Tag: namik

  • Namik Selmani: Ligjërimi i kangjelave

    Namik Selmani: Ligjërimi i kangjelave

    (Kushtuar këngëtares lirike Tefta Tashko Koço)
    Mjaftonte një piano që vinte si dallandyshe përtej qiejveTë na jepje magjinë Teftë moj, filiz kënge i pashteruarTë na hapje pa trokitje, strehëza diellore dritëfarfurieTë na hidhje çarçafë me tinguj të gjerdanuar.

    Na çurgërove sylynjarët e shpirtit tonë si detiNa blerove livadhet, manat e gjithë lulet i petalove.Udhët kishin baltë e gurët i kishte thinjur kurbetiPuploheshin ditët, dhe pse buka mungonte mes sofre.
    Teftë moj, gjeth që s’e vyshk asnjë vjeshta e vitevel bëre pelikanët që mes sqepave të këmbejnë puthjen.Në flokët e nuseve mollët skuqeshin mes tingujveMe një stap hyjnor këmbanat në djepe përkunden.
    Në pllakëza pariziene këndonin rrugicat me kangjeleVjeshtrave për ty zogu rrugën e kthimit harronteOo, ti na solle një shportë me tinguj dritëargjenda.Me ison që ta mbanin bletët që bletonin në hoje.
    Dhe kuajt trokëllinin pas pajtonëve me zileNga sëndykët dilnin tingujt që dehnin dhe plisin.Teftë moj, ç’i bëre të dridhen kangjelat në vite.Dhe në zemra na vure fjongo të pëjretshme përurimi.

    ObserverKult

  • “Asnjë trokitje në qiell”, Namik Dokle promovon romanin e tij më të ri në Panairin e Librit

    “Asnjë trokitje në qiell”, Namik Dokle promovon romanin e tij më të ri në Panairin e Librit

    “Asnjë trokitje në qiell” është një roman modern, kur shkrimtari Namik Dokle parashtron sfidat e jetës së përditshme, përmes personazheve të tij.

    “Fabula që unë kam zgjedhur është fabula e shtatë personave që rastësisht janë gjendur në një shtëpi të vetme në një fshat të braktisur. Disa janë pjesëtarë të një familjeje. Dy të tjerë janë të panjohur. Djali i familjes është vrarë në një betejë dhe ka lënë porosi të varroset në fshatin e gjyshit”, u shpreh shkrimtari, Namik Dokle.
    Është dimri i ftohtë i fund dhjetorit-fillim janarit, kur protagonistët gjenden me sprovën e urisë, betejën e jetës dhe ndarjes nga jeta.
    “Atyre që janë shumë të varfër i themi pabuks, ndërsa kjo është varrbukëse, që ka mbetur pa njeri. Një ditë, duke ecur në varfërinë e saj, sheh një njoftim vdekjeje dhe shkon në drekën e vakisë dhe kështu e vazhdon jetën e saj, ushqehet me drekat e të vdekurve. Personazhi im është grua, por unë njoh një burrë në Tiranë që jeton pikërisht kështu”, thotë Dokle.
    “Asnjë trokitje në qiell” është një aventurë ekzistence, që vjen përmes strukturës narrative dhe kompozicionale, me një ligjërim të larmisë gjuhësore, me të gjitha ngjyrat e shqipes.
    “Dëshira ime ka qenë që të flas për atë që njerëzit e vuajnë sot dhe për ëndrrën e tyre. I mbetem besnik bindjes se misioni i letërsisë nuk janë heronjtë e historisë, por viktimat e historisë”, shprehet shkrimtari.
    Në promovimin e librit në Panairin e Librit, studiuesi Behar Gjoka vlerësoi stilin e veçantë të rrëfimit, që dallon nga veprat e tij të mëparshme.
    “Ky roman është një hap tjetër i të thënit artistikisht të asaj që na shqetëson, të asaj që përjetojmë çdo ditë”, tha studiuesi Behar Gjoka.
     
     

    Top Channel

  • Festivali letrar për të rinj/ “Tirana Gate”, kur Letërsia Bashkon Mesdheun dhe Europën

    Festivali letrar për të rinj/ “Tirana Gate”, kur Letërsia Bashkon Mesdheun dhe Europën

    “Mesdheu dhe Europa në letërsinë bashkëkohore” është motoja e edicionit të njëmbëdhjetë të Festivalit letrar për të rinj, që çeli siparin këtë të mërkurë në kryeqytet.

    Me një homazh ndaj Mesdheut si hapësirë që mban gjallë kulturën e shkruar, “Tirana Gate” synon të rrisë dialogun ndërkulturor.
    Irena Toçi: Mesdheu është një kujtesë e përbashkët, një mozaik kulturash, një nyje takimesh dhe shpesh herë edhe përplasjesh, një teatër i hapur ku breza të tërë kanë interpretuar dramën e jetës së tyre. Ky det nuk është vetëm një shtirje e kaltër mes brigjeve, por një metaforë e qëndrimit, e të rezistuarit, e të pranuarit të tjetrit dhe mbi të gjitha, të mbrojturit e kulturës sonë autentike.
    Për organizatorët, Mesdheu mbetet një ftesë për të mos harruar, për të mos humbur mes dallgëve, është kujtesë e gjallë që qëndrimi nuk është vetëm rezistencë, por edhe mundësi për të mbjellë frymëzim.
    Milena Selimi, drejtuese artistike e festivalit: Mesdheu është një det që tregon histori migrimi, largimesh, eksodesh, larg nga mohimi i rëndësisë pasuruese të zbulimit, ky edicion i festivalit në vend që të përqendrohet te Odiseja, do të përqëndrohet te Penelopa. E dimë që Odiseja do të kthehet në shtëpi, por neve në këtë edicion na intereson Penelopa, ajo që reziston, që bën të lumtur Odisenë të kthehet në vatrën e tij.
    Përmes paneleve të ndryshme, autorët shqiptarë e të huaj do të diskutojnë sfidat dhe problematikat e letërsisë së sotme. I pranishëm në forumin e parë ishte gazetari e shkrimtari Namik Dokle, që theksoi se letërsia është në luftë të përhershme me censurën. Sipas tij, pa lirinë e fjalës, s’mund të kemi letërsi të lirë.
    Namik Dokle, gazetar, shkrimtar: Nuk mund të themi që janë absolutisht të lirë dhe këtu ndikojnë shumë faktorë, ndikon predispozicioni i autorit, ndikojnë edhe pronarët e shtëpive botuese. Ndikon po ashtu, marrëdhënia e shtetit me kulturën dhe do të thosha që marrëdhënia e shtetit me letërsinë në veçanti, nuk është për t’u pasur zili.
    Dokle këshillon autorët e rinj të njohin dhe përjetojnë nga afër realitetin dhe shoqërinë e sotme.
    Namik Dokle, gazetar, shkrimtar: Shkrimtarët e rinj duhet të jenë shumë pranë këtyre realiteteve që të mos humbasin rrugën në pyllin e hershëm të konkurrencave letrare.
    Pjesë e festivalit që do të vijojë për tre ditë me radhë në ambientet e Liceut Artistik do të jenë autor të rinj e të karrierës nga vendi, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Greqa, Turqia, Italia e Serbia.
     

    Top Channel

  • “U shkaktuan dëme të mëdha”/ Ujku bën kërdinë në Lushnjë, sulmon 80 dele e dhi, banorët reagojnë të tmerruar

    “U shkaktuan dëme të mëdha”/ Ujku bën kërdinë në Lushnjë, sulmon 80 dele e dhi, banorët reagojnë të tmerruar

    Ujku bën kërdinë në fshatin Karbunarë e sipërme, vetëm 5.km larg qendrës së Lushnjes. Ka qenë në orët e para të mëngjesit kur egërsira ka hyrë në tufën e bagëtive të Namik Sinanit. Kafsha e egër, ka dëmtuar dele dhe dhi. Sipas fermerit, ai ka pasur 80 kokë dele e dhi, nga të cilat kanë mbetur rreth 12 krerë dhe nga ato gjysmat janë të kafshuara nga ujku dhe nuk japin shpresë se mund të jetojnë.
    Tufa me bagëti është trembur nga kafsha e egër dhe ka dalë jashtë stanit, por egërsira nuk është mjaftuar me kaq, por i ka drejtuar larg fshatit rreth 4 km dhe një pjesë e tyre kanë ngordhur rrugës. Namik Sinani, ato pak bagëti të ngordhura që ka gjetur, i ka shpërndarë për qentë e të njohurve.
    Sinani pohon dhe që 12 vjeç është bari, dhe të vetmen të ardhur për familjen ka patur nga bagëtitë. Tashmë, sipas tij i ka mbetur vetëm.
    Kafshët e egra, të cilat prej vitesh shtohen dhe qarkullojnë pranë qëndrave të banuara, kanë lënë të dëmtuara edhe kafshë të tjera shtëpiake, por dëme ka edhe në shpendë.

  • “Socialistë emblematikë!”/ Namik Dokle ndan foton e veçantë në ditëlindjen e PS: Urimet e para i mora nga Ruçi dhe Braçe

    “Socialistë emblematikë!”/ Namik Dokle ndan foton e veçantë në ditëlindjen e PS: Urimet e para i mora nga Ruçi dhe Braçe

    Në rrugën përpara kryesisë së Kuvendit, dy socialistët e dy gjeneratave të ndryshme Namik Dokle dhe Erion Braçe i uruan njëri-tjetrit ditëlindjen e 34 të Partisë Socialiste.

    Në një postim në Facebook, Namik Dokle ka ndarë foton ku takohet me Braçen, teksa thotë se ishte kënaqësi që urimet e para t’i merrte nga një teëlelfonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes.
    “Çfarë kënaqësie ( dhe rastësi e bukur) që në mëngjesin e 34-vjetorit të themelimit të PS, dy urimet e para t’i merrja nga një telefonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. Socialistë emblematikë!”, shkruan Dokle.

    Top Channel

  • 34 vite PS, Namik Dokle ndan foton e veçantë: Urimet e para i mora nga Ruçi dhe Braçe

    34 vite PS, Namik Dokle ndan foton e veçantë: Urimet e para i mora nga Ruçi dhe Braçe

    Sot shënohen 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste. Një takim rastësor në rrugë ka qenë ai mes Namik Dokles dhe Erion Braçes. Në një postim në Facebook, Namik Dokle thotë se ishte kënaqësi që urimet e para t’i merrte nga një teëlelfonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. ”Çfarë kënaqësie ( dhe rastësi e bukur) që në mëngjesin e 34-vjetorit të themelimit të PS, dy urimet e para t’i merrja nga një telefonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. Socialistë emblematikë”, shkruan Dokle.

  • Namik Dokle: Urimet e para i mora nga dy “socialistë emblematikë!”

    Namik Dokle: Urimet e para i mora nga dy “socialistë emblematikë!”

    Në një postim në Facebook, Namik Dokle ka ndarë foton ku takohet me Braçen, teksa thotë se ishte kënaqësi që urimet e para t’i merrte nga një teëlelfonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes.
    “Çfarë kënaqësie ( dhe rastësi e bukur) që në mëngjesin e 34-vjetorit të themelimit të PS, dy urimet e para t’i merrja nga një telefonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. Socialistë emblematikë!”, shkruan Dokle.

  • Namik Dokle në “Një skicë me titujt e shtatë librave të botuar në dhjetë vjet”

    Namik Dokle në “Një skicë me titujt e shtatë librave të botuar në dhjetë vjet”

    Namik Dokle ka filluar si gazetar, korrekt dhe hulumtues, me pas politikan që mbeti 24 -karatsh si socialist i pandreqshëm me dinjitet dhe parimor, po vazhdon si shkrimtar me 7 libra të botuar në 10 vite.
    Së fundmi Dokle ka botuar një status në facebook ku shkruan:

    Narrativë…
    Një skicë me titujt e shtatë librave të botuar në dhjetë vjet
    ( 2015-2025 )
    Një ditë prej ditësh, VAJZAT E MJEGULLËS dolën në bjeshkët e Kallabakut për të mbledhur LULET E SKAJBOTËS, të cilat kishin çelur më të bukura se çdo pranëverë tjetër. U lumturuan nga ajo bukuri e natyrës, por kur u kthyen në fshatin e tyre, Bukojna, kishin nisur DITËT E LAKURIQËVE TË NATËS . Në ato ditë të frikshme, disa nga vajzat u sëmurën nga KOLERA NË KOHË TË DASHURISË, ndërsa të tjerët, sidomos të moshuarit, i zuri COVID-1984. Nga frika e këtyre sëmundjeve, shumë prej tyre ikën në qytetin e Meslumasit, ku dëgjuan një gjë të  çuditshme, të pandodhur më parë në ato anë: dikush, në një kioskë, shiste në qese të vogla nga DHJETË GRAMË NDER. Të trembura nga kjo gjë e padëgjuar, tre nga VAJZAT E MJEGULLËS, Borjana,Ilina dhe Jelica, u kthyen përsëri në fshatin e tyre dhe, një natë, shkuan te lëmi i Vejselit, u çveshën lakuriq, e zbritën hënën nga qielli dhe, pas një imte,  u bashkuan të tría në një VALLËZIM ME HËNËN, i cili zgjati deri sa kënduan gjelat e parë të mëngjesit.

    Por Namik Dokle nuk harron edhe politikën, që tashmë e bën në kafe me miqtë e vjetër. Kjo foto tregon ikonat e dikurshme te PS.

    “Bisedë e mendime të kthjellta në kohë të turbullta, me miqtë e mi Ethem Ruka, Rexhep Meidani, Sherif Bundo dhe Ylli Bufi” – shkruan Dokle.
     

  • Tentoi të korruptonte zyrtarin, dënohet me 1 vit e katër muaj shërbim prove i pandehuri

    Tentoi të korruptonte zyrtarin, dënohet me 1 vit e katër muaj shërbim prove i pandehuri

    I pandehuri Namik Koçi është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg pasi tentoi të korruptonte një zyrtar.

    Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
    Sipas vendimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 34, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Namik Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal”.
    2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 28, datë 10.04.2025 vendosi:
    1. Deklarimin fajtor të ” parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
    2. Në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Namik Koçi i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
    3. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Namik Koçi për një afat prove një 1 (vit) e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale, dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës, që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon pas marrjes formës të prerë të vendimit nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
    4. Shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Namik Koçi, me vendimin nr.18, datë 24.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    5. Në lidhje me provat materiale:-Shuma prej 70.000 lekësh e sekuestruar gjatë hetimit paraprak, sipas procesverbalit përkatës datë 20.02.2024, të konfiskohet si mjet që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale, bazuar në nenin 36 të K.Penal.
    -Shuma prej 215.000 lekë si dhe aparatet të markës Iphone 15 pro max, t’i kthehen të pandehurit Namik Koçi.
    -Aparati Iphone 13 pro Max, t’i kthehet shtetases V.Ll.-Aparati Iphone 12 pro Max, t’i kthehet shtetases H.K.Paisjet HDD që përmbajnë aktet e ekspertimit në lidhje me telefonat e ekspertuar si dhe të USB me materialet e këqyrura, të mbeten pjesë e fashikullit të këtij gjykimi.
    6. Shpenzimet procedurale, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në shumën 9.066,44 (nëntëmijë e gjashtëdhjetë e gjashtë presje dyzet e katër) lekë, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas formularit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurit Namik Koçi.
    7. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Top Channel

  • Tentoi të korruptojë drejtorin e AKU-së në Tiranë, GJKKO dënon biznesmenin e njohur (Emri)

    Tentoi të korruptojë drejtorin e AKU-së në Tiranë, GJKKO dënon biznesmenin e njohur (Emri)

    GJKKO ka dënuar me 8 muaj burg 43-vjeçarin Naim Koçin, pronar i baxhos “Perla Bulmet”, pasi në shkurt të vitit 2024 tentoi që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale në Tiranë (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).

    Përfundimisht dënimi me burg i 43-vjeçarit është konvertuar në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.
    Në shkurt të vitit 2024, Naim Koçi tentoi që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale në Tiranë, duke i ofruar 70 mijë lekë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e produkteve të baxhos së tij.
    Njoftimi i GJKKO:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 34, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Namik Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal”.
    Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 28, datë 10.04.2025 vendosi:
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Namik Koçi, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
    Në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Namik Koçi i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.
    Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Namik Koçi për një afat prove një 1 (vit) e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale, dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës, që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon pas marrjes formës të prerë të vendimit nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
    Shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Namik Koçi, me vendimin nr.18, datë 24.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
    Në lidhje me provat materiale: -Shuma prej 70.000 lekësh e sekuestruar gjatë hetimit paraprak, sipas procesverbalit përkatës datë 20.02.2024, të konfiskohet si mjet që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale, bazuar në nenin 36 të K.Penal.
    -Shuma prej 215.000 lekë si dhe aparatet të markës Iphone 15 pro max, t’i kthehen të pandehurit Namik Koçi.
    -Aparati Iphone 13 pro Max, t’i kthehet shtetases V.Ll.
    -Aparati Iphone 12 pro Max, t’i kthehet shtetases H.K.
    Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
    -Paisjet HDD që përmbajnë aktet e ekspertimit në lidhje me telefonat e ekspertuar si dhe të USB me materialet e këqyrura, të mbeten pjesë e fashikullit të këtij gjykimi.
    Shpenzimet procedural, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në shumën 9.066,44 (nëntëmijë e gjashtëdhjetë e gjashtë presje dyzet e katër) lekë, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas formularit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurit Namik Koçi.
    Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.