Tag: naftë

  • Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

    Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

    Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në pikën kufitare në Qafë Thanë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 38-vjeçari tentoi fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë.
    Policia bën me dije se i arrestuari akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Nga ky operacion është sekuestruar sasia e naftës.

    “Vijojnë kontrollet intensive bazuar dhe në analizën e rriskut për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Goditet në PKK Qafë Thanë, një rast i tentativës për të futur naftë kontrabandë. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e naftës”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

    Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

    Tentoi të kalonte naftë kontrabandë, arrestohen nga policia kufitare 38 vjeçari.  Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, në hyrje të RSH-së, u kalua në vijë të dytë, për kontrolle të detajuara, kamioni me drejtues shtetasin E. Q, ku gjatë kontrollit në dy serbatorët e kamionit u konstatua një sasi e konsiderueshme karburanti.
    “Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e naftës”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO/ Nuk vonon përgjigjja e Ukrainës pas sulmit rus në Kiev, dronët ukrainas godasin një depo nafte që furnizon avionët bombardues të Rusisë

    VIDEO/ Nuk vonon përgjigjja e Ukrainës pas sulmit rus në Kiev, dronët ukrainas godasin një depo nafte që furnizon avionët bombardues të Rusisë

    Disa dronë ukrainas goditën një depo nafte në Saratov të premten në mëngjes, e cila furnizon flotën e bombarduesve strategjikë të Rusisë të vendosur në bazën ajrore Engels-2.

    Pamjet e publikuara tregojnë zjarrin që përhapet nga një rezervuar nafte në tjetrin.
    Sulmi ukrainas erdhi disa orë pasi sulmet ruse në Kiev lanë të paktën katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

    Our favorite oil depot in Engels. Is it burning? Oh yes, it is!
    Back in January, drones already paid a visit here — and the fire raged for days.
    This depot stored fuel for Russia’s strategic aviation. Well, used to.
    The governor of Saratov region confirmed the fire — but, of… pic.twitter.com/upBOfEOenu
    — NEXTA (@nexta_tv) June 6, 2025

    Në të njëjtën kohë, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 174 dronë ukrainas gjatë natës. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sabianin, tha se të paktën 10 dronë ukrainas kishin sulmuar kryeqytetin.
    Tre aeroporte që i shërbejnë metropolit pezulluan përkohësisht operacionet, njoftoi Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili më vonë e hoqi masën.

    Top Channel

  • Përmbytet një anije me mallra të rrezikshme, India në gatishmëri

    Përmbytet një anije me mallra të rrezikshme, India në gatishmëri

    Autoritetet në shtetin jugor të Indisë, Kerala, kanë lëshuar një alarm pasi një anije që transportonte naftë dhe mallra të rrezikshme rrjedhi dhe u fundos në brigjet e shtetit në Detin Arabik.

    Derdhja ndodhi në një anije me flamur liberian që u përmbys pranë qytetit Kochi të dielën. Pjesa bregdetare është e pasur me biodiversitet dhe është gjithashtu një destinacion i rëndësishëm turistik.

    Të 24 anëtarët e ekuipazhit në bord të anijes janë shpëtuar, por disa nga 640 kontejnerët e anijes thuhet se janë duke u lundruar drejt bregut, duke shkaktuar evakuime në zonë.

    Autoritetet kanë frikë se nafta, karburanti dhe substanca të tjera të dëmshme që kanë rrjedhur nga anija dhe ngarkesa e saj mund të rrezikojnë shëndetin e banorëve dhe jetën detare.

    Autoritetet u kanë këshilluar banorëve që jetojnë pranë detit të mos prekin asnjë kontejner ose naftën që mund të dalë në breg, ndërsa peshkatarëve u është kërkuar të shmangin afrimin shumë me anijen e fundosur.

    Të hënën, zyrtarët thanë se kishin intensifikuar masat e kontrollit të ndotjes për të përmbajtur derdhjen.

    Roja Bregdetare Indiane ka dërguar një anije që transporton pajisje për kontrollin e ndotjes në vend.

    Gjithashtu ka dërguar një nga avionët e saj, i cili ka një sistem zbulimi të derdhjeve të naftës, për të inspektuar zonën.

    Anija – MSC ELSA 3 – e cila po udhëtonte nga porti i Vizhinjamit për në Koçi, filloi të anohej në mënyrë të rrezikshme kur ishte rreth 38 milje detare nga bregu i Koçit.

    Ajo u përmbys në Detin Arabik në orët e para të së dielës për shkak të përmbytjeve në njërën nga ndarjet e saj.

    Roja Bregdetare Indiane tha se anija mbante 13 kontejnerë me ngarkesë të rrezikshme dhe 12 me karbit kalciumi – një kimikat që reagon me ujin e detit duke lëshuar një gaz të ndezshëm.

    “Përveç kësaj, anija kishte 84.44 ton metrikë naftë dhe 367.1 ton metrikë naftë furre në rezervuarët e saj”, tha ajo.

    Anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga personeli i marinës indiane pas një operacioni që zgjati disa orë.

  • Zbulohet magazina me naftë kontrabandë në Tepelenë, arrestohet pronari dhe shoferi kamionit (VIDEO)

    Zbulohet magazina me naftë kontrabandë në Tepelenë, arrestohet pronari dhe shoferi kamionit (VIDEO)

    Gjenden në një magazinë dhe sekuestrohen 1000 litra naftë, 1 kamion, 3800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki). Vihen në pranga 2 shtetas (pronari i magazinës dhe drejtuesi i kamionit).
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat i një pune hetimore të kryer bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akciza”.
    Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit A. Z., ku u konstatuan kamioni i shtetasit P. Q., i mbushur me një sasi nafte, një depozitë me rreth 1000 litra naftë, pajisje për peshimin dhe shkarkimin e naftës, 3 800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki), të dyshuara të kontrabanduara.
    Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë (pronari i magazinës) dhe P. Q., 58 vjeç, banues në fshatin Qesarat (drejtuesi i kamionit), për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.

  • Naftë, vaj dhe raki kontrabandë, arrestohen dy persona në Tepelenë

    Naftë, vaj dhe raki kontrabandë, arrestohen dy persona në Tepelenë

    Policia e Tepelenës ka sekuestruar 1000 litra naftë, 3 800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki), të dyshuara si të kontrabanduara.

    Policia thotë se gjatë operacionit “Akciza” janë arrestuar dhe 2 persona (pronari i magazinës ku u sekuestruan këto lëndë, si dhe drejtuesi i kamionit në të cilin ndodhej nafta).

    Njoftim i policisë:

    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, si rezultat i një pune hetimore të kryer bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akciza”.

    Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit A. Z., ku u konstatua kamioni i shtetasit P. Q., i mbushur me një sasi nafte, një depozitë me rreth 1000 litra naftë, pajisje për peshimin dhe shkarkimin e naftës, 3 800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki), të dyshuara të kontrabanduara.

    Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë (pronari i magazinës), dhe P. Q., 58 vjeç, banues në fshatin Qesarat (drejtuesi i kamionit), për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftim.

  • Naftë pa taksa për fermerët, qeveria thjeshton aplikimin deri më 30 maj

    Naftë pa taksa për fermerët, qeveria thjeshton aplikimin deri më 30 maj

    Fermerët mund të aplikojnë për naftë pa taksa përmes një procedure të thjeshtuar nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave.
    Aplikimet janë të hapura deri më 30 maj dhe vitin e kaluar përfituan mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin.
    Qeveria ka lehtësuar procedurat për fermerët që aplikojnë për naftë pa taksa në bujqësi, në kuadër të skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025.
    Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave kanë miratuar një udhëzim të ri që thjeshton dokumentacionin gjatë aplikimit.
    Fermerët duhet të provojnë aktivitetin bujqësor me një faturë inputesh ose shitje prodhimi.
    Udhëzimi kërkon edhe dokumente për pronësinë e tokës, përfshirë certifikata, apo kontrata qiraje.
    “Këtë vit fermeri që e punon tokë, qoftë ai që është pronar apo ai që e përdorë me një kontratë qiraje apo huapërdorje përpos dokumenteve të nevojshëm në aplikim për identifikim e parcelës apo dokumentit të pronësisë duhet që të dorëzoje dhe një faturë të dorëzimit të prodhimit apo të blerjes të inputeve të farave apo të plehrave kimike.”
    Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 maj 2025. Nga kjo skemë, vitin e shkuar përfituan mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin.
    “Mbështetja me naftë vijon si në vitet e shkuara. Është një ndihmë që mbështetet në sipërfaqe dhe kulturat e mbjella nga fermerët. Pra kemi një diferencim të çmimeve por kjo ka qenë dhe në vitet e tjera në skemën mbështetëse.”

  • SPAK i sekuestroi telefonin Elvis Rroshit/Policia: Iu gjetën listë zgjedhësish dhe…

    SPAK i sekuestroi telefonin Elvis Rroshit/Policia: Iu gjetën listë zgjedhësish dhe…

    Policia ka zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke ushtruar kontroll fizik në banesat e 5 shtetasve të dyshuar.
    Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit Elvis Rroshi, iu bllokua celulari pas kontrollit fizik.
    Ndërsa në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
    Mësohet se Mirel Sinellës iu sekuestruan një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.
    Ndërsa Orges Sinellës, Tak Rroshit dhe Tauland Hasës vetëm celularët.
    “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.
    Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
    Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës.
    Policia u sekuestroi telefonat celularë.
    Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.
    Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë”, njofton policia.

  • Sekuestrimi i telefonit të Elvis Rroshit, policia njoftim zyrtar: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

    Sekuestrimi i telefonit të Elvis Rroshit, policia njoftim zyrtar: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

    Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore.

    Policia bën me dije në njoftim zyrtar se drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.
    Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Elvis Rroshit , 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
    Shtetasve Orges Sinella, 38 vjeç, Tak Rroshi 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit Tauland Hasa, 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.
    Ndërsa shtetasit Mirel Sinella 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.
    Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.

    Top Channel

  • Krimet Zgjedhore/ Policia njoftim zyrtar për kontrollin e Elvis Rroshit: Iu gjetën lista zgjedhësish e kupona nafte

    Krimet Zgjedhore/ Policia njoftim zyrtar për kontrollin e Elvis Rroshit: Iu gjetën lista zgjedhësish e kupona nafte

    Elvis Roshi

    TIRANË- Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.
    Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
    Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.
    Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër. Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.