Tag: naftëtarët

  • Naftëtarët e Patos-Marinzës rikthehen në protestë para Bankers Petroleum, kërkojnë respekt dhe trajtim të barabartë

    Naftëtarët e Patos-Marinzës rikthehen në protestë para Bankers Petroleum, kërkojnë respekt dhe trajtim të barabartë

    Pas një ndërprerjeje disa-ditore të grevës së urisë dhe bojkotit të punës, naftëtarët e fushës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë rikthyer sot para selisë së kompanisë Bankers Petroleum. Me pankarta dhe flamuj në duar, protestuesit kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre, respektimin e dinjitetit të punonjësve, të drejtave të mohuara dhe trajtim të barabartë për çdo naftëtar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kreu i sindikatës, Dritan Shahu, deklaroi se protesta vjen pas takimeve të zhvilluara me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe përfaqësues të Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Ai theksoi se deklaratat e kompanisë për përfitimet e punonjësve janë të pavërteta dhe shërbejnë si një “show” për opinionin publik. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Grevisti Dritan Rrapushi bëri me dije se nesër do të zhvillohet një takim ndërmjetësues në Tiranë mes naftëtarëve dhe kompanisë, ku shteti do të përfaqësohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës. “Shpresojmë që kompania të reagojë, përndryshe nuk do të ndalemi me denoncime”, tha ai.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Naftëtari Nikolin Alushaj theksoi se puna në fushë vijon normalisht, por se meritokracia duhet të vendoset si standard. Aktivisti Ferdinant Shehaj u shpreh se ka ardhur koha për të ngritur zërin fuqishëm, pasi edhe politikanët kanë interesa në këtë kompani.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Protesta u shoqërua me thirrjet “Turp t’ju vijë”, ndërsa në vendngjarje ishte e pranishme policia për sigurimin e rendit 

  • Prej ditësh grevë e urie dhe protestash, ministrja Ibrahimaj ‘zgjohet’, fton naftëtarët e Marinzës në takim

    Prej ditësh grevë e urie dhe protestash, ministrja Ibrahimaj ‘zgjohet’, fton naftëtarët e Marinzës në takim

    Naftëtarët e Sindikatës Hidrokarbure në Marinzë kanë pezulluar për momentin grevën e urisë dhe protestën e tyre, por rezistenca ndaj politikave të qeverisë nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat e tyre.

    Dritan Rrapushi, anëtar i kryesisë së sindikatës dhe një prej grevistëve më aktivë, njoftoi se protesta e fundit do të mbahet sot para zyrave të kompanisë Bankers në Fier, ku do të vendosen edhe strategjitë e mëtejshme të lëvizjes.

    Një telefonatë e papritur dje vonë i ka hapur rrugë një takimi të përfaqësuesve të sindikatës me një delegacion të qeverisë në Tiranë. Ky takim pritet të jetë vendimtar për fatin e protestës dhe për zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve.

    LEXO EDHE: ‘Dita e 14 e grevës së urisë’: Nga 10 grevistë kanë mbetur vetëm 7, qeveria indiferente, naftëtarët në rrezik për jetën

    Megjithatë, mosrespektimi i vazhdueshëm i problemit nga ana e ministrisë së Energjisë dhe qeverisë në përgjithësi ka nxitur pakënaqësi të thellë te punëtorët.

    Pavarësisht se janë në protestë prej disa ditësh, ministrja e sektorit, Delina Ibrahimaj, vetëm tani duket se po kujtohet t’i takojë ata, duke treguar mungesën e vullnetit real për t’i dëgjuar dhe për të gjetur zgjidhje.

    LEXO EDHE: ‘Kompania Bankers’ i merr tokën, e përdor për vete dhe refuzon të paguajë, Qytetari: Do bashkohem me grevën e urisë, kërkoj të drejtën time

    Kryesia e sindikatës do të marrë vendimin final pas takimit në Tiranë, duke bërë të qartë se nëse kërkesat nuk do të adresohen, lëvizja e tyre do të vijojë me hapa më të fuqishëm.

    Çfarë dihet deri më tani: 

    Situata e krijuar në Marinë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe institucioneve, duke rikujtuar tensionet që ekzistojnë në sektorin hidrokarburik dhe rëndësinë e dialogut konstruktiv midis punonjësve, kompanisë dhe shtetit.

    Kërkesat e naftëtarëve drejtuar kompanisë Bankers

    1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.

    2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.

    3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.

    4- Drejtësi e barazi në shpërblime.

    5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

  • Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 15 ditësh në grevë: Po na bëjnë presion me litarin e varfërisë dhe bukën e fëmijëve

    Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 15 ditësh në grevë: Po na bëjnë presion me litarin e varfërisë dhe bukën e fëmijëve

    Në ditën e 15-të të grevës, naftëtarët e Patos – Marinzës e kanë zhvendosur protestën e tyre përballë zyrave të kompanisë” Bankers Petroleum” në Fier.
    Me pankarta në duar dhe thirrjet” “Turp t’ju vijë” ata kanë kërkuar njëzëri reagim nga kompania një zgjidhje konkrete për plotësimin e kërkesave teksa kanë dënuar intimidimin që u bëhet punonjësve për të bojktotuar grevën.
    “Po u bëjnë presion punonjësve me litarin e varfërisë, me bukën e fëmijëve” ka thënë kreu i sindikatës Dritan Shahu.
    I shoqëruar nga dy fëmijët e tij grevisti Eduart Selami, ka pohuar se nuk do të dorëzohen.
    “Unë kam marrë edhe fëmijët me vete, se për këta fëmijë po punojmë. Duam atë që na takon dhe nuk dorëzohemi “ ka thënë ai.
    Një ndër punonjësit më të vjetër të vendburimit Ago Nuhaj, ka thënë ndër të tjerash se nuk do t’i lënë të argëtohen me djersën e tyre.
    Me dinjitetin dhe me djersën tonë ne nuk do t’i lëmë të argëtohen se këta argëtohen edhe kur ne vuajmë. Greva mund të ndalojë, por jo të dështojë. E rëndësishme është që u thye frika ka thënë grevisti Nuhaj.
    Këtu ka humbur çdo vlerë, ka humbur identiteti kombëtar. Me para këta po blejnë çdo gjë, thotë grevisti Dritan Rrapushi.
    “Investitorët e huaj duhet të sillnin zhvillim, por ata po sjellin vetëm mjerim ndaj duhet reagim popullor. Nuk dorëzohemi dhe nuk do të ndalemi , por do të shkojmë drejt Tiranës, aty ku është qendra e korrupsionit kanë thënë grevistët”, thekson ai.
    Prej gati tre javësh, minatorët janë mbledhur çdo ditë në hyrjen kryesore të kompanisë. Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të garantuar të drejtat e tyre dhe kushtet minimale të sigurisë në punë.

  • “Do protestojmë tek Parlamenti”/ Naftëtarët e ‘Bankers’ dy javë në grevë, ende asnjë reagim nga institucionet

    “Do protestojmë tek Parlamenti”/ Naftëtarët e ‘Bankers’ dy javë në grevë, ende asnjë reagim nga institucionet

    Në Marinzë, në ditën e 14-të të grevës së urisë, kanë mbetur vetëm 7 naftëtarë. Tre të tjerë janë detyruar të tërhiqen për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
    Naftëtarët kërkojnë rritjen e pagave por deri me tani asnjë negociatë nuk është arritur me kompaninë kineze “Bankers Petroleum”, e cila vijon normalisht punën në vendburim.
    Dritan Rrapushi shprehet se “pavarësisht tkurrjes, ne do të vazhdojmë kauzën tonë deri në fund. Madje do të denoncojmë publikisht abuzimet e kompanisë ‘Bankers Petroleum’.”
    Eduart Selami tha se“Ne presim mbështetje nga shteti. Ose është me ne, ose me kinezët. Nuk po na mbështet asnjë institucion.”
    Në Spaç të Mirditës, minatorët ndodhen në ditën e 17-të të protestës. Kompania turke “Tete Albania” nuk e njeh sindikatën e krijuar prej tyre, e cila do të siguronte paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
    Të enjten, minatorët kanë paralajmëruar një protestë përpara Parlamentit, në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës.

  • “Shteti na ka braktisur në mëshirë të fatit“/ Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 13 ditësh në grevë

    “Shteti na ka braktisur në mëshirë të fatit“/ Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 13 ditësh në grevë

    Dita e 13- të e grevës ka nisur me një tubim para zyrave të kompanisë ndërsa për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dy prej grevistëve Dorjan Dylmishi dhe Eduart Selami, nuk janë më pjesë e grevës, duke e reduktuar numrin e tyre në 8.
    “Shteti shqiptar na ka braktisur në mëshirë të fatit”, thonë njëzëri 8 nga naftërët që vijojnë akoma grevën.
    Eduart Mita dhe Dritan Rrapushi pohuan në kulmin e indinjatës dhe zhgënjimit se neglizhenca e institucioneve shqiptare është dëshpëruese teksa kanë apeluar për reagim të shpejtë për zgjidhjen e situatës.
    Ndërkohë thirrjes së tyre iu është bashkuar edhe Artur Ndreu, një prej grevistëve që kanë bojkotuar punën në vendburim.“Kjo sjellje indiferente përballë fatit të punonjësve është çnjerëzore” ka pohuar ai.
    Pranë grevistëve sot është bashkuar edhe përfaqësuesi i organizatës “Drejtësi sociale” Gentian Sejrani , i cili në prononcimin e tij mediatik ka pohuar se kërkesat e punonjësve janë përcjellë edhe në institucionet më të larta ndërkombëtare , teksa ka vënë theksin te rëndësia e reagimit të shtetit shqiptar.
    “Besoj se presioni që do i vijë kryeministrit shqiptar nga të gjitha drejtimet , do ndikojë në reagimin e tij , por edhe drejtuesja politike e qarkut e cila është edhe Ministre e linjës duhet të ketë një ndjeshmëri më të madhe për kauzën e naftëtarëve, pasi edhe mund të jetë votuar nga ata”, ka thënë Sejrani.
    Në mbështetje të grevistëve paraditen e sotme kanë shkuar edhe përfaqësues të “Shoqatës së Naftëtarëve”.Kreu i saj Bashkim Velçani ka pohuar se është në mbështetje të plotë të kërkesave të grevistëve.
    “Unë jam i këtij pushteti, dhe hunda për buzën nuk flet dot, por institucionet shtetërore duhet të reagojnë. Duhet të vijnë të ulen, të shtrohen këtu. Bazën shteti e ka te punëtori, te familja, te njeriu mbi të gjitha. Duhet të ketë në plan të parë njeriun, u shpreh Velçani.
    Në grevën e nisur që prej 15 tetorit dhe e organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, naftëtarët e Marinzës kërkojnë rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës në një kohë kur kompania “Bankers Petroleum Albania LTD” hetohet nga SPAK, me dyshimin se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm, prej 110 milionë lekësh.
    Naftëtarët tregojnë se paga mesatare është 60 mijë lekë, ndërsa kërkojnë të shkojë deri në 100 mijë lekë në muaj.

  • DETAJE / Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve grevistë në Fier

    DETAJE / Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve grevistë në Fier

    Në ditën e 12- të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi.

    Vetëm pak minuta më parë ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës ku kanë kryer kontrollet përkatëse, ndërsa një prej tyre, Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar.

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve

    Edhe pse shëndeti i grevistëve cenohet, ata shprehen të palëkundur në kauzën e tyre.

    Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë futur në grevë urie dhe kërkesat e tyre kryesore janë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve

    Në një prononcim dy ditë më parë për “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, 10 naftëtarët në grevë urie thanë se pagat e tyre janë rritur vetëm 8 mijë lekë në 8 vite, çka është qesharake në raport me rrogat që marrin punonjësit kinez të Bankers Petroleum.

    Protestat e punonjësve të Bankers nisën fillimisht në fillim të shtatorit, por u ndërprenë pasi u mendua për një zgjidhje konsensuale midis palëve. Por mos arritja e një marrëveshje duket se i çoi naftëtarët drejt përshkallëzimit të rezistencës ndaj kërkesave të tyre dhe hyrjen në grevë urie, më 15 tetor.

  • Naftëtarët e Marinzës në ditën e 11-të të grevës: “Po mbijetojmë me shpirt ndër dhëmbë”

    Naftëtarët e Marinzës në ditën e 11-të të grevës: “Po mbijetojmë me shpirt ndër dhëmbë”

    Në ditën e njëmbëdhjetë të grevës, naftëtarët protestues të ngujuar në ambientet e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve në Marinzë deklarojnë se “po mbijetojnë me shpirt ndër dhëmbë”, përballë heshtjes së kompanisë dhe mungesës së reagimit nga institucionet shtetërore.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Pavarësisht presioneve, ne do të vijojmë qëndresën tonë deri në fund,” – shprehen grevistët, duke theksuar se kërkesat e tyre për kushte më të mira pune dhe respektim të të drejtave sindikale janë shpërfillur nga kompania ‘Bankers Petroleum’. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Dritan Rrapushi, një nga grevistët, është shprehur:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Pa sindikata, nuk ka demokraci. Ka ardhur koha që kjo thirrje të buçasë fuqishëm për të rikthyer dinjitetin e punonjësve. Presioni dhe intimidimi ndaj punëtorëve ka qenë i madh. Disa prej tyre janë detyruar të rikthehen në punë, sepse u kanë vënë në fyt litarin e bukës, bukën e fëmijëve. Por ne nuk do të dorëzohemi. Presionet psikologjike nuk do të na përçajnë.”Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas Rrapushit, për situatën e krijuar, punonjësit kanë vënë në dijeni zyrtarisht Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatin e Popullit dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke kërkuar ndërhyrje dhe mbështetje për zgjidhjen e krizës.

    “Çështjet sindikale duhen parë me prioritet, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian,” – ka shtuar Rrapushi.

    Grevistët shprehen të vendosur të përshkallëzojnë grevën, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, duke theksuar se “qëndrueshmëria dhe dinjiteti i punonjësve nuk janë për t’u nëpërkëmbur.”

  • 10 ditë në grevë! Naftëtarët me shkresë zyrtare: Kërkojmë ndërhyrje nga BE dhe Avokati i Popullit

    10 ditë në grevë! Naftëtarët me shkresë zyrtare: Kërkojmë ndërhyrje nga BE dhe Avokati i Popullit

    PROTESTA

    TIRANË-Në ditën e dhjetë të grevës, punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, përpos protestave para institucioneve i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit, si dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
    Punonjësit kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, me qëllim që të parandalohet çdo pasojë serioze për shëndetin dhe jetën e tyre, pasi situata është bërë e padurueshme. Ata bëjnë apel për dialog me kompaninë, me qëllim zgjidhjen sa më të shpejtë të mosmarrëveshjeve që kanë çuar në grevë.

    Naftëtarët kërkojnë rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta, ndërsa kompania pak ditë më parë deklaroi se rritja e pagave aktualisht nuk është e përballueshme financiarisht. Punonjësit kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë. Po ashtu ata shprehen se nuk do të punojnë më nëse vijon të mungojë transparenca për kontratat ekzistuese./ZËRI

    download 19

    640 0 1761322009×1761321436 whatsappimage20251024at175143 194

    640 0 1761322010×1761321436 whatsappimage20251024at175144 265

    0 450 1761322009×1761321436 whatsappimage20251024at1751441 130

  • Flasin grevistët e Marinzës: Rrogat e mbi 400 naftëtarëve sa rroga e një kinezi tek Bankers

    Flasin grevistët e Marinzës: Rrogat e mbi 400 naftëtarëve sa rroga e një kinezi tek Bankers

    Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë futur në grevë urie dhe kërkesat e tyre kryesore janë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.

    Në një prononcim për “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, 10 naftëtarët në grevë urie thanë se pagat e tyre janë rritur vetëm 8 mijë lekë në 8 vite, çka është qesharake në raport me rrogat që marrin punonjësit kinez të Bankers Petroleum.

    “Unë jam inxhinier nafte. Kam 18 vite në këtë kompani. Ndërkohë që vijnë këtu njerëz të tjerë marrin paga marramendëse dhe punën e bëjmë neve”,  tha një naftëtar për “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN.

    “Ne nuk po kërkojmë të barazojmë pagat tona me ato të drejtuesve tanë. Por kërkojmë të marrim diçka më shumë që të jemi të motivuar. Kemi marrë përsipër të punojmë në industri nafte, shumë e vështirë, por deri tani kemi qenë të shfrytëzuar. Ne dinjitetin tonë e kemi fituar”, u shpreh një tjetër grevist.

    “Do shkojmë deri para Kryeministrisë, me familje dhe fëmijët tanë. Ata menaxheret e kompanisë që kanë ardhur në këtë vend këtu po intimidojnë, po bëjnë presion që ne të dalim nga këtu. Kjo është kauza jonë, është e drejta jonë, një e drejtë që na është mohuar. Unë kam 21 vite në këtë kompani. Kemi 8 vjet pa asnjë lloj rritje pagash”, u shpreh një prej tyre në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN.

    “Rritje pagash këtu edhe kur është bërë është me seleksionim. Nuk është bërë sipas meritave, Është bërë sipas njerëzve dhe lidhjeve që kanë pasur shefat. Pra të paktën rritjen sipas qeverisë, për inflacionin. Dhe ne nuk do ishim këtu. Për 8 vjet kanë bërë një rritje prej 8 mijë lekë. Kjo ka qenë për të gjithë si ata që marrin 700 mijë euro, si ata me 5 mijë euro dhe ata me 500 euro. Paga më e ulët është 540 euro. Variojnë deri në 900 euro, të çunave të bazës. Kur janë bërë rritjet e pagave nuk janë bërë me meritokraci dhe drejtësi”, deklaroi një tjetër naftëtar për “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN.

    Protestat e punonjësve të Bankers nisën fillimisht në fillim të shtatorit, por u ndërprenë pasi u mendua për një zgjidhje konsensuale midis palëve. Por mos arritja e një marrëveshje duket se i çoi naftëtarët drejt përshkallëzimit të rezistencës ndaj kërkesave të tyre dhe hyrjen në grevë urie, më 15 tetor.

  • SYRI TV/ Naftëtarët tubim para ‘Bankers’, prej 10 ditësh në grevë urie: Do rrezikojmë jetën për kauzën

    SYRI TV/ Naftëtarët tubim para ‘Bankers’, prej 10 ditësh në grevë urie: Do rrezikojmë jetën për kauzën

    Naftëtarët të cilët janë në ditën e 10-të të protestës kanë protestuar pranë zyrave të Bankers pasi dhjetë naftëtarë po rrezikojnë jetën në grevë urie dhe asnjë masë nuk është marrë për plotësimin e kërkesave. Naftëtarët shprehen se kompania I ka filmuar që të ushtrojë presion ndaj tyre.

    Syri tv

    Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë, ka filluar me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum ku me pankarta në duar kanë shprehur vendosmërinë për  protestën. Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu, gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit, një formë presioni.

    Ndërkohë gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat , është përkeqësuar. Sotiraq Dano dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë jetën, për të mos u tërhequr nga kauza ndërsa shprehin keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikëqyrje.

    “Inxhinierë, por të mjerë”. Kështu jemi ne thonë inxhinierët e rinj Valter Nukaj dhe Arti Barjami, të cilët prej vitesh nuk njohin rritje page.

    E ndërsa kompania nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, naftëtarët ende nuk kanë asnjë përgjigje as nga Kryeministri Rama e as nga Ministria përkatëse.