike, Fatos Nano ka një kapitull të rëndësishëm për rolin e tij në periudhën e parë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur terreni shqiptar ishte arenë e lirë e organizimit të saj”, shkruan Kurti.
    Kryeministri i Kosovës e mbyll reagimin me një mesazh ngushëllimi për familjen, bashkëpunëtorët dhe bashkëpartiakët e Fatos Nanos.
    “Ngushëllime familjes Nano, bashkëpunëtorëve dhe bashkëpartiakëve të tij, si dhe miqve e të afërmve. U kujtoftë mes kryeministrave të Shqipërisë, për rolin e tij historik.”

  • Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit 1998 në SPAK, Beqiri: E udhëhoqi Berisha! Donte të vriste Nanon, por s’e gjeti në zyrë

    Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit 1998 në SPAK, Beqiri: E udhëhoqi Berisha! Donte të vriste Nanon, por s’e gjeti në zyrë

    Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv jep detaje mbi kallëzimin që ka depozituar në SPAK për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998. Beqiri tregon se në dosjen me 30 faqe që tashmë është në duart e prokurorëve të posaçëm, tregohet me detaje kronologjia e kryengritjes së 14 shtatorit, për të cilën thotë se u udhëhoq nga Sali Berisha pasi kërkonte të mbante pushtetin. 
    Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Idajet Beqiri thotë se kryengritja e armatosur ishte një plan i mirëmenduar nga Berisha, për të cilin thekson se kishte nisur përgatitjet që kur humbi zgjedhjet më 29 qershor 1997 pushteti i kaloi Partisë Socialiste. Beqiri thotë se Berisha që atëherë nisi të frymëzonte autorët e grushtit të shtetit dhe se kryengritja nuk ishte një akt spontan dy ditë pas vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari, për të cilin thotë se ishte Berisha që e nxori në prite. 
    “Berisha ra nga pushteti dhe më 29 qershor mori 25% të votave dhe erdhi në pushtet PS. Berisha ishte ende president i vendit dhe ai nuk dha dorëheqjen sepse mendja dhe deklaratat që bënte ishin të tilla që mua ma morën pushtetin bandat e armatosura dhe unë kështu siç e bënë ata, do ua bëj dhe unë atyre. Pra do ua marr me luftë. Nga 29 qershor deri në 23 korrik nuk dekretonte datën e fillimit të punimeve të kuvendit të Shqipërisë, sepse që atëherë nisi të organizonte dhe frymëzonte autorët e grushtit të shtetit. E nisi në korrik këtë punë, kur ende nuk ishte konstituar kuvendi. Saliu mori gardën e republikë dhe i bllokoi gjithë rrugët që mos të vinte askush, dhe dinte ta niste atëherë grushtin”, tha Idajet Beqiri në Report Tv. 
    Para kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit, Beqiri rendit përpjekjet për destabilizim pak ditë pas fitores së PS në 1997 apo edhe një seri aktesh të tjera kriminale, siç edhe një “mingrusht shteti” në Shkodër, ku u sulmuan disa institucione dhe u liruan 35 të burgosur. Beqiri shprehet në Report Tv se pas kësaj ngjarje Berisha nisi protestat dhe bënte thirrje që Fatos Nanon do ta rrëzonte me armë dhe dhunë. 
    “Në konferencën që ka dhënë Berisha e ka thënë hapur që do ta kthej PD në një ushtri çlirimtare të lirisë. Grushti i shtet nuk nisi më 14 shtator. Grushti i shtetit nisi korrikun e vitit 1997. E bënë minigrushtin e shtetit në Shkodër, nxorën 35 të burgosur nga burgu, dogjën policinë e Shkodrës, institucione, bashkitë dhe të tjerat, pastaj u arrestuan 6 udhëheqësit e PD që u akuzuan për krime kundër njerëzimit, me arrestimin e tyre Saliu nisi protestat në bulevard dhe në këto protesta ishin që do ta rrëzoj Nanon me armë, me ushtri, me dhunë. Pas arrestimit të këtyre të 6, u bë thirrje të hapura dhe tre ditë para se të ndodhte vrasja  e Azem Hajdarit, Berisha ka dalë në konferencë dhe ka thënë do vritet njëri që të dilni të liroheni juve”, tha Beqiri. 
    Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, Beqiri thotë se tregohet se si Sali Berisha e armatosi PD dhe e vërsuli në drejtim të institucioneve të shtetit Kryeministrisë, RTSH, Gjykatës Kushtetuese, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës apo Kuvendit. Beqiri thotë se ka dorëzuar në SPAK të paktën 50 video me deklaratat e Berishës, po jo vetëm, edhe me pamje nga kryengritja e armatosur dhe sulmet që u bënë ndaj institucioneve duke përdorur edhe antitank. 
    Në intervistën për Report Tv, Beqiri thotë se Berisha shkoi në kryeministri për të vrarë Fatos Nanon, por nuk e gjeti aty. 
    “E armatosi PD dhe iu vërsul institucioneve të shtetit, kryeministrisë, shkoi për të vrarë Fatos Nanon, e kemi parasysh se çfarë armatimi kishin deri me antitank, edhe tanket e gardës i nxorën te kryeministria, shkuan me arkivolin e Azam Hajdarit dhe sulmuan kryeministrinë. Nuk e gjetën Fatos Nanon në zyrë, bastisën zyrën, arkivolin e lanë atje pa e varrosur. Pastaj bënë aktin terrorist”, theksoi Beqiri. 
    Me kallëzimin e depozituar më 15 tetor në SPAK, Beqiri ka kallëzuar jo vetëm Berishën, por edhe 9 emra të tjerë: Genc Pollo, Ritvan Bode, Shaban Memia, Pal Dajci, Ekrem Spahia, Frrok Gjini, Dem Dollapi, Alfons Zeneli, Artur Bejzade etj të cilët thotë ai, duhet të hetohen për kryerjen e veprave penale të “Kryengritjes së armatosur”, “Vepra me qëllim terrorist”, “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 
     

  • Empatia e diskutueshme për Nanon: duhet apo jo të na vijë keq për të?

    Empatia e diskutueshme për Nanon: duhet apo jo të na vijë keq për të?

    Një lloj empatie po shpërfaqet për Fatos Nanon këto ditë teksa ai ndodhet mes jetës e vdekjes prej gjendjes së rënduar shëndetësore. Rëndom, ai trajtohet apo gjykohet si një politikan liberal, pa iu vënë në peshore e mira apo e keqja shoqërore e tij në qeverisjen e vendit për aq sa qe në krye të saj. Po, mundet të ketë patur aspekte pozitive qeverisja e tij, siç vetë ai mund të ketë patur cilësi pozitive në karakter, njerëzor e politik bashkë, por mundet që negativja e tij të ketë prevaluar mbi pozitiven.
    Florian Haçkaj, një aktivist i njohur i diasporës, tiranas, së fundi dhe u përfolur si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e kryeqytetit nga opozita, sjell faktin e zaptimit të shtëpisë së të parëve të tij nga ana e familjes Nano, aty ku siç shkruan ai lindi Fatosi, një zaptim tipik komunist, i cili vijoj dhe pas rënies së regjimit.
    Pra, në këtë fokus e sheh ai ish-kryesocialistin, si zaptues prone, në fillim jo direkt, por me pas dhe direkt, gjersa nuk ka patur ndërgjegjen për të liruar vullnetarisht atë që ka qenë pronë e tjetrit, zaptuar ideologjikisht.
    Shkruan Haçkaj:
    “Keqardhje per Fatos Nanon !?!
    Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja ne Tiranë! Një vile e mrekullueshme e ndërtuar me djersë e me shumë punë, të cilen e pushtuan të babziturit komunistë në vitin 1948 !! Në atë ditë të urryer, gjyshja ime e ndjerë u kthye në shtëpi dhe gjeti disa placka e pak mobilje të ngarkuara në një kamion, bashkë me familjarët e saj, të cilët u DËBUAN pas torturave pa fund ndaj stërgjyshit tonë!!
    Në vitin 1951, aty u vendos familja Nano, dhe aty lindi Fatos Nano në vitin 1952. Deri nga fundi i viteve ‘90, ajo shtëpi mbeti në duart e tyre. Kur përpiqeshim ta rimerrnim pronën pas rënies së komunizmit, përballeshim me kërcënime me jetë, arrogancë dhe një tallje të hidhur: ‘Falënderoni që po ju lejojmë të hyni në shtëpinë tonë!’
    Kjo është trashëgimia e komunizmit: grabitje, dhunë, internime dhe padrejtësi që vazhdojnë të rëndojnë ndër breza. Më dhemb shpirti kur shoh sot njerëz që shprehin keqardhje për Nano, madje edhe prej atyre që e quajnë veten opozitarë.
    Kam vetëm një keqardhje: që ai dhe të tjerë si ai nuk morën kurrë dënimin që merituan për të kaluarën komuniste dhe për zbutjen e tranzicionit që ruajti strukturat e vjetra nën petkun e demokracisë. Sot, bijtë e tyre vazhdojnë të na drejtojnë, ndërsa në tetor kujtohet sërish diktatori Hoxha si ‘figurë historike’.
    Një popull që harron historinë e tij, është i destinuar ta përjetojë përsëri atë!”.

  • “Ju ditkeni edhe gjuhën e zogjve”, si u mahnit Kostas Simitis me Nanon kur pa se sa gjuhë fliste

    “Ju ditkeni edhe gjuhën e zogjve”, si u mahnit Kostas Simitis me Nanon kur pa se sa gjuhë fliste

    Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, tregoi edhe një episod të veçantë në Kongresin e PASOK-ut në Greqi.
    “Në takimet që bënte me delegacionet e huaja, Fatos Nano kur po shëtiste në pavijonet e Kongresit të PASOK-ut në Athinë, komunikonte me shumë gjuhë. Komunikonte me anglezët, italianët, spanjollët, gjermanët dhe arabët. Kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Kostas Simitis, kur e dëgjoi që po fliste edhe arabisht, iu drejtua Nanos me një shprehje gati poetike: “Ju ditkeni edhe gjuhën e zogjve!” Ky ishte një episod i Kongresit të PASOK-ut”, kujton Çipa.
    Ndërsa Bedri Islami, në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, tregoi se si e ka njohur Fatos Nanon që në kohën kur ish-kryeministri ka qenë gjimnazist.
    “Fatos Nanon e kam njohur që kur ishte gjimnazist te “Petro Nini Luarasi” dhe më pas u ribashkuam në Partinë Socialiste, unë si gazetar, ndërsa ai si anëtar i udhëheqjes. Për kohën ka qenë rebel. Po të mos ishte djali i asaj familjeje që ishte, vështirë se mund të shkonte në universitet dhe vështirë se mund të bëhej anëtar partie. Ishte një nga djemtë që e quanin veten “Bitëllsat e Petro Ninit”. Ishte i dobët, i imët, nuk ta mushte syrin për asgjë. Askush nuk e besonte se një ditë do të ishte kryeministër i Shqipërisë. Ishte një djalosh që nuk vihej re në atë kohë. Edhe më vonë kur e kam takuar, ishte po i njëjti. Ai tallej me komunizmin, tallej edhe me artikujt që botonim në “Zërin e Popullit”. Ai tallej me shumë gjëra që komunistët i quanin të shenjta. Fatos Nano nuk do të kishte të ardhme nëse do të vazhdonte ajo politika e ashpër e para vitit 1985”, tha Islami.

  • Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Pa ty rruga jonë do të ishte më e gjatë…

    Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Pa ty rruga jonë do të ishte më e gjatë…

    Kryeministri Edi Rama ka uruar publikisht Fatos Nanon për ditëlindjen e tij me një postim në rrjetet sociale.
    Rama ka shtuar se rruga e PS-së pa udhëheqjen e Nanos mund të kishte qenë shumë më e gjatë dhe më e vështirë.
    Në fund, Rama e mbyll urimin me fjalët: Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar.
    “Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij – teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh – më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet.
    Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë. Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”, shkruan Rama.

  • Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

    Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

    Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindje ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e quajtur atë “lider historik” të së majtës shqiptare.
    Në një mesazh publik, Rama theksoi se urimi i tij erdhi “krejt natyrshëm” teksa udhëtonte për të mbajtur një leksion në Kolegjin e Europës në Bruzh, në një moment kur Shqipëria sapo ka hapur katër kapituj të rinj të negociatave me Bashkimin Europian. “Dua t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet”, shkruan Rama.
    Ai vlerësoi rolin e Nanos në transformimin e PS-së, duke theksuar se ishte ai që e ktheu partinë me “sy e zemër nga Europa”, në një kohë kur Shqipëria ndodhej në “vorbullën e rrumpallës demokratikase”.
    “Sikur ta mendosh për një moment, pa Fatos Nanon në krye të saj, rruga jonë drejt Europës mund të kishte qenë shumë më e gjatë”, shtoi Rama, duke mbyllur urimin me fjalët: “Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”.

  • Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Lideri historik që e ktheu PS-në nga Europa

    Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Lideri historik që e ktheu PS-në nga Europa

    Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindje ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e quajtur atë “lider historik” të së majtës shqiptare. 
    Në një mesazh publik, Rama theksoi se urimi i tij erdhi “krejt natyrshëm” teksa udhëtonte për të mbajtur një leksion në Kolegjin e Europës në Bruzh, në një moment kur Shqipëria sapo ka hapur katër kapituj të rinj të negociatave me Bashkimin Europian. 
    “Dua t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet”, shkruan Rama. 
    Ai vlerësoi rolin e Nanos në transformimin e PS-së, duke theksuar se ishte ai që e ktheu partinë me “sy e zemër nga Europa”, në një kohë kur Shqipëria ndodhej në “vorbullën e rrumpallës demokratikase”. 
    “Sikur ta mendosh për një moment, pa Fatos Nanon në krye të saj, rruga jonë drejt Europës mund të kishte qenë shumë më e gjatë”, shtoi Rama, duke mbyllur urimin me fjalët: “Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”.