Tag: nanon

  • Spartak Braho rrëfen për herë të parë prapaskenat: Sali Berisha dha urdhër për copëtim fizik të një deputeti brenda…

    Spartak Braho rrëfen për herë të parë prapaskenat: Sali Berisha dha urdhër për copëtim fizik të një deputeti brenda…

    Spartak Braho, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka rrëfyer për herë të parë prapaskenat e 8 janarit 2022, ditës kur grupi i Sali Berishës tentoi të thyejë dyert e selisë së Partisë Demokratike. Ai thotë se Berisha kishte dhënë urdhër për eliminimin fizik të deputetit Enkelejd Alibeaj dhe se e kishte paralajmëruar personalisht për rrezikun. Saliu hyn te qeniet që edhe burrin e bën me barrë”, deklaron Braho, duke e akuzuar ish-kryeministrin për përdorim sistematik të dhunës politike. “Berisha tërë kohës ka qenë dhe vazhdon të mbetet me mllef, me hakmarrje, me eliminimin fizik të kundërshtarëve të tij.” Sipas Brahos, në janar të vitit 2022, kur Berisha tentoi të merrte me forcë selinë e PD-së, qëllimi ishte linçimi i Alibeajt.
    Në kohën kur vajti të pushtonte PD, dha porosi të linçohet Enkelejd Alibeaj. “Dëgjoja Berishën kur shfaqi opinionin e tij për Fatos Nanon. Ai e ka burgosur Fatos Nanon. Unë jam marrë me Fatos Nanon, kam qenë në grupin e këshilltarëve ligjorë bashkë me avokatët e tjerë. Saliu hyn te qeniet që edhe burrin e bën me barrë. Bëri 60 e ca protesta te bashkia e Tiranës me zjarre, me djegie, me molotovë. Tani është gëzuar shumë që Erjon Veliaj ka fituar gjyqin. Ore, çfarë njeriu je ti? A ke kandar ti apo qëndrim dinjitoz? Ke qenë disa herë në krye të pushtetit, po s’ka kulturë juridike.
    Berisha tërë kohës ka qenë dhe vazhdon të mbetet me mllef, me hakmarrje, me eliminimin fizik të kundërshtarëve të tij. Këtë biografi ai e ka shumë të pasur edhe brenda partisë së tij në vite. Në kohën kur vajti të pushtonte PD, dha porosi të linçohet Enkelejd Alibeaj. Unë pata informacione se isha kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare që urdhri i Berishës ishte i qartë. Me fjalën linçim përfshihen të tëra, që nga copëtimi fizik, që nga eleminimi fizik. Unë u shpreha një ditë përpara: “Alibeaj, mos shko nesër atje se do të vrasin, i thashë”. Nuk vajti ziu.  Kështu që ky është Saliu”, tha Spartak Braho.
    Vendimi i Kushtetueses për Veliajn
    Braho komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Erion Veliajt të vazhdojë detyrën si kryebashkiak. “Gjykata Kushtetuese, në këtë rast, në shqyrtimin e kësaj çështjeje, nuk merret me fajësinë apo pafajësinë e Erjon Veliajt. Secili ka të drejtë të ketë mendimin e tij. Gjykata Kushtetuese ka gjykuar kushtetutshmërinë e masave që u morën kundër Erjon Veliajt. Jo vetëm Gjykata Kushtetuese e jona, por edhe observacioni që bëjnë juristët ndërkombëtarë që janë me nivel dhe janë qëndrime të drejta. Prandaj thashë, jam i bindur që ky shqyrtim kështu do mbaronte.
    Po ç’rëndësi ka pesë me tre apo pesë me dy? Nuk ka rëndësi fare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ashtu si të tëra vendimet që hyjnë në fuqi, janë të padiskutueshme. Po e theksoj edhe njëherë, është normë juridike, qëndron në bazë të dogmave apo doktrinave juridike. Nuk diskutohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por as vendimet e gjykatave të tjera. Në piramidën e shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka disa shkallë. Të tëra vendimet, janë të kontrollueshme.  Nga shkalla e parë, kalon apel, mbaroi apeli, shkoi në Gjykatë të Lartë, mbaroi gjykata e lartë, shkoi në Gjykatë Kushtetuese. Kështu që me ç’të drejtë ne themi që jo, është fajtor, jo, s’është, kur kjo çështje nuk ka hyrë akoma në axhendën e shqyrtimit gjyqësor”, tha Braho.
    Komentet për Fatos Nanon
    Ish-deputeti socialist u ndal edhe te marrëdhënia e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano, duke treguar disa momente nga periudha kur Nano ishte i dënuar dhe ai u mor personalisht me çështjen e tij ligjore. “Mbresat për Nanon janë të shumëllojshme. Natyrisht që e përgjithshmja është, janë pozitive. E kemi pranuar Nanon ashtu siç ishte. Ashtu sikurse kemi debatuar për vendime që i kemi cilësuar jo të përgjegjshme nga ana e Nanos. Këto janë mbresat. T’i ndajmë 30% pozitive, 70% negative, kjo nuk bëhet. Po, një moment që më vjen ndërmend shpesh ishte një bisedë me Pllumbin. Ai ishte drejtonte partinë ato vite. I thashë: “Profesor, nuk jam dakord me mënyrën si po ndiqet çështja e Nanos. Çështja e Nanos është sa politike, por në përgjithësi është çështje ligjore”. Nano është dënuar për vjedhje në favor dhe shpërdorim në favor të të tretëve. Kush janë të tretët? Ishin ministrat italianë.
    Problemi fillonte në Itali. Pllumbi tha: “Mendo, Spartak, çfarë duhet bërë?” I thashë: “Duhet takuar prokurori italian që po heton ministrat”. Kam vajtur në Itali, arrita ta takoj prokurorin bashkë me Përparim Sanxhakun, avokat edhe ai. I thashë: “E keni nenin 55 ju këtu në Kodin Penal tuaj?” Jo, tha, po pse më pyet? Sepse Nano, thashë, është dënuar për vjedhje, shpërdorim në favor të të tretëve. Ti thashë, na the që këta të tretë, proceset i morët këtu. Së shpejti u pushohet çështja. S’kishte vepra penale. Më dha vendimin përkatës. Ja çuam Nanos, në Bënç atëherë bashkë me Xhinën. E lexoi, qau. Këtë që ke bërë ti, tha, s’e ka kuptuar as Partia Socialiste,” tha, “që merret me jo deklarata e këtyre, jo letra e këtij, jo Unioni Parlamentar e histori ra që nuk sillnin gjë”. Nano e kishte çështjen ligjore, handikapin ligjor, i cili për një moment u shkri i tëri dhe Nano mori pafajësi, mori dhe dëmshpërblimin. Dhe nuk është çështje serioze ajo që Saliu tani del atje dhe e bën sikur e ka ndihmuar”, tha ndër të tjera Braho.

  • New York Times artikull për Fatos Nanon: Ish-kryeministri shqiptar, udhëheqës në epokën e kaosit dhe tranzicionit

    New York Times artikull për Fatos Nanon: Ish-kryeministri shqiptar, udhëheqës në epokën e kaosit dhe tranzicionit

    Nga Adam Nossiter
    Fatos Nano, ish-kryeministri i Shqipërisë që udhëhoqi vendin gjatë tranzicionit nga diktatura komuniste drejt demokracisë, ndërroi jetë më 31 tetor në Tiranë, në moshën 73-vjeçare.
    Vdekja e tij në spital, pas një sëmundjeje kronike të mushkërive, u njoftua nga presidenti Bajram Begaj.
    Karriera politike e Nanos pasqyronte vetë historinë e Shqipërisë pas rënies së komunizmit: nga izolimi ekstrem i regjimit të Enver Hoxhës drejt një demokracie të brishtë e shpesh të trazuar. Një politikan i mbijetesës, i aftë të përshtatej me çdo rrethanë, Nano filloi si ekonomist në Partinë e Punës dhe si i afërt me Nexhmije Hoxhën, të venë e diktatorit.
    Gjatë dekadave të regjimit komunist, Shqipëria u shndërrua në një vend të mbyllur, thuajse si një kamp i madh burgu, deri në vdekjen e Hoxhës në vitin 1985.
    Në vitin 1991, ndërsa komunizmi po shembej, Ramiz Alia – pasuesi i Hoxhës – e emëroi Fatos Nanon kryeministër. Ai u përpoq të menaxhonte kalimin drejt pluralizmit politik, duke udhëhequr transformimin e Partisë së Punës në Partinë Socialiste të Shqipërisë, ndryshim që e imponoi vetë.
    Karriera e tij politike, e shtrirë për më shumë se dy dekada, përfshiu tri periudha si kryeministër, burgosje politike, protesta të dhunshme dhe një sërë përpjekjesh për t’u rikthyer në pushtet. Ai u rrëzua për herë të parë në vitin 1991 pas një greve të përgjithshme të 350 mijë punëtorëve.
    Në vitin 1993 u arrestua nga qeveria e Sali Berishës dhe u dënua me 12 vjet burg për shpërdorim fondesh ndihme italiane – akuza që u cilësuan nga shumë organizata ndërkombëtare si politike. Gjykatësi i çështjes dha dorëheqjen në mes të procesit për shkak të presionit politik. Nano e drejtoi Partinë Socialiste nga burgu, me ndihmën e bashkëshortes së tij të atëhershme, Rexhina, dhe doli i lirë pas katër vitesh, në amnistinë e vitit 1997.
    Në verën e po atij viti, në kulmin e krizës që pasoi kolapsin e skemave piramidale, Nano u rikthye sërish në postin e kryeministrit. Megjithatë, korrupsioni, pabarazitë dhe mungesa e stabilitetit politik e dëmtuan rëndë qeverisjen e tij.
    Në vitin 1998, pas vrasjes së deputetit të opozitës Azem Hajdari dhe trazirave që pasuan, Nano dha dorëheqjen dhe u largua nga godina e qeverisë nën presionin e protestuesve. Ai u rikthye në pushtet në vitin 2002, por qeverisja e tij u përball me të njëjtat probleme të korrupsionit dhe pabarazisë, derisa humbi zgjedhjet e vitit 2005 dhe u largua përfundimisht nga skena politike aktive.
    Fatos Nano lindi në Tiranë më 16 shtator 1952, djali i vetëm mes katër fëmijëve të Thanas Nanos, ish-drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, dhe Maria Shuteriqi Nanos, zyrtare shtetërore. I rritur në një familje të privilegjuar të elitës komuniste, ai tregoi herët anën e tij rebele, duke formuar një grup rok që luante këngë të ndaluara të Beatles.
    U diplomua në Gjimnazin “Sami Frashëri” dhe më pas në ekonomi politike në Universitetin e Tiranës në vitin 1974, ku mori edhe doktoraturën në ekonomi në vitin 1983. Karriera e tij u përshpejtua kur filloi punë si studiues në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste, nën drejtimin e Nexhmije Hoxhës.
    Nano la pas djalin dhe vajzën e tij, Sokol dhe Edë Nanon, nga martesa e parë, me të cilën u divorcua në vitin 2001; bashkëshorten e dytë, Xhoana Nanon, me të cilën u martua në vitin 2002; dhe motrat e tij, Sashenka, Vjollca dhe Mimoza.
    Ai kandidoi dy herë për president të Shqipërisë, në vitet 2007 dhe 2012, por nuk arriti të siguronte votat e nevojshme në Parlament.
    Në fund të jetës, Fatos Nano mbeti një figurë komplekse e politikës shqiptare — një intelektual i formuar në sistemin komunist, që u përpoq ta drejtonte vendin drejt demokracisë, por që shpesh u mposht nga kaosi, korrupsioni dhe përplasjet e tranzicionit.“I stërholluar dhe i paparashikueshëm,” shkroi për të analisti Fred C. Abrahams. “Ai negocionte dhe lëvizte — gjithmonë në kërkim të një ekuilibri mes idealizmit dhe pushtetit.”

  • Martin Leka rrëfen marrëdhënien me Fatos Nanon: U bëmë shokë burgu, komunikonim me…

    Martin Leka rrëfen marrëdhënien me Fatos Nanon: U bëmë shokë burgu, komunikonim me…

    Gazetari i njohur Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka ndarë detaje të panjohura nga jeta dhe karakteri i ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano, me të cilin ka ndarë një periudhë të vështirë në burg.
    Ai kujtoi se e kishte intervistuar Nanon ditën kur këtij të fundit iu hoq imuniteti, dhe më vonë, fati i bashkoi në burg.
    Martin Leka shtoi se për Fatos Nanon ruan respekt të thellë, duke e cilësuar si një person që manifestonte sjellje njerëzore.
    “E vërteta është që, edhe pse shumë pak vite vonë politikë, Fatos Nano bëri atë që ne mund ta quajmë epokë për shumë arsye, Edhe me ikjen e vet tregoi se sa popullaritet kishte. Unë e kam njohur Fatos Nanon në legjendat që thuheshin atëherë, ku ishte një intelektual që kishte ardhur, nuk e njihte njeri dhe që fitoi në Tiranë i vetmi nga ish-Partia e Punës në 1991. Më pas, unë përfundoj në një burg me Fatos Nanon.
    E kisha takuar dhe ditën që i është hequr imuniteti i kam marrë intervistë për “Koha Jonë”. Ai dinte çdo gjë që bëhej në burg dhe kështu krijova lidhjet me policë, jashtë SHIKU-t. Në burg u bëmë shokë burgu. Kur shkova te qelia e tmerrshëm ku kishte qenë ai vetë, një ditë përpara unë u përgatiti, dhe të nesërmen përfundova te ajo qelia që ishte një skëterrë e vërtetë. Unë kam një komunikim që mund ta quaj njerëzor dhe të jashtëzakonshëm, dhe e gjitha është me letra. Nga qelia, pastaj ndryshova katin. Komunikonim me letra nga qelia në qeli. Kam shumë letra.
    Unë dhe Fatosi kishim të njëjtin avokat. Agim Tirana, ishte i imi. Më thotë që bëje intervistën se do t’i bëj unë pyetjet. Edhe ai më dërgoi pyetjet. Unë i dërgova përgjigjet, u botua intervista, Unë bërë një gjest që mu duk krejt normal në mënyrë që të dilte intervistuesi, unë gjeta një simbolikë edhe është aty intervistoi Eda Sokoli, Edi dhe Sokoli janë dy fëmijët e Fatos Nanos”, tha Leka.
    Gazetari rrëfeu edhe një episod prekës nga koha e burgimit në Tepelenë, kur Nano mori lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së tij.
    “Rasti i dytë ka qenë në burgun e Tepelenës, kur unë bashkë më të tjerët kur shkuam ti jepnin lajmin për vdekjen e nënës. Ai ishte në fund dhe kuptoi gjithçka dhe mbaj mend që atëherë ka shpërthyer në të qara dhe nëse nuk me japin leje dhe më tha për të shkuar, ti do kesh një incizim dhe ka thënë disa fjali në kasetofon. Ishte një shpërthim… dhe i dhanë leje dhe ajo nuk u përdor, Aty kam parë se çfarë do të thotë të jesh njeri”, tha ai.

  • Homazhet për Nanon/ Rama krah Ruçit, Kurtit dhe Ahmetit (FOTO)

    Homazhet për Nanon/ Rama krah Ruçit, Kurtit dhe Ahmetit (FOTO)

    Këtë të diel u zhvilluan homazhet në nder të ish-kryeministit Fatos Nano, që u nda nga jeta të premten në moshën 73-vjeçare.
    Mesditën e sotme u krye edhe ceremonia në Pallatin e Kongreseve, që përfundoi me dërgimin e arkëmortit drejt banësës së fundit.
    Të pranishëm në homazhe ishin një sërë figurash politike, zyrtarë, emra të njohur të fushave të ndryshme, miq, e të njohur të Nanos.
    I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbajti edhe një fjalim të rastit.
    Gjatë homazheve, u vu re se Rama kishte vazhdimisht në krah socialistin Gramoz Ruçi, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, si edhe kreun e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

  • ‘E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç’/ Rama fjalim në homazhet për Nanon

    ‘E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç’/ Rama fjalim në homazhet për Nanon

    Edi Rama: Ishte ai dyzim edhe natyrës së tij aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, u bë fati i PS dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshme duke i dhënë një frymëmarrje të re. Pa sakrificën e tij, socialistët do kishin pasur një fat më bujar.
    Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e radhë politike.
    PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotorë e interesave madhore të kombit, Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradin. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit.

  • Edi Rama: Ata që e quajtën tradhtar Fatos Nanon për takimin me Millosheviç, sot e nderojnë! Ai ishte patriot dhe do mbetet…  

    Edi Rama: Ata që e quajtën tradhtar Fatos Nanon për takimin me Millosheviç, sot e nderojnë! Ai ishte patriot dhe do mbetet…  

    Gjatë fjalës së tij në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te takimi i tij Sllobodan Millosheviçin në Selanik. Rama tha se sot, ndër ata që e nderojnë pas vdekjes, janë edhe ata që dikur e sulmuan dhe e quajtën tradhtar për atë takim. Ai shtoi se një ditë, kur të dalin në dritë fjalët e plota të atij takimi dhe kontributet e Nanos për çështjen shqiptare në Kosovë e Maqedoni, historia do ta vendosë përfundimisht emrin e tij në rreshtat e nderit të Shqipërisë. 
    “Ndër ata që e nderuan kryetarin tonë pas vdekjes, ishin dhe ata që quajtën tradhtar pse takoi Millsheviç gjatë një aktiviteti në Selanik, dhe plotë të tjera që s’ia vlen ti kujtojmë, unë e kam dëgjuar prej tij, bisedën me kapsapin e Beogradit dhe se kam idenë nëse fatosi e ka lënë të shkruar diku, por jo vetëm që në atë takim, bisedë s’ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet të ndritë fjalët e thëna në atë takim si edhe takimet dhe bisedat e Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni, atëherë askush nuk do të mund të vërë në dyshim se kontributi patriotik i kryetari themeltar të PS për çlirimin e Kosovës, rendit Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë”, tha Rama. 
     

  • Homazhet për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama mbërrin në ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja

    Homazhet për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama mbërrin në ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në ceremoninë mortore që po mbahet në nder të liderit historik të PS-së, Fatos Nano.
    Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
    Rama gjithashtu do të mbajë dhe një fjalë përmbyllëse si kryeministër i vendit, por mbi të gjitha si pasues i Fatos Nanos në krye të Partisë Socialiste.

  • FOTOT/ Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

    FOTOT/ Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

    Të pranishëm për nderimin e ish kryeministrit Fatos Nanos janë edhe opozitarët.

    Fatmir Mediu, Agron Duka, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi, po nderojnë liderin historik të Partisë Socialiste.
    “Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.
    “Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu.
    “Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos. Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane“-tha Blushi.
     

    Top Channel

  • Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

    Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

    Të pranishëm për nderimin e ish kryeministrit Fatos Nanos janë edhe opozitarët. 
    Fatmir Mediu, Agron Duka, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi, po nderojnë liderin historik të Partisë Socialiste. 
    “Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka. 
    “Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu. 
    “Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos. Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane“-tha Blushi. 

  • Erion Veliaj ‘nuk harron’ Nanon/ Dërgon nga qelia kurorën me lule në nderim të ish-kryeministrit

    Erion Veliaj ‘nuk harron’ Nanon/ Dërgon nga qelia kurorën me lule në nderim të ish-kryeministrit

    Në pamundësi për të qenë vetë prezent në ceremoni, Erion Veliaj ka dërguar një kurorë me lule në emër të tij për ta vendosur pranë arkëmortit të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Nano përcillet sot për në banesën e fundit. Lideri historik i Shqipërisë, ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Grupi i Partisë Socialiste kanë shkruar së bashku për të kryer nderimet e fundit për Nanon, ndërsa ceremonia do të mbyllet me një fjalim të kryeministrit Rama, njëkohësisht pasardhës i Nanos dhe bashkëshortes, Xhoana Nano.