Tag: nanon

  • Homazhet për Fatos Nanon/ Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

    Homazhet për Fatos Nanon/ Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, duke shprehur vlerësimin e tij për figurën politike të ndjerë.
    Në fjalën e tij, Mediu e përshkroi Nanon si një politikan të mendimit të thellë dhe të tolerancës, një kundërshtar të denjë me të cilin debatet kërkonin reflektim serioz.
    “Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi,” tha Mediu.
    Ai shtoi se, ndonëse askush nuk është perfekt, Fatos Nano kishte një cilësi të rrallë në politikën shqiptare: tolerancën. “Jo shumë politikanë shqiptarë e kanë këtë,” tha Mediu

  • Përfaqësuesit e opozitës nderojnë Fatos Nanon: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

    Përfaqësuesit e opozitës nderojnë Fatos Nanon: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

    Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe ai i Partisë Republikane Fatmir Mediu kanë bërë nderimet e tyre në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano.
    Për mediat, Duka tha se Fatos Nano, vdiq në atë moment që dhe truri i tij ndaloi së funksionuari, ndërsa dhe njëherë tregoi miqësinë e ngushtë që ka pasur me Nanon.Lexo edhe :Related Posts
    “Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.

    Opozitari, Fatmir Mediu tha se Nanon do ta kujtojë gjithmonë si një politikan të tolerancës, një kundërshtar të denjë dhe një njeri me kontribute të mëdha në jetën politike të Shqipërisë.
    “Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu./vizionplus.tv

  • Nesër, ditë zie për Fatos Nanon! Ish-kryeministri do të prehet në Sharrë…Kush pritet të marrë pjesë nga opozita në homazhe?

    Nesër, ditë zie për Fatos Nanon! Ish-kryeministri do të prehet në Sharrë…Kush pritet të marrë pjesë nga opozita në homazhe?

    fatos nano

    TIRANË- Shqipëria do t’i japë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano më 2 nëntor përmes një ceremonie shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të rëndësishme të politikës dhe jo vetëm.
    Ditën e djeshme, mesazhe ngushëllimi dhe vlerësimi për figurën e liderit historik të Partisë Socialiste, nuk kanë munguar as nga kampi kundërshtar. Madje, vetë kreydemokrati Sali Berisha teksa shprehu ngushëllimet e tij, ndeoi dhe kujtoi Nanon, duke i dhënë meritën e reformimit të PS.

    Ndërkohë, dita e nesërme, do të jetë Zi Kombëtare në të gjithë vendin. Në homazhet që do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim dhe të pranishëm do të jenë gjithë anëtarët e PS, bashkë me mbështetësit socialist. 

    Ndërsa nga opozita, mendohet të jetë përfaqësues Flamur Noka, ndërsa nuk dihet ende nëse kreu i PD-së do të marrë pjesë në homazhet e nesërme. Gjithashtu, bëhet me dije se presidentja Vjosa Osmani nuk do të jetë e pranishme.
    Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë. Familja ka kërkuar të kryejë në privatësi, në shtëpi edhe shërbesën e ritualit ortodoks për Fatos Nanon, i cili ishte i pagëzuar dhe i martuar me Xhoanën në Kishën Ortodokse Shqiptare.

    Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e premte, 31 Tetor 2025. Nano ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion pas problemeve me mushkëritë, një prej spitaleve private në kryeqytet. Pjesa më e vështirë për mjekët ishte rizgjimi i trurit të Nanos, por nuk ia ka dalë të mbijetojë përpos trajtimit edhe nga një ekip i huaj specialistësh. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit./ZËRI

  • A do jetë nesër Sali Berisha në homazhet për Fatos Nanon? Ja kush pritet të jetë në Pallatin e Kongreseve

    A do jetë nesër Sali Berisha në homazhet për Fatos Nanon? Ja kush pritet të jetë në Pallatin e Kongreseve

    Ditën e nesërme do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.
    Homazhet për Fatos Nanon do të jenë ‘Live’ në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama.
    Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.
    Nga PD pritet të jetë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli b%jnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.
    Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme. Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.

  • Homazhet nesër për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama do të mbajë fjalim, kush pritet të marrë pjesë nga opozita

    Homazhet nesër për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama do të mbajë fjalim, kush pritet të marrë pjesë nga opozita

    Ditën e nesërme do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.

    Homazhet për Fatos Nanon do të jenë ‘Live’ në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama.
    Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.
    Sipas burimeve të Top News, nga PD pritet të jetë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli b%jnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.
    Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme. Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.

    Top Channel

  • Homazhet për Nanon/ Rama do të mbajë fjalim, ja kush pritet të marrë pjesë nga opozita

    Ditën e nesërme do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.

    Homazhet për Fatos Nanon do të jenë ‘Live’ në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama.
    Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.
    Sipas burimeve, nga PD pritet të jetë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli bejnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.
    Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme. Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.

  • Rama kujton Nanon përmes një videokartoline lamtumire, rrugëtimi i ish kryeministrit ndër vite

    Rama kujton Nanon përmes një videokartoline lamtumire, rrugëtimi i ish kryeministrit ndër vite

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim, dedikuar ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një postimi, Rama ka sjellë një kolazh nga kujtimet e Fatos Nanos, në politikë, por dhe jetën private.
    Rama tha se Nano sdo të ndahet asnjëherë nga kujtimet e tij dhe të vendit.
    “MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore💔”, shkruan përbri videos Rama.

  • Rama, videokartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Miku im i dikurshëm e i rigjetur sërish!

    Rama, videokartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Miku im i dikurshëm e i rigjetur sërish!

    Fatos Nano dhe Edi Rama

    TIRANË-Përmes një videoje, kryeministri Edi Rama ka sjellë momentet më të rëndësishme të Fatos Nanos, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, nga themelimi i PS, trazirat e ’97, burgosja e deri te largimi. Kryeministri shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen. Rama e konsideron Fatos Nanon si “mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish”.
    “Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, ka shkruar Rama bashkangjitur pamjeve.
     
    Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ai ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion, ku pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Politikanë socialistë dhe demokratë, presidenti Begaj dhe figura të shumta të politikës dhe jo vetëm, shprehën ngushëllime dhe vlerësuan figurën e Nanos. Në nderim të ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, ndërsa homazhet shtetërore do të mbahen po këtë ditë tek Pallati i Kongreseve./ZËRI

  • Ish-truproja i Fatos Nanos: E zgjodhi Ramën në krye të PS sepse ishte i vetmi që mund ta mundte Berishën

    Ish-truproja i Fatos Nanos: E zgjodhi Ramën në krye të PS sepse ishte i vetmi që mund ta mundte Berishën

    Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, ka treguar sipas tij arsyen që e çoi Fatos Nanon të zgjidhte Ramën në krye të PS.
    Viktor Agolli u shpreh se Rama shihej si i vetmi person që mund të mundte Sali Berishën në revanshin politik që kishte marrë.
    “Për të mundur Berishën nuk ishte as Namik Dokle, Servet Pëllumbi as Ben Malaj, në atë revansh agresiv politik që kishte, i vetmi për ta mundur ishte Edvin Kristaq Rama i zgjedhur nga Nano.Kreu i Bashkisë Rama në 2005 krijoi 2 grupe, “MJAFT” dhe “G99”, dhe thirrja e tyre “Nano ik”. U krijuan nga Rama për të sulmuar Nanon. Fillimisht be përjetoi keq ngritjen e Ramës në parti por më pas u bë mentori i tij.Rama që kur u bë kryeministër për herë të 2 apo 3 marrëdhëniet me Nanon nuk i ka pasur të mira”, tha ai.

  • “Do ta mbaj mend si profesorin dhe mikun tim të mirë”, Demi dedikim të veçantë për Fatos Nanon: Do të kujtohet me respekt të madh nga shqiptarët

    “Do ta mbaj mend si profesorin dhe mikun tim të mirë”, Demi dedikim të veçantë për Fatos Nanon: Do të kujtohet me respekt të madh nga shqiptarët

    Klubi Partizani ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Me anë të një postimi në “Facebook”,  klubi kryeqytetas dhe presidenti i tyre, Gazment Demi, shprehin ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë. Demi është shprehur se ndihet krenar që ka njohur Fatos Nanon në jetën e tij, ndërsa shton se shqiptarët do ta mbajnë mend si njeriun që i dha vlera të vërteta demokracisë.
    “Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ish-Kryeministër i Shqipërisë, intelektual i shquar, profesor dhe një tifoz i klubit Partizani.
    Presidenti Gazment Demi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, duke evidentuar një dedikim special: – Fatos Nanon do ta mbaj mend si profesorin dhe mikun tim të mirë, qysh në Fakultetin e Ekonomisë, ashtu edhe vitet e para të demokracisë. Profesori do të mbahet mend si njeriu që i dha vlerat e vërteta demokracisë dhe u tërhoq në moshën më vitale, duke i lënë stafetën më të rinjve, për të dhënë një shembull unik në jetën publike dhe politike të vendit tonë.
    Jam krenar që i kam shërbyer qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore profesorit dhe mikut tim të mirë. Nga shqiptarët ai do të kujtohet me respekt të madh si një burrë shteti dhe një politikan brilant, duke treguar tolerancë e maturi, ndërkohë që unë do e kujtoj gjithnjë si Profesorin tim të veçantë, një mik të rrallë, të mençur dhe të ndershëm që kam patur nderin ti qëndroj afër si në ditët e mira, ashtu edhe në momentet më të vështira.
    Lamtumirë miku im i mirë! U prehsh në paqe Profesor! Me mirënjohjen dhe respektin e përjetshëm të familjes Demi dhe klubit të kuq…”, ka komunikuar klubi Partizani./Sport Ekspres/