Tag: nagelsmann

  • Nagelsmann i lumtur pas kualikifikimit në Kupën e Botës: Ne jemi Gjermania, mund të mposhtim çdo ekip

    Nagelsmann i lumtur pas kualikifikimit në Kupën e Botës: Ne jemi Gjermania, mund të mposhtim çdo ekip

    18 Nëntor 2025

    11:09

    Telesport

    Presioni ishte i madh mbi trajnerin Julian Nagelsmann dhe Gjermaninë përpara një përballjeje shumë të rëndësishme kundër Sllovakisë. Por gjithçka u bë e lehtë për gjermanët, që në fushën e tyre fituan thellë 6-0. Fitore që i kualifikoi në Kupën e Botës 2026.
    Trajneri Nagelsmann synonte t’i heshtte kritikët dhe ia doli mbanë: “Çdo lojtar tregoi një performancë shumë të mirë. Ne gjetëm lojën tonë dhe luajtëm futboll bindës. Të gjithë luajtën shumë mirë. Nuk mund të ankohem“.
    “Jam krenar për ekipin. Atyre iu desh të luftonin fort pas fillimit të keq të këtyre ndeshjeve kualifikuese me humbjen në Sllovaki. Ata e shtynë veten në limite dhe treguan një frymë të mirë ekipi”, shtoi Nagelsmann.
    “Rikthimi i Kimmich është shumë i vlefshëm për ne. Ai ka shumë përvojë në këtë nivel dhe ka luajtur shumë ndeshje të tilla. Ai është një nga krosuesit më të mirë të topit në Evropë. E pamë këtë në golin e parë, i cili ishte shumë i rëndësishëm”, shtoi trajneri i kombëtares gjermane.
    Në fund, Nagelsmann lëshoi një deklaratë provokuese: “Kur Jamal Muisiala, Kai Havertz, Tim Kleindienst dhe të gjithë lojtarët tanë të lënduar të jenë rikthyer, ne mund të mposhtim çdo ekip. Ne jemi ende Gjermania”.

  • Gjermania “rigjen” yllin e sulmit, Nagelsmann: Rëndësi ka që ai…

    Gjermania “rigjen” yllin e sulmit, Nagelsmann: Rëndësi ka që ai…

    16 Nëntor 2025

    9:40

    Telesport

    Julian Nagelsmann ka reaguar me fjalët më të mira për performancën e Leroy Sané në ndeshjen me Luksemburgun, i rikthyer pas shumë kohësh në kombëtaren gjermane.
    “Ai pati dy veprime shumë të mira që çuan në dy golat që shënuam. Në golin e parë ai bëri një punë të shkëlqyer me kontrollin e topit dhe më pas dha asistin. Ai pati një ndeshje të mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.
    Leroy Sané u shpreh i lumtur për aktivizimin. “Jam i lumtur që jam rikthyer në kombëtare. Është shumë argëtuese të jem në fushë me këta djem. Jam i lumtur që dhashë një asist dhe i shpërbleva besimin trajnerit”.
    “E njohim mirë njëri-tjetrin, kemi një marrëdhënie të mirë dhe një shkëmbim të mirë përvojash. Të jem në Kupën e Botës është qëllimi im i madh. Do të shohim çfarë do të ndodhë.”

  • Nagelsmann mbështet Wirtz dhe kritikon Liverpool: Po të finalizoheshin rastet e krijuara prej tij…

    Nagelsmann mbështet Wirtz dhe kritikon Liverpool: Po të finalizoheshin rastet e krijuara prej tij…

    11 Nëntor 2025

    13:57

    Alfred Lleshi

    Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, ka dalë në mbrojtje të Florian Wirtz, 22-vjeçarit që u transferua te Liverpool nga Bayer Leverkusen për 132 milionë euro, pas kritikave për performancën e tij në Angli:
    “Ai ka nevojë ende për kohë. Në fund të fundit, nuk mund të ndikoj te performanca e tij te Liverpool. Në tetor ka bërë hapa të mirë mbi intensitetin në fushë. Të gjithë e dimë se çfarë është i aftë të bëjë. Nuk mund të presim që të performojë në të njëjtin nivel tri vite rresht”.
    Trajneri gjerman kritikoi edhe skuadrën e “Reds” për shfrytëzimin e rasteve: “Dikush duhet, herë pas here, t’i finalizojë rastet që ai krijon te klubi i tij. Nuk është se krijon pak raste, por ato nuk shfrytëzohen. Edhe kjo është pjesë e situatës së tij”.

  • “Largohu nga Barcelona, nëse do që të luash në Botëror”, vjen paralajmërimi për yllin e katalanasve

    “Largohu nga Barcelona, nëse do që të luash në Botëror”, vjen paralajmërimi për yllin e katalanasve

    10 Nëntor 2025

    16:30

    Telesport

    Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka paralajmëruar Marc-Andre ter Stegen se duhet të gjejë një ekip të ri, ku të ketë mundësinë të luajë, nëse do që të jetë pjesë e Botërorit 2026.
    “Pata një telefonatë të gjatë me të javën e kaluar. Ai është mirë, gjë që është gjëja më e rëndësishme. Mendoj se afati kalimtar i dimrit nuk është kurrë i lehtë. Nuk thashë që ai duhet të luajë për një klub të nivelit të lartë – gjëja më e rëndësishme është që ai të luajë, pavarësisht nëse është një klub absolutisht i nivelit të lartë apo jo. Situata nuk është e lehtë, duhet të shohim se sa i shëndetshëm dhe në formë është.
    Marc është një portier shumë i mirë dhe i besoj se do të gjejë një zgjidhje të mirë dhe do të fillojë të luajë rregullisht nëse do që të jetë pjesë e Botërorit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Nagelsmann.

  • Nagelsmann i ka idetë e qarta për portën: S’kemi humbur asnjë ndeshje për shkak të portierit…

    Nagelsmann i ka idetë e qarta për portën: S’kemi humbur asnjë ndeshje për shkak të portierit…

    15 Tetor 2025

    8:43

    Telesport

    Gjermania vazhdon marshimin e saj për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Fitorja 1-0 ndaj Irlandës së Veriut mban skuadrën e trajnerit Julian Nagelsmann në vendin e parë në grup, me pikë të barabarta me Sllovakinë.
    Gjithsesi, mediat kanë ngacmuar trajnerin në lidhje me portierin. Oliver Baumann pati një pjesë të parë të qetë, por bëri disa pritje të mira në pjesën e dytë. Nagelsmann iu drejtua debatit se kush do të jetë portieri titullar i Gjermanisë në Kupën e Botës.
    “Që kur Manuel Neuer u tërhoq, nuk kemi humbur asnjë ndeshje për shkak të një gabimi të portierit”, tha Nagelsmann.
    “Ai po kalon një sezon të shkëlqyer te Bayern, por ne nuk kemi probleme me portierin. Ky diskutim nuk i ndihmon askujt, as portierëve tanë, as vetë Manu, i cili është i përqendruar te Bayern”, tha trajneri i Gjermanisë.

  • Nagelsmann mbron Wirtz pas një fillimi zhgënjyes te Liverpool: Ai thjesht duhet të mësohet me Premier

    Nagelsmann mbron Wirtz pas një fillimi zhgënjyes te Liverpool: Ai thjesht duhet të mësohet me Premier

    14 Tetor 2025

    10:59

    Telesport

    Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka mbrojtur formën e Florian Wirtz pas një fillimi të qetë të karrierës së tij me skuadrën e Liverpool.
    Mesfushori sulmues ende nuk ka regjistruar asnjë gol në Premier League për “reds” që kur u bashkua me një transferim mbi 100 milionë stërlina nga Bayer Leverkusen.
    “Edhe nëse nuk ka shënuar një gol, ai është lojtari që krijon më shumë raste në Premier League“, tha Nagelsmann kur u pyet për Wirtz.
    “Nuk është faji i tij nëse shoku i tij i ekipit nuk i krijon ato, dhe statistika nuk është as një e treta e së vërtetës. Ai thjesht duhet të mësohet me Premier League”, tha Nagelsmann.
    “E kam parë të ndihet plotësisht i çliruar. Ai e di se çfarë është i aftë të bëjë dhe si funksionojnë gjërat. Jo gjithmonë i është dhënë gjithçka, ai do të punojë shumë edhe tani”, tha trajneri gjerman.

  • “Çlirohet” Nagelsmann, Gjermania triumfon ndaj Irlandës: Ishte fitore e rëndësishme

    “Çlirohet” Nagelsmann, Gjermania triumfon ndaj Irlandës: Ishte fitore e rëndësishme

    Disfata ndaj Sllovakisë vendosi ndjeshëm në dyshim pozicionin e Nagelsmann, çdo përfundim tjetër përballë Irlandës së Veriut do të kishte pasoja të forta, por për fat të mirë “pancerat” dolën me 3 pikë nga ky takim duke u rikthyer në lojë në kualifikueset e Botërorit.
    Më shumë ndryshime në raport më sfidën e parë, Gnabry gjeti menjëherë golin e avantazhit, pas vetëm 7-të minutash lojë. Irlanda tentoi në disa momente, me goditje standarde dhe nga një e tillë, në minutën e 34-të, Price i pa shqetësuar në shtyllën e dytë fluturimthi dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1.

    Nagelsmann ndërhyri sërish me fillimin e pjesës së dytë me 3 zëvendësime, mes tyre hodhi në fushë edhe Amirin. Ishte pikërisht mesfushori i Mainz ai i cili në minutën e 69-të ndoqi mirë aksionin dhe me portën e boshatisur e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë duke rikthyer Gjermaninë në avantazh. Për të hipotekuar suksesin e ekipit të Nagelsmann mendoi Wirtz me fantazistin e Liverpool që realizoi një super gol nga goditja e dënimit duke sigluar shifrat në 3-1.
    Në përfundim të ndeshjes, Nagelsmann e pranoi se kjo ishte një fitore e rëndësishme, e merituar: “Po, ishte një fitore e rëndësishme. Morëm tre pikët në ndeshjen tonë në shtëpi. Në pjesën e parë, tifozët tanë nuk ishin aq të kënaqur me rezultatin dhe mënyrën se si po luanim, por përmirësuam në fraksionin e dytë, ishte një fitore e merituar”, u shpreh Nagelsmann. Pas dy ndeshjeve, Grupi A kryesohet nga Sllovakia, 6 pikë të plota, pasi triumfuan 0-1 në transfertë përballë Luksemburg.
    ()

  • U tronditën nga Sllovakia, Nagelsmann reagon ashpër: Ishim kilometra larg

    U tronditën nga Sllovakia, Nagelsmann reagon ashpër: Ishim kilometra larg

    Në sfidën e parë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit, Gjermania dhuroi një nga blofet e mëdha të mbrëmjes, me “pancerat” e Nagelsmann që pësuan një humbje të papritur në transfertë përballë Sllovakisë. Gjermania mori shpejt kontrollin e topit, por pa mundur të krijojnë raste të pastra, qartësisht i mungoi pasi final.
    Vendasit jo vetëm që nuk qëndruan pasiv, por luajtën si të barabartë duke qenë rrezik konstant me disa kundërsulme të shpejta. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 42-të, blerja e fundit e Atletico Madrid, Hancko finalizoi një zbritje të bukur në sulm duke i dhuruar avantazhin Sllovakisë.

    Me fillimin e pjesës së dytë, Sterlec realizoi një super gol duke dyfishuar shifrat. Nagelsmann u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi, me disa zëvendësime, por pa sukses, me ekipin e tij që nis këtë aventurë me një humbje që shqetëson jo pak.
    I ashpër në deklaratën e tij pas ndeshjes u shfaq trajneri Nagelsmann: “Kundërshtari ynë ishte thjesht kilometra përpara nesh, nga minuta e parë deri në fund, ky është një fakt. Nuk kemi pasur një histori të shkëlqyer në vitet e fundit, nuk kemi pasur vetëbesim dhe kemi luajtur me 80% të kapacitetit tonë. Nëse duam të shkojmë në Botëror dhe të bëjmë mirë atje, duhet të ndryshojmë këtë”, u shpreh Nagelsmann.
    Grupi A, kryesohet për momentin nga Irlanda e Veriut, me këta të fundit që triumfuan 3-1 përballë Luksemburg.
    ()

  • Nagelsmann, i tërbuar pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë: Nuk dua më të flitet për cilësi…

    Nagelsmann, i tërbuar pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë: Nuk dua më të flitet për cilësi…

    5 Shtator 2025

    10:07

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, reagoi ashpër: “Nuk dua më të flitet për cilësi. Për mua mjafton të ketë emocione. Ky është faktori vendimtar, emocionet. Sot kemi zgjedhur lojtarët më të mirë të Gjermanisë, por ndoshta duhet të fokusohemi më pak te cilësia dhe më shumë tek ata që japin maksimumin”.
    Ai shtoi për ndryshimet në ekip: “Kam besim te grupi, por të gjithë duhet të kuptojnë fjalët e Rudi Völler: çdo ndeshje këtu të trajtohet si finale e Champions League. Kemi 5 ndeshje të mbetura dhe duhet t’i fitojmë të gjitha, me diferencë të madhe, përndryshe shkojmë në play off”.
    Rreth atmosferës në dhomën e zhveshjes: “Disa lojtarë flasin mes tyre dhe e ngrenë zërin, por kjo duhet të ndodhë. Motivimi duhet të vijë nga brenda skuadrës dhe pastaj te tifozët”. Nëse ndihet në vështirësi: “Nuk jam në vështirësi. Nuk po shkatërroj asgjë, po punoj brenda skuadrës”.
     

  • Nagelsmann: “Do të luash në kombëtare? Shko te Bayern dhe… ik në janar!”

    Nagelsmann: “Do të luash në kombëtare? Shko te Bayern dhe… ik në janar!”

    28 Gusht 2025

    17:41

    Telesport

    Julian Nagelsmann ka kritikuar Bayern dhe Stuttgart, që i lejuan vetes që tema “Woltemade” të dilte me detaje në publik. Kjo, sipas tij, dëmton të gjitha palët.
    “Nuk duhej ta bënin, sepse është në lojë imazhi i klubeve dhe psikologjia e lojtarit. Atij nuk i bën mirë që emri i tij diskutohet përditë në media dhe zbulohen detaje mjaft të brendshme”.
    “Nuk e kam këshilluar se ku të luajë, por i kam thënë se i duhen minuta, nëse do kombëtaren. Po ndodhi që te Bayern luan vetëm 25% të kohës, duhet që në janar të shkojë diku tjetër, përndryshe e ka të vështirë të luajë në Botëror”.