Tag: naftë

  • SHBA-të të hapura për sanksione ndaj vendeve që blejnë naftë ruse

    SHBA-të të hapura për sanksione ndaj vendeve që blejnë naftë ruse

    Shtetet e Bashkuara janë të hapura për partneritet me vendet evropiane për të vendosur sanksione të reja ndaj vendeve që blejnë naftë ruse, në një përpjekje për të “shembur” ekonominë e tyre, sipas agjencisë së lajmeve, NBC News.
    “Jemi të përgatitur të rrisim presionin ndaj Rusisë, por kemi nevojë që partnerët tanë evropianë të na ndjekin”, tha Sekretari i Thesarit Scott në emisionin “Meet the Press” të NBC News.
    “Tani jemi në një garë midis sa gjatë mund të rezistojë ushtria ukrainase dhe sa gjatë mund të rezistojë ekonomia ruse?” tha Bessent.
    “Dhe nëse SHBA-të dhe Bashkimi Evropian mund të ndërhyjnë, të vendosin më shumë sanksione ose tarifa dytësore ndaj vendeve që blejnë naftë ruse, ekonomia ruse do të jetë në kolaps total dhe kjo do ta sjellë Presidentin Putin në tryezën e bisedimeve”, tha ai më tej.
    Muajin e kaluar, administrata Trump vendosi tarifa prej 50% ndaj Indisë, disa nga tarifat më të larta që i ka vendosur një kombi të huaj.
    Këto komente vijnë vetëm disa orë pasi Rusia nisi sulmin e saj më të madh ajror të luftës gjatë natës, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke i vënë flakën një ndërtese qeveritare në Kiev.

  • Një mundësi në dorë! Pasuria e fshehur, 500 milionë ton naftë të pashfrytëzuar në Shqipëri

    Një mundësi në dorë! Pasuria e fshehur, 500 milionë ton naftë të pashfrytëzuar në Shqipëri

    I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pro Business” në Tv Klan, Prof. Dr. Fatmir Shehu, ish-Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës, tha se në përgjithësi industria e naftës dhe gazit në Shqipëri ka përjetuar një rënie të konsiderueshme në kapacitetin prodhues dhe kualifikimin e specialistëve që nga vitet ’90.
    “Industria e naftës dhe gazit në vendin tonë pas viteve ’90 nuk pati progres, përkundrazi ka regres në organizim, në kërkime, ka regres në prodhim dhe kualifikim. Gjithashtu, regres ka ndodhur dhe në humbjen e kualifikimeve, çka e bën katastrofike për mendimin tim, sepse ne krijuam shkollën shqiptare të hidrokarbureve”, u shpreh Shehu.
    Për të rikthyer industrinë e naftës në gjurmët e duhura, Fatmir Shehu thekson se e ardhmja varet nga politika që do të ndërmerret. Ai parasheh nevojën për një organizim ku industria e naftës të menaxhohet nga specialistë shqiptarë, pasi ata e kanë këtë mundësi.
    Një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të industrisë së naftës në Shqipëri janë kërkimet në det. Sipas Fatmir Shehut, kërkimet në det për naftë janë një ndërmarrje e vështirë për vendin tonë dhe do të ishte mirë që për një gjë të tillë të thirren kompanitë huaja, pasi ka kosto dhe rrezik të madh për ne.
    Shqipëria, sipas Shehut, ka një potencial të jashtëzakonshëm në sektorin e naftës dhe gazit, me rezerva të pashfrytëzuara që e bëjnë atë një “gjigant të fshehur” në rajon. Sipas të dhënave, vendi ynë ka 50 herë më shumë naftë se Greqia, me rreth 500 milionë tonë akoma të pazbuluara.
    “Vendi ynë ka më shumë naftë se Italia, edhe Greqia dhe ish-Jugosllavia. P.sh. Greqia ka rreth 10 milionë tonë naftë rezerva, ndërsa ne kemi rreth 500 milionë tonë akoma të pazbuluara. Ka perspektivë për zbuluar naftën edhe në pjesën lindore të Shqipërisë deri në Kosovë, duke mos llogaritur më pas pjesën e detit për këtë.”
    Eksperti këshillon se vetëm nëpërmjet një qasjeje të integruar dhe të planifikuar me kujdes, duke u mbështetur në ekspertizën vendase dhe partnerët strategjikë të jashtëm, Shqipëria mund të shfrytëzojë pasuritë e saj natyrore për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme ekonomike dhe energjetike.

  • Potencial dhe shqetësim, ecuria e prodhimit të naftës ndër vite në Shqipëri

    Potencial dhe shqetësim, ecuria e prodhimit të naftës ndër vite në Shqipëri

    Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm në rezervat e naftës, por ekspertët e shohin me shqetësim shfrytëzimin e kësaj pasurie kombëtare. Edhe pse të dhënat e viteve të fundit nuk janë shumë të detajuara për çdo vendburim nafte, referuar shifrave të INSTAT, në vitin 2021 u prodhuan 697.662 tonë naftë bruto ose 34.225 milionë lekë, ndërsa gjatë vitit 2022 është prodhuar 902.064 ton ose 44.893 milione lekë.
    Në vitin 2017 kompania shtetërore Albpetrol ka rritur ndjeshëm prodhimin e naftës nga rreth 51.000 ton që ishte në vitin 2016, në më shumë se 93.000 tonë në vitin 2017.
    Gjithashtu referuar shifrave zyrtare, gjatë vitit 2023 është prodhuar 891.400 ton naftë bruto ose 39.280 milione leke vlerë e shitjeve.
    Po në vitin 2023, në muajin gusht pas inspektimit në zonën e Shpiragut, kompania Shell pati të dhëna se ka zbuluar një depozitë shumë të konsiderueshme naftë dhe gazi në thellësi afro 6.2 km.
    Lidhur me këtë reagoi dy vite më parë edhe vetë kryeministri Edi Rama, ku theksoi se rezulton e cilësisë shumë të lartë, e krahasueshme me atë premium të Arabisë Saudite.

  • Shkatërrohet rrjeti i kontrabandës së karburantit në Greqi, mbi 3 mln euro fitime të paligjshme! Transporti kryhej përmes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Rumanisë

    Shkatërrohet rrjeti i kontrabandës së karburantit në Greqi, mbi 3 mln euro fitime të paligjshme! Transporti kryhej përmes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Rumanisë

    Një rrjet i organizuar, i cili kontrabandonte karburant është shkatëruar nga autoritetet greke, të cilat kanë zbuluar se grupi kriminal kishte përfituar mbi 3 milionë euro nga aktivitetet e paligjshme.

    Sipas hetimeve, rrjeti funksiononte në tre nivele. Në krye të organizatës ishte një 38-vjeçar i cili ka të njëjtin mbiemër me një anëtar të mafies greke të vrarë disa vite më parë.
    Më pas kishte dy nëngrupe, njëri merrej me furnizimin me benzinë për motorët e brendshëm të djegies dhe tjetri me furnizimin me tretës kimikë.

    “Themelet” e organizatës
    Organizata kishte “baza” në zonat e Atikës, Trikalës dhe Selanikut dhe kishte lidhje me individë të panjohur në Poloni, Bullgari dhe Shqipëri.
    Ata importonin tretës kimikë nga Polonia, i përzienin me karburant dhe shisnin naftë pa fatura.
    Në një periudhë dy mujore (prill-qershor 2025), u kryen 7 transportime me gjithsej 212,213 litra tretës nga Polonia.
    Tretësit më pas u ruajtën përkohësisht në rezervuarë nëntokësorë të vendosur në zonën Mykani të Trikalës.
    Gjatë vitit 2025, grupi bleu më shumë se 1.3 milion litra benzinë nga Rumania dhe Bullgaria, duke mashtruar në dokumentet doganore.
    Pretendonin se produktet eksportoheshin për një kompani shqiptare, por në realitet benzina mbetej dhe shitej në tregun grek, duke shmangur detyrimet doganore.
    Arrestime dhe konfiskime

    Në operacion u arrestuan 22 persona, u mbyllën 8 pika karburanti, dhe u sekuestruan:
    789,076 euro në para cash
    5 vetura, 1 furgon, 15 kamionë, 10 cisterna
    154,037 litra naftë, 88,760 litra vaj, 3,500 litra naftë për makina
    Programet kompjuterike për manipulim, një revole dhe 46 fishekë

  • Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Budapest shqiptari me dy identitete

    Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Budapest shqiptari me dy identitete

    Është arrestuar në Budapest me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë.
    Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, më 21 shkurt 2024, me 5 vite burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 11 muaj e 16 ditë.
    Ngjarja për të cilën është dënuar daton në vitin 2013, kur në bashkëpunim me persona të tjerë, ka sulmuar rojën e një pusi nafte, duke i grabitur një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe dokumente të ndryshme.
    “Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:
    Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.
     
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.
    Në vitin 2013, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri.”– njofton policia.

  • I shpallur në kërkim, kapet në Budapest 45-vjeçari! Pritet ekstradimi në Shqipëri

    I shpallur në kërkim, kapet në Budapest 45-vjeçari! Pritet ekstradimi në Shqipëri

    Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, duke bërë të mundur arrestimin në Budapest të shqiptarit 45-vjeçar, Auron Hajdini, alias Auron Hysaj.

    45-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vite burgim për vjedhje me dhunë. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 11 muaj e 16 ditë.
    Ngjarja për të cilën është dënuar daton në vitin 2013, kur në bashkëpunim me persona të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i ka marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.

    “Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:
    Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.

    Ky shtetas ishte shpallur në  kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit  Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.
    Në vitin 2013, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.    
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Viktor Orban në telashe të mëdha – nëse nuk rifillon punën tubacioni ‘Druzhba’, Hungaria ka rezerva nafte vetëm për 30 ditë

    Viktor Orban në telashe të mëdha – nëse nuk rifillon punën tubacioni ‘Druzhba’, Hungaria ka rezerva nafte vetëm për 30 ditë

    Nëse furnizimi me naftë përmes naftësjellësit “Druzhba” nuk rifillon deri në muajin shtator, Hungaria dhe Sllovakia do të detyrohen të përdorin rezervat strategjike, deklaroi Zsolt Hernadi, drejtor ekzekutiv i kompanisë hungareze të naftës MOL, në një intervistë për portalin Mandiner.

    “Kemi rezerva nafte për 25-30 ditë, dhe përveç kësaj Hungaria ka benzinë, naftë dhe karburant për avionë për afërsisht të njëjtën periudhë. Situata në Sllovaki është përafërsisht e njëjtë”, tha ai.

    Edhe nëse Budapesti dhe Bratislava vazhdojnë të marrin naftë ruse përmes një rruge alternative, ekziston rreziku që rafineritë të mos punojnë me kapacitet të plotë, gjë që do të shkaktonte një reagim zinxhir në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore, theksoi Hernadi.

    Në rast të ndërprerjes së furnizimit me naftë ruse përmes naftësjellësit Druzhba, Hungaria dhe Sllovakia kanë të drejtë, pavarësisht sanksioneve, ta importojnë atë nëpërmjet detit përmes Kroacisë, por kjo do të ishte shumë më e kushtueshme, sqaroi ai, raporton reuters.

    Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, pas një bisede me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin, deklaroi se furnizimi me naftë përmes Druzhbës do të rifillojë të enjten në një mënyrë testuese dhe jo të plotë.

    Që nga fillimi i gushtit, Budapesti ka raportuar për tre sulme të forcave të armatosura ukrainase ndaj naftësjellësit Druzhba: më 13, 18 dhe 22 gusht. Dy sulmet e fundit çuan në ndërprerjen e pompimit të naftës. Hungaria dhe Sllovakia mbetën pa furnizim për pesë ditë.
    [Ministri i Jashtëm hungarez ankohet për sulmin ndaj tubacionit të naftës në Ukrainë, ironizon homologu polak]
    Lexo po ashtuMinistri i Jashtëm hungarez ankohet për sulmin ndaj tubacionit të naftës në Ukrainë, ironizon homologu polak
    Pas këtij incidenti, autoritetet hungareze dhe sllovake kërkuan nga Komisioni Evropian garanci për sigurinë e tyre energjetike.

    Naftësjellësi Druzhba buron në Almetjevsk, kalon nëpër Bryansk, dhe pastaj ndahet në dy degë: dega veriore kalon përmes Bjellorusisë drejt Polonisë dhe dega jugore kalon përmes Ukrainës drejt Hungarisë, Sllovakisë dhe Çekisë.

    Transporti i naftës ruse në Gjermani u ndal në fillim të vitit 2023, ndërsa në Poloni në fund të shkurtit të të njëjtit vit. Vendet e mbetura marrin ende naftë përmes degës jugore të naftësjellësit. 

  • Zjarr në Zharrëz, rrezikohet një pus nafte! Ndërhyjnë zjarrfikëset

    Zjarr në Zharrëz, rrezikohet një pus nafte! Ndërhyjnë zjarrfikëset

    Pasditen e sotme, një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Zharrëz, duke rrezikuar seriozisht një pus nafte në zonë.

    Falë ndërhyrjes së menjëhershme të dy mjeteve zjarrfikëse, flakët u vunë nën kontroll dhe u parandalua përhapja e tyre në një territor më të gjerë.
    Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po heton për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

    Top Channel

  • “Vjosa në rrezik”/ Televizioni gjerman denoncon ndotjen me naftë dhe shkeljen e statusit të parkut kombëtar

    “Vjosa në rrezik”/ Televizioni gjerman denoncon ndotjen me naftë dhe shkeljen e statusit të parkut kombëtar

    Televizioni publik gjerman ARD ka publikuar një kronikë denoncuese për gjendjen alarmante të lumit Vjosa, vetëm disa muaj pas shpalljes së tij si Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë. Kronika, e transmetuar në edicionin e lajmeve Tagesschau, thekson se Vjosa është në rrezik serioz nga ndotja me naftë, një rrezik ky i shkaktuar nga një kompani shtetërore.
    Sipas raportimit të gazetarëve gjermanë, ndotja e lumit me naftë dhe nënprodukte të saj është një problem i vazhdueshëm dhe shkaktari kryesor është kompania shtetërore Albpetrol. Ekspertët mjedisorë, të cituar në kronikë, pohojnë se pompat e përdorura nga kompania janë të vjetruara dhe situata është katastrofike. Ata theksojnë se përpjekjet për pastrim janë të pamjaftueshme, duke lënë mbetjet e naftës të rrjedhin lirshëm në ujërat e lumit.
    Në raportim, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, pranon sfidën, por arsyetohet me faktin se zgjidhja është një proces “i gjatë dhe i shtrenjtë”. Ky reagim, i cili nuk jep një plan konkret veprimi, rrit shqetësimin edhe i ka jep jehonë kritikave për papërgjegjshmërinë e autoriteteve.
    Përveç ndotjes, kronika ngre një tjetër problem serioz: aktivizimi i një hidrocentrali dhe një dige të vjetër në fund të lumit. Ky zhvillim bie ndesh drejtpërdrejt me premtimin se Vjosa do të mbrohej si një park kombëtar, i lirë nga ndërtimet e tilla. Ky rrezik, së bashku me ndotjen, dëmton seriozisht ekosistemin e lumit, i cili është habitat për shumë kafshë dhe shpendë të rrezikuar.

  • Çmimet marramendëse/ Nafta në Shqipëri më e shtrenjtë se në vendet e pasura

    Çmimet marramendëse/ Nafta në Shqipëri më e shtrenjtë se në vendet e pasura

    Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Evropë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës. Në pikat e karburanteve një litër naftë kushton mesatarisht 174 lekë.. me kursin aktual të këmbimit 2.08 dollarë.
    Në Ballkanin Perëndimor, në vendin e dytë renditet Serbia me një litër naftë që shitet për rreth 1.9 dollarë në pikat e karburanteve. Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, lënda djegëse në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë.
    “Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi ka shumë diferencë. Jemi shumë më të shtrenjtë.”, thotë një drejtues automjeti.
    Në Evropë, çmim më të shtrenjtë të naftës ka Islanda, Lihtenshtejni, Zvicra dhe Danimarka. Shqipëria, e renditur e pesta ndërkohë le pas shtete si Irlanda apo Monako e njerëzve më të pasur të botës. Në botë është Hong-Kongu shteti me çmimin më të lartë për një litër naftë, mbi 3.5 euro.
    “Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po… Shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim”, thotë një tjetër.
    Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Në bursë, çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë në 689 dollarë për ton nga 750 një muaj më parë. Po ashtu, dollari vijon të zhvlerësohet. Çmimet e karburanteve rrjedhimisht do duhej të ishin më të lira.
    “I bëjmë rritje kryeministrit të hapi rafineritë që të ulet çmimi. Janë çmimet më të larat në vitet e fundit.”
    Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në harkun e muajve janar-qershor u blenë nga jashtë mbi 345 mijë tonë karburant. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me mbi 44 mijë tonë.