Në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.
Policia e Shtetit:
Operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, kontroll fizik dhe në banesat e 5 shtetasve të dyshuar. Sekuestrohen fatura, kupona nafte, lista zgjedhësish, DVR, pistoletë manovër dhe 5 telefona celularë.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.
Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë. Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër. Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.
Tag: naftë
-

Krimi zgjedhor/ Sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish, policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona
-

Dyshime për shitblerje votash, agjentët e BKH sekuestrojnë 4500 dollarë dhe tollona nafte në makinën e biznesmenit Fiqiri Pali
Pamje nga vendngjarja
DIBËR- Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti që ndodhi mbrëmë pranë pranë zyrave elektorale të Partisë Socialiste në Maqellarë, ku u bllokua makina e biznesmenit Fiqiri Palit. Sipas “Balkanweb” agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimir me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ushtruan kontroll në makinën e biznesmenit. Nga kontrollet, atij iu gjetën 4500 dollar, 1 paund dhe tollona nafte. Ndërsa, në makinën tjetër, ku ndodheshin ndër të tjerë edhe pjesëtarë të shtabit politik të Blendi Klosit nuk u gjetën sende të paligjshme.
Prokurori urdhëroi sekuestrimin e celularëve të personave që dyshoheshin për krim zgjedhor. Efektivëve të Policisë u është dashur të presin rreth 2 orë, pasi automjeti ishte parkuar dhe ishte shoferi ai që solli çelësin. Situata u shoqërua me tension, pasi ishin eksponentë të Partisë Demokratike ata që kallëzuan dhe bllokuan makinat e tyre.
Prokuroria është duke hetuar nën dyshimet për krim zgjedhor./ZËRI -

Trump kërcënon me sanksione vendet që blejnë naftë iraniane
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “çdo vend ose person” që blen naftë nga Irani do t’i nënshtrohet menjëherë sanksioneve dytësore.
Kushdo që e bën këtë “nuk do të lejohet të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara në asnjë mënyrë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.Postimi i tij vjen pas shtyrjes së raundit të katërt të bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit, i planifikuar për të shtunën në Romë.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha sot se Uashingtoni pret një raund të ri bisedimesh me Teheranin në të ardhmen e afërt.
Teherani më herët sot akuzoi Uashingtonin për “sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese”./vizionplus.tv -

Trump paralajmëron shtetet që blejnë naftë nga Irani, presidenti: Ndaloni tani ose nuk do bëni më biznes më SHBA-në
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një tjetër njoftim të rëndësishëm përmes llogarisë së tij në Truth Social, këtë herë në lidhje me blerjen e naftës nga Irani.
Trump bëri thirrje që “të gjitha blerjet e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane nga Irani të ndalen “TANI”, ndërsa shtoi se do të vendosen sanksione dytësore për këto shitje.
Ai shton se vendet që blejnë naftë iraniane “nuk do të lejohen të bëjnë biznes” me SHBA-në “në asnjë mënyrë ose formë”.
Më herët sot, Trump njoftoi se Marco Rubio, Sekretari aktual i Shtetit do të shërbejë që tani e tutje si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa Mike Ëalz do të bëhet ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.Top Channel
-

Mbushi makinën me naftë dhe pagoi me 50 euro fallso, shpallet në kërkim
Mbushi makinën me naftë dhe pagoi me 50 euro të falsifikuara, 24-vjeçari shpallet në kërkim
Një 24-vjeçar nga Saranda është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar për të paguar karburantin. Ngjarja ka ndodhur në një pikë furnizimi me karburant në qytet, ku i riu, identifikuar si A. J., dyshohet se ka përdorur një kartëmonedhë 50 euro të falsifikuar për të mbushur makinën me naftë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe kanë shpallur në kërkim të riun.
Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb