Tag: naftë

  • Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

    Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

    Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune.
    Pas njoftimit të marrë,në ndihmë të zjarrëfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrëfikëse të Beratit,pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes.
    Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit,vetëm pas më shumë se 1-ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrëfikëse.
    Tashmë zjarri është shuar totalisht, shkaktuar asnjë dëm në banesa e puse,ndërkohë që po mbahen në monitorim ato pak vatra që janë ende të nxehta rreth puseve të naftës.
    Si pasojë e zjarrit u dogjen 2 ha ferra,shkurre e kallamishte.

  • Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth

    Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth

    Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës.

    Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune.
    Pas njoftimit të marrë, në ndihmë të zjarrfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Beratit, pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes.

    Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit, vetëm pas më shumë se 1-ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.

  • Zjarr në Kuçovë, u rrezikuan 5 puse nafte dhe banesat afër…

    Zjarr në Kuçovë, u rrezikuan 5 puse nafte dhe banesat afër…

    Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës  pasditen e sotme. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune. Pas njoftimit të marrë, në ndihmë të zjarrfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Beratit, pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes.

    Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit, vetëm pas më shumë se 1-ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.

    Tashmë zjarri është shuar totalisht, pa shkaktuar asnjë dëm në banesa e puse, ndërkohë që po mbahen në monitorim ato pak vatra që janë ende të nxehta rreth puseve të naftës. Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 ha ferra, shkurre e kallamishte.

  • Trump paralajmëron Iranin për sanksione të mundshme nga SHBA-të, Presidenti: Teherani ka nevojë për para nga nafta për t’u rindërtuar

    Trump paralajmëron Iranin për sanksione të mundshme nga SHBA-të, Presidenti: Teherani ka nevojë për para nga nafta për t’u rindërtuar

    Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se Irani do të ketë nevojë për para nga nafta për ta “rikthyer vendin në formë” dhe tha se nuk ka problem me Kinën që blen naftën e tyre, duke sinjalizuar fleksibilitet të mundshëm të sanksioneve ndaj Iranit.

    “Shikoni, ata sapo patën një luftë. Lufta u zhvillua. Ata e luftuan me trimëri. Unë nuk do të dorëzohem”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse lejimi i Kinës për të blerë naftë iraniane – siç tha se do të donte të shihte – do të shënonte fundin e fushatës së “presionit maksimal” të administratës së tij mbi Iranin.
    “Ata janë në biznesin e naftës. Dua të them, mund ta ndaloj nëse dua – t’ia shes vetë naftën Kinës. Nuk dua ta bëj këtë. Do t’u duhen para për ta rikthyer vendin në formë. Ne duam ta shohim këtë të ndodhë”, tha ai për Iranin.
    “Nëse do të shesin naftë, do ta shesin naftë. Ne nuk do ta marrim naftën në dorë”, shtoi ai.
    Gjatë rrugës për në samitin e NATO-s të martën, Trump postoi në Truth Social: “Kina tani mund të vazhdojë të blejë naftë nga Irani. Shpresojmë që ata do të blejnë shumë edhe nga SHBA-ja. Ishte nder i madh për mua që e bëra këtë të mundur!”
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë sqaroi më vonë të martën se postimi i presidentit nuk ishte një njoftim për lehtësimin e sanksioneve.
    “Presidenti thjesht po tërhiqte vëmendjen për faktin se, për shkak të veprimeve të tij vendimtare për të shkatërruar objektet bërthamore të Iranit dhe për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, Ngushtica e Hormuzit nuk do të preket, gjë që do të kishte qenë shkatërruese për Kinën”, tha zyrtari.
    “Presidenti vazhdon t’i bëjë thirrje Kinës dhe të gjitha vendeve që të importojnë naftën tonë të teknologjisë së fundit në vend që të importojnë naftë iraniane në shkelje të sanksioneve të SHBA-së”, shtuan ata.

    Top Channel

  • Çfarë ndodhi? Arrestohet polici i njohur, ja akuzat që rëndojnë mbi të (Emri)

    Çfarë ndodhi? Arrestohet polici i njohur, ja akuzat që rëndojnë mbi të (Emri)

    Një efektiv policie është arrestuar në Tropojë pasi u kap duke transportuar rreth 1000 litra naftë kontrabandë.

    Polici Fatbardh Kuçana, me detyrë në patrullën e Komisariatit të Tropojës, në zonën e Qafë Morinës. Ai po udhëtonte me një automjet tip “Volksëagen” me rimorkio, ku kishte të ngarkuar një depozitë me naftë.
    Sipas AMP-së, efektivi nuk iu bind urdhrave të kolegëve për të ndaluar në pikën e kontrollit dhe vijoi lëvizjen pa kaluar në verifikim. Pas peshimit të ngarkesës, u konstatua se bëhej fjalë për rreth 840 kilogramë karburant, që i korrespondojnë afro 1000 litra naftë.
    Kuçana u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

  • Polici i patrullës kapet mat me rreth 1000 litra naftë kontrabandë

    Polici i patrullës kapet mat me rreth 1000 litra naftë kontrabandë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kapur ”mat” policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Arrestimi është kryer në rrethanar kur polici është gjetur duke drejtuar një automjet tip Volksëagen me rimorkio, në të cilën kishte të ngarkuar një depozitë të mbushur me naftë.
    Njoftimi i AMP-së:

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. K, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë… etj” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
    Arrestimi u bë i mundur pasi me datë 24.05.2026 rreth orës 18:00 duke drejtuar automjetin tip Volksëagen së bashku me rimorkio në të cilën kishte ngarkuar një depozitë të mbushur me karburant të llojit naftë, ka kaluar territorin doganor duke mos ju bindur shërbimeve të Pikës së Kontrollit Kufitar dhe Shërbimeve Doganore Qafë Morinë për verifikimin e ngarkesës dhe ndjekjen e procedurave. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe peshimit nga autoritetet përkatëse, ka rezultuar pesha prej 840 kg.
    Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

  • Tensionet Izrael-Iran! Çmimet e naftës bien dhe aksionet rriten

    Tensionet Izrael-Iran! Çmimet e naftës bien dhe aksionet rriten

    FOTO ILUSTRUESE

    IZRAEL-Çmimet e naftës ranë me më shumë se 2 dollarë për fuçi pas raportimeve se Irani po kërkon t’i japë fund armiqësive me Izraelin, duke rritur mundësinë e një armëpushimi dhe duke lehtësuar frikën për një ndërprerje të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga rajoni.
    Kriza në rritje midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar tashmë rritjen më të madhe ditore të çmimit të naftës në tre vitet e fundit, dhe pyetja për shumë njerëz është se sa më lart mund të ngjiten tregjet e naftës.
    Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me rreth 10 dollarë për fuçi që nga fillimi i qershorit, duke arritur në një nivel rekord prej 78 dollarësh për fuçi të premten, mes shqetësimeve në rritje se konflikti mund të shkatërrojë eksportet e naftës së Iranit ose të ulë fluksin e naftës së papërpunuar nga rajoni i gjerë i Lindjes së Mesme në tregun global.
    Për momentin, çmimet e naftës janë ulur nën 75 dollarë për fuçi dhe mbeten shumë poshtë nivelit maksimal prej 115 dollarësh për fuçi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
    Ekspertët theksojnë se ndërhyrja e SHBA-ve dhe ruajtja e hapur e Hormuzit mund të ndihmojnë në frenimin e çmimeve. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet europiane mund të përballen me rritje të çmimeve të karburanteve dhe faturave të energjisë në muajt e ardhshëm.
    Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse ka rëndësi?
    Reagimi i heshtur i tregut fsheh fokusin e tij intensiv në Ngushticën e Hormuzit. Rruga ujore 21 milje e gjerë që ndodhet në jug të Iranit është një pikë e ngushtë për furnizimet botërore me lëndë djegëse fosile, përmes së cilës rrjedhin 20% e furnizimeve globale me naftë dhe 20% e gazit natyror të lëngshëm (LNG).
    Irani prodhoi rreth 3.4 milionë fuçi naftë në ditë në maj dhe eksportoi rreth 1.7 milionë fuçi në ditë, ose 1.6% të kërkesës globale për naftë. Frika se ngushtica mund të mbyllet për shkak të tensioneve rajonale është e mirëpërcaktuar brenda industrisë globale të energjisë. Irani ka kërcënuar ta mbyllë ngushticën në shenjë hakmarrjeje në të kaluarën, kështu që megjithëse ky mbetet një skenar i pamundur, ai është një fokus kyç për tregtarët e tregut të naftës.

  • Çmimet e naftës arrijnë nivele rekord/ A është konflikti Izrael-Iran shkaku kryesor?

    Çmimet e naftës arrijnë nivele rekord/ A është konflikti Izrael-Iran shkaku kryesor?

    Çmimet e naftës vazhduan të rriten ndjeshëm të dielën, duke shtuar rritjen prej 7% nga java e kaluar, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit thellohet dhe kërcënon furnizimin global me naftë.
    Çmimi i naftës amerikane u rrit për herë të fundit me 1.2% në 73.85 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës Brent, i cili është edhe referenca globale, u rrit me 1%, në 75 dollarë për fuçi. Ato kishin qenë edhe më të larta disa orë më parë.
    Të hënën në mëngjes sipas kohës lokale, shpërthime u panë në qytetin bregdetar izraelit të Haifës, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke i vënë flakën infrastrukturës pasi Izraeli tha se Irani nisi një raund të ri raketash.
    Videoja nga sulmet tregoi se raketat u panë duke goditur zonën përreth një rafinerie nafte në Haifa.
    Konflikti ka nxitur frikën për ndërprerje të eksportit të naftës nga rajoni. Analistët kanë ngritur gjithashtu shqetësime për një konflikt në zgjerim që mund të ndikojë në rrjedhën e naftës nga Ngushtica e Hormuzit, pika më kritike e bllokimit të furnizimeve me naftë në planet.

  • Aplikimet për subvencione, 70 mijë fermerë bënë kërkesë, 53 mijë duan që të mbështeten me naftë

    Aplikimet për subvencione, 70 mijë fermerë bënë kërkesë, 53 mijë duan që të mbështeten me naftë

    Afërsisht 70 mijë fermerë kanë aplikuar në thirrjen e Skemës Kombëtare 2025, ku pjesa më e madhe e tyre kërkon të subvencionohet për naftën falas.
    75.7% e fermerëve shqiptarë, për të ulur kostot e prodhimit, kërkojnë që tokën ta punojnë me naftë pa taksa.
    Ardita Kuçi, drejtoresha e përgjithshme e AZHBR thotë: “Masa me më shumë aplikime, sikundër edhe vitin e shkuar, është masa për mbështetje me naftë për punimet me mekanizëm në bujqësi, e cila numëron rreth 53.000 aplikime. Kjo tregon se fermerët e konsiderojnë mbështetjen dhe lehtësimin e kostove të prodhimeve bujqësore si një mbështetje të domosdoshme për të rritur produktivitetin në fermë.”
    Për herë të parë, Ministria e Bujqësisë në sektorin e blegtorisë do të japë para edhe për viçat. Kjo risi në skemën kombëtare ka rritur edhe numrin e bujqve që merren me mbarështimin e gjësë së gjallë.
    “Sa i përket blegtorisë, ka pasur një interes të shtuar, duke qenë se risitë këtë vit kanë qenë edhe mbështetja për viçat, përveç gjedhit. Ndërkohë që vitin e shkuar kemi pasur 9.200 aplikime, këtë vit kemi 10.100 aplikime”, shton Kuçi
    4.4 miliardë lekë janë në dispozicion të 70 mijë fermerëve, dhe nëse këto para janë të pamjaftueshme, Ministria e Bujqësisë do të shtojë fondin për të mbështetur të gjithë fermerët që janë shpallur fitues. Tashmë që aplikimet kanë përfunduar, inspektorët e agropikave do të dalin në terren për të bërë verifikimet.
    “Brenda 20 ditësh do të publikohet në faqen e AZHBR-së lista e përfituesve. Nga kjo listë, të gjithë fermerët që kanë mungesë dokumentacioni kanë në dispozicion një afat 30-ditor për të plotësuar dokumentet, të cilat do t’i dorëzojnë në agropika.”
    Këtë vit, një tjetër kategori fermerësh që do të mbështeten janë ata që, në vend të inputeve, përdorin kontrollin biologjik. Kjo thirrje vjen edhe si direktivë nga BE, pasi përdorimi i insekteve të dobishme rrit cilësinë e produktit dhe çmimin e prodhimit shqiptar.

  • Aplikimet për subvencione/ 70 mijë fermerë bënë kërkesë, 53 mijë duan që të mbështeten me naftë

    Aplikimet për subvencione/ 70 mijë fermerë bënë kërkesë, 53 mijë duan që të mbështeten me naftë

    Afërsisht 70 mijë fermerë kanë aplikuar në thirrjen e Skemës Kombëtare 2025, ku pjesa më e madhe e tyre kërkon të subvencionohet për naftën falas.

    75.7% e fermerëve shqiptarë, për të ulur kostot e prodhimit, kërkojnë që tokën ta punojnë me naftë pa taksa.
    Ardita Kuçi, drejtoresha e përgjithshme e AZHBR thotë: “Masa me më shumë aplikime, sikundër edhe vitin e shkuar, është masa për mbështetje me naftë për punimet me mekanizëm në bujqësi, e cila numëron rreth 53.000 aplikime. Kjo tregon se fermerët e konsiderojnë mbështetjen dhe lehtësimin e kostove të prodhimeve bujqësore si një mbështetje të domosdoshme për të rritur produktivitetin në fermë.”
    Për herë të parë, Ministria e Bujqësisë në sektorin e blegtorisë do të japë para edhe për viçat. Kjo risi në skemën kombëtare ka rritur edhe numrin e bujqve që merren me mbarështimin e gjësë së gjallë.
    “Sa i përket blegtorisë, ka pasur një interes të shtuar, duke qenë se risitë këtë vit kanë qenë edhe mbështetja për viçat, përveç gjedhit. Ndërkohë që vitin e shkuar kemi pasur 9.200 aplikime, këtë vit kemi 10.100 aplikime”, shton Kuçi
    4.4 miliardë lekë janë në dispozicion të 70 mijë fermerëve, dhe nëse këto para janë të pamjaftueshme, Ministria e Bujqësisë do të shtojë fondin për të mbështetur të gjithë fermerët që janë shpallur fitues. Tashmë që aplikimet kanë përfunduar, inspektorët e agropikave do të dalin në terren për të bërë verifikimet.
    “Brenda 20 ditësh do të publikohet në faqen e AZHBR-së lista e përfituesve. Nga kjo listë, të gjithë fermerët që kanë mungesë dokumentacioni kanë në dispozicion një afat 30-ditor për të plotësuar dokumentet, të cilat do t’i dorëzojnë në agropika.”
    Këtë vit, një tjetër kategori fermerësh që do të mbështeten janë ata që, në vend të inputeve, përdorin kontrollin biologjik. Kjo thirrje vjen edhe si direktivë nga BE, pasi përdorimi i insekteve të dobishme rrit cilësinë e produktit dhe çmimin e prodhimit shqiptar.

    Top Channel